Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Si të dekretohet Gent Cakaj, kur ai qenka më i zoti se presidenti Ilir Meta?!
Publikuar më 11 janar, 2019 në orën 20:16 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Po, kur kryeministri Edi Rama dekalorn botërisht se “ zëvendësmisnitri i Jashtëm Gent Cakaj është 1000 herë më i ditur se Meta”, atëherë shtrohet pyetja serioze për debatim në Kuvendin e Shqipërisë, që me procedurë të shkurtër paralemtare të kërkohet revokimi revokohet presideni i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, sepse një president i tillë “ i paditur” nuk mund ta drejtojë politikën e brendshme e as të jashtme të Republikës së Shqipërisë. Kjo qenka jo vetëm shqetësuese, por edhe skandaloze, si mund të jetë në krye të Shqipërisë një “ i paditur”?!

Çfarë i duhet Shqipërisë një “president i paditur” siç ka deklaruar Edi Rama. Sipas kësaj deklarate zyrtare të kryeministrit Rama, nuk qenka problem politik, diplomatik dhe kushtetues Gent Caka, por presidenti aktual- “ i padituri” Ilir Meta!?

-Ilir Meta nuk e ka dekretuar Gent Cakajn, se qëmoti (2001-2019), është deklaruar kundër bashkimit kombëtar, përkatësisht kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. Dhe, për më keq, këtë e ka fuqizuar edhe me dekalrimin e tij në Athinë (2001) me t’u takuar me homologun e tij serb, kryeministrin Dr. Zoran Gjingjit, se “nuk ka çështje të hapur shqiptare” në Ballkan.

Para së gjithash, kjo deklaratë e rreme dhe amorale si historikisht, ashtu edhe kombëtarisht, politikisht, diplomatikisht dhe demokratikisht është në shpërputhje të plotë me “Platformën për Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku thuhet se “ Aspirata e gjithë shqiptarëve është ashtu siç e kanë përcaktuar që në shekullin XIX rilindësit tanë –bashkimi i mbarë trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar. Deri sot ky bashkim ende nuk është arritur jo për faj të shqiptarëve.Përkundrazi, gjysma e trojeve etnike shqiptare ndodhet ende nën zgjedhën e disa shteteve të huaja. SI RRJEDHIM ÇËSHTJA KOMBËTARE SHQIPTARE ËSHTË NJË ÇËSHTJE ENDE E PAZGJIDHUR.” ( “Platformë për Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 1998, f.50).

Pra, ndër të tjera, edhe kjo Platformë e “trurit dhe e zemrës” së Shqipërisë e përgënjeshtron dhe e përtrollis deklaratën e rreme të ish-kryeministrit Ilir Meta, se gjoja “qenka mbyllur çështja shqiptare” në Ballkan. – Çfarë turpi dhe, vërtet çfarë paditurie siç ka konstatur me plot të drejtë kryeministri aktual Edi Rama.

Gent Cakaj nuk është dekretuar nga Ilir Meta se ky është kundër bashkimit kombëtar

Nuk ka dyshim se MOSDEKRETIMIN e Gent Cakajt për ministër të Jashtëm të Shqipërisë, presidenti Ilir Meta e ka bërë për këto dy arsye: -E para, Ilir Meta është kundër bashkimit kombëtar shqiptar. Këtë e ka dëshmuar edhe në takimin me ish-kryemistritn e Serbisë, Dr.Zoran Gjingjiq në Athinë, më 2001, kur ushtronte funksionin e kryeministrit të qeverisë së Shqipërisë; e dyta, për shkak të kontradiktave dhe të mospajtueshmërive politike me kryeministrin e qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama.

Kur është fjala për lojalitetitin, integritetin dhe për mbrojtjen e interesave vitale të shtetit, Ilir Meta praktikisht nuk është i ditur e as i sigurt, sepse po ky lider politik, së pari, para disa vitesh, kur u takua me kryeministrin e Serbisë, Zoran Gjingjiq në Athinë të Greqisë, pati deklaruar se “nuk ekziston çështja e hapur kombëtare shqiptare në Ballkan” (kjo ishte padituria dhe rrena më e madhe e tij). Për këtë gënjeshtër të “bukur” , Zoran Gjingjiqi me t’u kthyer në Beograd e pati lavdëruar “deri në qiell” Ilir Metën si të parin lider shqiptar, që për herë të parë ka pranuar se “nuk ka çështje të hapur shqiptare në Ballkan”. (Këtë tradhti dhe këtë gabim kardinal antidiplomatik, antihistorik, antikombëtar, Gent Cakaj nuk do ta kishte bërë dot, edhe pse shumë më i ri në moshë dhe në karrierën politike e diplomatike sesa presidenti Ilir Meta.

Gjithashtu, Ilir Meta vetë nuk është konsekuent dhe parimor, kur është fjala për mbrojtjen e interesave vitale të kombit dhe të shtetit të vet, sepse para disa vitesh, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me rastin e vizitës, që i bëri Malit të Zi (11-12 korrik 2016. Shih në: http://www.ambasadat.gov.al/montenegro/en/president-parliament-ilir-meta-podgorica ), me t’u takuar me kryeministrin malazias Milo Gjukanoviq bëri tradhtinë e dytë, sepse atë e dekoroi me medaljen “Urdhri i Flamurit të Skënderbeut”. Për çfarë meritash, vetëm Ilir Meta e di , askush tjetër, sepse as Milo Gjukanoviq e as qeveria e Malit të Zi asgjë nuk bërë për njohjen e të drejtave dhe lirive kombëtare të shqiptarëve nën Mal të Zi (1878-2019).

Edhe këtë gabim e tradhti, Gent Cakaj nuk do ta kishte bërë sikur të ishte takuar me ndonjërin nga ministrant e qeverisë së Malit të Zi.
Po e rikujtojmë Ilir Metën, se me rastin e deklarimit kundër ribashkimit kombëtar, kur ishte Kryeministër dhe ministër i Jashtëm, (1999-2002), pati shkelur jo vetëm Kushtetutën në fuqi të Shqipërisë (1998), por edhe Platfrmën për zgjidhjen e çështjes kombëtare të Akademisë së Shencave të Shqipërisë (1998), duke pohuar se: “ Nuk ekziston çështja kombëtare shqiptare në Ballkan”!?

Këtë të pavërtetë skandaloze dhe apolitike sui generis, në hollësi e pati konkretizuar me këtë konstatim se kinse: “Zgjidhja e problemit të të gjitha bashkësive shqiptare në Maqedoni, në Serbi, në Kosovë dhe në Mal të Zi, nuk qëndron në bashkimin e tyre në një shtet të përbashkët, sepse kjo nuk ka kurrfarë gjasësh ngaqë sërish shkakton mllefin e së kaluarës.” (http://telegrafi.com/syndromi-antibashkim/

Kështu pati deklaruar ish-kryeministri shqiptar Ilir Meta në Konferencën ndërkombëtare të vendeve ballkanike me temë “Strategjia e qeverisjes në fillim të shekullit XXI”, bërë në Athinë të Greqisë, më 4 prill 2001.
Mirëpo, kjo gënjeshtër e Ilir Metës është në shpërputhje me realitetin e hidhur ekzistues de facto dhe de jure në terren, ku mbi një milion shqiptarë kanë statusin e robit në shtete e huja sllave ballkanike (Serbi, Mal të Zi, Greqi, Maqedoni).

Për më tepër, këtë konstatim tonin e ka vlerësuar edhe Truri Shqiptar – Akademia e Shkencave e Shqipërisë, duke e lëçitur me fakte dhe me argumente shkencore, se, jo vetëm që ekziston e hapur çështja kombëtare shqiptare, por ende nuk është në rrugën e zgjidhjes së saj”. Kjo, është edhe arsyeja kryesore, pse Akademia e Shkencave e Shqipërisë në vitin 1998 ka miratuar Platformën e saj përkatëse për zgjidhjen e “Çështjes Kombëtare Shqiptare në Ballkan”.

Miqësia Meta-Gjingjiq u lidh në Athinën e Greqisë (2001)!

Duhet t’ia përkujtojmë opinionin se, ish-kryeministri i ndjerë serb, Zoran Gjingjiq e pati përqafuar dhe çmuar lart deklaratën antibashkim të Ilir Metës.Kjo bëri që ata të ishin edhe miq të ngushtë, sepse interesi ishte në anën e politikës kolonialiste dhe hegjemoniste të Serbisë së Madhe, jo në favorin e bashkimit të shqiptarëve dhe të territoreve të Shqipërisë Etnike. Kjo është arsyeja, pse, edhe sot, Ilir Meta ka kujtime të mallëngjyese nostalgjike për ish-kryeministrin e qeverisë së Serbisë (filozofin) Prof.Dr. Zoran Gjingjiq. Kjo miqësi antibashkim shqiptar, i ka lidhur Meten dhe Gjingjiqin, asgjë tjetër.

-Dekalarta e Ilir Metës, se “ Nuk ekziston çështja e hapur kombëtare shqiptare në Ballkan”, në kuptimin pozitiv politik të interesave serbe, ishte një befasi shumë e madhe për pjesëmarrësit e Konferencës së theksuar. Sidomos u prit mirë nga ana e ish-kryeministrit të ndjerë Prof.Dr.Zoran Gjingjiq, i cili pas takimit dhe duarshtrëngimit me ish-kryeministrin Ilir Meta në Athinë, me t’u kthyer në Beograd, e vlerësoi lart përmbajtjen e deklaratës së kryeministrit shqiptar, duke nënvizuar se: “(1) Tirana nuk mbështet ndryshimin e kufijve; (2) Për kryeministrin shqiptar Ilir Meta nuk ekziston kurrfarë çështjeje e hapur kombëtare shqiptare, por vetëm probleme të shqiptarëve, të cilat duhet të zgjidhen në kuadrin e atyre vendeve ku jetojnë shqiptarët: në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Serbi, duke theksuar se, një qëndrim i këtillë i Tiranës, do t’i shkurajojë ekstremistët shqiptarë; Ardhmëria e shqiptarëve nuk qëndron në ndryshimin ose në përforcimin e kufijve, por në reduktimin e tyre, që është në dobi të qarkullimit të kapitalit, të lëvizjes së njerëzve dhe të koekzistencës së tyre.”

Duke qenë se për Ilir Metën “nuk ka ndryshim të kufijve” dhe, “nuk ka çështje të pazgjidhur shqiptare”, ish-kryeministri serb Zoran Gjingjiq, vuri në dukje faktin se: “ Ky është një hap i shkëlqyer i Tiranës, i cili i shkurajon ekstremistët, duke i lënë me gishta në gojë. Këtë moment oportun, bashkësia ndërkombëtare, duhet ta shfrytëzojë shumë më energjikisht sesa deri tani, në mënyrë që, në praktikë të dëshmojë ndërprerjen e të gjitha kontakteve me ata politikanë, që vënë në pikëpyetje ndryshimin e kufijve. Kjo do të thotë se shumica e partive politike në Kosovë, duhet të ridefinojnë platformën e tyre politike, dhe, popullit t’ia thonë të vërtetën, se e vërteta është kjo, bota është kundër ndryshimit të kufijve dhe kundër krijimit të shteteve të reja të pavarura, sidomos me bazë të jotolernacës etnike.”

Sipas këtij konstatimi entuziast të Zoran Gjingjiqit, të bazuar në deklaratën skandaloze antidiplomatike dhe antikombëtare të homologut të tij, Ilir Meta, se Tirana “nuk mbështet ndryshimin e kufijve”, del se, edhe partitë politike shqiptare në Kosovë, duhet të ndryshojnë platformat e tyre politike, në përputhje me këtë platformë antikombëtare të politikës dhe të diplomacisë zyrtare të Tiranës, në mënyrë që, të heqin dorë nga realizimi i idesë dhe i synimit për pavarësimin e Kosovës, njohja e së cilës nënkupton edhe ndryshimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës.

Pavarësisht nga dëshira dhe “konicidenca e rastësishme” e diplomacisë së boshtit Beograd-Tiranë, që të mos ketë ndryshim të kufijve në Ballkan, kur është fjala për Kosovën dhe për vendet e tjera të Shqipërisë Etnike në Ballkan, në këtë rast, edhe pse ish-kryeministri serb Prof.Dr. Zoran Gjingjiq ishte njohës i shkëlqyer i filozofisë politike, ai pati dështuar në parashikimin politik të tij, se “bota nuk do të lejojë ndryshimin e kufijve në Ballkan dhe kundër krijimit dhe njohjes së shteteve të reja të pavarura mbi bazën etnike.”

Këtë konstatim të tij të gabuar, e përgënjeshtroi pavarësimi i Kosovës më 17 shkurt 2008, si dhe njohja e saj nga ana e bashkësisë ndërkombëtare (Amerika, Bashkimi Evropian dhe shumë shtete të tjera- mbi 100 sosh të OKB-së). Statusi i sotëm i Kosovës së pavarur dhe sovrane de facto dhe de jure provon ndryshimin e kufijve të Ballkani, pikërisht në pajtim me aktorët dhe faktorët kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare (Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian).
Pra, ia vlen ta përkujtojmë Ilir Metën se me pavarësimin e Kosovës, të Maqedonisë, të Kroacisë, të Sllovenisë, të Malit të Zi të Bosnjë e Hercegovinës, kanë ndryshuar kufijtë në Ballkan.

Mirëpo, fatkeqësisht, këtë realitetit faktik gjeopolitik, nuk kanë qenë në gjendje ta shohin dhe, ende nuk janë gjendje ta pranojnë politika e jashtme dhe diplomacia zyrtare e Tiranës, e keqdrejtuar nga kryemenxherët e saj të dështuar të fundshekullit XX dhe të fillimshekullit XXI (1990-2019), të cilët gjatë mandateve të tyre pushtetore zyrtarisht janë deklaruar kundër ndryshimit të kufijve dhe kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, përkatësisht të bashkimit të Shqipërisë Etnike.

Ndryshe nga këta “dishepuj” të politikës dhe të diplomacisë së dështuar në “mbrojtjen e mosndryshimit të kufijve” dhe të moszgjidhjes së çështjes koloniale shqiptare në Ballkan, Akademia e Shkencave e Tiranës me të drejtë dhe, në mënyrë të peshuar, ka vlerësuar se ende nuk është zgjidhur çështja kombëtare shqiptare në Ballkan.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 362 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi