Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kosova dhe engjëlli i saj
Publikuar më 05 mars, 2019 në orën 12:50 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Yannis Behrakis vdiq. Aparatet dhe fotografitë e tij kanë mbetur tashmë në muzeun kohës dhe të përjetësisë, pasi ky fotograf i «Reuter» fiksoi në celuloid vetë kohën, botën dhe njerëzit e saj më të mjerë dhe më të shtypur, fiksoi ato emigrime të dhimbshme e klithëse që botën do ta bëjnë gjithnjë të kujtojë; fiksoi luftrat dhe pushtimet, plumbin dhe gjakun, vdekjen dhe jetën, etjen dhe kërkimin e lirisë. Ky fotograf grek i la Kosovës një ëngjëll të vrarë, një fëmijë dy vjeçar, një lule të sapo çelur në bulëzimin e jetës. Ishte një engjëll i vrarë, i gjakosur, që aparati i tij e ka fiksuar nga lart, si të ishte në një afresk mesjetar, si të ishte Virgjëresha në kishën e «Shën Marisë» së Beratit apo në kishën «Fjeta e Shën Marisë» në Voskopojë e po kështu në një tablo të Theotokos, të madhit El Greco.

Në foton e Behrakis nuk është virgjëresha. Mes asaj dhome të varfër kosovare të përmbytur nga dhimbja, nuk rëndon e zeza e zisë, por një lloj drite aureole si në ikonat mesjetare. E njëjta atmosferë divine, paqeje, ku trupi duket se po ngrihet lart, trupi i fëmijës së vrarë gjatë luftës së Kosovës për lirinë e saj, e që tashmë një forcë e çuditshme, ajo e çastit sublim dhe e artit po e ngrinte, po e ç’vendoste atë nga realiteti për ta kthyer në një emblemë, në simbol, në një referencë kombëtare dhe botërore.

Nuk di se si ka mundur ky fotograf të shkrepë aparatin e tij para një pamje të tillë, para kësaj zie të papërshkruar, të tokës dhe gjithësisë, të ekzistencës njerëzore dhe mbijetesës, ku dora nuk duhet të dridhet, pasi ai fëmijë duhej të fliste dhe pas vdekjes. Me siguri ka qenë një çast i magjishëm, pa frymë, ku koha ka mbetur pezull. Po, Kosova duhej të kishte engjëllin e saj. Në morinë e fotografive të mrekullueshme dhe aq domethënëse të këtij fotografi të revoltës e humanizmit, kjo fotografi do të n’a kujtojë gjithnjë çastin e shfaqjes së engjëllit, atë të rilindjes së Kosovës.

Luan Rama

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 386 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi