Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
UNESCO, SHKIET DHE ÇËSHTJA E ORIGJINËS SË LAHUTËS ILIRO-SHQIPTARE
Publikuar më 19 janar, 2019 në orën 15:36 ( ) Tafil Duraku | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Skandalet antiilire dhe antishqiptare të Evropës, sikurse këto të UNESCO-s, në kurriz të popullit shqiptar dhe në kurriz të Shqipërisë, në kurriz të shtetit shqiptar, të kulturës dhe qenies njerëzore e kombëtare shqiptare, sikurse gjithmonë, gjatë shekujve, po vazhdojnë me intensitet të shtuar, për të vazhduar edhe më egërsisht, koordinuarisht, edhe në këtë fillimshekull, jo vetëm me regjistrimin e Lahutës si pasuri tashëgimore serbe në UNESCO, vitin që sapo e përcollëm (2018).

Po, a ka bërë mirë UNESCO, me një veprim të tillë antishqiptar? Gjithsesi, se, nuk ka bërë mirë. Dhe, nuk ka bërë mirë për shumë arsye.

UNESCO, si institucion për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit, është dashur ta dijë dhe duhet ta dijë se treva amëtare e Lahutës, është Iliria dhe prindërit e Saj janë ilirët dhe pasardhësit e tyre, shqiptarët, pra, iliro-shqiptarët. Po, kush janë ilirët dhe ku është shtrirë Iliria, a e di UNESCO?(!) Kush janë pasardhësit e tyre? A e di UNESCO, se, është vërtetuar shkencërisht se pasardhësit e ilirëve janë shqiptarët dhe një pjesë e shqiptarëve të asimiluar (tjetërsuar) nga pushtuesit turkoshakë (osmanllinjë) dhe nga kisha ortodokse dhe politika serbomadhe e rusomadhe, që, sot, quhen “muslimanë”, “serbë”, “grekë”, “bullgaro-maqedonasë”, “malazezë”, “boshjako-hercegovinasë”, “kroatë”, “sllovenë” etj.? Dhe, pikërisht, kjo ka ndodhur e po ndodhë me fajet shekullore të Evropës (dhe të institucioneve të saj politike, kulturore, ushtarake, ekonomike, financiare, etj.), e cila po e përkrahë, fatkeqësisht, fashizmin serbomadhe e rusomadh, siç e përkrahu UNESCO tjetërsimin e trashëgimisë kulturore të Lahutës iliro-shqiptare, si vlerë jomateriale e njerëzimit.

Këtu, duhet t’ia kujtojmë UNESCO-s se Iliria, gjeografikisht ka përfshirë gjysmën e Austrisë së sotme, të Hungarisë së sotme, të Rumanisë dhe Bullgarisë së sotme, Greqinë e tërë dhe Italinë… Po, kush dhe cili popull është pasardhës i ilirëve? Pasardhësit e ilirëve janë shqiptarët dhe shqiptarët e tjerë të sllavizuar nga kisha ortodokse rusomadhe e serbomadhe, provokatorja dhe luftënxitësja më e madhe e të gjitha luftave dhe kohëve antishqiptare në Gadishullin Ilirik, që, copëtuesit e Ilirisë dhe të Shqipërisë po e quajnë “Ballkan”. Dhe, kjo është “kultura politike” e UNESCO-s. UNESCO, po të ishte interesuar më gjatë dhe më thellë për origjinën e trevës së Lahutës, ka pasë mundësi të mëdha e të sakta ta verifikojë saktë dhe me përgjegjësi shkencore trevën e origjinës së Lahutës dhe pronarin e saj të vërtetë. Dhe, kjo, padyshim, është Iliria – SHQIPËRIA (shqiptarët), prandaj, UNESCO, është dashtë ta regjistrojë në UNESCO si pasuri të kulturës dhe të trashëgimisë shpirtërore (jomateriale) shqiptare, sepse, vendi i origjinës është Iliro-Shqipëria, pa ua mohuar të drejtën që pjesë e asaj trashëgimie të jenë edhe ata popuj që janë tjetërsuar (asimiluar)me politikat shfarosëse, gjenocidale e etnocidale, të pushtuesve sllavoserbë e renegato-rusë dhe të pushtuesit turk, etj.

Këngët e Eposit të Kreshnikëve, janë ruajtur dhe këndohen që nga lashtësia deri në ditët e sotme. Këto këngë u janë kushtuar mbrojtësve të Ilirisë dhe gjakatarëve dinakë që kanë mësyrë për t’i pushtuar tokat e tyre (tona)… Dhe, për to janë bërë studime shkencore dhe dihet trashëgimi e kujt janë. Fondi i tyre shumëvëllimësh ruhet i incizuar e shkruar nga doktorë shkencash shqiptare e ndërkombëtare, si Prof dr. Zymer Ujkan Neziri (Fondi ZUK tek IAP), Prof. dr. Shaban Sinani, Ramadan Sokoli, Pirro Miso, Vasil Tole dhe nga entomuzikologë të njhur ndërkombëtarët, si Maximilian Lambertz, Albert Lord, Milman Parry, David Elmer, etj.

Por, duket sheshit se Evropës Plakë, “Kurvës së Motit”, siç e cilësonte me të drejtë Fishta i ynë, i janë mësuar veshët me gënjeshtrën kishtare, politike, civile e ushtarake serbe, të cilës i beson en blanc, dhe, natyrisht, gjykon shtrembër, duke ia veshur vlerat shpirtërore jomateriale shqiptare, gjakatarëve dhe pushtuesve serbë, të cilët, gjithmonë, sikurse edhe sot, janë e keqja themeltare e kësaj pjese të Evropës iliro-shqiptare të Gadishullit Ilirik.

Evropa, këtë që e ka bërë UNESCO në dhjetor 2018, e ka hedhur poshtë që në maj të vitit 2016, me vlerësimin e projektit të profesorëve të nderuar shqiptarë për Eposin e Kreshnikëve (dhe Lahutën), në Madrid të Spanjës, ku u nderua me çmimin Europa Nostra, me mendim special në kategorinë hulumtim. Prandaj, pyesim me habi se si ka mundësi që UNESCO të bëjë skandale të tilla, me një recidivizëm të paparë antinjerëzor dhe antishqiptar, duke u hyrë në hak shqiptarëve dhe kulturës së tyre jomateriale iliro-shqiptare, që ruhet e trashëgohet që nga lashtësia e qenies njerëzore iliro-shqiptare, brez pas brezi?

Po, parë realisht, a mund ta fajësojmë vetëm UNESCO-n, për skandalin që ka krijuar me njohjen e regjistrimit të lahutës në UNESCO si pasuri serbe të trashëgimisë kulturorejomateriale të njerëzimit. Jo, ngase, fajet, paraprakisht, i bartë Akademia Shqiptare e Shkencave, në Tiranë, dhe, edhe më shumë “Akademia e Shkelmave” politikë LDK-istë në Prishtinë, e cila e ruan në fshehtësi ndjenjen “patriotike”, “kombëtare” e “shqiptare”, për ta qitë në kungull t’kresë Akademinë Shqiptare të Shkencave!... Fajet janë të të dy akademive (njërës, shqiptare dhe tjetrës “kosovare” dhe të ministrive përkatëse të “kulturës”, ku, asaj të Prishtinës jo pa të drejtë I themi Ministria e Kult(sh)urës!...

Ata shkie (“serbë”) që ngulin këmbë se lahuta është pjesë (pronë) e kulturës së tyre, ata janë iliro-shqiptarë të asimiluar e sllavizuar (serbizuar) nga kisha ortodokse dhe aleatë të saj antishqiptarë, në rajon, Evropë dhe botë.

Prej të gjitha debateve që janë bërë e zhilluar për këtë çështje, ENESCO dhe Evropa duhet të marrin mësim, të mos ndikohen politikisht dhe nga askush, sidomos, prej politikave antishqiptare serbomëdha, rusomëdha e sllavomëdha, sepse, regjistrimi i Lahutës si pasuri serbe në UNESCO, lëre që ia çori maskën Evropës, motikohë, por po ua çjerrë maskën edhe institucioneve të saj antishqiptare, njërës pas tjetrës.

Besojmë se UNESCO do ta përmirësojë skandalin dhe gabimin e bërë dhe Lahutës do t’ia kthejnë vendin dhe nderin e saj të origjinës. Atë (Lahutën, pra) do ta njohë e regjistrojë si pronë e pasuri trashëgimore të Kulturore Jomateriale Shqiptare të Njerëzimit.
Përndryshe, do mbetët: Turp i madh dhe i pashlyeshëm për UNESCO-n dhe turp i madh dhe i pashlyeshëm për Evropën dhe politikat e tyre antishqiptare!...

Por, turp edhe më i madh dhe më i pashlyeshëm (e më i pafajshëm) do të mbetët për Akademinë Shqiptare të Shkencave, në Tiranë, dhe për Akademinë e Shkelmave dhe Ar(k)teve (seksuale) të Prishtinës, e cila shfrytëzon e shpenzon fonde të tagrapaguesve shqiptarë për ta promovuar vetveten, si në rastin e “Fjalorin enciklopedik” të 1001 faqeve të zeza, pa asnjë të bardhë dhe të ministrive të tyre të kulturës (në Tiranë) dhe të kult(sh)urrës (në Prishtinë)!...

Burojë, më 19 Janar 2019

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 385 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi