Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Samiti promovues i politikës ditore dhe dekorimeve
Publikuar më 07 mars, 2019 në orën 18:52 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Se kryeministri i Shqipërisë është një akrobat i regjur në politikëbërjen e tij e ka treguar koha që nga nisja e valles së tij në kapjen e Partisë së Tij e cila vuante nga mplakja Nanoiste e njohur me blofet e tij bajate që u doli boja, por e pësoi vendi në ngecjen e tij drejtë progresit. E reja Ramoiste u hap me shkëlqimin e blofeve në vend dhe jashtë tij në fjalimet e pa përgatitura që shpesh u vinte era nacionaliste e herë shkatërruese në hapat e shqiptarëve drejtë synimeve për ndërtimin e vendit të vuajtur me fajin e krimpolitikës së tij dhe paraardhësve të tij. Po të mos ishte intervenimi i të tjerëve, sigurisht do kallej përsëri Shqipëria, simboli i drogës, i emigracionit, i ekstremeve më të theksuara negative në kontinentin tonë.

Primatin e shtetit më të varfër prej nga lulëzon krimi i pa ndëshkuar, mjerisht, akoma e mbajnë shqiptarët. Përse Vetingu? Vetingu erdhi imponim nga jashtë në vargun e standardeve për lidhje me BE dhe duke e parë Shqipërinë si rrezik permanent prej nga sillet droga në vendet e tyre perëndimore. Vetingun nuk do ta bëjnë kurrë baballarët e instalimit të krimit në gjyqësi dhe gjithë sistemin qeverisës kundër qytetar. Kjo klasë politike shqiptare, andej e këndej gardhit, është në thelb e inkriminuar nga e cila duhet të lirohet qytetari ynë.
Njëra nga lojërat e lehta, edhe emocionalisht, është karta e diasporës. Politikanët e kanë gojën plotë ëmbëlsira rreth diasporës, por askund punën e tyre në ofrimin e vërtetë të mërgimtarit me vendlindjen dhe anasjelltas. Dhe, nga logjika del, se ata që vendit ia vranë perspektiven duke e bërë ikjen nga vendi si shpresë jetese, nuk mund të reformojnë pozitivisht asgjë. Këtu e barabartë bashkë shkatërrues pozite e djeshme dhe opozita e sotme.
Samiti i Diasporës si ide shumë e qëlluar, por si koncept i pa ndërtuar dhe manipulues, siç u pa Samiti i Dytë. Fjalimet emocionale, jo racionale dhe bajate me plotë gënjeshtra e irrituan shumicën e pjesëmarrësve nga diaspora, por jo edhe mysafiret qeveritarë dominues qe nga presidenca, qeveria, ministria, zyrtarë komunash të Kosovës e Shqipërisë, të cilët kishin pushtuar sallat e auditorëve duke ngulfatur hapësirën e mërgimtarëve. Samiti i Parë tregoi dashurinë e madhe të mërgimtarëve për vendin e tyre, ku edhe pse ishin diku rreth katër qind të planifikuar, erdhën mbi njëmijë mërgimtarë, të gjithë me shpenzimet e veta. Samiti i Dytë do mbetet në kujtesë me fjalimet irracionale me mehlem dekorimet e disa mërgimtarëve.
Cilat ishin vendimet rreth kërkesave dhe nevojave mërgimtare?
Tani edhe naivi më i trashë e di se mërgata ka nevojë për veprime konkrete, e jo fjalime të thata viteve të tëra . Nga ato me rëndësi kombëtare do rikujtoj disa: shkolla dhe ruajtje e identitetit, hapja e bizneseve ndërlidhëse, investimet urgjente për rritje punësimi duke mundësuar kthimin në vend etj. Shembulli më praktik në historinë e re janë Greqia dhe Italia qytetarët e të cilave jo moti kishin vërshuar Gjermaninë e disa vende, por gradualisht u kthyen shumica e tyre me investime e familje në vendet e tyre.
Po, ne ku jemi? Askund!
Formimi Ministrive të Diasporës u tregua më shumë rregullim raportesh mes krahëve klanor, se sa zgjedhje e problemeve të diasporës. Stafet e tyre përmes diskutimeve, kinse rreth njohjes së problemeve të diasporës ishte vetëm një farsë mashtruese për mërgimtarin. U organizuan konferenca, tryeza deri në kongrese e Samite pa ndonjë koncept në zgjedhjen vërtetë të njërit nga problemet. Ky konglomerat konfuz i shtrimit dhe pështjellimit të problemeve rrjedh nga qasja negative dhe mosnjohja e ligjeve e rrethanave në vendet ku diaspora jeton e vepron me bazë konceptin “fole e mos thuaj asgjë”.

Ministrat e aktual të diasporës janë vetëm figura zyrtare të pazareve politike. Ata po e degradojnë raportin me diasporën duke lëshuar deklarata premtuese boshe pa dhënë llogari askujt.
Problemi i mësimit plotësuese është i njohur tani kur dihet se asimilimi po gëlltitë fëmijët shqiptarë gjithandej mërgatës. Qeveria premtoi financimin e një pjese të mësimit, kjo mbeti vetëm premtim i mirë respektivisht gënjeshtër e hidhur. U premtuan Qendra Kulturore, por si duke ato u mbyllen dhe po mbyllen. U premtua kanali televiziv për mërgatën, edhe pse u kërkua nga grupi i intelektualëve dhe nga shoqatat e shumta, kjo mbeti vetëm gënjeshtër. Heqja e akcizës, sigurimet, lehtësia në investime, heqja e burokracisë në dokumente mbetën vetëm fjalë të thata.
Të gjitha këto janë vogëlsira para problemeve të qytetarit shqiptar i cili e sheh perspektivën vetëm jashtë vendit. Klasa politike shqiptare e ka shkatërruar dhe mbytur perspektivën e jetës në vend. Për pasojë ka emigrimit deri në zbrazjen e viseve shqiptare. Nga kjo krimpolitikë nuk pritet përmirësim i rrethanave për mërgatën e as për qytetarin. Mërgata nuk mashtrohet me dekorata e mirënjohje ajo është gjysma e trungut kombëtar.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 377 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi