Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Cikël poetik nga Xhevahir Cirongu
Publikuar më 16 janar, 2019 në orën 17:47 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
.














Ëndrrat më ndjekin pas

Ngado që shkoj ato janë aty
Më ndjekin si qengji manar,
Më buzëqeshin ëndrrat si dikur
Kartolinat që shkruanim në fëmijëri
I ruajmë në shpirt si pala në flamur.

Kalërojnë vitet e thinjat zbardhin mbi kokë
Aty treten kujtimet kur loznim me shokët,
Xixëllonjat e pranverës që bëjnë natën dritë
M’i përshëndetën kujtimet e fshatit sërish.

Sa çudi! ….Vërtet çudi!
Ah, tek ëndrrat që më ndjekin pas,
Si në pasqyrë m’u shfaqën gjithë dashuritë.

E diel, 26 gusht 2018

Mos më thuaj lamtumirë….
( Kushtuar poetit Sejfulla Malëshova ‘’Lame Kodra’’ )

Kohët ecin nëpër shtigjet e tyre
Ato me vehte marrin shtërngata shiu;
Dhe valët e lumit Vjosë aty ndaluan
Me vargun e Sejfullait u përqafuan.

Heshtjes memece dhe intrigës kohë
Largohuni prej meje u thoshte gjithmon;
S’pranonte elozhe ,as klithma korbi
Por, as hingëllimat e kalit të egër.

U gërvishë qielli nga retë e hirta
Fjalën e lirë si kuçedër ta gëlltiste;
Por s’mundi dot te ‘’Lame Kodra’’
Se rrënjët e lisit në shkëmb ishin të forta.

Le të frynte acar i ftohtë
Bashkë me britmat Kaukaz- Moskë;
Me dashurinë e atdheut flakë ndezur në gji
‘’Lame Kodra’’ shkroi të bukurën poezi.

Mos më thoni lamtumirë ju lule të qërshorit,
As edhe ju lule të bardha të qershisë;
Tek ai lot që ra mbi atë shkëmb
Era e ngrohtë e fushës së Myzeqesë
Përcjell çdo ditë nga një serenatë,
Por edhe nektarin e dashurisë në vargun tënd.

Durrës, 10 Janar 2019

Lëkundet ai dru…

Se si më duket ai dru
Me degë e trung i zymtë tharë,
Nga trupi ai kish’ hequr lëvoren
Ndoshta nga plakja e kohës.

Vërtet ai dru lëkundej lakuriq
I vetmuar rrinte aty në horizont;
S’dihet se kush ja kish’ grisur kostumin
Ndoshta koha shtrigë e pleqërisë!

Lëkundet ai dru vazhdimisht lakuriq
Dhe gurët lëviznin, aty zhurmonin,
Një fije bari e hollë fjalën e tha
Ca lutje drithëruese loti thumbonin
Mbi trungun lakuriq tingullin la.

Tek ai dru që lëkundej vazhdimisht
Në kopshtin afër e asaj rruge,
Xhaketa e vjetër nga era tundet
Aromën e viteve shpërndante tutje.

Shtator, Durrës 19.09.2018

Guri i atdheut

E preka me dhimbje atë gur
Me gishtat e duarve si dritë,
Atë çast ndjeva shumë ftohtësi
Sikur isha në Antraktidë.

As vet s’po dija ç’po ndidhte
E ndjeva dhimbjen e peshës së gurit;
Kërkova prej tij të më thoshte diçka
Jo, kisha humbur nëpër kozmosin e pafund.

Është guri që rënkon i atdheut tim
Ai që s’na ka braktisur ne kurrë;
Edhe kur do largohemi me vdekjen një ditë
Prapë guri i atdheut zgjuar do na rrijë te koka.

E ndjejmë mallngjimin për atdheun
Sa herë që jemi larg prej tij,
Hijerëndë e i dashur ai guri I ftohtë
Gjithë lulet e jetës na i bekon.

E preka gurin e atdhut me dhimbje prapë
Deri në thellësi të eshtrave ndjeva ftohtësi;
I putha gjithë gjymtyrët e atdhut me vrapë;
Ashtu i përlotur në gjirin e atij u ula përsëri.

Durrës, 25 shtator 2018

Vetmia e lypsarit

Vraponin si të çmendura gjethet e asaj vjeshte
Të verdha si dylli ato ishin bërë,
Rrugëve të asfaltuara, vraponin nga vetmia
Drejt tyre zgjat krahë e duart një lypsar.

Mbi një mur të vjetër buzë asaj rruge
Varur qëndronte i vetmuar një kungulleshë;
Heshtjen seç ja theu atë ditë vjeshte
Zëri i lypsarit e gjethet e asaj vjeshte.

Puiza e erës së ftohtë lypsarit seç i flet
Në pritje të një kalimtari të hapë kuletë;
I puthte gjethet e verdha ashtu pa përtesë
T’i jepnin një kacidhe, lypsarit të shkret.

Vetmia seç ndaloi, po, po atë ditë vërtet
Tek ajo kungulleshë që varur ishte në mur;
Dhe tek gurët e murit ngarkuar me myshqe
Me ato bisedoi e me puthjet i falinin jetë.

Tek ajo kungulleshë varur atje në mur
Me sytë e përdalë nga varfëria pa yjet,
Drejt tyre zgjaste gjymtyrët e duarve,
Aty lypsari i gjorë një ditë vërtet u tret.

Durrës, 28 nëntor 2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 374 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi