Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Edhe Amerikës, si duket, “nuk po i prenë sakica një vend”!?
Publikuar më 12 shkurt, 2019 në orën 22:43 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Tri letra, tri qëndrime amerikane!)

1. Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeu, sot i bëri apel Brukselit që të unifikohet për ta përballuar kërcënimin gjeostrategjik të Rusisë dhe Kinës. Sipas kësaj logjike, Departamenti Amerikan i Shtetit, me këtë apel të fundit ndaj evropianëve nuk do ta mbështetë ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë! Atëherë, çfarë kuptimi ka nxitimi për nevojën e ngrehinës sde “korigjimit”, dhe atunë e gjithë këtij presioni nga Xhon Bolton (admiruesit të lobit; serbi-greko-rus); trojka (Thaçi&Vuçiq&Rama), kur dihet që ruajtja e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit nuk është vetëm interes i joni, por edhe interes amerikan!

2. Edhe ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison, foli për taksën. Ajo deklaroi që çështja e taksës është çështje në mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo deklaratë e një prej autoriteteve diplomatike më të larta amerikane përgënjeshtron insistimet e trojkës se: “Amerika dhe Presidenti Trump po na bëjnë presion për heqjen e taksës dhe ndryshimin e kufijve”.

3. Edhe kryeministrit Haradinaj, i erdhi një “letër” tjetër “miqësore”, jo nga ekzekutivi amerikan, por më thjesht, nga një grupi lobist pro serb, që haptas tash po na tregon se (“shkaku, si po thuhet i interesit amerikan në rajon”) janë pro “korigjimit” (lexo; copëtimit) të kufirit me Serbinë! Ky farë Xhon Boltoni (që tash edhe publikisht është afishuar si pro serb i çartur!), mos të harrojmë që krejt këtë “xhurulldi”, qëllimisht është duke e bërë, vetëm e vetëm që ta zhvendosë vëmendjen e publikut amerikan, nga kontestimi i brendshëm që po i bëhet Presidentit Trump...

Fadil Maloku

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 225 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi