Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PËR KË PUNON AMBASADORI AMERIKAN, PHILIP S. KOSNETT?
Publikuar më 10 shkurt, 2019 në orën 23:54 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
REAGIM

Nga mjetet e informimit, më datën 7 Shkurt 2019, mësuam se Ambasadori i SHBA, në Prishinë, z. Philip S. Kosnett, paska reaguar ashpër kundër emërimit të Gjeneral-lëjtenant Sylejman Selimi në postin e këshilltarit të Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj. Madje, e paska qortuar ashpër kryeministrin Ramush Haradinaj dhe e paska quajtur hapur kriminel z. Sylejman Selimi dhe paska thënë: “Kriminelët e dënuar të luftës nuk kanë vend në qeverinë e Kosovës”…

Miqtë tanë amerikanë dhe “miqtë” tjerë amerikanë që po na vijnë edhe si ambasadorë dhe jo vetëm, në të shumtën e rasteve, sigurisht, të instruktuar e të mirëpaguar nga qendra antishqiptare në SHBA, në rajon, në Evropë dhe në botë, po dalin me qëndrime plotësisht antinjerëzore, antihumane dhe antishqiptare, në Tiranë dhe në Prishtinë e në Shkupin shqiptar dhe në Podgoricën shqiptare…

Po, si mund të quhet “kriminel lufte” njeriu që ka luftuar për ta mbrojtur popullin e tij nga shfarosja, nga gjenocidi dhe etnocidi, që e ka (para)programuar politika serbe dhe kisha ortodokse serbe të ndodhë, të cilat elaborate politike i ka zbatuar ushtria, policia dhe paramilitarët serbë të kasapit të Mesdheut iliro-shqiptar, Sllobodan Millosheviçit?!...

Menjëherë pas luftës së UÇK-së, përkatësisht, më 9. 7. 2001, i patëm dërguar një letër të hapur përfaqësuesit të Zyrës së SHBA, në Prishtinë, z. Christopher W. Dell, dhe mjeteve të informimit në gjuhën shqipe, dhe, e patëm njoftuar për gjendjen reale në këtë pjesë të Shqipërisë së trepushtuar serbo-kosovaro-ndërkombëtarisht, që deri dje ka qenë koloni e Serbisë, Jugosllavisë dhe e “patriotëve” shqiptarë të LKJ-së, përkatësisht, të LDK-së, që po ju instrukton edhe sot dhe po ju vë në një lajthitje të paparë antishqiptare, padyshim.














Kjo deklaratë zyrtare e Juaja, z. Ambasador i SHBA, Philip S. Kosnett, rritë dyshimet tona për “miqësinë” Tuaj personale, të shprehur publikisht me këtë rast, por jo për SHBA si shtet, dhe, me këso deklaratash e sjelljesh, nuk u bëni nder SHBA, në sy popullit shqiptar.

Të jeni kundër një luftëtari të paepur të UÇK-së shqiptare, si në këtë rast kundër Gjeneral-lëjtenant Sylejman Selimit, i cili ka qenë edhe Komandant i UÇK-së (gjatë luftës, 1997-1999), don të thotë se keni rënë pre e politikave antishqiptare e serbomëdha në “Republikën e Kosovës”, në rajon dhe më gjerë.

Z. Ambasador, ata luftëtarë amerikanë që kanë marrë pjesë edhe në luftëra pushtuese e poshtëruese, si në Vjetnam etj., ju, gjithmonë, i keni pasë në krye të Shtetit, madje, kanë qenë dhe mbesin më të privilegjuarit. Po, pse nuk mund ta gëzoka një nder të veçantë një komandant dhe luftëtar i paepur i UÇK-së, me shokët e tij, që luftuan për t’i mbrojtur tokat e veta dhe popullin e vet, nga ripushtimi dhe shfarosja e (para)programuar etnike që ushtronte e zbatonte Serbia fashiste e kryekasapit të Mesdheut, Sllobodan Millosheviçit, e ndihmuar nga Moska&Co?...

A e dini, z. Ambasador, se “dëshmitë” që përdoren kundër luftëtarëve të UÇK-së janë dëshmi të fabrikuara në kuzhinat e Beogradit, në Prishtinë dhe gjetkë, nga përfaqësuesit “shqiptarë” të LDK-së së dr. Ibrahim Rugovës&Co e tij në Tiranë? Madje, njerëz të afërt me LDK-në, rezidentë në Uashington, e kanë ndryshuar plotësisht kahen e luftës së UÇK-së për bashkim kombëtar, shqiptar, dhe e kanë devijuar e shkelur me qëllim Betimin e UÇK-së, që, thënë mëse buti, është hiç më pak se tradhti kombëtare. Po, për ta bërë këtë marifet LDK-isto – FARK-istët, kanë vepruar e po veprojnë si “shqiptarë” e “patriotë” të mëdhenj edhe në Uashingtonin Tuaj, edhe në Prishtinë e Tiranë, në rajon, Evropë dhe botë, kudo (ku janë shpërndarë enkas me direktiva “shqiptare” të LKJ-së dhe vazhdueses së saj – LDK-së), ku, Brukseli dhe shumë qendra të vendosjes së fatit të popujve janë kthyer në qendrat më të njohura antishqiptare, për fat të keq, sikurse edhe para një shekulli.

Z. Ambasador i SHBA, në Prishtinë, këtu, në vazhdim, po ua bashkangjesim letrën e hapur drejtuar ish-Zyrës Amerikane në Prishtinë, z. Christopher W. Dell dhe mjeteve të informimit në gjuhën shqipe, për t’i parë Ju rrjedhat dhe se si kanë ecur gjërat në vazhdimësinë e tyre antishqiptare, për të mos i përsëritur edhe Ju…

LETRA:
ZYRËS AMERIKANE NË PRISHTINË DHE MJETEVE TË INFORMIMIT NË GJUHËN SHQIPE
Më dt. 9. 7. 2001


Shkase

PËRPJEKJET E SHËRBIMEVE SEKRETE SERBE DHE RUSE PËR TA ARMIQËSUAR SHBA-n DHE NATO-n ME KRAHUN E LUFTËS SË UÇK-së

Ditëve të fundit, pas një prononcimi zyrtar të një kryetari të një shteti mik, është intensifikuar lufta kundër lirisë së mirëfilltë të Kosovës dhe të popullit të saj, dhe pikërisht nis një luftë e tillë me suspendimin e pesë oficerëve të lartë të TMK-së, të cilët e udhëhoqën luftën e popullit të tyre për liri dhe kontribuuan madhorisht për praninë e SHBA-ve dhe të NATO-s në rajon.

Bërthama e vënies në lëvizje të atyre mekanizmave ndërkombëtarë kundër interesave vitale të Kosovës dhe kundër lirisë substanciale të popullit të saj është në Kosovë dhe quhet LDK (0se SDB – sluzba drzavne bezbednosti Srbije), në mbrojtje të së cilës luftë speciale janë kyçur disa nga gazetat më të zëshme ditore të Kosovës, veçanërisht gazetat “Koha ditore”, “Rilindja”, “Bota sot”, “Zëri” etj. dhe (k)analistët e mirënjohur të atyre gazetave të huaja për ketë popull dhe për luftën e fundit të tij për çlirim nga pushtuesi serb.

Shtysat e një lufte të tillë speciale të kryetarit amerikan George W. Bush duhet kërkuar te shërbimet sekrete serbe dhe ruse në Kosovë, rajon dhe më gjerë, të cilat i gjejmë edhe te konstatimet e (k)analistëve, si kjo: Por, nëse është ndryshe, e si duket do të jetë, më mirë është që ta ruajmë gjeneral Çekun dhe TMK-në”, ndërkaq, tjetri (k)analist, në gazetën e tij “shtetërore”, shkruan: “Shkarkimi i ‘ish-gjeneralëve’ të TMK-së me insistimin e Shtëpisë së Bardhë dhe me vendimin e kryeadministratorit Hakerup është një leksion i mirë për demokracinë në Kosovë dhe është një dëshmim i fjalës së urtë popullore se ‘pasha e nxen lepurin me kerr’”, e, (k)analisti tjetër çirret edhe më zi, kur thotë: “Fati i TMK-së nuk lidhet me fatin e asnjë personi sado lart të jetë i ranguar në hierarkinë komanduese të kësaj strukture”... Sa e çuditshme: Fati i TMK-së (ish UÇK-së) nuk bëka të lidhet me fatin e asnjë personi sado lart të jetë i ranguar në kierarkinë komanduese të asaj strukture që më së shumti i duhet Kosovës dhe popullit të saj, prandaj, ju pyes, zotërinj (k)analistë: Po, si bëka që fati politik, ekonomik, kulturor i Kosovës të jetë i lidhur për emrat dhe mbiemrat më të pështirë të kierarkisë politike, ekonomike, kulturore etj. të Kosovës, kur shumica e tyre janë ende agjentë të regjur të komunizmit serbo-rus dhe të shërbimeve sekrete të këtyre dy përfaqësive më antishqiptare në botë, apo, sërish, ata (k)analistë të njohur duan ta mashtrojnë vetëdijen primitive shqiptare të cilës i paraprijnë kudo dhe në momente të caktuara, pikërisht, tash, në prag të zgjedhjeve të nëntorit të këtij viti. Kjo, mbase, nuk do koment tjetër. Vetëm, pyesim edhe një herë: SI BËKA QË FATI I KOSOVËS TË JETË I LIDHUR GJITHMONË PËR TRADHTARËSH DHE PËR KËLYSHËSH TË TYRE “POLITIKË”, “EKONOMIKË”, “USHTARAKË” ETJ., kur dihet mirëfilli se destruktiviteti i përzgjedhur deri më sot, dhe gjithmonë nga okupuesit e ndryshëm dhe të shumtë, na solli buzë kësaj katastrofe që i paraprijnë (k)analistët dhe rrahushët në krye të politikës “sonë” kombëtare dhe ata të sojit të tyre me“shkolla” e “grada” të “mëdha”(!?)...

Por, këtu, po ndodh diçka shumë e çuditshme që të bën të çuditesh: a bëka dhe si bëka që kaq lehtë në grackën e përgatitur të shërbimeve sekrete serbe të bjerë hiq më pak se kryetari i SHBA, George W. Bush dhe Administrata e tij? Nuk është vështirë të dihet se Bushi dhe jo vetëm ai po bien në grackat që atyre po ua përgatisin shërbimet e fshehta të zbulimit dhe të kundërzbulimit serbo-rus nga radhët e shqipfolësve, të cilët përpiqen ta ruajnë pushtetin dhe pozitat e trashëguara prej atyre sistemeve dhe këtë herë nuk është vështirë të dihet se gracka kishte marrë udhë nga shqipfolësit e partisë më të madhe të Kosovës, LDK-së, të cilën Serbia dhe KGB-ja ruse e kanë përgatitur për të punuar për shërbimet e tyre të fshehta.

Një (k)analist tjetër, thotë: “Masat e ndërmarra nga Hakerup dhe Siaker, ndaj pesë oficerëve të TMK-së rrjedhin nga kompetencat e tyre që dalin ngs Rezoluta 1244 e KS të OKB për Administrim të përkohshëm Ndërkombëtar të Kosovës, dhe ato nuk janë drejtuar kundër TMK-së si institucion”, për të vazhduar më tej: Masat e marra nga kryeadministratori i Kosovës, Hans Hakerup dhe nga komandanti i KFOR-it Torsten Skiaker për pezullimin nga detyra të pesë oficerëve të lartë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, janë vendim logjik dhe i nevojshëm pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit të SHBA-ve që apostrofon këta persona “që me aktivitetet e tyre pengojnë proceset e paqës në rajon dhe dëmtojnë interesat e SHBA-ve”.

Prandaj, këtu, do të ishte e udhës të shtrohen një varg pyetjesh, e, ndër to, edhe kjo: Kush i paguan dhe kush i nxit ata (k)analistë që të jenë aq ndërsyes dhe aq antiUÇK? Sa janë të drejta qëndrimet e tyre dhe vendimi i Presidentit amerikan për suspendim të po atyre gjeneralëve të lartë të UÇK-së, të cilët qenë të dënuar nga Serbia edhe me nga 31 vjet burg, në mungesë, dhe bëria me gisht drejt tyre nga partia më e madhe proserbe në Kosovë, LDK-ja dhe prijësit “legjendarë” të saj? Të gjitha këto mendime të (k)analistëve, të LDK-istëve që bëjnë tinëzisht me gisht nga njerëzit më të shëndoshë kombëtarisht dhe vendimin e presidentit amerikan i qiti në pus pa fund opinioni i gjerë shqiptar, i cili u shfaq në RTK1, më 7. 7. 01, gjatë emetimit të lajmeve, si dhe këshillat e mëpastajme dhe të koordinuara të titistëve, se duhet respektuar çdo vendim që vjen nga Amerika dhe Bushi, si vazhdimësi e tradhtarëve të koordinuar shqipfolës, për ta mashtruar popullin shqiptar shumë të përgjumur dhe shumë të hutuar.

Pra, se a ishte i drejtë dhe sa ishte i drejtë vendimi i Bushit dhe mësyemjet e (k)analistëve të njohur për opinionin, thjesht dhe më së miri u pa nëpërmjet prononcimeve të shumë qytetarëve të Kosovës në TV, i cili prononcim plotësisht hodhi poshtë dhe të pabaza kërcënimet dhe mësyemjet e (k)analistëve të shumtë dhe të ndryshëm që nuk ia duan të mirën TMK-së si dhe vendimin e Presidentit amerikan dhe shumë editoriale të (k)analistëve të gazetave “tona”. Kjo, mbase, nuk do koment tjetër.

Prandaj, është e çuditshme, bile edhe shumë e habitshme, si mund të dalë me një vendim të tillë kryetari i një shteti siç janë SHBA-të, t’i akuzojë çlirimtarët e popullit të tyre në përmasat që i akuzonte Serbia dhe argatët e saj në Kosovë, këtë herë, si dhe herave të tjera në Kosovë, me direktiva të LDK-së, ose, thënë shqip, me direktiva të kriminelëve shqiptarë e zyrtarë të Beogradit, të cilët gjithmonë punuan dhe po punojnë kundër interesave vitale të popullit të tyre, për t’i plotësuar apetitet e Serbisë e cila edhe i ka instaluar në pushtet dhe u ka lënë kompetenca për të kontaktuar në emër të shqiptarëve me ndërkombëtarët, si dhe për t’i kënaqur interesat dhe apetitet e tyre grupore e kulimoklanore të pjatalëpirësve titistë. Kjo, mund të ilustrohet me shumë shembuj konkretë Prandaj, si mund të gëzojë përkrahje të popullit shqiptar NATO dhe KFOR-i kur dënojnë me vendime arbitrare dhe me vendime proserbe njerëzit më meritorë të lirisë së popullit të tyre, dhe, aq më keq kur pjesa dërmuese e popullit shqiptar e di se nisma e atyre vendimeve tinzare gjenezën e ka te LDK-ja proserbe dhe porKGBiste, te njerëzit udhëheqës të saj. Pra, te LDK-ja (ish LKJ-ja) që e ka gëzuar për 123 vjet rresht pushtetin jugosllav, vetëm e vetëm duke burgosur, torturuar, vrarë dhe masakruar bijtë dhe bijat më të mira dhe më të devotshme të popullit shqiptar. Pra, si mund t’i lejojë vetes një kryetar i një shteti mik, siç janë SHBA-të, të marrë vendime kundër prijësve të UÇK-së dhe kundër aleatëve të vërtetë të SHBA-ve dhe të NATO-s, e të bie aq lehtë vendime të ngutura e publike, pikërisht, kur dihet se ato kanë dalë nga shërbime sekrete serbe, siç është SDB-ja (UDB-a) dhe KGB-ja ruse, të cilat shërbime kanë folur dhe flasin shqip në Kosovë dhe kanë qenë në krye të popullit shqiptar të Kosovës gjatë 50 vjetëve të fundit dhe gjatë 10 vjetëve të fundit kanë përkrahur regjimin serb të Slobodan Milosheviçit...

Kryetari i atij shteti që ka marrë një vendim të tillë, duhet ta dijë se më mirë, gjithsesi, do të ishte që ta merrte një vendim të tillë kundër gazetave të Kosovës dhe kundër (k)analistëve të atyre gazetave si dhe direkt kundër atyre që denoncuan gjeneralët më meritorë të TMK-së, si gjeneralë dhe si ushtri, të dalë nga UÇK-ja. Ky qëndrim tepër rigoroz i atij kryetari të një shteti mik dhe aleat në kohën e luftës së fundit, zbeh imazhin te shqiptarët për miqësinë dhe sinqeritetin e udhëheqësve të rinj të atij shteti, të cilët ketë herë me direktiva të LDK-së dolën haptazi kundër luftës së shenjtë të UÇK-së për çlirimin e Kosovës nga robëria shekullore serbe dhe qëndrimi i tyre tepër i ngurtë dhe me prapavi të rrezikshme qet në shesh luftën e fshehtë dhe të hapur të shërbimeve sekrete serbe kundër lirisë substanciale të Kosovës dhe të popullit të saj. Kësaj lufte pas shpine dhe nga më të turpshmet në historinë e shqiptarëve i paraprijnë argatët e LDK-së dhe “tri fytyrat emblematike të saj”, dr. Ibrahim Rugova, dr. Bujar Bukoshi dhe Tahir Zemaj..., etj.

Dalin këtu edhe pyetje konstatime: A e sheh veten kryetari dhe shërbimi sekret i atij shteti se në çfarë niveli kanë rënë në sy të shqiptarëve të mirëfilltë, të cilët e dinë grurë të kuq se nisma e një vendimi të tillë të Presidentit amerikan i ka rrënjët te shërbimet sekrete serbe dhe te ato ruse në Kosovë dhe kudo në botë, ku veprojnë ato shërbime të fshehta.

Populli shqiptar i Kosovës dhe i viseve të tjera të pushtuara shqiptare nuk ka nevojë për robëri të re dhe aq më pak qoftë edhe kur më i forti i botës dëshiron t’ia imponojë me dhunë e forcë të formave të ndryshme e të shumta pushtetarët proserbë të LDK-së.

Nga të gjitha komentet dhe editorialet e botuara në faqet e shtypit “tonë” nga (k)analistët “tanë” të njohur del dëshmia se SHBA-të dhe Administrata e George W. Bushit kanë rënë drejtpërdrejtë ose tërthorazi nën ndikimin e shërbimeve sekrete serbe dhe atyre të KGB-së ruse, të cilat janë të lidhura te lëmezët e partisë më të madhe projugosllave në Kosovë.

Një pyetje ndër më thelboret që duhet të shtrohet këtu, është: A do ta hanë SHBA-të, NATO dhe UNMIK-u me Bushin, Hakerupin e Skiakerin në krye karremin e shërbimeve sekrete serbe dhe të KGB-së ruse, të vënë jo vetëm kësaj radhe e këtu, para organeve ndërkombëtare përmes shqipfolësve të LKJ-së, ose të lidhjes më të re sllave – LDK-së, kundër shqiptarëve dhe interesave vitale të tyre? Kjo, mbetët të shihet.

Prandaj, për këtë kohë, këtu dhe në këtë mënyrë, është e habitshme dhe tepër e pakuptimtë se si mund t’i kënaqë në ketë mënyrë dhe në këtë shkallë apetitet e shërbimeve sekrete serbe dhe ruse një kryetar i një shteti mik, siç është Amerika.

P. S.: Përmes Zyrës Tuaj, unë, edhe një herë shpreh konsiderata të larta ndaj SHBA, që kam unë si poet, shkrimtar dhe publicist, autor edhe i këtij shkrimi, dhe që ka populli shqiptar.

Të gjithë ne shqiptarët e dimë mirë se po të mos ishte Vilsoni, nuk do të ishte Shqipëria, dhe, po të mos ishte Klintoni, nuk do të ishte Kosova e lirë. Shqiptarët në përgjithësi duan ta respektojnë me gjithë zemër edhe kryetarin e ri, George W. Bush, andaj, në shenjë të këtij respekti të thellë, e shkrova edhe këtë shkrim-analizë për Juve dhe për mjetet e informimit në gjuhën shqipe.

AUTORI

SQARIM: Letra drejtuar ish-Zyrës Amerikane (tash Ambasadës Amerikane), në Prishtinë, dhe mjeteve të “informimit” në gjuhën shqipe, me një letër përcjellëse për z. Christopher W. Dell, mban vulën e një dëshmie dhe të shumë të vërtetave të kohës, pra, është e datës 9. 7. 2001, e cila nuk u publikua atëherë nga mjetet “tona të informimit” publik, çka tregon qartë vijën e tyre “shqiptare” të “shqiptaro”-titistëve të kuqë jugosllavë, e cila, tash, është edhe një dëshmi dhe akuzë më tepër për qëndrimin e “hapur”, “korrekt” e ‘demokratik’ “shqiptar” të tyre për “informimin e drejtë dhe të paanshëm” të opinionit publik, të cilin e dëshmon jo vetëm letra në fjalë. Meqë letra ishte publikuar në faqen e internetit: www.geocities.com/liriaekosoves/Tafil.html, Letër e hapur e shkrimtarit Tafil Duraku drejtuar Zyrës amerikane në Prishtinë dhe mjeteve të informimit në gjuhën shqipe, të cilën e pashë më 18. 2. 2009, dhe, e ndiej për obligim moral e kombëtar ta publikoj atë pa asnjë ndërhyrje, sepse, në publikimin e faqes në fjalë nuk është përfshirë data kur është dërguar letra (të cilën nuk kam njohuri kush ka mundur ta dërgojë për botim, edhe pse ka qenë letër e hapur dhe u është drejtuar shumë mediave, etj.)... Po, sot, dhjetë vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së shqiptare, a nuk po dëshmohet i drejtë qëndrimi im kombëtar, shqiptar, përballë trysnive dhelpra të “shqiptaro”-titistëve të përbetuar antishqiptarë dhe “patriotë” të dëshmuar...”komunistë” e “demokratë”?!... Kosova e pushtuar shqiptare është e lirë dhe sovrane vetëm atëherë kur është e bashkuar me Amën e saj, Shqipërinë-SHQIPËRI, dhe vetëm atëherë e ka lirinë dhe sovranitetin e saj të plotë dhe të pacenueshëm dhe vetëm atëherë do ta gëzojë plotësisht populli i shumëvuajtur shqiptar...

Për fund, po e japim (më poshtë) pjesën përfundimtare të letrës përcjellëse për z. Christopher W. Dell, ish-Shef i Zyrës Amerikane në Prishtinë.
... [...] ...

Isha dhe jam përkrahës i luftës së UÇK-së për lirinë e Kosovës dhe të këtij populli, andaj edhe shkrimet e mia ishin dhe janë edhe sot plotësisht kundër vijës pacifiste dhe kundër vijës së njëmendësisë komuniste që përfaqësonte dhe përfaqëson dr. Rugova dhe aparati i tij proserb e protitist, kundërshqiptar deri në përmasa të çmendisë njerëzore.

Jam ndër intelektualët më të censuruar, e cila censurë vazhdon edhe sot e kësaj dite falë aparatit të censurës komuniste të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së) dhe kriminelëve “zyrtarë” të dr. Rugovës jo vetëm në atë fushë të dijes njerëzore dhe nga po ky aparat “shtetëror” i tij, brezi i ri i politikës shqiptare në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare të pushtuara nga sllavo-orthodoksët akuzohet pa asnjë të drejtë para Jush dhe para organeve të tjera ndërkombëtare të OKB-së në Kosovë dhe jashtë saj.

Do të dëshiroja që ky brez i ri dhe ky brez i art politik dhe ushtarak i UÇK-së të mbrohet nga Ju dhe ta ketë mbështetjen Tuaj kudo dhe garantoj se nuk do të zhgënjeheni as Ju në rajon. Këtij brezi i takoj me gjithçka që është shqiptare, andaj, për qëllime të tilla, mbështesim fuqishëm edhe praninë Tuaj në rajon.

Pranoni konsideratat e mia të sinqerta e të thella dhe respektin tim miqësor.
Burojë, më 19 shkurt 2009

Prandaj, z. Ambasador i SHBA, Philip S. Kosnett, është turp për Ju ta drejtoni gishin e akuzës ndaj një luftëtari të Lirisë, pavarësisht se kush ju mëson, instrukton a (tele)dirigjon, qofshin ata përfaqësues të ish-LKJ-së a vazhdues të tyre LDK-istë&Co, në Uashington, a kudo qofshin ata përfaqësues të ish-LKJ-së – LDK-së, në rajon, Evropë dhe botë, qofshin ata përfaqësues të LDK-së shqiptaro-titiste në Prishtinë apo në Tiranë, apo FARK-istë të saj, kjo që keni thënë është kulmi i turpit, ku shihet qartë “miqësia” e Juaj! Por, nuk është aspak fisnikëri, kur je më i fortë, ta godasësh nga pozita e të fortit atë që mundesh dhe atë që ia ke hallin, thëmi ne, në Shqipërinë e copëtuar të shqiptarëve, sepse, atë e bën vetëm i ligu.

Nuk është mirë të bini në gracka të shqiptaro-titistëve LDK-istë&Co, siç ka rënë Tirana, z. Ambasador! Po duket se përditë po e shpërfaqni “miqësinë” tuaj “shqiptare” me shqiptarët, siç ua dikton LDK-ja e “komunistëve”-“demokratë” shqiptaro-titistë&Co!...

Për fund, z. Ambasador, po ju bëjmë me dije se edhe shpezët dhe kafshët në mal e dinë se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë e vetëmbrojtëse. UÇK-ja dhe as Komandanti i saj me shokë, nuk kanë kryer krime lufte.

Burojë, më 9 Shkurt 2019

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 434 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi