Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
AMANETI YT O JUSUF GERVALLA!!!...
Publikuar më 16 janar, 2019 në orën 22:28 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
".....Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij popullit, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën, Dhe s'do të ketë forcë, që të na ndalë në rrugën tonë...."
JUSUF GËRVALLA

"....Vetëm bashkimi i të gjithë shqiptarëve, pa dallim feje, klase a pikëpamjesh politike mund të shpëtojë atdheun tonë nga kthetrat e përgjakshme të armiqëve, T'i bashkojmë grushtat tonë në këtë luftë të shenjtë...
KADRI ZEKA

"....Do të luftoj vetëm kundra armikut, kundra atij që po na burgos e po naj vret motrat e vëllezrit tonë, vetëm atë armik kam....se, ditët e mira do të vinë se, LIRIA do të agojë dhe malli, që na djeg për atdheun e robëruar, do të shuhet...."
BARDHOSH GËRVALLA

KALUAN PLOT 37 VITE, QË KUR UDB-a TITISTE E ISH – JUGOSLLAVISË FASHISTE, ME NDIHMËN E TRADHËTARËVE, UDBASHË SHQIPFOLËS, VRANË NË PABESI, NATËN E 17 JANARIT, TË VITIT 1982, NË UNTERGRUPPENBACH TË GJERMANISË, TRE YJET E KOMBIT SHQIPTAR, BIJTË E PAHARRUAR TË KOSOVËS MARTIRE, JUSUF E BARDHOSH GERVALLA DHE KADRI ZEKA!!!...

...JANARI ËSHTË MUAJI I DHËMBJES DHE I KRENARISE! NË JANAR JANË VRARE BIJTE MË TË MIRË TË SHQIPTARISË, JUSUFI, KADRIU, BARDHOSHI, REXHEPI, NUHIU, ZAHIRI, HAKIFI, EDMONDI!
PËR JUSUFIN, KADRIUN, BARDHOSHIN EDHE PSE KANË KALUAR PLOT 37 VITE, JO VETËM QË NUK JANË ZBULUAR ENDE VRASËSIT E VËRTETË TË KËTYRE TRIMAVE...POR AS NUK ËSHTË ÇUAR NË VEND AMANETI I TYRE...!?
Sa e sa here kthehem në ato vite të stuhishme, në ato ditë pune e lufte... në ditët e atij BETIMI të madh!? U betuam bashkë me JUSUF GËRVALLËN, MËSUESIN DHE PRIJËSIN TONË TRIM E SYPATREMBUR...! U betuam edhe me shokë të tjerë, në atë kohë bashkëveprimtarë! U betuam, në Flamurin tonë Kombëtar! U betuam me shumë dëshirë e me zemër të zjarrtë...U betuam me krenari, për besnikëri ndaj IDEALIT TË LIRISË E BASHKIMIT KOMBËTAR, ashtu si di të betohet SHQIPTARI i NDERSHËM e PATRIOT, SHQIPTARI ATDHETAR, që i dhemb për POPULL, KOMB E ATDHE, që i dhemb për LIRI e SHQIPTARI!!!

... U betuam drejt çlirimit të të gjitha trojeve, trojeve mbarë shqiptare dhe ribashkimin e tyre me shtetin amë Shqipërinë e dashur!!! Thamë se, do të veprojmë dhe do të luftojmë, duke sakrifikuar çdo gjë në jetën tonë për IDEALIN e MADH të ribashkimit të të gjitha trojeve etnike, të ndara e të copëtuara, nga armiqtë tanë, antishqiptarë të përbetuar. U betuam se, do të flijohemi vetëm e vetëm të çlirohemi njëherë e përgjithmonë nga çizmja e shkjaut-sërbollav!? U betuam dhe thamë një zëri se, ai që largohet dhe devijon nga lufta jonë e drejtë, nga IDEALI i shejtë do të luftohet pamëshirshëm, ashtu sikurse armiku ynë!?
Po ashtu u betuam se, do t’i luftojmë të gjithë ata, që janë në krahun e armikut!? Sepse, ata dhe tradhëtarët janë edhe më të zi se armiku, pa marrë parasysh se, në “ç’gjuhë” flet...?! ...Dhe të vendosur thamë njëzëri se, ai, që tradhëton, do të marrë dënimin e merituar, madje do të dënohet me vdekje!!!

...I shtrënguam burrërisht dorën njëri tjetrit... e puthëm Flamurin tonë Kombëtar dhe u “nisëm” akoma më të vendosur, për një ideal dhe një qëllim të vetëm, çlirimin e Lokes Kosovë dhe trojeve tjera etnike shqiptare, të ndara nëpër republikat sllave të ish-Jugosllavisë, dhe për bashkimin e tyre me Shqipërinë mëmë!!! ...Eh! Po ku mbeti BETIMI??? Ku mbeti IDEALI??? Ku mbeti qëllimi ynë, qëllimi i asaj lufte, qëllimi i atij vetmohimi...por edhe i atyre, që shumë e shumë kohë më parë e kishin bërë po këtë BETIM... i atyre bashkëkombasve tanë, që u vranë ndër vite e dekada!?! Ku mbeti BETIMI i luftëtarëve të UÇK-së, BETIMI i komandantit legjendar Adem Jashari, flijimi i Tij së bashku me familjen, shëmbull unik i të tërë kohërave dhe i atyre çlirimtarëve, që ranë për të mos vdekur kurrë... edhe i atyre, që vuajtën nëpër burgjet më fashiste të ish-Jugosllavisë?!!
Ka edhe nga shokët tanë, që i ka rrëmbyer koha, mosha e viteve të shkuara, të cilët, sa ishin në mesin tone, kurrë nuk u ndalën së vepruari...
Po veteranët ku janë?! Janë gjallë e për faqe të zezë!? Sot janë edhe pa liri...edhe të pa respektuar e të pa vlerësuar, për sakrificat e tyre!? Ka disa prej tyre, që kanë bërë vetëvrasje nga kushtet e mjeruara të jetesës, nga varfëria e tejskajshme, duke mos e siguruar as bukën e gojës për veten dhe familjen!?!

Nuk di ku shkoi BETIMI YNË?...Cili qe qëllimi i luftës sonë? Përse u flijua JUSUFI, BARDHOSHI, KADRIU dhe qindra të tjerë?...Ku shkoi gjithë ajo sakrificë e larë me gjak ndër vite e dekada?..A për këto ditë kaq të mbrapshta, që po kalojmë, u përpoq ky popull i maltretuar e i torturuar, nga një gjenocid i egër e barbar?!?”
Shumë pyetje më mundojnë, si luftëtarin e LIRISË e të BASHKIMIT KOMBËTAR, që i kam qëndruar dhe do t’i qëndroj besnik IDEALIT tim, IDEALIT të JUSUFIT të MADH, të KADRIUT, BARDHOSHIT, të shokëve të mi të shtrenjtë, të bashkëveprimtarëve të mi dhe të gjithë atyre, që dhanë jetën për LIRI!!!...
Them se populli më kupton dhe do të më kuptojë, ndaj po dua t’i drejtohem atij se, populli çdo ditë e më tepër po e ndjen në shpinën e vet, sesa është realizuar BETIMI YNË, por më kryesorja, a u përmbush AMANETI i TRIMAVE, i të rënëve, i atyre, që i lanë me gjak këto troje!?

...Kemi edhe shumë çetnikë, shkije që janë në krye të udhëheqësisë së Kosovës gjëmëmadhe, që as nuk veprojnë me ligjet e Kosovës dhe as e njohin Pavarësinë e Kosovës!?...Këta çetnikë nëpër mes veglave të tyre shqipfolës, përsëri na janë bërë sundimtarë në vëndin tonë…!?!
Dhe këta zagarë e pjellë e qenëve kanë surrat të na akuzojnë se,”... ne e paskemi dashtë Enverin...”! Po ore sojsëzë, e kemi dashur dhe kjo “akuza” juaj, o të pafytyrë na nderon dhe na bën të jemi edhe shumë e më shumë krenarë!!!
Po na akuzojnë se, ne paskemi qenë krah Shqipërisë...dhe paskemi luftuar kundër titizmit e shtetit të Tito shkjaut!?! Dhe sot, po këto fundërrina, këta qen të pabesë, rrahin gjoksin, duke trumbetuar me të madhe veten, si patriot e çlirimtarë!?! Pra këto fëlliqësira edhe sot e kësaj dite në vend, që të turpërohen në vend se ta ulin kokën dhe të kërkojnë falje për poshtërsitë e gjakosjen, të bëra popullit të vet, për interesat e armiqëve tanë shekullorë, këta qenë e ngrejn kokën si qeni dhe na krekosen e kanë zënë kryet e vendit në këtë qeveri e udhëheqësi të korruptuar deri në palcë!? Kush do t’i gjykojë këta titistë??? Kush do t’i ndërshkojë për ato të zeza, që i kanë bërë gjatë okupimit??? Askush ore askush!!! Thaçit dhe puthadorëve të tij qeveritarë as që po ju ha palla më për këtë mburrje të qënit titist!?
Ka pra më turp të t’akuzojnë për enverist e të të adhurojnë për titist?! Eh kjo kohë erdhi dhe kështu po ndodh mjerisht dhe kjo dëshmon hapur fare, dëshmon se, ne nuk e çuam AMANETIN, për të cilin u betuam, AMANETIN e shokëve tanë të shtrenjtë, JUSUFIT, KADRIUT, BARDHOSHIT dhe të gjithë atyre dëshmorëve, që flijuan jetën për çlirimin e trojeve shqiptare, nën ish–Jugosllavinë dhe ribashkimin me shtetin amë Shqipërinë!!! Po shihet ashiqare ditën për diell se, ku jemi ne dhe sa kemi arritur. Pra kuptohet se, sa mirë mund të të drejtojnë gjakprishurit!? Mjerisht, si e thashë edhe më lart, (por e përsëris shpesh, se është një gjë që më mundon shumë), shumë prej atyre udbashëve sot i kanë rolet kyçe nëpër qendrat kryesore të Republikës së Kosovës. Duam apo nuk duam, këtë lojë të ndyrë ua lejuam edhe ne (ata që janë në vendet e qeverisë dhe institucioneve në Kosovë)! Sepse ka mjaft edhe prej ish luftëtarëve që, pas luftës e keq përdorën rolin, për të luajtur me ne e për të na hequr prej hunde!? Ndaj na futën këtu ku jemi…!!!
Por deri më sot, duhet veçuar Lëvizja “VV” me djem e vajza atdhetarë e të vendosur, në rrugën e tyre të mbarë, drejt çlirimit dhe ribashkimit!!!
Për mua,”VV”po e ndjek rrugën tënde O JUSUFI YNË I MADH!!! Eshtë e vetmja dritë jeshile e SHPRESËS SË MADHE, në rrugën për ribashkim me shtetin amë Shqipërinë! Këta djem e vajza, vetë “VV” është në vijë të ngjashme me Lëvizjen “Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe viseve Shqiptare në ish-Jugosllavisë” prandaj kjo lëvizje gëzon edhe mbështetjen tonë, mbështetjen e bashkëluftëtarëve të Tu!!!...
Lëvizja “VV” është e vetmja, që po e ndjek rrugën e të parëve, po ndjek rrugën TËNDE O JUSUF GËRVALLA!!!

Eshtë për t'u habit se, edhe “VV”po e akuzojnë sot si një lëvizje ekstremiste, majtiste, revolucionare etj, etj...ashtu si na kanë akuzuar dikur ne armiqtë tanë, duke na ngjitur turli farë emrash dhe për këtë na ndiqnin këmba këmbës?! E pra sot lëvizja “VV” akuzohet nga partitë tona bile edhe nga ata, që i ka rreth vetes, disa individë a grupe, të cilët kanë vuajtur edhe nëpër burgjet serbo-çetnike të ish-Jugosllavisë!? Ka edhe veteranë të UÇK-së, të cilët nuk kursehen me akuzat e tyre, nga më të ultat kundër “VV”! Madje, disa horra shkojnë aq larg, sa e akuzojnë “VV”se, na qenka kundër serbëve çetnikë dhe minoriteteve të tjera, që para dhe gjatë luftës ishin krah Serbisë!?
Janë po këta horra, që sot i kanë mbushur sheshet e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, me foto dhe shtatore të ish Presidentit Ibrahim Rugova, i cili nuk ishte hiç më tepër se, një pacifist, që lirinë dhe pavarësinë e popullit të vet, e ëndërronte ta fitonte nëpër sallone luksi!? Një situatë dhe gjendje e njëjtë po mbretëron edhe në trojet shqiptare në Maqedoni, ku të tanët si Ali Ahmeti, Fazli Veliu, me urdhërin e shefit të tyre Ibrahim Kelmendin, i shkojnë Grujevskit si delet pas çobanit... po ashtu edhe në Mal të Zi, ku ajo trevë e shqiptarëve trima e të pamposhtur, është lënë plotësisht nën mëshirën e malazezëve përbindësha ndaj shqiptarëve!? Por hiç më pak edhe në Kosovën Lindore, ku po luajnë çetnikët e Shumadisë si po ua don qejfi dhe të tanët, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri as që e lodhin trurin për këto, që sllavët e jugut po i ushtrojnë si është më së keqi e më zi!!! ...Më dhimbset çdo gjë, që u fitua me shumë sakrifica, me shumë mund e gjak, më dhimbset populli im, Kosova ime, më dhimbset çdo pëllëmbë e tokës time, ndjej dhëmbje për shqiptarinë e ndarë e të copëtuar!...
Edhe ne mërgimtarët, kurrë nuk u ndalëm së vepruari, që të bëjmë të pamundurën për çlirimin e trojeve etnike shqiptare. Këtu, në mërgim, të gjithë ne dhe nga të gjitha trojet shqiptare, u bëmë bashkë atëhere, kur më së shumëti i duhej mëmëdheut. U bashkuam dhe vepruam për një qëllim dhe qëllimi ishte të çlirohemi nga armiqtë tanë shekullorë, për të jetuar të bashkuar në një atdhe të vetëm, SHQIPËRI!!! Këto i bëmë me shumë shokë, punuam e luftuam dhe dhamë shumë çka për çlirimin e kësaj Kosovës-Shqiptare, dhe ribashkimin e saj me të gjitha trojet shqiptare, në një Shqipëri!!! Jo kurrë jo, nuk luftuam për një krahinë autonome, siç po duket se drejt saj, po shkon politika e Hashim Thaçit!!! Sepse, mesa shihet, tash këtë politikë po e bën Hashimi, me këto lojra të ndyra, në kurriz të popullit e kombit të vet, me kryekriminelin Ivica Daçiç, nëpër ato zyra pabesie, të kësaj Europe, skile e vjetër!?!

Por pavarësia erdhi...erdhi liria...u arrit nga lufta vetmohuese e UÇK-së, por edhe nga ndihma e ndërkombëtarëve...Po vallë kjo ishte ajo që endërruam e luftuam?! Kështu e dëshiruan Kosovën, trojet shqiptare, mbarë shqiptarinë, JUSUFI, BARDHOSHI, KADRIU? Për këto ditë të mbrapshta, që po kalon populli dhe kombi ynë, në çdo anë të kufirit dhanë jetën mijëra të rënë??? NDAJ JO!KURRË NUK U BË PËR KËTË LIRI QË SOT E KEMI!!!
...Dhe lufta vazhdon... duhet të vazhdojë kundër atyre, që çdo ditë po e xhvasin e rrjepin pa mëshirë këtë popull të stërmunduar e të raskapitur, kundër këtyre tradhëtarëve, të dalë tashmë në sipërfaqe të tokës mëmë, që kurrë nuk duhet të harrojnë se, populli të gjykon, vonon por nuk të harron!!!
Lufta duhet vazhduar edhe për atë QËLLIMIN MADHOR, BASHKIMIN MBARËKOMBËTAR, për të çuar AMANETIN në vend, AMANETIN E TRIMAVE, AMANETIN E JUSUFIT TË MADH!!!

JUSUF GËRVALLA ËSHTË GJALLË NË MES TË TË GJALLËVE!!! ZËRI I TIJ BUÇET SI KUSHTRIM BREZASH ANEMBANË TROJEVE SHQIPTARE: “BASHKOHUNI! BASHKIMI BËN FUQINË! NJË ATDHE ME SHQIPËRINË!”
DËGJOJENI O BASHKËKOMBASIT E MI, ZËRIN E JUSUF GËRVALLËS, ZËRIN E SË VËRTETËS SË MADHE, ZËRIN E HEROIT TË PAVDEKSHËM!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 409 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi