Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Dhoma e Lordėve kundėrshton korrigjimin e kufirit Kosovė -Serbi
Publikuar më 11 janar, 2019 nė orėn 19:40 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ish-ambasadori i Republikės sė Kosovės, nė Britaninė e Madhe, Muhamet Hamiti, ka sjellė detaje nga njė debat qė ėshtė zhvilluar nė Britaninė e Madhe, e ku ėshtė kundėrshtuar ideja e prekjes sė kufijve Kosovė-Serbi.

Ky debat pėr ēėshtjen e kufijve ishte iniciuar nga Arminka Helic, e cila mė herėt ka qenė kėshilltare e William Hague, ish -Sekretar i Jashtėm i Britanisė sė Madhe. Nė shkrimin qė ka publikuar Hamiti, thuhet se debati nė Dhomėn e Lordėve ka zgjatur pėr mė shumė se dy orė.

“Qeveria e Mbretėrisė sė Bashkuar tė Britanisė sė Madhe dhe Irlandės Veriore (emėrtimi zyrtar i vendit qė mė shpesh njihet shkurt si Britania e Madhe) ka riafimuar tė enjten qėndrimin e vet kundėr ndryshimit tė kufirit ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė. Kėtė e ka bėrė Ministri i Shtetit nė Foreign Office, Lordi Ahmad, nė fund tė njė debati nė Dhomėn e Lordėve. “Qeveria e Naltmadhnisė sė Saj nuk e mbėshtet rivizatimin e kufijve [angl. redraėing of borders] nė vija etnike, dhe kėtė ua kemi bėrė tė qartė tė dyja palėve [Kosovės dhe Serbisė]”, ka thėnė ai nė Londėr.

Dhoma e Lordėve – dhoma e lartė e Parlamentit Britanik – ka diskutuar mė shumė se dy orė dje (e enjte, 10 janar 2019) pėr gjendjen nė Ballkanin Perėndimor. Shqetėsimet mė tė mėdha tė anėtarėve tė kėsaj dhome nga tė gjitha partitė politike, por edhe prej anėtarėve mbipartiakė, ishin rreth gjendjes nė Bosnjė e Kosovė, pretendimeve serbe karshi Bosnjės, pėrpjekjeve serbe pėr ndryshim tė kufijve tė Kosovės, si dhe rolit destruktiv tė Rusisė e Turqisė nė Ballkanin Perėndimor.

Debatin e tė enjtes e ka inicuar Baronesha Helic (Arminka Heliq, e lindur nė Bosnjė, qė jeton nė Britani tash e 25 vjet), e cila, para se tė emėrohej anėtare e Dhomės sė Lordėve nga Partia Konservatore, ka qenė kėshilltare e Ėilliam Hague-ut (Uilliėm Hejg) Sekretar i Jashtėm Britanik, ish-lider i Partisė Konservatore.

Helic dhe anėtarė tė tjerė tė kėsaj Dhome shprehėn brengat e tyre dhe kėrkuan pėrkushtim mė tė madh tė Qeverisė Britanike ndaj Ballkanit Perėndimor mbas vizitash qė kishin bėrė sė voni nė vendet e kėtij rajoni, duke pėrfshirė nė Kosovė.

Nismėtarja e debatit, Baronesha Helic pėrkujtoi nė fjalėn hyrėse se Ballkani Perėndimor ka kaluar nėpėr transformim tė jashtėzakonshėm nė 20 vitet e fundit. “Kosova ka fituar pavarėsinė dhe i ka mbijetuar fushatės aktive pėr delegjitimim tė saj”, ka thėnė ajo. BE-ja ėshtė e ndarė sė brendshmi nė politikat ndaj Ballkanit Perėndimor, ndėrsa SHBA-tė duken se “janė dezangazhuar nė pjesė tė madhe”. Kėrkohet plan i qartė e vizion, dhe jo vetėm lėvizje taktike nė Ballkan, nėnvizoi ajo, duke i kėrkuar Qeverisė Britanike tė mbetet e pėrkushtuar ndaj rajonit edhe pas daljes sė vendit nga BE-ja (Brexit).

Duke folur pėr Kosovėn dhe politikėn serbe, Baronesha Helic tha: “Serbia vazhdon t’ia zė frymėn tė ardhmes sė Kosovės duke u kėrkuar vendeve qė ta ēnjohin shtetėsinė e saj dhe duke bllokuar hyrjen e saj nė institucione ndėrkombėtare. Nė kėtė kuptim, e shoh si shumė shkurtpamėse qė planet e sponsorizuara nga BE-ja pėr ndryshim tė kufrit ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė po merren parasysh seriozisht. Kėto bien ndesh me politikėn 20-vjeēare evropiane dhe amerikane se harta e Ballkanit Perėndimor ėshtė e pėrmbaruar dhe shpėrfillin gjasėn e madhe se njė aranzhman i tillė do tė pėrdorej si pretekst pėr tė justifikuar rivizatimin e kufijve nė rajon dhe pėrtej tij. Shpresoj qė Ministri (i Foreign Office-it, i pranishėm nė debat) do tė sqarojė qėndrimin e Britanisė sė Madhe rreth kėtij propozimi dhe tė hedhė dritė nė atė se a beson Qeveria se ėshtė e mundshme tė ndryshohet kufiri ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė pa pasur ndikim tė menjėhershėm dhe afatgjatė gjetiu, pėr shembull nė Bosnjė, nė Gjeorgji, Ukrainė dhe nė vendet baltike?”.

Bosnja bashkė me situatėn rreth kufirit nė Kosovė mbeten vendet me rrezikun mė tė madh pėr shpėrthim nė rajon, ka thėnė Baronesha Helic, duke kėrkuar qė “Brukseli, Londra dhe Uashingtoni tė veprojnė si njė me njė strategji tė pėrpunuar mirė pėr gjithė rajonin”. Simbas saj, kjo duhet tė pėrfshijė: “sprapsjen e ndikimit rus dhe se rivizatimi i hartės sė rajonit ka marrė fund”.

Mbasa diskutimesh tė gjata tė shumė anėtarėve nė Dhomėn e Lordėve, qė dolėn nė njė zė pėr ēėshtjet e ngritura, foli Ministri i Shtetit pėr Komonuelthin dhe Kombet e Bashkuara nė Foreign Office, Lordi Ahmad i Uimbėldonit, nė kėtyė detyrė nga viti 2017.

Lordi Ahmad foli pėr ngritjen e tensioneve ndėrmjet qeverive tė Serbisė dhe Kosovės nė muajt e fundit, pėr pėrpjekjet e Serbisė kundėr Kosovės, pėr ushtrinė, taksėn, diskutimet pėr kufij, e tė tjera: “Siē e kam mėsuar vetė nga udhėtimet e mia, Serbia u ka kėrkuar shumė vendeve qė ta tėrheqin njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, ka bėrė fushatė kundėr anėtarėsimit tė Kosovės nė Interpol, dhe ka shprehur brengėn pėr vendimin e Kosovės pėr tė ndryshuar e plotėsuar mandatin e forcave tė saj tė sigurisė [FSK-sė]. Kosova, nė ndėrkohė, ka vėnė tarifė 100% pėr mallėrat serbe. Ne besojmė – e siguroj Lordin e nderuar Collins pėr kėtė – se Kosova ka tė drejtė sovrane, si shtet i pavarur, tė ndėrtojė forcat e veta tė armatosura. E siguroj poashtu miken time tė nderuar Baroneshėn Anelay se do tė vazhdojmė ta inkurajojmė Kosovėn qė ta bėjė kėtė nė konsultim tė ngushtė me NATO-n dhe me bashkėsinė ndėrkombėtare”.

Ministri britanik i Shtetit ka thėnė se Qeveria e tij nuk ėshtė e njė mendimi me brengat e Serbisė se ndryshimi gradual i madhėsisė dhe rolit tė FSK-sė rrezikon stabilitetin e rajonit. “Pėr mendimin tonė, mosnormalizimi i marrėdhėnieve ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės ėshtė rrezik dukshėm mė i madh”. Lordi Ahmad ka thėnė se vendi i tij vazhdon tė inkurajojė tė dyja palėt qė tė shtendosin situatėn dhe tė kthehen nė biseda pėr dialogun strategjik qė e lehtėson BE-ja, “tė cilin vazhdojmė ta mbėshtesim”.

Nė pėrgjigje ndaj shqetėsimeve tė diskutuesve dhe kėrkesave tė tyre qė Qeveria Britanike t’ia bėjė tė qartė qėndrimin e vet pėr dialogun Kosovė-Serbi Pėrfaqėsueses sė Lartė pėr Politikė tė Jashtmė Federica Mogherini, Ministri i Shtetit i Britanisė ka thėnė: “Ne mbėshtesim fuqishėm kėtė dialog dhe diskutojmė rregullisht pėr progresin me Pėrfaqėsuesen e Lartė Mogherini dhe me partnerė tė tjerė, duke pėrfshirė me shtetet qė nuk e njohin Kosovės brenda BE-sė dhe NATO-s…Mė lejoni t’ju siguroj se do tė vazhdojmė tė ngrisim kėto ēėshtje jo vetėm brenda atyre organizatave por poashtu edhe nė baza bilaterale tė rregullta”.

Duke folur nė emėr tė Qeverisė Britanike, pėr tė sqaruar qėndrimin e saj, Ministri Ahmad ka thėnė nė Dhomėn e Lordėve tė enjten, mė 11 janar 2019: “Qėllimi ėshtė i thjeshtė: tė sigurojmė qė ne vazhdojmė tė mbėshtesim njė zgjidhje qė i kontribuon sigurisė, stabilitetit dhe prosperitetit nė rajon. Mund t’i siguroj kolegėt e nderuar, baroneshat Helic dhe Anelay, por edhe Lordin Sandėich, ndėr tė tjerė, se Qeveria e Naltmadhnisė sė Saj nuk e mbėshtet rivizatimin e kufijve nė vija etnike, dhe se kėtė ua kemi bėrė tė qartė tė dyja palėve. U shtrua pyetja kėtu nėse kjo i ėshtė bėrė e qartė Pėrfaqėsues sė Lartė tė BE-sė. Mund t’i siguroj kolegėt e mi tė nderuar se kjo pėrnjėmend u ėshtė bėrė e qartė partnerėve tanė, duke pėrfshirė Pėrfaqėsueses sė Lartė”.

Nė fjalėn pėrfundimtare tė debatit dyorėsh, nismėtarja e tij Baronesha Helic vuri re se “Kosova ishte vend me fat” nė vitet 1998/99 mbas ndryshimit tė qėndrimit britanik pėr konfliktet nė ish-Jugosllavi me ardhjen nė pushtet tė laburistėve dhe “mėsimeve qė u nxorėn nga mosintervenimi nė Bosnjė”.

Ajo falėnderoi Ministrin me kėto fjalė: “Pikė sė pari, e mirėpres atė qė duket tė jetė mesazh pa ekuivoke qė Qeveria e Nalmadhnisė sė Saj u ka dhėnė udhėheqėsve tė Serbisė dhe Kosovės se ne nuk mund tė mbėshtesim ndryshimin e kufijve. Shpresoj se ky mesazh do t’i kumtohet Pėrfaqėsueses sė Lartė nė Bruksel, Federica Mogherinit, qė duket se ėshtė angazhuar pėr dhe mbėshtet kėtė politikė [tė ndryshimit tė kufijve], pėr arsye qė unė nuk i di”.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 188 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Gėzuar Motmotin e Ri 2019
E premtė, 04 janar 2019 - 03:19
Me dėshirė, qė nė Motmotin e Ri 2019, tė arrijmė atė vendimtaren: pjekurinė politike, pėrbashkimin e sinqertė tė tėrė potencialit tonė mendor e veprues, p...
Kosova dhe Shqipėria nėnshkruajnė 12 marrėves...
E hėnė, 26 nėntor 2018 - 18:12
Nė mbledhjen e pėrbashkėt ndėrmjet Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe e Qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė e cila po mbahet nė Pejė, u nėnshkruan 12 m...
Lind Maqedonia e Veriut, votohet ndryshimi i ...
E premtė, 19 tetor 2018 - 23:11
Deputetėt e Kuvendit tė Maqedonisė sot nė rend dite e kanė pasur pikėn pėr tė vendosur rreth marrėveshjes me Greqinė, tė nėnshkruar mė 17 qershor tė kėtij ...
"Korigjimi i kufijve", ndikimi nė sigurinė e...
E shtunė, 29 shtator 2018 - 03:35
Propozimi i drejtorit tė drejtorisė speciale ruse tė spiunazhit (FSB ) Andrei Manoilo, " Rishikimi i kufive", temė e ditės nė rajonin e trazuar, pak par...
Ngushėllime popullit shqiptar dhe liridashėsv...
E enjtė, 26 korrik 2018 - 22:58
Vdekja e Adem Demaēit pikėllon rėndė gjithė shqiptarėt, e nė fakt gjithė liridashėsit. Nė kėto momente dėshirojmė t’i gjendemi pranė sidomos familjarėve e ...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2019 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi