Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Denoncimi i Ajnshtajnit në “New York Times”: Mbi terrorin Serb dhe vrasjen e albanologut Shuflaj
Publikuar më 22 shkurt, 2019 në orën 12:52 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Fundi i Shuflait ishte i tmerrshëm. Agjentët serbë i prenë kokën me kosë bari. Pas vrasjes, ata bastisën apartamentin e tij dhe vodhën dorëshkrimin “Kodet e Shqipes”, vëllimi i tretë, një punë e madhe për historinë dhe kulturën shqiptare që nuk u gjet më kurrë. Ka të ngjarë që ai vëllim të jetë shkatërruar nga organizatorët e vrasjes së albanologut, ka të ngjarë që ende ruhet diku në arkivat serbe.
Mediat ndërkombëtare u morën gjatë me këtë ngjarje dhe personazhe të fuqishëm të letrave, artit e shkencës reaguan dhe protestuan fort.

Mes reagimeve do të spikaste protesta publike e Albert Ajnshtajn dhe Hirstrish Man (shkrimtar dhe vëlla i nobelistit Thomas Mann) të cilët dënuan publikisht Beogradin për këtë krim. Letra e tyre u botua në faqen e parë të gazetës së famshme “The Neë York Times”. Një shkrim që vendoset në faqen e parë, madje si kolonë e parë në gazetën e datës 5 maj 1931.

Letrën e tyre publike Ajnshtajn dhe Man ia drejtuan Organizatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut me qendër në Paris, me anë të së cilës bënin thirrje për mbrojtjen e shkencëtarëve kroatë nga regjimi diktatorial serb.
Për Ajnshtajnin dhe Hirstrish Man, vrasja makabre e albanologut ishte më shumë një shembull i terrorizmit ndaj inteligjencës kroate të ndërmarrë nga celulat terroriste qeveritare serbe me qendër në Beograd.

Por kush ishte albanologu i njohur, veprën e të cilit e vlerësonin njerëzit më të shquar të shekullit të shkuar?

Milan Shuflaj u lind në vitin 1879 në Lepoglavë të Kroacisë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa gjimnazin klasik në Zagreb, ku laureohet si nxënësi më i mirë i gjeneratës së tij. Ai studion shkencat shoqërore në Universitetin e Zagrebit dhe doktoraturën e mbyll në vitin 1901.
Menjëherë pas doktoratës, Shuflaj i futet punës për sistematizimin, mbledhjen dhe përshkrimin e dokumenteve mesjetare nga arkivat e qyteteve bregdetare të Dalmacisë për “Codex Diplomaticus”. Këtu ishin kontaktet e para të studiuesit të ri me historinë e Shqipërisë.

Në vitin 1902, Shuflaj mbron me sukses provimin për profesor në shkencat ndihmëse të historisë, në Universitetin e Zagrebit. Shuflaj punoi shumë për të thelluar njohuritë e tij në fushën e Albanologjisë duke i dhënë lexuesit të kohës së tij, por dhe brezave të sotëm, disa vepra të mrekullueshme.

Për veprimtarinë shkencore të Milan Shuflajt në fushë të Albanologjisë u interesua dhe qeveria e Mbretit Zog, e cila shprehu gatishmërinë e saj që të ndihmonte për shpenzimet për një ndërmarrje të tillë kaq serioze dhe të vlefshme.

Me pseudonimin Alba Limi, albanologu Milan Shuflaj botoi më 1920 romanin historik me temë shqiptare “Konstantin Balsha”.
Në punimet e Shuflait bie në sy pasioni për historinë si dhe materiali burimor faktologjik. Sipas tij historia e shqiptarëve është kryesisht historia e një etniteti etnokulturor të veçantë, me rrënjë të lashta autoktone e vazhdimësi të pandërprerë, me aftësi të madhe rigjeneruese; ajo përfaqëson thelbin autentik të historisë së Ballkanit të lashtë.

Më 1924 u botua nga Akademia e Shkencave të Vjenës vepra e tij themelore “Qytetet dhe kalatë e Shqipërisë kryesisht gjatë mesjetës”, më vonë pasuan punimet “Historia e Shqipërisë së Veriut” dhe “Serbët e Shqiptarët”.
Shuflaj ishte i pari që hodhi idenë se kufiri ndërmjet qytetërimit perëndimor dhe atij lindor shtrihej përgjatë lumit Drin. E njëjta tezë më vonë u përdor nga ideologë të ndryshëm jugosllavë, veçanërisht nga ata që kundërshtonin historianët serbë dhe tezat e tyre.

Dr. Milan Shuflaj ftohet të vizitojë Shqipërinë. Pas shumë peripecish për shkak të pajisjes me pasaportë, ai arrin në Shqipëri më 12 janar të vitit 1931. Por, një ditë pas kthimit nga Shqipëria, më 18 shkurt të vitit 1931, vritet nga dora e kriminelëve serbë. Ai la pas shumë studime të papërfunduara në dorëshkrime, një pjesë e mirë e të cilave ruhet në Arkivin Shtetëror të Kroacisë.

Letra publike e Ajnshtajnit dhe Hirstrish Man

Fort të nderuar miq!
Ne nuk mund të bëjmë lëshim e të mos ia tërheqim vërejtjen Ligës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut për ngjarjen e 18 shkurtit të këtij viti (1931) e cila i solli vdekjen shkencëtarit kroat dr. Milan Shufflay.
Kur ky shkencëtar ditën e cekur po shkonte në shtëpi, në një rrugë të Zagrebit, është sulmuar pas shpine, dhe sipas burimeve tona, është plagosur rëndë me shufër hekuri. Ditën tjetër vdes nga palët e rënda, kurse më 22 shkurt varroset në Mirogojë pranë martirëve kroatë.

Profesor Milan Shuflay ishte i njohur me punimet e veta të shumta shkencore. Megjithatë, gazetat e Zagrebit nuk guxonin të lajmëronin për veprimtarinë e tij shkencore, madje edhe lajmi i vdekjes ishte konfiskuar, edhe frazat e ngushëllimeve nuk guxonin t’i përgatisnin. Nuk qe e lejueshme as të shpallej koha e varrimit, u ndalua të ngrihej flamuri i pikëllimit në gjysmështizë në ndërtesën e Universitet. Rininë shkollore, që mori pjesë në përcjellje në kortezh, shteti policor e përzuri nga Zagrebi, kurse flamurin trengjyrësh kroat, me të cilin ishin të rrethuara kurorat, i mënjanuan.

Emri i vrasësit, Branko Zwerger, ishte i njohur. E njohur ishte edhe organizata të cilës i përkiste vrasësi (“Mlada Jugoslavija”)-(Jugosllavia e re). Ishte e ditur se vdekja ishte vendosur në natën prej 11 deri 12 shkurtit në banesën e prefektit të qytetit, gjeneralit Belimarkovića. Në komplot merrnin pjesë anëtarët e organizatës “Mlade Jugoslavije” Brkić, Godler, Marčec dhe vrasësi Zwerger. Edhe përkundër kësaj, policia zagrebase zyrtarisht lajmëronte më 19 shkurt se kinse kryesi i krimit nuk dihet.

Vrasjes së profesorit Shuflay i paraprinë faktet vijuese:
Me rastin e vizitës së mbretit të Serbisë në Zagreb, në muajin janar, ju janë dërguar një vargu personalitetesh të ndryshme, drejtuesve dr. Vladku Mačku, dr. Anti Trumbiću, dr. Mili Budaku, profesorëve të universitetit dr. Filipu Lukasu, dr. Davidu Karloviću, dr. Milanu Šufflayu e të tjerëve – letra kërcënuese me nënshkrim “Za kralja i otadžbinu”- Për mbretin dhe atdheun), të cilët i ngarkojnë me përgjegjësi dhe i kërcënojnë se do e paguajnë me kokat e tyre dhe me jetët e familjeve të tyre, po qe se në kohën e qëndrimit të mbretit në Zagreb do të organizohej ndonjë protestë apo demonstratë.

Këtë organizate terroriste, e cila mban emrin publik “Mlada Jugoslavija” Mbreti Aleksandër e ka përdorur, madje përmendur në fjalim publik, kur foli për mënjanimin e deputetëve të zgjedhur kroatë. Me fjalët: “Unë i kam mënjanuar deputetët”, ai vetë e dha nxitjen, respektivisht urdhëresën, se pas mënjanimit formal nga parlamenti do duhet të kalohej në mënjanimet fizike, pra të likuidimit përfundimtar. Si shembull do të vlente 20 qershori 1928, kur në parlamentin e Beogradit janë likuiduar udhëheqësit kroatë.

Një delegacion i popullit kroat qysh më 25 janar 1930 i ka dorëzuar Ligës së Kombeve në Gjenevë një memorandum, i cili njëherazi i qe dorëzuar edhe organizatave të gjitha shteteve të përparuara, duke tërhequr vërejtjen për gjendjen në Kroaci. Me këtë memorandum, përpara gjithë njerëzimit ngrihej akuza kundër nëpunësve të shtetit të mbretit të Serbisë si kundër tmerrit dhe lemerisë, që qeveria po i bën mbi popullin kroat. Siç tregojnë faktet, këto tmerre ishin edhe më të mëdha.

Duke marrë parasysh këtë gjendje te tmerrshme, ne po ju lutemi, që Liga e Kombeve të marrë të gjitha masat që këtij pushteti të dhunshëm t’i jepet fund.
Nuk duhet heshtur kur vrasjet përdoren si mjet për arritjen e qëllimeve politike.
Nuk duhet heshtur kur vrasësit madhërohen sikur të ishin heronj popullorë.
Mendojmë se vetvetiu Liga e Kombeve për të drejtat e njeriut e ka detyrë që të apelojë te të gjithë ata të cilët i çmojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, që t’i kundërvihen kësaj llahtarie që po zotëron në Kroaci, të ngrenë protestën më solemne.

Të gjitha vendet, sidomos Franca, Gjermania, Polonia, Austria, ku ekzistojnë degët e Ligës së Kombeve për të drejtat e njeriut, e kanë për detyrë të dalin si mburojë përpara këtij populli liridashës dhe të qytetëruar.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 539 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi