Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KONTRIBUTI I ENVER HOXHÉS DHE I PPSH-së, PÉR HAPJEN E UNIVERSITETEVE SHQIPTARE, NUK KUFIZOHET VETÉM NÉ TIRANÉ. -ENVERI DHE PARTIA KANË DHËNË KONTRIBUTIN THEMELTUES, PÉR HAPJEN E UNIVERSITETIT TÉ PRISHTINÉS.
Publikuar më 09 mars, 2019 në orën 19:45 ( ) Fadil Shyti | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
-Pér aksionin e tij madhështor, té vendosur, pér hapin e madh té thyerjes sé territ té injorancés, kombi shqiptar, pér té çaré bllokadat pérpara drejt diturisé; Ay, sesi e filloi ndeshjen e ashpér, politiko-diplomatike, pérballé titistéve jugosllavé, do té përpiqem të bëj ca evokime rinore, nga e kaluara jonë e ndritur.
Né vitin 1979, kisha fatin qé me njé grup studentéssh té UP, isha né vizité né RPSSH.
Gjaté atyre ditéve, kaluam mrekullisht, u çmallém me popullin vélla, jemi takuar me njeréz té artit, té kulturés, té shkencés dhe té politikés shqiptare.

Si sot mé kujtohet, njé bisedé me profesorin e nderuar té UT,-Dedé Preka; njé burré i ditur dhe i matur shkodran, i cili na rréfeu njé ngjarje shumé interesante e cila, pér habiné toné, as sot e sot nuk flitet as shkruhet pér té.
-Mua, mésa mé kujtohet, për këtë ngjarje kam lexuar pas viteve 70-ta, né njéren nga veprat e shokut, Enver,-kujtoj, te vepra e famshme, "Kur lindi Partia".
Profesori i nderuar, Dedé Preka, duke buzéqeshur me respekt, u drejtua prej nesh me fjalét: "Hé, té nderuar/a!
-A mé thoni ju, kush e hapi universitetin e Prishtinés?!
Kété pyetje e tij té sinqerté dhe kaq té drejtpérdrejté, ne st, kujtuam qé, pérgjigjen do ta japim lehté?!!!
-Secili/a, prej nesh foli, tash pas kaq vitesh nuk mé kujtohet, por e di qé, "pérgjigen e gjetém", tek rezistenca e atdhetaréve tané me né krye, Bacin Adem Demaçi, pasi né demonstratat e vitit 1968-té, kérkoheshin té drejta kushtetuese politike: Republika e Kosovés,
Flamuri Kuqezi, etj;
Kulturore:
Gjuha Shqipe té ishte gjuhé kryesore né administratén e Kosovës dhe gjuhë e barabarté me gjuhét e kombeve té tjera né federatén jugosllave.
Shkencore:
Kérkohej ngritja e arsimit shqiptar né shkolla nga fillore gjer né universitete; e té tjera.
-Pastaj, doemos pas asaj vendosmérie té shqiptarëve të Dardanisë ilire dhe té Viseve té tjera shqiptare; edhe klasa politike e asaj kohe, i kishte " ca gur " né duar, pér t' ia kujtuar shovinistit, A. Rankoviq, dinakut,Tito dhe klikave té tyre qé, "Me shqiptarét paqe s' do té keni, pa ua njohur atyre té drejtat qé u takojné"!...
Po, -tha shoku profesor, Dedé Preka!
Té gjitha kéto qéndrojné, por ka dhe njé fakt nga mé kryesorét; por çuditérsht éshté i panjohur sa duhet; sa i pérket dhénies sé té drejtave, qé i kané takuar dhe çdoheré i takojné kombit toné; e né veçanti si u fitua e drejta dritédhénése e arsimit té larté, UP né Kosové?!
-Ne, faktikisht ishim të rinj, përkundër faktit që, disa prej nesh kishim lexuar dhe vepra të Enverit dhe materiale të PPSH.së, kishim lexuar dhe revista të kohës si gazetën e bukur ilustrative , "Shqipëria e Re", "Drita" "Nëntori", "Bashkimi", e ndonjë tjetër që, kryesisht na i sillnin shokët dhe shoqet ilegale nga ambasadat e Shqipërisë, kudo në shtetet europiane dhe më tej...
Vlen të theksohet që, edhe marrëdhëniet e mira dhe fort të frytshme shkencore, midis Tiranës dhe Prishtinës, kishin krijuar kushtet për të njohur më shumë, Nënën Shqipëri, "prej së largu, nga afër".
Jo!-Nuk ia qëlluam pyetjes së profesorit të nderuar të fizikës pranë UT.
-Deda, u tregua mjaft i sinqertë, i afër dhe i dashur me ne. Midis tjerash, Ay nuk na akuzoi aspak, pse neve nuk po e dimë dhe një kontribut të vercantë, ndër më kryesorët që, atëbotë ka ndikuar, hapja e UP.
Pa vonesë e vazhdoi bisedën:
"Të nderuar/a, studentë dhe studente nga Kosova-tha ai!
...Në vitet kur Enveri dhe PPSH-së. dhe populli ynë nuk i kishim prishur marrëdhëniet me Rusinë stalinisto-hrushoviane, gjatë një takimi që pas vdekjes së Stalinit,
Nikita Hrushovi, kishte filluar të anojë nga revizionistët jugosllavë.
Me një rast, ai në Moskë i kishte ftuar dy delegacionet e vendeve fqinje të Ilirikut, (Ballkanit të sotëm); delegacionin shqiptar dhe atë jugosllavë.
-Në përbërje të delegacionit shqiptar, ishin Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha e ndonjë tjetër që, tani mua nuk po më kujtohen; ndërsa, delegacioinin jugosllavë e përbënin; A. Rankoviqi, Kardeli, e ndonjë tjetër.
-Derisa, ishin duke pirë kafe; krejt "papritur" Hrushovi e gjuan akuzën, ndonëse si ankesë të arsyeshme prej tij, duke iu drejtuar delegacionit jugosllav me fjalët:
"Hë, shokë e shoqe shqiptare; a më thoni arsyet, pse janë kaq të ftohura marrëdhëniet midis jush që nga viti 1948.
-Për këtë, dikush prej jush, nga dy delegacionet, këtu duhet të na sqarojë"?!
I pari nga delegacioni jugosllav fjalën e mori Eduard Kardeli, i cili u mundua të sqarojë dhe tregoj për të arriturat e shqiptarëve në Jugosllavi, filloi të krekosej, kinse, atje shqiptarët kanmë të drejta si popujt tjerë.
-Pastaj, foli Aleksandër Rankoviqi, i cili tha;
-"Aspak nuk e kemi lehtë me u marrë me shqiptarët, atyre u është mendja top që, Jugosllavia, nuk është shteti mik i tyre, i bashkëjesës etj."....
Nikita Hrushovi, po dëgjonte, ne po përgaditeshim t´u përgjigjemi fqinjve tanë "të dashur"!...
Fjalën e mori shoku, Enver, i cili i demantoi me fakte ato që i folën delegatët e Beogradit.
"Shoku, Nikita Hrushov!
"Nuk është kret ashtu si po pretendojnë jugosllavët, fqinjt tanë shovinistë! Në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare, ka vazhduar dhuna, terrori, pastaj shpërnguljet organizative në Turqi; atje shkollat shqipe janë hapur vonë, shqiptarët, janë detyruar të mësojnë jo në gjuhën e tyre, por vetëm në gjuhën serbe; që nga Prishtina gjer në Beograd.
-Disa shqiptarë të etur për dituri, me sakrifica trë mëdha mezi i kanë kryer shkollat në Universitetin e Beogradit, të tjerë në Zagreb e gjer në Lubjanë"!...
-E, çfarë mund të bëjmë ne, për këto çështje, pyeti përsëri Nikita Hrushovi?!
Përgjigje jona qe:
"Shqiptarët e Kosovës dhe të Viseve në tjera shqiptare, mund të vinë në Tiranë, atje me ndihmën e popullit dhe të shtetit shqiptar, do t´u sigurohen konvikte, do të kenë kushte të mira për ushqim dhe banim, për aktivitete artistkike, sportive e të tjera; pastaj, pas mbarimit të shkollave të larta dhe në iuniversitete, ata /ato do të kthhehen në Kosovë, atje do të kryejnë detyrat që i kanë marrë mbi supet....
Ashtu, vetëm ashtu do të zhvillohet arsimi i lartë në Kosovë".
-Pasi e mbaroi fjalën Enveri dhe shokët tanë, menjëherë reaguan jugosllavët; "Jo, ne nuk e lejojmë këtë!? Ne, kemi mundëdsi që, këto shkolla të larta hapen në Prishtinë, e pastaj edhe gjetiu në qytetet e Kosovës dhe më tej"!...
-Nikita Hrushovi për t´u paraqitur edhe më, -tejet i interesuar për këtë, i tha delegacionit jugosllav:
"Nëse ju shokë të Beogradit, këtë zotim pune nuk e kryeni urgjentisht, sa më parë që të jetë e mundur, dijeni se, ju jeni ata që po i pengoni marrëdhëniet tuaja me fqinjët shqiptarë".
-Josip Brozi,-Tito Dinaku, kur mori vesh që, qeveria e Beogradit; faktin që, po nuk e lejoi hapjen e shkollave të larta dhe UP,-atë punë titanike të diturisë, po e merrte në duar të veta qeveria e Tiranës me vendosmërinë e shokut, Enver; mori hapa të ngutshme dhe konkrete; fillimisht për hapjen e shkollave të larta, pastaj dhe e bëri hapjen e UP-s.
-"Ja, kjo qe vendosmëria e madhe, e Enverit dhe PPSH-së, për fitoren e madhe të diturisë.-përfundoi me kënaqësi rrëfimin e tij i madhi atdhetar, komunisti, Dedë Preka".
-Mua, ky rrëfim i tij i mrekullueshëm, m´u ka kujtuar pas ca vitesh kur po lexoja njëren nga librat, e famshme të shokut, Enver, "Kur lindi Partia".
Lavdi Enver Hoxhës!
Lavdi PPSH!
Lavdi dëshmorëve të arsimit shqiptar!

7-8 Mars, 2019

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fadil Shyti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 384 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi