KUR MILIONAT HARXHOHEN PËR PROGRAME TË PAZBATUESHME |
Publikuar më 21 janar, 2019 në orën 21:39 ( ) |
Kulturë | |
|
|
Në dhjetor të vitit që e lamë pas më merr në telefon Ministri- Këshilltari i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër, Imer Berisha dhe më kërkon, që, nëse do të isha i lirë të shkoj në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, sepse atë mbrëmje, një përfaqësues i Republikës së Kosovës do të vinte për një punë zyrtare në Londër! Edhe pse nuk e dija qëllimin e ardhjes së tij, as kush ishte, shkova. Aty mora vesh se personi që kishte ardhur nga Kosova ishte Rexhep Hoti, Koordinator për Kulturë, Rini dhe Sport, në Qeverinë e Republikës së Kosovës! Ai kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar për ta “prezentuar” një program të tij, të financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës hiç më pak se 3 milion e 500 mijë euro!
Rexhep Hoti Këtë shifër koordinatori e tha vetë që në fillim të prezentimit të “Projektit Nacional për Rininë”, duke e arsyetuar këtë si çështjen më të rëndësishme për rininë e Kosovës, por jo vetëm! Këtë “program” garues (siç e kishte titulluar z. Hoti) kishte planifikuar ta zbatonte jo vetëm në Kosovë, por edhe gjetkë, në ndonjë shtet tjetër(?!), por vetëm “pas nënshkrimit të një marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe një shteti tjetër fqinj (nuk e përmend se për cilin shtet është fjala S.I.), rajonal apo më gjerë (“Programi Ndërshtetëror për Rininë”, Prishtinë, 2018, f.37-broshurë- botuar nga autori)”, i cili në formë garash, siç po mendon z. Hoti, do të përfitojnë të gjitha moshat! Përveç kësaj koordinatori kishte planifikuar që ky program të gjente zbatim edhe në diasporë! Ka edhe më! Z. Hoti, planifikon teste, siç thotë ai, për “Grupet më të ndijshme”(!?): teste për persona me nevoja të veçanta, teste dhe gara, që do të dizajnohen për grupet minoritare që zhvillojnë mësimin dhe aktivitetet në gjuhët e tyre! Posaçërisht do të inkurajohet pjesëmarrja në garat sportive dhe kjo me qëllim të barrierave dhe paragjykimeve ndëretnike(!)” (“Programi Nacional për Rininë”, Prishtinë, 2018, f.27).
Unë habitem se si mund të akordohen nga buxheti i Kosovës një sasi aq e madhe të hollash për një program, që nuk është asgjë tjetër pos një utopi. A e ka analizuar Qeveria e Kosovës se ky program mund të jetë i realizueshëm apo jo? Ky program “në formë garash”, ashtu siç e ka përpiluar z. Hoti, nuk do të mund të zbatohej as në Zvicër e as në Angli, ku standardi jetësor, kulturor, e arsimor është në kulm, e lëre më në Kosovën e dërmuar ekonomikisht!
Kjo që na informoj z. Hoti atë mbrëmje është si ajo fjala popullore “Peshku në deti e fëlterja në zjarr”! Mos kërko z. Hoti m’ia qitë kulmin shtëpisë, pa ia bërë bazamentin dhe muret! Bëje një themel të fortë me armaturë dhe beton, ndërtoji muret e forta, poashtu, e pastaj mendo për “dizajnin e kulmit”! Nuk bëhen punët nga lart, poshtë; por nga poshtë lart, apo jo?
A e ka konsultuar z.Hoti (ose Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministrinë për Arsim, Shkencë e Teknologji, se a ka ndonjë nevojë tjetër më prioritare, apo thjesht e kemi nda mendjen me ia dhënë 3.500.000 Rexhep Hotit për këtë program dhe u kry puna! E di ai çka bën!
Shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë, prej nga z. Hoti planifikon t’i marrë garuesit, punojnë me dy, ose tri ndërrime. Në shumë shkolla në Kosovë nxënësit nuk kanë as ku të ulen, i nderuar! Çfarë diturie mund të arrihet kur në shumicën e klasëve ka 30 ose edhe më shumë nxënës dhe ku ora mësimore është 35-40 minuta? A e di z. Hoti se nxënësit e ndërrimit të dytë dhe të tretë, shpesh presin në korridor deri sa t’u lirohet klasa për të hyrë brenda! A mund të aplikohet ky program i z. Hoti në këto kushte? A ka ndonjë shkollë në Republikën e Kosovës që punon vetëm në një ndërrim, siç është në Perëndim për shembull? Unë jetoj në Londër qe dy dakada e gjysmë dhe nuk kam parë as dëgjuar të zbatohet një kësi lloj programi famoz, si i z. Hoti! Si është standardi i mësimit në këto shkolla, z. Hoti? Me prezentimin që e bëre doli sikur ky program, do të jetë “shpëtim” jo vetëm për fëmijët (ose të rinjtë) e Republikës së Kosovës, por edhe fëmijët e të rinjtë e mërgimtarëve, kudo qofshin! Kur të marrin vesh për këtë sistem të garave, që do të zbatohet në Kosovë (!),do ta lënë Perëndimin dhe do të kthehen për të jetuar në vendlindje!
Si është standardi i mësuesve dhe i arsimtarëve, në rend të parë, po edhe, pse jo, i profesorëve? Një mësues, i cili përgatit nxënës për programin tënd merr 300 deri 400 euro në muaj, kurse ju, mendoj hiç më pak se 1500, ose 2000 euro! Si është punësimi në Kosovë? Si është kuadri atje? Në pytjen time koordinatorit “Pse një pjesë e të rinjve, edhe pasi që e kanë kryer fakultetin, punojnë si kamarierë, për të mbetur gjallë?” Përgjegja e tij ishte “Nuk kemi çka t’iu bëjmë atyre që e kanë kryer fakultetin “pa dije dhe kanë marrë diploma me pare! ” Po kësish që e kanë kryer fakultetin “pa dije dhe kanë marrë diploma me pare”, a ka edhe në institucione të Kosovës, a ka, ndoshta, edhe aty ku punoni ju? Përgjegje nuk ka!
Se i ka marrë z. Hoti 3.500.000 euro për këtë projekt e tha vetë, por si do t’i shpenzojë këto se? Fillimisht, me sa u pa dhe sa u tha, z. Hoti i kishte botuar disa broshura, me emër dhe mbiemër të vet, me foto me ngjyra(!) dhe në fund me firmë(për ta dështmuar, sigurisht, autorësinë dhe “kompetencën” që ka për këtë program!)! Dhe po të shikohen shpenzimet që i ka bërë ai për krejt broshurat duke e llogaritur edhe punën dhe shtypin, mendojmë se nuk e kalojnë vlerën e, të themi 500 deri në 1000 eurove! E tash po ta dinte taksapaguesi i Kosovës se çfarë strategjie ka përdor autori, për t’i zhvatur këta miliona do të mbetej pa mend! Projekti i tij është hedhur në disa broshura, që fillojnë prej nga 19 faqesh deri te 59, që është më “voluminozja”! Seria nisë me “Programin nacional”, duke vazhduar me atë “shtetëror” (hajde merre vesh se çfarë po mendon të thotë z. Hoti me këto terma!), “program për rininë”, e deri tek disa “udhëzues” dhe “rregulla” të tjera, si: për sport, për atletikë, futsall, basketboll, volejboll, shah dhe debat! Dhe, sipas tij, ky program do ta zhvillonte Kosovën aq shumë, sa ka shumë të ngjarë që, po të realizohej ky program, Kosova të bëhej një Zvicër apo Gjermani!
Në vend se këta miliona të shpenzohen për ngritjen e cilësisë në arsim, në vend se të punohet në programet shkollore (ose kurrikulat, si po i thonë tash), në vend se të furnizohen shkollat me kabinete, laboratore, me kompjuterë etj., derdhen miliona për hiçgjë! Derdhen, vetëm sepse i teket dikujt të abuzojë me buxhetin e mjerë të Kosovës, e qeveria nuk ia prishë!
Më mirë është, mendojmë, që të shikohen pengesat e mosarritjes së nivelit të PISA-s, që siç thotë vetë z. Hoti në broshurat e tij “…nga 53.9 për qind që e kanë kaluar testin e diturisë më 2016, më 2018 ka ra në 10 për qind më pak” (Programi Ndërshtetëror për Rininë”, Prishtinë 2018, f.12) dhe të investohet e të punohet në këto sfera; derdhen mjete për aventura garash nga buxheti i shtetit më të varfër të Ballkanit!
Sami ISLAMI
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
315 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|