Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Heqja ose ndryshimi i kufijve të Kosovës - “Beograde dobro jutro”!
Publikuar më 08 mars, 2019 në orën 02:20 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Po, këtë po e kërkon Beogradi zyrtar në Dialogun e Brukselit (2011-2019) , o Behgjet Pacolli dhe Hashim Thaçi ! Për këtë qëllim e hoqi dhe e ndërkombëtarizoi kufirin në Veriun e Kosovës, natyrisht me pëlqimin e Qeverisë dhe me rezolutën e Kuvendit të Hashim Thaçit (2008-2016), me tendencë, që sot a nesër, t’ia bashkojë Serbisë së Madhe. Ky nuk është kurrfarë dialogu paqësor, por lufta e Serbisë për gllabërimin e terriotrit të Kosovës.-Luftë për territor me çdo kusht për ta rikolonziuar dhe serbizuar Kosovën shqiptare.

*** Presidenti Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli do ta kenë vështirë ta mbrojnë Kosovën, qoftë me apo pa heqjen, ndryshimin, korrigjimin, shkëmbimin dhe demarkacionin e kufijve të Kosovës.

Në Nju-Jork, më 26 shtator të vitit 2018, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklrauar se “ Midis Serbisë dhe Kosovës nuk duhet të ketë kufij, por në vend të tyre, topi të hidhet në fushën ekonomike. Dikur kemi jetuar së bashku dhe, unë këtë tendencë e shoh se njerëzit duan të jetojnë së bashku, edhe sot. Ne, në vend se të ndërtojmë kufij, duhet t’I heqim kufijtë dhe kështu t’i lejojmë njerëzit të lëvizin të lirë. “ (http://www.novosti.rs/vesti/naslovna/politika/aktuelno.289.html:751615-Pacoli-Izmedju-Srbije-i-Kosova-ne-bi-trebalo-da-bude-granica)

Nuk kemi dëshirë, por jemi të detyruar të bashkjetojmë me serbët, por secili të jetë zot në shtëpinë dhe në tokën e vet

Pavarësisht se çfarë ka deklaruar kryediplomati i Kosovës, Behgjet Pacolli në Nju-Jork, se “Kosova dhe Serbia nuk duhet të kenë kufij”, kjo nuk do të thotë se shqiptarët kanë dëshirë (por mjerisht janë të detyruar) të bashkëjetojnë me serbët, sidomos pas 3 gjenocideve, që i ka bërë Serbia me Slobodan Milosheviqin dhe me Kishën Ortodokse në krye, nuk ka shqiptar, as kroat e as msyliman boshnjak, që do të dëshironte të jetonte në përbashkësi me serbët mbase ata me 3 gjenocidet e tyre (1989-1999) kanë dëshmuar se nuk duan të jetojnë së bashku me popujt kroatë, myslimanë boshnjakë dhe me shqiptarët.

Mirëpo, këta 3 popuj janë të DETYRUAR të bashkëjetojnë me serbët, sepse janë të përzier në katër shtete (Serbi, Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë). Pra, kryediplomati Behgjet Pacolli, duhet ta kuptojë së bashku me gjithë të tjerët në Kroaci dhe në Bosnjë, se PËRBASHKËSIA e shqiptarëve, e kroatëve dhe myslimanëve boshnjakë nuk është kurrfarë DËSHIRE, por vetëm IMPONIM, sepse ai që të therrë në fyt, të heqë kokën, të vrasë, të shfarosë, të shpërngulë, të grabitë, të djegë, të marrë shtëpinë dhe të marrë tokën, është vetëm armik dhe monstrum sikurse Hitleri etj.

–Kush do të pranonte që të bashkëjetonte me regjimin gjenocidal të Hitlerit apo të Slobodan Milosheviqit, vetëm ndonjë njeri i çmendur, askush tjetër.
–Si mund të bashkëjetohet me të tillët, të cilët qe 20 vjet as nuk denjojnë, të paktën të kërkojnë falje publike për 3 gjenocidet e kryera ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve (1989-1999)?

Pra, në rastin konkret siç është shprehur kryediplomati i Kosovës, Behgjet Pacolli në një konferencë për masmedia në Nju-Jork, se gjoja “është duke parë tendencën e bashkëjetesës së serbëve dhe të shqiptarëve”, e përgënjshtron edhe rasti konkret i malazezëve, të cilët në saje të REFERENDUMIT për pavarësinë e Malit të Zi, më 21 maj 2006, Kuvnedi i Malit të Zi shpalli Republikën e Pavarur të Malit të Zi(3.6.2006). Ky ishte argumenti më i qëndrueshëm dhe i justifikueshëm i shkëputjes së Malit të Zi nga “Bashkësia Shtetërore Serbia dhe Mali i Zi (2003-2006).

Kjo ishte DËSHIRA E MALAZEZËVE, të cilët botërisht dëshmuan dhe deklaruan se bashkëjetesa me serbët nuk ishte DËSHIRË, por vetëm IMPONIM (edhe pse Serbia nuk kishte kryer gjenocid ndaj malazezëve), secili në shtëpinë vet, të rrethuar me “mezhda” ndërkufitare, JO me kufij administrativë të Jugosllavisë së Titos (1974).

Tëkurrja apo heqja e kufijve të Kosovës nënkupton shuarjen e shtetit të pavarur dhe sovran të saj !

-Kosova pa kufij nacionalë shtetërorë, do të thotë një “vetshërbim të madh”, ku hynë e dalin konsumatorë të ndryshëm, pa e pyetur askë. Mirëpo, shteti nuk është kurrfarë “vetëshërbimi”, POR krijesë juridiko-politike-kushtetuese kombëtare dhe ndërkombëtare, që përbëhet nga një vend i caktur, që ka popullin, territoriin, kufijtë dhe një qeveri sovrane që ushtron pushtetin e saj të pavarur nga çdo pushtet tjetër. Këto janë atributet themelore të një shteti në bazë të të cilave njihet si subjekt juridik i së drejtës ndërkombëtare.

Pra, në qoftë se cenohet ndonjëri prej këtyre atributeve të shtetit (vendi, territori, popullsia, qeveria, sovraniteti dhe pavarësia), atëherë nuk kemi të bëjmë me kurrfarë shteti të njëmendtë të Kosovës, por me anarkinë dhe me shthurjen e sistemit të tij.

Vetëm nga politikanët dhe nga diplomatët e Kosovës të rangut të Behgjet Pacollit, mund të dëgjosh dhe të lexosh deklarata, intervista dhe opinione absurde dhe naive që nuk kanë kurrfarë “tavani” logjik doktrinar e as praktik qoftë politik, juridik apo diplomatik.

Ja, mjafton ky shembull ilustures që konkretizon paditurinë në sfondin e shkencave politike, juridike dhe diplomatike, kur është fjala për shtetin dhe atributet e tij, siç janë në plan të kufijtë pa të cilët, asnjë shtet në botë nuk mund të jetë shtet nëse nuk ka të përcaktuar kufijtë e tij shtetërorë.

Prandaj, as Kosova nuk mund të jetë kurrë shtet i mirëfilltë nëse nuk do të ketë kufjtë e caktuar shtetërorë me vendet fqinje siç është edhe Serbia, e cila për shkak të ambicieve dhe të pretendimeve të saj territoriale kolonialiste dhe hegjemoniste nuk po pranon tërheqen e vijës së demarkacionit mes Serbisë dhe Kosovës, sepse sipas Kushtetutës së saj të vitit 2006, Kosovën e konsideron si pjesë të territorit integral të Serbisë, JO pse serbët dëshirojnë të bashkëjetojnë me shqiptarët, por, pse e duan Kosovën JO shqiptarët, të cilët duan t’i shtypin, t’i shfrytëzojnë egërisht dhe t’i shfarosin, duke i mbajtur në varësinë e sundimit shekullor të kolonializmit gjenocidal (1912-1999). Kjo është “tendenca” dhe qëllimi i fundit i politikës dhe i diplomacisë kolonialiste dhe hegjemoniste të Beogradi zyrtar ndaj Kosovës shqiptare. Ky është “kuptimi” dhe “jusitifikimi” i Kosovës pa tërherqjen e vijës së demarkacionit kufitar ndaj Serbisë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 343 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi