Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mbrëmje letrare artistike në shënim të 17 Shkurtit - Ditës së Pavarësisë
Publikuar më 17 shkurt, 2019 në orën 22:19 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksadër Moisiu” në Austri, u mbajt orë letrare artistike. Manifestimi u mbajt në lokalet e bukura të Ambasadës së Kosovës e cila tani gjithnjë e më shumë po ofron për mërgimtarët programe atraktive kulturore. Në emër të nikoqirit, mbrëmjen e hapi Zana Rugova, këshilltare pranë Ambasadës. Ajo ua uroi të pranishmëve njëmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë në emër të Ambasadorit të Kosovës, Sami Ukelli.

Prania e z.Roland Bimo, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Austri u vlerësua nga të pranishmit. Ai në fjalën ua uroi festën duke rikujtuar sakrificën e madhe të popullit shqiptar të Kosovë. “Ne sot rikujtojmë këtu Heroin e Kombit, Adem Jashari. Kur e përmendim emrin e tij, rikujtojmë gjithë ata që flijuan jetën e tyre për lirinë e kombit shqiptar të Kosovës. Në këtë përvjetor nuk mund të mos përmendim se përveç sakrificave të panumërta të popullit shqiptar, shqiptarët e Kosovës patën një mbështetje të dukshme ndërkombëtare në kauzën e tyre të drejtë duke përfshirë këtu dhe vendin këtu ku ne jetojmë e veprojmë, Austrinë. Dhe, në këtë rast një falënderim i veçantë për shtetin austriak, kombin austriak për ndihmën që i dhanë kombit shqiptar gjatë historisë së tij. Në këtë mbështetje të kombit austriak hynë edhe aktiviteti i juaj, i diasporës shqiptare këtu, figura e juaj që këtu keni dhënë, pa dyshim edhe Lidhja e Shkrimtarëve e Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Mosiu” për çka meriton një falënderim të veçantë”.
Programi u drejtua me shije nga Kaltrina Durmishi. Në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve përshëndeti Anton Marku, kryetar. Kori i “Fondacionit Mbarëkombëtar të Gruas Nermin Vlora Falaschi”- dega në Vjenë, nën drejtimin e Vlora Jonuzit u paraqit me disa këngë të bukura korale. Anton Marku paraqiti librin e tij të ri me poezi “ Në secilën hija pak dritë” nga e cila u lexuan poezi nga studiuesja Marsela Xhaferaj. “Libri në fjalë ka të bëj me jetën dhe dashurinë, me humanizmin dhe lirinë, besimin dhe mohimin, shpresën dhe frikën, lumturinë dhe vuajtjen, të përjetuara dhe të perceptuara nga perspektiva artistike. Ky libër është një rrëfim për të bukurën, për kohën, njerëzit dhe vendin e huaj, për ardhjet dhe shkuarjet, për ikjen dhe kthimin”. Pastaj, nga krijimtarie e tyre lexuen Ervina Toptani poezitë: ‘‘Ah moj Shqipëri’’ dhe ‘‘Kosovës time ’’, kurse Angjelina Marku lexoi poezitë: ‘‘Feniks’’, ‘‘Letër vendit tim’’ dhe ‘‘Për qefin tim’’.
Poezi nga Esat Mekuli dhe Azem Shkreli lexoi Dr.Ina Arapi. Ajo foli shkurtimisht për krijimtarinë e tyre letrare. Nizar Meta, lexoi disa poezi nga Ali Podrimja. Ishin këto çaste rikujtimi të kolosëve shqiptarë të penës dhe vargut që u priten mirë nga publiku. Besim Xhelili, kryetar nderi, në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve ndau mirënjohje për Korin e “Fondacionit Mbarëkombëtar të Gruas Nermin Vlora Falaschi”- dega në Vjenë, të cilën e pranoi kryetarja e Fondacionit, Rolanda Limani, aktiviste e dalluar. Në fund nga Ambasada e Republikës së Kosovës u dha një koktej rasti.

Historik i shkurtër
Lidhja së Shkrimtareve dhe Krijuesve Shqiptarë ‘‘Aleksandër Moisiu’’ në Austri u formua në vitin 2011. Për një periudhë të shkurtër kohore u anëtarësuan mbi 30 krijues/e nga e gjithë Austria. Lidhja krijoj raporte të mira me shoqatat letrare në Austri ku veçohet ajo me PEN-Klubin e Austrisë. Mbajti orë letrare në gjermanisht dhe shqip, që nga themelimi i saj gjerë më tani 60 orë letrare në disa qytete të Austrisë. Janë botuar rreth 40 vepra letrare nga anëtarët e Lidhjes, mes tyre dy antologji “Iliricum I“ dhe “Iliricum II“ në shqip dhe gjermanisht.

Vjenë, 15 shkurt 2019

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 415 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi