Së pari referendum, që Kosova të bashkohet me Shqipërinë ose me Amerikën, JO të copëtohet territorialisht |
Publikuar më 15 shkurt, 2019 në orën 01:39 ( ) |
Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion | |
|
|
Barometri diplomatik
-Ndryshe, çdo revidim i kufijve, do të shpiente në luftë, e cila Kosovën do ta rikthente nën sovranitetin kolonmial të Serbisë (1912-1999).
Pra, shikuar në afat të gjatë, realisht, Kosova vetëm e ka të vështirë të “mbijetojë” si krijesë shtetërore e pavaraur dhe sovrane pa u bashkuar me Shqipërinë ose me Amerikën, sepse “brenda natës”, do ta gllabëronin Serbia dhe Rusia. Këtë rrezik permanent, duhet ta mbajnë parasysh si Prishtina edhe Tirana, ashtu edhe Uashingtoni, Berlini e Londra.
Meqë Shqipëria e humbi shansin historik, duke mos u treguar e gatshme e as e vullnetshme për ta çliruar dhe pavarësuar Kosovën shqiptare nga Serbia kolonialsite gjenocidale(1989-1999), këtë e bëri Amerika me presidentin e saj Bill Clinton në krye. Si rrjedhim, Amerika sot i ka duart e lira dhe, të gjitha të drejtat të vendosë për Kosovën, sepse vetë e pavarësoi dhe e shpëtoi nga terrorizmi dhe nga kolonializmi gjenocidal i Serbisë(1999-2019).
Tani, nuk kemi alternativë tjetër bashkim me Shqipërinë ose bashkim me Amerikën si shtet federal, ashtu sikur 50 shtetet e tjera ekzistuese të saj. Natryrisht, nëse këtë opsion do ta pranonte Amerika.
Ndërkaq, ndarja, shkëmbimi ose korrigjimi i kufijve të Kosovës me Serbinë, do të ishte humbje e madhe për Kosovën, humbje për Shqipërinë, humbje për Amerikën dhe humbje për aleatët e saj të Evropës Perëndimore, sepse Kosova do të përfundonte nën Serbinë kolonialiste dhe në sferën e interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike të zonës së errët të Rusisë dhe të amalgamës së saj sllave të Evropës Lindore dhe asaj Jugore.
Sa më sipër, çdo opsion dhe kompromis tjetër politik me Serbinë, shtetit të Kosovës nuk i garanton kurrfarë jetëgjatësie të pavrur dhe sovrane, por vetëm krizë dhe konflikte të paparashikuara me Serbinë dhe me Rusinë deri në zhbërjen përfundimtare të saj.
Prandaj, për t’iu shmangur një rreziku të tillë permanent serbo-sllav, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës, do të duhej të dakordoheshin që të organizonin një REFERENDUM, ku populli në mënyrë demokratike me votën e lirë, do të deklarohej PËR 1)Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ose PËR 2) Bashkimin e Kosovës me Amerikën.
Pa asnjë dilemë, miratimi nga populli, i njërit prej këtyre dy opsioneve të propozuara, do të eliminonte përjetësisht pretendimet territoriale, agresionet, ripushtiminn, rikolonizimin dhe përzierjen e Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës shqiptare.
Pra, në vend të vazhdimit të Dialogut të dështuar të Brukeslit (2011-2019), Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, së pari, të organizojnë një REFERENDUM GJITHËPOPULLOR për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë ose me Amerikën, pastaj, varësisht nga rezultati i REFERENDUMIT, le të vendosin duan apo nuk duan dialog me Serbinë.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
373 herë
|
|
|
|
|
|
|