Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Modeli i dy Gjermanive, ideal për Serbinë, kurse fatal për Kosovën!
Publikuar më 10 mars, 2019 në orën 00:27 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
*** Çfarë kompromisi paqësor na qenka ai, të japësh territorinn verior të Kosovës, në mënyrë që Serbia ta njohë Kosovën dhe, që kjo të fitojë “karrigen” në OKB?!
Pse, shqiptarët, duhet të japin territorin e vet për një njohje nga Serbia kolonialiste dhe për “ një karrige” në Kombet e Bashkuara?!

Nëse ndodh një “pazar” i tillë mes Kosovës dhe Serbisë, kjo do të jetë padrejtësia më e madhe ndaj Kosovës së Shqipërisë Etnike. Për këtë nuk do të fajësohet Beogradi zyrtar as aleatët e tij, por vetëm liderët politikë të Kosovës, nëse e nënshkruajnë një vetëkapitullim të tillë në dëm të interesave vitale kombëtare dhe shtetërore të Kosovës shqiptare.

Veç skenarëve të zbuluar para disa ditësh të Serbisë për ndarjen dhe copëtimin e territorit të Kosovës sipas projektit Rama-Vuçiq-Thaçi, tashti për të vazhduar Dialogu fatkeq i Brukeslit (2011-2019) me të madhe po spekulohet për zbatimin e të ashtuquajturit ‘MODELI I DY GJERMANIVE” si zgjidhje e pranueshme për arritjen e një marrëveshjeje historiko-politike dhe diplomatike mes Serbisë dhe Kosovës.

Ndonëse këtë “MODEL” e ka propozuar edhe ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq qysh para dhjetë vitesh, si dhe qarqe të tjera politike dhe akademike zrytare të Beogradit, ashtu edhe disa zëra të njohur të diplomacisë evropiane, që edhe sot (2019) mbrojnë qëndrimet e tyre lidhur me zbatimin e “MODELIT TË DY GJERMANIVE” për zgjidhjen përfundimtare të problem shekullor mes Serbisë dhe Kosovës, ne, do t’i referohemi sërish në pika të shkurtëra, duke mos përsëritur atë që kemi elaboruar në analizat e mëparme (2007-2019), se një “MODEL” i tillë do të dëmtonte interesat vitale kombëtare dhe shtetërore të Kosovës, sepse rrudhja e territorit të saj verioir me pasuri miliardash të burimeve nëntokësore (ari, argjend, zink, plumb, baker, plumb etj.), si dhe gjymëtimi i gjeopolitik dhe gjeostrategjik territorial, Kosovën, do ta shndërronte në një Biafër dhe Katangë të varfër dhe të varur nga Serbia kolonialiste, ashtu sikurse dikur (1912-1999). Ky do të ishte fatalitet dhe tragjedi e pallogaritshme për popullin 2 milionësh të Kosovës, sepse ekonomikisht do të ngelnin të varfër, të pazhvilluar dhe të papunë me qindra e mijëra sish.

Çdo formë e njohjes së Kosovës nga Serbia dhe nga OKB-ja, përpos njohjes së plotë të së drejtës vetëvendosjes së brendshme dhe të jashtme të Kosovës sipas së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës historike, çdo skenar, çdo formulë dhe çdo model tjetër kinse për “zgjidhjen e statusit” të Kosovës në marrëveshje me Serbinë kolonialiste, de fakto dhe de jure është i papranueshëm për Kosovën shqiptare. Këtë, duhet ta dinë “grupet fluturuese”, që tani kanë përgatitur “valigjet diplomatike” për të udhëtuar në bisedime me palën serbe të Beogradit në Dialogun e Brukselit (2011-2019).

Çdo “koncesion i dhimbshëm” ndaj Serbisë, mund të sanksionohet ashpër nga populli shqiptar i Kosovës

Prandaj, mjaft keni bërë “koncesione të dhimbshme” në kurrizin e popullit dhe të territorit të Kosovës në favorin e Serbisë, duke e shndërruar Kosovën në kantone të bunkerizuara etnikisht të pastra serbe (Graçanica, Ranillug, Kllokot, Partesh, Shtërpce, Mitrovica Veriore, Zubin Potoku, Zveçani, Leposaviqi etj.), si dhe kishave dhe manastireve serbe iu keni falur tokat dhe pronat e shqiptarëve, duke mos i pyetur fare kinse në emër të decentralizimit dhe të ekstratorialitetit.

Vështruar në retrospektivën 30-vjeçare skenën e brendshme politike në Kosovë, në Shqipëri dhe Maqedoni ka një duzinë liderësh politikë, të cilët kanë ushtruar dhe përsosur shkëlqyshem “artin” e zejes së tradhtisë dhe të servilizimit dhe të lojalitetit ndaj faktorëve politikë ndërkombëtarëpër në mënyrë që të sigurojnë pozitat dhe kolltukët e tyre me dekada në pushtet dhe për t’u pasuar në milionerë dhe në miliarderë dhe në korrupcionistë të paprekshëm nga populli, nga ligji dhe nga partnerët e huaj ndërkombëtarë gjoja si “elita më e ditur”, “më e dalluar”, “më lojale” dhe më “demokratike” në shoqërinë shqiptare. Kjo është fakteqësia më e madhe që e ka pllakosur kombin shqiptar dhe Shqipërinë Etnike (1990-2019).

Pikërisht, kjo “sortë”, thënçin e liderëve politikë nepotistë, feudalë dhe despotë, të quajtur “demorkatë properëndimorë”, “vizionarë” dhe “patriotë” të kombit dhe të atdhuet shqiptar ka plaçkitur, ka varfëruar dhe ka lënë me qindra e mijëra pa bukë, të papunë, të pa strehë, pa perspektivë, pa shpresë dhe pa mabrojtje e sigurim shëndetësor dhe social, pa kurrfarë mjete jetese-pa ekzistencë, duke bredhur rrugëve dhe duke emigruar në vende të Evropës, edhe pse në Shqipëri, as në Kosovës, as në Maqedoni e as në Serbi nuk ka luftë, por vetëm mjerim dhe katastrofë varfërie dhe papunësie.

Pikërisht, ky “damazllëk” politikanësh mashtrues dhe shfrytëzues qe 30 vjet, në vend të përmbushjes së kërkesave dhe nevojave elementare të ekzistencës së popullit, janë pasuruar vetë me famlijet, me miqtë, me të afërmit, me bashkëpartiakët, me bashkëmafiozët, me bashkëkorrupcionistët dhe me kriminelët e ndryshëm, të cilët bëjnë jetë luksoze borgjezësh dhe kullakësh injorantë në kurrizin e lirisë, të pavarësisë, të sovranitetit dhe të gjakut të dëshmorëve dhe të popullit (1989-2019).

Pikërisht, ky “soj” injorantësh të uritur dhe të sëmurë për para, për pushtet dhe për “qejf e zef”, ja tani, pas 20 vitesh, statusin politik të Kosovës e ktheu në ZERO, duke e pranuar Serbinë që bashkërisht ta revizionojnë pavarësinë dhe sovranitetin e njohur ndërkombëtarisht nga më se 100 shtete të Kombeve të Bashkuara! Kjo politikë dhe diplomaci kundër lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës u bie në “rabush” jo vetëm Serbisë, por edhe Rusisë dhe Kinës, të cilat së bashku me Greqinë, me Spanjën, me Rumaninë, me Sllovakinë, me Gjysmë Qiprën greke…,etj. nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Ky nonsens juridiko-politik dhe diplomatik i liderëve të Kosovës, të cilët për t’u pajtuar me Serbinë kanë hedhur në pazar pavarësinë dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës!?

Kjo farë paradigme e bythëpraptë “sille e biri vetes” (pas arritjes së pavarësisë) deri më sot nuk ka ndodhur në praktikën e njohjes ndërkombëtare të shteteve të reja nga shtetet ekzistuese, që një shtet i pavarur ndërkombëtarisht sikurse që është Kosova, me vetëdëshirë të liderëve drejtues të saj (2008-2019), t’i nënshtrohet “RIPARIMIT” JURIDIK NDËRKOMBËTAR, për të fituar statusin e ligjshëm si subjekt juridik ndërkombëtar sipas së drejtës ndërkombëtare.

“Modeli dy Gjermanive” i aplikueshëm për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, JO assesi për kompromis me Serbinë!

SEPSE ‘MODELI I DY GJERMANIVE”, PAS DISA VITESH, KOSOVËN DO TA RIKTHEJË NËN JURISDIKSIONIN TERRITORIAL, ADMINISTRATIV DHE SHTETËROR TË SERBISË KOLONIALISTE, ASHTU SIKUR QË NDODHI ME GJERMANINË LINDORE, E CILA PAS 43 VITESH PRAPË PËRFUNDOI NËN JURISDIKSIONIN TERRITORIAL DHE SHTETËR TË GJERMANISË PERËNDIMORE.

“Modeli i dy Gjermanive” ishte i pranueshëm, sepse fjala është për të njëjtin komb, për të njëjtin territor dhe për të njëjtin shtet, që për shkak të interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Bashkimit Sovjetik përballë Evropës Perëndimore, gjatë Luftës së Ftohtë (1948-1989) me pa të drejtë e copëtuan territorin lindor të Gjermanisë.

Nuk ka dyshim se ky “MODEL” do të kishte qenë i pranueshëm dhe i jusitifikueshëm moralisht dhe ligjërisht sikur të aplikohej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sepse Kosova është territor indigjen që i përket Shqipërisë, dhe si popull i përket kombit shqiptar, JO territorit, JO kombit dhe JO shtetit të Serbisë kolonialiste (1912-1999).

Kjo është ASIMETRIA, që nuk ka asnjë element të përbashkët të APLIKIMIT TË “MODELIT TË DY GJERMANIVE”, edhe sikur Serbia dhe Rusia, do ta njihnin Kosovën si shtet të pavarur si shtet të barabartë (subjekt juridik ndërkombëtar) në kuadrin e Kombeve të Bashkuara.
Mirëpo, nëse fuqitë e mëdha evropiane dhe botërore, Kosovës dhe Serbisë, do t’ia impononin “MODELIN E DY GJERMANIVE”, ky do të funksiononte me vite e me dekada, ashtu sikurse dikur gjatë viteve (1949-1990) mes dy gjermanive si kompromis politik i Luftës së Ftohtë ndërmjet BRSS-së dhe Perëndimit (SHBA + Evropa Perëndimore).

Mirëpo, pavarësisht nga kohëzgjatja e një kompromisi të tillë mes Rusisë, SHBA-së dhe Evropës Perëndimore në imponimin e “MODELIT TË DY GJERMANIVE” Serbisë dhe Kosovës, pas disa vitesh dhe dekadash (ashtu si ndodhi me dy Gjermanitë pas 43 vitesh), prapë, do të vinte në shprehje “kërkesa historike” e Serbisë, që Kosovën ta kthejë nën suzerenitetin e saj të dikurshëm kolonial mbi Kosovën, ashtu sikurse gjatë viteve 1912-1999. Ky do të ishte epilogu i Kosovës (pas “stazhit” të saj si shtet i pavarur i OKB-së), ashtu sikurse “konsumimi” i statusit të pavarur juridik ndërkombëtar i Gjermanisë Lindore Demokratike më 1990. Mirëpo, ky ishte një fat i madh edhe për kombin dhe për shtetin e Gjermanisë, sepse mori fund-vdiq një padrejtësi gjysmëshekullore ndaj kombit, ndaj territorit dhe ndaj shtetit gjerman.

Sa më sipër, një shembull i tillë i DY GJERMANIVE nuk është i pranueshëm për shqiptarët e as për Kosovën, sepse fjala është dy popuj, dy territore dhe dy shtete të ndryshme, që nuk kanë asgjë të përbashkët veç kolonializmit gjenocidal serb shekullor mbi shqiptarët dhe mbi territoret e tyre etnike (Kosova, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe Novi Pazari…etj.).

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 334 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi