Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“Importimi” i serbëve-kthim i Serbisë në Kosovë!
Publikuar më 11 shkurt, 2019 në orën 00:10 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Prof. Dr. Fadil Maloku: “ Kosova më mirë t’i kthejë serbët sesa t’ia japë 25% të territorit Serbisë”.(https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1028261/kosova-me-mire-ti-kthej-serbet-sesa-te-ia-jep-25-te-territorit-serbise/

-Çfarë të “mire” mund të ketë në këtë opinion sugjerues” – Kurrfare! – Sepse si i ktheve serbët në Kosovë, ose i humbe 25% territor, kjo do të ishte krejt njësoj-humbje fatale për shqiptarët dhe për Kosovën si në aspektin gjropolitik territorial, ashtu edhe në atë kombëtar dhe shtetëror.

Thjesht, (pa ndonjë prerje të thellë të politikës filozofike kalkuluese) sa më shumë serbë të kthehen në Kosovë, aq më pak territor, aq më pak shtet, aq më pak pushtet, aq më pak liri, aq më pak drejtësi, aq më pak mirëqenie për shqiptarët. Prandaj, është gabim kardinal politik, të kërkohet kthimi i serbëve në Kosovën shqiptare. Përkundrazi, në Kosovë, duhet kërkuar dhe ndihmuar në çdo aspekt, që të kthehen afro 1 milion shqiptarë (nga shtetet e Evropës, si dhe nga Amerika, nga Turqia, nga Kanadaja dhe nga Australia), të cilët Serbia i ka dëbuar me dhunë, me terror dhe me gjenocid (1989-1999). Kjo, do të ishte racioanle dhe e pranueshme, JO të sugjerohet, as të propozohet e as të aprovohet kurrfarë opsioni për kthimin e serbëve në Kosovës, ashtu siç është shprehur gabimisht sociolugu F. Maloku.
-Shprehur popullorqe, pikërisht kthimi i kolonëve serbë, do të thotë ndarjen dhe copëtimin e shtetit dhe të territorit të Kosovës d.m.th. kthimin e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale në Kosovës (1912-1999).

Ndoshta, Beogradi dhe serbët do ta pranonin një propozim të këtillë të sociologut të Universitetit të Prishtinës, Fadil Maloku, por shqiptarët e as Prishtina zyrtare, nuk do ta pranonin kurrë, thjesht për faktin se, “importimi” i tillë i serbëve në Kosovë, do të thoshte serbizimin dhe rikolonizimin e Kosovës së Shqipërisë etnike.

Pra, sikur të vinte në shprehje një “opsion” i tillë absurd dhe naiv apolitik, do të ndryshohej “harta” demografike e popullsisë indigjene shqiptare. Rrjedhimisht, do të pësonte metamorfozë edhe sistemi politik, juridik dhe kushtetues i Republikës së Kosovës, sepse serbët, të paktën do të kërkonin kantonizimin e territorit të Kosovës, pikërisht në vija etnike. Kjo do të nënkuptonte ndarjen e Kosovës në dy entitete (decenralizim-copëtim politik, shtetëror, administrativ dhe territorial të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve).

Edhe i ndjeri ish-Oliver Ivanoviq (2004) pati kërkuar, që të “importojë” sa më shumë serbë në Kosovë, jo ndarjen e Kosovës

Një opsion i tillë iracional për “kthimin e serbëve “lojalë” siç ka deklaruar F. Maloku (çka nuk mban letra, “lojalë”, po ku, dhe kur ka pasur “serbë lojalë” ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, përpos grabitje të pasurisë, të territorit, terror, shpërngulje, vrasje, masakrime dhe gjenocid serb ndaj shqiptarëve, duke filluar prej Nishit e deri në Lumë e Tropojë), është simetrik me tezën e dikurshme të ish-kriminelit serb Oliver Ivanoviq (dikur anëtar i parlamentit të Kosovës), i cili së bashku me mentorët e tij të qeverisë, të kuvendit të Serbisë, si dhe me sugjerimin e popave shovinistë serbë të KOS-it pati hartuar "Platformën e entiteteve për kantonizimin e Kosovës, gjoja si zgjidhje më reale dhe me interes jo vetëm të serbëve, por edhe të vetë shqiptarëve" (Deklaratë e Oliver Ivanoviqit, anëtar i Kuvendit të Kosovës, TV Palma plus, 3.3.2004).

Mesazhi politik i kësaj deklarate të kriminelit serb, Oliver Ivanoviq, është i qartë vetëm nga këndvështrimi i politikës pushtuese kolonialsite serbe, sepse me çdo kusht aludon që në territorin etnik shqiptar-Kosovën, të "mbrohet interesi i qenies nacionale serbe".

Domethënë, pasqyrimi i këtij "realiteti" nuk ka të bëjë fare me interesin shqiptar, siç ka pohuar Oliver Ivanoviq, por është i ndërlidhur vetëm me interesin prioritar dhe të fundit vetëm të entitetit serb, i cili historikisht kurrë nuk ka ekzistuar në Kosovë si i tillë. Serbë dhe malazezë kolonizues ka pasur dhe ka edhe sot, por etni serbe jo kurrë. Ky pohim i palës serbe, është vetëm argument i falsifikuar si në kuptimin historik, ashtu edhe në atë gjeopolitik dhe shkencor.

Këtë "justifikim" politika e as shkenca shqiptare nuk duhet ta pranojë si kompromis në emër të koekzistencës multietnike dhe pluraliste, pavarësisht nga ushtrimi i trysnisë iracionale dhe absurde i disa faktorëve të politikës ndërkombëtare të fuqive të mëdha evropiane dhe botërore, sepse Kosova është pjesë e pandashme integrale e Shqipërisë Etnike, në të cilën Serbia nuk ka kurrfarë hiseje, përpos kolonëve të saj në kuptimin fizik, të cilët janë "importuar" me dhunë dhe me gjenocid në Kosovë, dhe në të gjitha hapësirat e Shqipërisë së sotme të kolonizuar nga Serbia dhe Mali i Zi (1878, 1912, 1913,1914, 1918, 1924..., 1999), të cilat mbi këtë "bazë" po kërkojnë nga Evropa, përkatësisht nga bashkësia ndërkombëtare, që të trajtohen dhe të shpërblehen si entitet serb, duke e ricopëtuar dhe rindarë Kosovën në kantone serbemalazeze. Po qe se do të vinte deri te kantonizimi i Kosovës, atëherë ne do të kapitullonim edhe në planin historik edhe në atë territorial, sepse sheshazi, do t'ia falnim territorin tonë Serbisë kolonilaiste, gjë që ky edhe është objektivi aftagjatë i strategjisë së kolonilaizmit dhe hegjemonzimit serbomadh, t'i rrudhë sa më shumë shqiptarët territorialisht, në mënyrë që të vihet në pikëpyetje prejardhja dhe ekzistenca e tyre në tokat e tyre etnike.

Jo kthim të serbëve në Kosovë, por demarkacion të kufijve etnikë shtetërorë midis Kosovës dhe Serbisë

Nuk mund të pajtohemi me Beogradin, duke “importuar” sa më shumë kolonë serbë në Kosovë, domethënë për serbizimin dhe rikolonizimin e Kosovës, Kjo do të ishte çmenduri dhe vetëkapitullim politik, kombëtar dhe shtetëror, kur Kosova është e populluar me 90% të shqiptarëve autoktonë. Kjo do të thotë se Kosova është shqiptare, me gjithë minoritet e ndryshme koekzistuese, askush nuk po i mohon, por të të gjitha së bashku me minoritetin serb gëzojnë të të gjitha liritë e njeriut e njeriut sipas Kushtetutës dhe ligjeve ndërkombëtare.

Edhe pse Serbia nuk po e njeh Republikën e Pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008), kjo nuk do të thotë që ne, për të arritur ndonjë kompromis politik në Dialogun e Brukselit (2011-2019), duhet t’i bëjmë koncesione Serbisë, duke i falur territor, ose duke “IMPORTUAR SERBË LOJALË” në Kosovë, siç ka propozuar sociolugu F. Maloku. Ky do të ishte gabim fatal, që pa dyshim, gradualisht, do të çonte në shthurjen-zhbërjen e shtetit të pavrur dhe sovran të Kosovës (17 shkurt 2008).

Pavarësisht nga kërcënimet dhe nga “lojërat e pakufijshme” të propagandës, të politikës dhe të diplomacisë së intensifikuar të Serbisë kinse për “normalizimin” e marrëdhënive me Kosovën, por duke mos e njohur Kosovën e pavarur, pala negociuese e Kosovë, nuk duhet të pranojë copëtimin e territorit verior të Kosovës, e as kurrfarë kthimi të serbëve në Kosovën shqiptare, pavarësisht se çfarë thotë “AZBUKA” e logjikës së multietnikes dhe e “kombit kosovar”.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 229 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi