Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PËRVJETORË QË S´HARROHEN KURRË!​​
Publikuar më 15 shkurt, 2019 në orën 01:20 ( ) Fadil Shyti | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sot është 19 vjetori i rënies heroike të dëshmorit, Avni Haradinaj nga katundi Koshtovë, rrethi i Mitrovicës. ​​
Me ndjenjat e dhembjes dhe të krenarisë së ligjshme u përkujtua 19 vjetori i rënies të dëshmorit; nga familjarët e tij; djemtë e Avniut; Xhaferi dhe Doniku, motrat dhe xhaxhai Sadriu dhe qytetarë të Mitrovicës me rrethinë, Fevzi Beqiri, veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare, Kushtrim Zeneli, Alban Meha, Shefki Begu, Shpëtim Haxhimehmeti e të tjerë; me ç´rast, pranë varrit të dëshmorit vendosën kurora me lule.​​

Përvjetori i 19-të i rënies heroike të burrit atdhetar, Avni Haradinaj, ish-ushtar i UÇK-së, ZOSH 142 e Shalës, i cili ra në altarin e lirisë në përpjekje të mbrojtjes së popullatës shqiptare, e cila pas LÇ-re, po sulmohej nga bandat kriminale serbomadhe të ashtuquajturat, "Rojet e Urës" të drejtuara nga çetnikët e Serbisë Fashiste me agjentin e tyre, Oliver Ivanoviq, tashmë i vrarë nga grupet rivale të partive serbe; vlen të theksohet fakti që, pjesëmarrës në ato krime ndaj shqiptarëve të Mitrovicës ishte dhe ish-polici në kohërat e kolerës; të sundimit Sllobodan Millosheviqit; Dragan Delibashiq, i cili tash jeton i lirë, pas vendimit të një gjykate lokale, që "në mungesë faktesh", përkundër gjithë asaj dhune mbi shqiptarët e nxori të pafajshëm.​​

-Është për t´u habitur fakti që, në këtë përvjetor nuk ishte i pranishëm askush nga Këshilli Komunal i Mitrovicës, Shoqata e Veteranëve të UÇK.së, apo nga institucione të tjera të Republikës së Kosovës; për të cilën ra djali i dëshirit, biri i minatorit, tashmë i ndjerë, Avdi Haradinaj?!!!​​
-Pse të mos nderohet me nderime shtetërore familja Haradinaj, nga Koshtova; familje e cila ia dha dy dëshmorë atdheut?!!! ​​
-Gjatë LÇ-re, edhe djali i axhës të Avniut, Mehdi Vehbi Haradinaj, ish-ushtar i UÇK-së, në ZOSH 142 të Shalës, ra dëshmor në betejë me armiqtë, më 25 Maj, 1999 në katundin Lubovec, të rrethit të Skënderajit.​​
Lavdi dëshmorëve të atdheut!​​

14 Shkurt, 2019​​

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fadil Shyti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 165 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi