Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Strategjia Gjermane dhe ajo shqiptare për Energjinë!
Publikuar më 25 shkurt, 2019 në orën 17:32 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Gjithëherë kur flitet për energjinë, të vjenë në mendje kjo thënje vazhdimisht e më aktuale e nobelistit Laughlin:
"Kriza energjetike do të vijë dhe do të jetë e tmerrshme."
Kur errësohet, ne ndezim dritën. Kur bëhet ftohtë, ne ngrohemi.
Sa herë që kemi nevojë për energji, për industrinë dhe teknologjinë globale, ne i shërbejmë vetes, në çdo kohë.
Por shpejt karburantet e tokës, si: qymyri, gazi, nafta dhe uraniumi, harxhohen përfundimisht. I fundit fik dritën! Dhe pastaj?

Fizikani nobelist, Robert B. Laughlin, për të ardhmen e furnizimit tonë me energji
"Sigurimi i paqes, mbrojtja e mjedisit dhe siguria e furnizimit me energji arrihen vetëm me kalimin e vazhdueshëm në energji të ripërtritëshme. Misioni politik i kohës sonë duhet të jetë: Solar për paqe". (Gudrun Vinzig).
Është e vërtetë absolute se nëse burimet e pashterrshme dhe të ripërtritëshme të energjisë do të mundeshin të shfrytzoheshin në shkallë të mjaftueshme që ti plotsonin nevojat e njerzimit për energji, veq paqës në botë, do të sillnin edhe mbrojtje të klimës dhe mjedisit.
Por është po aq e vërtetë se jo vetëm në të kaluarën, por edhe tani nuk teprohet nëse thuhet se, bazë e pathënë, pothuajse e të gjitha luftërave mes popujve dhe vendeve ka qenë dhe mbetet përvetësimi i burimeve fosile ( nafta, gazi, qymyri, etj) energjetike me rëndësi jetike për secilin popull dhe vend.

A nuk e vërtetojnë mu këtë, luftrat në Kosovë, Siri, Irak, Jemen, Afganistan, kriza aktuale në Venecuelë, kundërshtimet e ashpra rreth furnizimit të BE me gaz rus etj, ku të gjitha këto vende njihen si vende me burime kolosale të energjisë fosile.
Nuk mundet të thot njeri se zgjedhja e këtyre vendeve për fushëbeteja të të mëdhenjeve të globit, të jetë bërë për Diellin apo erën, çoftë edhe për arsyen e rrezatimit më të madh në shumë nga këto vende?!

Është me rëndësi të ceket se, sa më tepër që burimeve fosile të lëndëve djegëse të energjisë t'u vijë fundi, aq më shumë flitet për rrezikshmërinë që sjell CO2 dhe gazrat e tjera të çliruara prej tyre, saqë nganjëherë të shkon mendja se vendet që i kanë këto burime sikurse është edhe vendi ynë, duhet të ndihen fajtorë dhe të dënohen pse ato i kan me bollëk për shumë kohë.
Është e vërtetë absolute, se emetimi dhe çlirimi i dyoksidit të karbonit (CO2) paraqet rrezik për atmosferën në përgjithësi dhe botën e gjallë në veçanti. Ky rrezik ka lidhje të drejtpërdrejtë me sasinë e çlirimit të tij në atmosferë.
Këto kohë janë mbajtur shumë takime ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit dhe klimës dhe janë lidhur shumë marrëveshje, ku sipas medieve, janë arritur pajtime historik nga të mëdhenjtë në glob, për zvogëlimin e emetimit të CO2, qoftë duke zvogëluar djegien e lëndëve djegëse, qoftë me zbatimin e teknologjisë moderne "CCS (Carbon Capture and Storage)" etj.Do të ishte mirë, sikur marrëveshjet e nënshkruara nga këso takimesh të viheshin në jetë. Por, bazuar në zhvillimet e derisotme, me gjithë marrëveshjet e arritura për këto qëllime, ajo që dihet nga të gjithë, është se çlirimi i CO2 në atmosferë ka shënuar vazhdimisht rritje.
Nisur nga e vërteta, se burimet parësore të lëndëve djegëse fosile po shkojnë drejt fundit, del edhe konstatimi se: ata që shqetësohen për klimën dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, në të vërtetë do të duhej të ndiheshin të lehtësuar, sepse kur s'ka çfarë digjet, s'ka as emetim të CO2-it. Në anën tjetër, teknologjia moderne e zvogëlimit të tij sikurse janë CCS-TC ka trokitur në derë.Kjo teknologji, që sipas ligjeve të BE që nga viti 2021 do të zbatohet me të madhe, do ta zvogëlojë mjaft mirë emetimin dhe imitimin e CO2.
Po këtu, shumë nga vendet e zhvilluara u kanë vënë drynin burimeve të veta të energjisë nga lëndët djegëse fosile dhe furnizohen tjetërkah. Nga kjo nuk ta merr mendja se "shqetësimet" për mjedisin apo vënia e drynit të rezervave të tyre të burimeve konvencionale bëhen vetëm për shkak të CO2!
Me sa duket, qëllimi i pacekur i shqetësimeve, me emrat arsyetues "mjedisi" apo "klima", për më tepër gjendet te shterimi i burimeve energjetike!
Qëllimi e arsyeton mjetin! Burimi: Libri Energjia 2018 ( A.Begolli)

• Pse Gjermania po e braktisë djegien e qymyrit ndersa Kosova po e rritë?!
Me qëllim të mbrojtjes së klimës dhe mjedisit (sikurse thuhet), Gjermania është shteti i parë në botë që ka vendosur ta braktisi djegjen e qymyrit për nevoja përfitimi të energjisë, duke e respektuar kështu marrëveshjen e Parisit 2015, e cila parasheh që deri në vitin 2050 emitimi i gazrave serë në atmosferë të zvoglohet për 85%, krahasuar me vitin 1990. Qëllimi është që temperatura e ngrohjes globale të kufizohet në të paktën 2°C. Për të arritur këtë qëllim, Gjermania do të duhet të zbatojë plotësisht tërheqjen e planifikuar të djegies së qymyrit deri në vitin 2038 sikurse ka vendosu kohët e fundit një komision federal qeveritar duke i pushuar nga puna rreth 130 TC me qymyr sa shkruhet që aktualisht ekzistojnë në gjermani dhe japin mbi 40% të energjisë së gjithmbarshme që përfitohet nga të gjitha burimet e energjisë në këtë shtet.














Shtrohet pyetja:
Janë vërtetë klima dhe mjedisi faktorët vendimtar që e shpejtojnë këtë hap kolosal të shtetit më të fortë industrial në Europë dhe njërit ndër më të fortit në botë për ta ndërprerë përfitimin e energjisë nga qymyri, apo fshihen edhe faktor të tjerë, kur dihët që Gjermania me teknologjinë e përparuar që e shfrytzon për djegien e qymyrit dhe me ligjet tepër të forta për mbrojtjen e mjedisit, kjo edhe për meritën e partisë së gjelbër, sa dihet, është ndoshta shteti që zë vendin e parë në botë që i kushton rëndësi klimës dhe mjedisit, këtë e tregon edhe fotoja në vazhdim e një TC të kombinuar Qymyr-Gaz në Gjermani?!




















Dr. G. Schmitz
Ansicht eines Kohlekraftwerkes in Werdohl-Elverlingsen

Që të mundemi ti ofrohemi një përgjigjjeje më të përafërt rreth pyetjes së parashtruar, duhet t'i sqarojmë paksa pyetjet në vazhdim:

• Cili është rreziku i djegies së qymyrit?
Se produktet e djegies së lëndëve djegëse fosile sikurse qymyri, nafta, gazi etj., e prishin në një masë klimën dhe mjedisin, kjo është e njohur jo vetëm për shkencën por edhe për opinionin.
Dallimi është se shkenca fletë me shifra ndërsa opinioni me të dëgjuara.
Me procesin e djegies, lënda djegëse e çliron dyoksidin e karbonit CO2, sasia e të cilit varet nga lloji dhe sasia e lëndës djegëse që i nështrohet djegies.
Cila është sasia e CO2 të çliruar nga djegia e lëndëve djegëse të ndryshme e shprehur në gr/ kWh e.el të pëfituar, tregohet në bllok-diagramet në vazhdim.























Burimi- Quelle: Öko-Institut, s. Fritsche (2007)).

Sqarim:
Treguesit e emitimit dhe imitimit të CO2, edhe për të njëjtat lëndë djegëse, jogjithherë paraqiten të njëjtë. Varet nga cili burim dhe për ç'far qëllimesh përdoren, që d.m.th. se jorrallë edhe këta tregues varen nga interesat politiko-ekonomike sikurse është rasti ende i papërfunduar i vlerave të gazrave dalëse në industritë e mëdha automobilistike.
Grafikët e mësipërm tregojnë se CO2 i çliruar nga djegia e lignitit (Braunkohle- Kraftwerk) si p.sh. në TC me kondensim (TC-Kosova A) arrinë sasinë deri 1.153 gr / kWhe.el në krahasim me gazin natyror i cili çliron mbi 2 herë më pak CO2 për të njëjtin përfitim energjie sikurse tregohet më lartë.
Se kjo sasi çlirimi e CO2 nga djegia e sasisë së nevojshme të qymyrit për përfitimin e 1kWh-energji elektrike nga TC me kondensim është e lartë dhe e dëmshme për klimën dhe mjedisin është e pakundërshtueshme, aq më tepër për vendet e industrializuara ku shifrat e djegies së qymyrit janë shumë të larta.
Veç klimës, nxjerrja dhe djegia e qymyrit e dëmtonë rëndë mjedisin jetësor, me prishjen e sipërfaqeve të tëra të tokave bujqësore, pyjeve dhe shkretërimin e sipërfaqeve të tëra nga deponimi i mbeturinave të djegies si hiri, pluhuri etj.sikurse tregojnë pamjet në vazhdim pikërisht nga TC-Kosova A & B.
















Pamje nga ajri e TC-Kosova ( A & B), me tymin, avullin dhe kodrat e hirit për rreth.
Burimi: fb.
Duke u nisur nga e vërteta se janë tre faktorë përcaktues të furnizimit me energji:

1. Furnizimi i sigurtë dhe i pandërprerë
2. Qmimi i arsyeshëm
3. Ruejtja e mjedisit dhe e klimës,
Prap lind pyetja :
Mbesin këta faktor të pacenuar edhe me daljen nga qymyri të aq shumë TC që Gjermanisë i sigurojnë mbi 40% plotësim të nevojave për energji?!

1. Furnizimi i sigurtë dhe i pandërprerë
Vetëm burimet fosile të energjisë (qymyri, nafta, gazi urani etj), sigurojnë furnizim të pandërprerë me energji.
Burimet e ripërtritëshme të energjisë me bazë energjinë e drejtpërdrejtë apo të tërthortë diellore, nuk e kanë këtë mundësi, ngase nuk ka Diell dhe erë vazhdimishtë, ndërsa akumulimi nuk del gjithëherë i mundshëm teknikisht dhe i arsyeshëm ekonomikisht.
Mbi këtë bazë, burimet e ripërtritëshme janë të suksesshme, vetëm kur i kanë pranë burimet fosile të energjisë.
Kjo mos(siguri) e mundshme, që lind me daljen nga djegia e qymyrit, është shqetsimi kryesor i politikës gjermane
Dhe këtu si gjithherë, lypet mendimi i shkencës, i përfaqsuar nga institutet prestigjioze, si p.sh. instituti Energy-Brainpool , fraunhofer institut etj., në bazën e së cilit mendim pastaj vendos politika.
Në këtë rast, shkenca vjenë me studimet perkatese se nuk paraqet problem largimi nga qymyri ngase janë qysh kohë në pritje shumëTC me gaz në Gjermani dhe Austri, që vetëm e presin sinjalin për ta filluar punën.
Kjo do të thotë se projekti gjigand i furnizimit te Gjermanisë dhe BE me gaz natyror rus në përfundim e sipër, nuk është i ri!
Gjithashtu, Gjermania njihet si vend i eksportimit të energjisë në masën rreth 10%, dhe vend i importimit të qymyrgurit.

2. Qmimi i arsyeshëm
Edhe ecuria e qmimeve sipas studimeve përkatëse do të ruhet, ngase do të shtohen dhe do të përkrahen investimet për shfrytëzimin e burimeve të ripërtritëshme të energjisë.
Duke qenë se Gjermania është vetë prodhuese e teknologjisë së përsosur për shfrytëzimin e e të të gjitha llojeve të burimeve të energjisë, cili do që të jete çmimi i kësaj teknologjie, del i arsyeshëm sepse gjithçka mbetet brenda shtetit (Wertschöpfung).

3. Ruejtja e mjedisit dhe e klimës
Në bazë të analizave dhe duke u nisur nga e vërteta se Gjermania njihet edhe si eksportuese e rrymës pikërisht për faktin se mbi 40% e saj përfitohet nga qymyri në njërën anë dhe ngritja e vazhdueshme e teknologjisë për shfrytëzimin e burimeve të ripërtritëshme të energjisë me qendër rëndese gjeneratorët e erës, del se ky faktor, edhe me daljen nga djegia e qymyrit permirsohet dukshëm.
Nga sa shihet dhe tregojnë zhvillimet, nga të tre faktorët kryesor të furnizimit me energji të cekur më lartë, Gjermania e përmbush në tërësi faktorin e parë- Furnizimi i sigurtë dhe i pandërprerë, i cili njëherit është edhe faktori kryesor që mundëson nivelin e lartë të zhvillimit industrial dhe standardin e lartë të jetesës në këtë shtet.
Dhe ky faktorë sikurse tregojnë analizat, mbështetet kryesishtë në furnizimin me gaz nga federata ruse, edhe pse gazi natyror nuk bënë pjesë në burimet primare të ripërtritëshme të energjisë dhe është njëherit ndër tre faktorët kryesor botëror me bazë konvencionale (qymyri, nafta, gazi), që e prishin klimën dhe mjedisin, sa rreth 1/3 e dëmtimit nga qymyri për përfitim të njëjtë energjie.

• Çka është (Nord Stream 2) rrjedha 2 e Veriut?


































Ka shumë kundërshtime për këtë projekt gjigand jo vetëm jashtë BE, por edhe brenda saj, ngase secili shtet niset nga interesat e veta sot dhe në të ardhmen.
Përcillni disa pamje në vazhdim me sqarimet përkatëse, të cilat tregojnë në vetën e parë se cila vërtetë është pesha e burimeve energjetike!
Këto kundërshtime, nuk vijnë nga kushdo, por vijnë nga ma të mëdhenjët e globit që kane rezerva, resurse dhe siguri energjetike më tepër se gjithë të tjerët, megjithate donë të mbisigurohen!






































Se kundërshtimet rreth burimeve primare-fosile energjetike nuk kan të ndalur, tregonë edhe konferenca ndërkombtare mbi sigurinë botërore mbajtur në Mynih të Gjermanisë nga 15-17 Shkurt 2019 dhe debati i ashpër në mes të nënpresidentit Amerikan Mike Pence dhe kancelarës Gjermane Angela Merkel lidhur me projektin Ruso-Gjerman Nord Stream 2 Rrjedha 2 e Veriut për furnizimin e Gjermanisë dhe BE me gaz rus mes detit Baltik.


































Vetëm këto pak pamje dhe kundërshtime nga udhëheqësit e superfuqive dhe interesimi i tyre deri në kërcënim për burime konvencionale të energjisë, bëjnë të kuptohet se lufta për energji është e vazhdueshme dhe po ashpërsohet me shterimin e këtyre burimeve, por kjo luftë nuk bëhet për burime diellore të energjisë edhe pse ajo më tepër përmendet në fjalorin politik sesa në ate teknik edhe pse Dielli është aty miliarda vite e do të jetë edhe miliarda të tjerë.

• Çka do të thot Nord stream 2 - Rrjedha 2 e Veriut krahasuar me qymyrin e Kosovës?!
Llogaritur sipas qmimeve qe paguajn shpenzuesit familjar në gjermani duket sa vijon:
55 Miliarda m³ gaz x 0,7€ = 38,5 Miliard €/ vit
I shndrruar në energji elektrike
600 Milion MWh/ vit x 300€ = 180 Miliarda (€)
Pra kjo është afërsisht vlera vjetore e gazit rus e shndrruar në para për të dy llojet e shpenzimit, si gaz apo energji elektrike gjithherë sipas qmimit që paguan shpenzuesi gjerman.
• Çfarë do të thotë qymyri i Kosovës po të krahasohet me këto vlera ?!
Do të thotë shumë, shumë,..., shumë,..
14 Mlrd. Tonelata qymyr të Kosovës kanë vlerë primare - energjetike të paktën:
≈ 60Mlrd. MWh si qymyr i parapërgatitur për djegie me një vlerë ˃ 4 MWh/ ton.
Po ta llogarisim me qmimin që paguan shpenzuesi gjerman do të fitojmë: shumën:
60Mlrd. MWh x 300€ = 1.813 = 18000 Miliard (€)
Shprehur në vite do të thot se vlera energjetike e qymyrit të kosovës është sa 100 her vlera energjetike e sasisë vjetore të gazit rus qe rrjedhe në BE përmes gazsjellësit Nord Stream 2!!! që i ka alarmuar më të fuqishmit e globit!

Përfundim-përmbledhje:
Qëllimi i kësaj analize nuk është njohja e opinionit shqiptar me projekte të hueja pavarësishtë cila është pesha dhe përmasat e tyre.
Qëllimi është që duke parë luftrat, kundërshtimet deri në kërcënime mes të të mëdhenjëve të globit për projekte të ndryshme energjetike sikurse p.sh Nord Stream etj, politika jonë, intelegjenca, akademite e shkencave,..., dhe rrjedhimisht populli shqiptar, të vetdijsohen dhe të ndërgjegjësohen në nivel kombtar, ta kuptojnë se jetojnë në vendin me pasuritë më të mëdha natyrore të të gjitha llojeve, të cilave duhet tua dijnë rëndësinë që kanë për sot e mot, sepse janë shtylla të sigurisë kombtare, dhe të dijnë ti ruajn për interesa të sotme dhe të gjeneratave që vijnë e mos ti falin për një copë bukë pasuritë multimiliardëshe duke bërë veten jo vetëm objekt përqeshjeje por edhe nënqmimi të skajshëm.

• Cilat mendojmë se janë pikat kryesore të strategjisë energjetike gjermane?!
Ka vite që qeveria Gjermane ka vendosur për reformën (tranzicionion) e energjisë, duke vendosur njëkohësishtë edhe kufinjët e daljes nga djegia e qymyrit dhe uranit.
Të mëdhenjët e botës po luftojnë në menyra të ndryshme për përvetsimin dhe blerjen shumë shtrenjët të burimeve energjetike për shkaqe sigurie sepse pa energji nuk ka jetë.
Këta tanët, burimet kolosale energjetike i falin për një stufë që do na mbetet gërmadhë kur nuk i duhet më as dreqit se le njeriut!
Vuan stufa per pyll e jo pylli per stufe, prandaj edhe nuk ipet pylli per nje stufe o "POLITIKAJ" te pa tru!
Nga pamjet dhe kundërshtimet e udhëheqjes amerikane dhe gjermane rreth gazit rus, mund të kuptohet lehtë se edhe miqësia i ka kufijtë e vetë kur në pyetje janë interesat kombtare, dhe se nuk ka kurfarë logjike të thuhet se amerikanët na mbajnë ne shqiptarëve për miq më të mëdhenjë se gjermanët, që panda e theksojnë disa ndër ne, të cilët kërkojnë edhe heqjen e taksës për mallrat serbe gjoja për ta ruajtur miqësinë me amerikanët !!!
Përmendja kaq e shpeshtë e klimës dhe mjedisit, më së paku ka të bëjë me to, bile as që mërziten ata që i përmendin, m'sa mërziten kur vriten me të madhe njerëz të pafajshëm gjatë luftrave për përvetsim burimesh energjetike dhe pasurish tjera natyrore! por hallin e kan te shterimi i burimeve konvencionale, për të cilat nuk po gjejnë metoda kursimi por po thirrën në klimën dhe mjedisin!

Politika jonë kombtare, duhet të marr mësim nga STRATEGJIA GJERMANE e cila përputhet edhe me thënjen tonë popullore: Ruaje mallin sa ta kesh se kur se ke, s'ke çfar ruan!

Gjermania ka qymyr, bile ka shumë, dhe prap blenë qymyr guri. Ajo i ka ngritur tashmë TC moderne për djegie gazi edhepse gazi bënë pjesë në të tre rrezikuesit kryesorë fosilë të klimës dhe mjedisit, dhe do të paguaj dhjetra miliarda(€) në vit për gaz vetëm e vetëm për ta ruajtur qymyrin e vet, që me ia peshuar me ari nuk e shet, sepse rezervat e burimeve energjetike nuk ka vend që mendon për ardhmëri e që i shet apo lejon duar të hueja mbi to!

Ajo e blenë sot gazin më lirë derisa e ka qymyrin, sepse po të mos e kishte, do ti kushtonte sa do të donte Putini, ngase s'do të kishte kah me ja mbajtë, sepse pa energji s'leviz asgjë.

Në anën tjetër, teknologjia e sofistikuar e djegjes së qymyrit ka trokitur në derë tashmë dhe do të sofistikohet edhe më tutje.

Në kohë tjetër, nëse i rrezikohet furnizimi me gaz, ajo normalisht se do i kthehet djegies së qymyrit vetjak me teknologji te përsosur - CCS Termocentralet.

Deri at'herë, një "zot e di" në dorë të kujt do të përfundojnë burimet kolosale energjetike dhe pasuritë tjera natyrore shqiptare, te cilave FATKEQËSISHTË nuk po ka kush u del zot m'sa vendit tonë ne tërësi!
Do të ishte shumë mirë që nga universitetet dhe nivele tjera akademike ndër ne, të organizohet pa humbur kohë ndonjë konferncë shkencore me karakter gjithkombëtar dhe nga specialistët të hidhej dritë mbi sasinë, cilësin rëndësinë dhe mundësitë më të mira të shfrytëzimit të këtyre burimeve pasurore që ka vendi ynë dhe mos t'iu lejohet KURRSESI të huajve të livadhisin mbi to!
Me humbjen e kësaj baze sigurie për vendin, të jemi të sigurtë, se mbijetesa jonë pamundësohet.
• Mbi këtë bazë, qeveria e Kosovës urgjentisht ta çfuqizoj vendimin për të të ashtuquaturin TC-"Kosova e re", edhe me çmimin e pagimit të denimit për prishje kontrate sepse vendit do ti kushtoj tepër, tepër më pak se sa lejimi i ngritjes së këtij TC kontraverz, i cili TC jo se paraqet far zgjidhjeje energjetike për vendin por njëherit është vetlidhja më e keqe dhe humbje historike për vendin dhe popullin shqiptar !

• Kjo për faktin se Kosova me këtë TC ngarkohet me borgje, e fal qymyrin, e paguan rrymën edhe më tepër se sa është çmimi i tregut etj., për ta mar hirin, pluhurin, dhe gërmadhat e shkaktuara nga ai TC kur nuk i duhet pronarit të tij!

• Politika në këtë plan, si duket është e këshilluar mbrapshtë dhe duhet të ndihmohet pa humbur kohë nga intelegjenca në fakultetet përkatëse, gjithsesi edhe me ndonje simpozium kombtar dhe ndërkombtar, ku të shoshiten nevojat e vendit për energji dhe zgjidhja më e përshtatshme për plotësimin e tyre që mundet të bëhet pa as më të voglin dyshim nga specialistët vendor në nivel kombtar.

• Kosova nevojat e veta për energji veq përfituesve ekzistues me bazë konvencionale apo të ripërtritëshme të burimit primar të energjisë, mundet lehtë ti përmbush me disa centrale të vegjël dhe të kombinuar të cilët munden të ngritën nga vetë investuesit vendor gjithashtu në nivel kombtar.

• Shteti amë Shqipëria të kyqet në këtë plan duke i renditur punet ne planin energjetik dhe fusha tjera të interesit gjithkombtar.

Abdullah Begolli
Inxh. i dipl i termoenergjetikës

begolli-solar@ hotmail.de

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 672 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi