Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FAJET E EVROPËS DHE “REPUBLIKA E KOSOVËS”
Publikuar më 16 janar, 2019 në orën 22:23 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Evropa, me politikat e saj antiilire (në lashtësi) dhe antishqiptare (gjithmonë) po e tregon “fytyrën” e saj antinjerëzore dhe të përsëritur, antiiliro-antishqiptare.

Recidivizmi evropian, i ka shtrirë goxha gjatë e me mijëra vjetë politikat antiilire dhe disa shekuj rresht ato e këto antishqiptare, si tash, së fundi, e tri dekada të plota, me “Republikën e Kosovës” antishqiptare, e, që, dikur, ka bërë politika antiilire, dhe, sot, ato politika i kanë lëshuar lozët (rrënjët) e recidivizmit të tyre “pozitiv” antishqiptar, të thella e të gjata, shekuj të zinj.

Fajet e Evropës, parë realisht, janë të moçme sa edhe historia e kësaj toke iliro-shqiptare, dhe, kanë qenë po aqë antiilire, sa janë sot edhe antishqiptare.

Evropa, dikur, si tash, ka sajuar e promovuar dhe po promovon, sa dikur politika antiilire, sot, po politika antishqiptare, dhe, në këtë pikëpamje, ka përdorur dhe po përdorë kute të dyfishta, që nuk e kanë fillin vetëm sot dhe në këtë fillimshekull.

E themi dhe e pohojmë me argumente këtë, pasi që “Republika e Kosovës” është republikë antishqiptare, siç u sajuan dhe krijuan dikur “Greqia” (me të gjithë zotat dhe dijetarët iliro-shqiptarë), “Mali i Zi”, “Maqedonia” (sot “Maqedonia e Veriut”!), “Bosnja dhe Hercegovina”, “Serbia”, “Italia”, “Bullgaria”, “Rumania”, “Italia”… etj., të cilat, kryekëput, atëherë ishin Iliri dhe sot Shqipëri, nëpër të cilën dje e sot lodrojnë politikat antiilire dhe antishqiptare, vendore, rajonale, evropiane e botërore!...

Antishqiptarizmi evropian dhe botëror i ka shtysat e veta “shqiptare”, “patriotike” e “kombëtare”, dhe, ato e këto shtysa, me ata e këta shtytës që u kanë shërbyer pushtuesve e fashistëve antishqiptarë, të cilëve po u shërbejnë e po i ndihmojnë edhe sot e gjithë ditën, nën maskën e trashë të “patriotizmit” e “shqiptarizmit”, kur e keqja dhe ‘zullumi’ nuk kanë të ndalur ndaj shqiptarëve si komb e Shqipërisë si shtet shqiptar!...

Parë rrjedhat e deritashme “historike”, del se “fati” i “Greqisë”, “Serbisë”, “Malit të Zi”, “Bosnjë-Hercegovinës”, “Maqedonisë”… etj. po e përcjellë edhe “Republikën e Kosovës”, e cila, në të ardhmen (siç po shihet sot), do të jetë edhe më antishqiptare se ç‘janë sot shtetet e përmendura në këtë pasus dhe aleatet e tyre.

Duke iu referuar thënieve të lashta iliro-shqiptare: “Dita e mirë, shihet me mëngjes!” dhe “’Zullumi’ këputet prej së trashi!”, nuk kemi çfarë të shtojmë më shumë për këtë gjendje që po na mbërthen kaq pamëshirshëm dhe kaq antishqiptarçe, në radhë të parë prej “udhëheqësve shqiptarë” dhe prej mbështetësve të tyre vendorë, rajonalë e ndërkombëtarë.

Lufta ka pasur dhe do të ketë sa do të ketë njerëz mbi tokë e jashtëtokësorë në gjithësi, në “shtatë palë tokë e qieje”, siç thotë një urti e lashtësisë tonë iliro-shqiptare, por, antishqiptarizëm më të egër e më antinjerëzor e më antishqiptar, prej vetë “shqiptarëve” në pushtet, zor se do të ketë e do të shohë njerëzimi, prandaj, i përmendëm edhe “shtetet” e krijuar prej iliro-shqiptarëve dhe prej armiqve pushtues e poshtërues, evropianë e rajonalë, të ndihmuar e mbështetur nga Evropa antishqiptare, si në 1878, 1912, 1918, 1924, 1939, 1945 dhe pas 1999, pas “përfundimit” të luftës së lavdishme të UÇK-së…

Duke i parë dhe vëzhguar këto zhvillime, dhe, duke i krahasuar me ato të mëparshmet e lashtësoret, po vijmë te përfundime logjike e shkencore se antiiliria po përsëritet në format e saj më të egra, në antishqiptari e antiShqipëri.

Po, kush po u paraprin fajeve të Evropës, të Amerikës, të Rusisë, të Anglisë, të Francës, të Italisë… dhe të kontinenteve e të popujve tjerë “miq”? Se, miqtë po i shohim e po i njohim. Po, edhe armiqtë tanë të vjetër e të rinj, së toku me vendorët. Po, të gjitha këtyre horrllëqeve po u (para)prijnë “shqiptarët” e çdo pushteti pushtues, shfrytëzues e robërues të Shqipërisë e të shqiptarëve. Kjo po ndodhë edhe sot, sepse, ne, asnjëherë, s’e pastruam oborrin tonë prej kolaboracionistëve (renegatëve dhe tradhtarëve), dhe, fatkeqësisht, shtetarët “shqiptarë” sot po u thurin elozhe dhe po u japin dekorata, që shënojnë vetëm turpin e tyre “patriotik” dhe “kombëtar”!...

Po, a duhet t’ia shohim për të madhe Evropës, sot? A duhet t’ia shohim për të madhe Amerikës? A duhet t’ia shohim për të madhe NATO-s? A duhet t’ia shohim për të madhe Azisë, Afrikës, Australisë…? Apo, kujt më parë duhet t’ia shohim për të madhe? Sipas të gjitha analizave dhe studimeve sociologjike, shoqërore, për të madhe, dhe të madhe të pafalshme duhet t’ia shohim politikave “shqiptare” të gjithë spektrit politik “shqiptar”, kudo në Shqipërinë e copëtuar në gjashtë shtete “shqiptare”, “patriotike” e “kombëtare”.

Prandaj, hapave të fajeve e të fajnive tona shekullore dhe të kësokohëshme po shkojnë fluturimthi edhe Evropa, Amerika, NATO-o, OSBE etj. Po, kush dhe cilët janë prijatarët e fajeve e fajnive tona shekullore? Prijësit e të gjitha këtyre të zezave janë shqiptaro-titistët e rafinuar LDK-istë dhe SHQUP-taroberishistët me të gjitha veglat dhe veglaritë e tyre “patriotike” e “kombëtare” anekënd trojeve të copëtuara shqiptare dhe iliro-shqiptare, e, edhe në katër anët e rruzullimit, që janë shpërndarë me porosi e për qëllime “patriotike” e “shqiptare”.

Prandaj, është koha e domosdoshme për t’u këndellur Evropa, Amerika, Gjermania, Anglia, Franca, Italia dhe Rusia (si bosht i forcës ushtarake) dhe popujt e tjerë, miq të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, që t’i përmirësojnë gabimet e tyre trashanike, antishqiptare, duke i mbështetur vazhdimisht “shqiptarët” në pushtetet e deritashme “shqiptare”, “patriotike” e “kombëtare”, dhe, sa më shpejt të kuptohet kjo domosdo e kohës, aq më mirë për boshtin njerëzor, rajonal, evropian dhe ndërkombëtar (botëror).

Fajet për “Republikën e Kosovës” i bartë boshti ibrahimrugovist i LDK-së, boshti më i njohur “patriotik”, “kombëtar” e “shqiptar” dhe aleatët e këtij boshti, SHBA, Evropa, bota dhe Fuqitë e Mëdha bashkëkohore, sepse, për “miqtë” serbo-rusë e turko-arabë dhe aleatët e tyre, nuk kemi çka themi më shumë, tashmë, i njohim dhe i dimë si paranë e kuqe.

Burojë, 15 Janar 2019

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 374 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi