Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Daçiqi si dikur Milosheviqi, po kërcënon Kosovën me agresion!
Publikuar më 14 mars, 2019 në orën 18:21 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Ivica Daçiq (nënkryeministër dhe ministër i Jashtëm i Serbisë) “ ka paralajmëruar KFOR-in dhe NATON se Serbia do të ndërhyjë në Kosovë nëse sulmohen serbët jo vetëm në veri, por në tërë Kosovën.” (Politika, 13.03.2019).

Nuk jam në dijeni, nga fanitja e kësaj ideje të zezë dhe të kobshme e Ivica Daçiqit, që paska “ëndërruar sulmin” e serbëve, në veçanti në veriun e Kosovës nga ana e forcave të ruajtjes së rendit dhe të sigurisë shtetërore të Kosovës (policia dhe ushtria).

Vetëm ndonjë njeri abnormal apo spiun i agjenturave të ndryshme serbe dhe proserbe mund të trillojë diç të tillë se gjoja minoriteti serb në veriun e Kosovës “qenka në rrezik nga sulmi” i vetë shtetit të Kosovës!

-Pse, nga dolën tani imformacionet e tilla shpifëse se gjoja qeveria e Kosovës “po përgatitka sulm special” kundër minoritarëve serbë në veriun e Kosovës, kur ata me ligje dhe me Kushtetutën e Kosovë trajtohen dhe respektohen njësoj të barabartë, të siguruar dhe të mbrojtur në të gjitha të drejtat dhe liritë e tyre (politike, ekonomike, sociale, kulturore, të mirëqenies etj.) sikurse çdo qytetar tjetër në çdo pjesë të teritorit të Republik֝ës së Kosovës?!

-Kjo është gënjeshtër dhe manipulim i rafinuar i “fabrikës” politiko-propagandistike dhe diplomatike të qarqeve zyrtare të Beogradit me Ivicia Daçiqin, me Aleksandar Vulinin dhe me Alaeksandar Vuçiqin në krye, me qëllim të frikësimit dhe të nxitjes së serbëve, sidomos në veriun e Kosovës, që t’i detyrojnë të ndëmarrin ndonjë aksion simulues të shpërnguljes së tyre me dhunë gjoja si rrjedhim i “diskriminimit” dhe i “mohimit” të drejtave të tyre nacionale nga ana pushtetit shtetëror të Kosovës.

Mirëpo, serbët e veriut në Kosovë nuk duhet të bijnë viktimë e një propagande të tillë të Beogradit se gjoja me shkeljen e policisë apo të ushtrisë së Kosovës në veriun e saj, do të “sulomohen serbët” dhe do t’ua pushtojnë “Trepçen” dhe “Gazivodën” etj.

Përkundrazi, serbët e veriut duhet të jenë të qetë në çdo aspekt, sepse prania e forcave policore apo ushtarake në veriun e Kosovës, nuk do të sulmojë, as keqtrajtojë asnjë serb, por do të jetë në mbrojtjen e të gjithë serbëve dhe qytetarëve të tjerë, ashtu sikurse në pjesën jugore të Mitrovicës, si dhe të gjithë Kosovës, pa asnjë dallim.

Prandaj, serbët në veriun e Kosovës nuk duhet të mashtrohen nga politika dhe nga propaganda luftënxitëse e Beogradit se gjoja qeveria e Kosovës po përgatit më të keqen, duke i lënë pa bukë, domethënë pa “Trepçen”, dhe duke i lënë pa ujë, domethënë pa “Gazivodën”. Kjo nuk është e vërtetë fare, sepse këto asete të rëndësishme ekonomike, sociale dhe jetësore janë edhe të shqiptarëve, edhe të minoriteteve: serbe, turke, boshnjake dhe të tjerëve që jetojnë në Veriun e Kosovës. Prandaj, mbrojtja e këtyre objekteve gjigante me vlerë të paçmueshme, si dhe mbrojtja e popullsisë dhe e territorit verior të Kosovës, është edhe në interesin e “30.000” serbëve që jetojnë atje, sepse sipas Kushtetutës së Kosovës (2008) janë pjesë e pandashme e popullsisë, e territorit dhe e shtetit të Republikës së Kosovës. Me një fjalë, janë shtetas të barabartë të Kosovës, me ligj dhe me kushtetutë.

Këtë duhet ta kenë të qartë serbët e veriut, si dhe të gjithë serbët e tjerë-shtetasë të Republikës së Kosovës, të mos frikësohen as nga policia e as nga ushtria e Kosovës, sepse që të dyja këto institucione shtetërore janë me përbërje multientike dhe multipluraliste, ashtu sikruse të gjtiha institucionet dhe organet e tjera shtetërore dhe shoqërore të Republikës së Kosovës.

Veriu i Republikës së Kosovës nuk është Serbi!

Këtë duhet ta kenë të qartë pjesëtarët e minoritetit serb, jo vetëm në veri, por në tërë Kosovën, në mënyrë që të mos bijnë viktima të dyfishta të politikës kolonialiste, militariste dhe hegjemoniste të Serbisë, e cila, edhe pas 3 gjenocideve dhe agresioneve (1989-1999) po i gënjen dhe po i mashtron jo vetëm serbët në Kosovë, por edhe në Serbi dhe në gjithë botën se gjoja “Kosova është Serbi”.

Derisa të mbijetojë kjo tezë e falsifikuar në shkencën historike, në doktrinën politike shtetërore dhe kishtare, si dhe në psikologjinë politike gjithëserbe, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe homologu i tij kosovar Hashim Thaçi mund të lidhin dhe të nënshkruajnë 100 apo 1000 marrëveshje në Bruksel, por nuk do t’u vlejnë për hicgjë, sepse nuk zgjidhin kurrfarë problemi mes serbëve dhe shqiptarëve.

Kosova mes dialogut dhe luftës

Si duket nënkryeministri aktual i qeverisë së Serbisë, tanimë, krahas Dialogit të Brukselit (2011-2019) ka riaktivizuar edhe orën e ndryshkur të kobshme të mentorit të tij idologjiko-politik dhe nacionalshovinist Slobodan Milosheviq (1989- 2000) për ta sulmuar ushtarakisht Kosovën. Mirëpo, harron Daçiq se kryeinspiruesi, kryekomandanti, kryeindoktrinuesi dhe kryeidiologu-babai i tij,Slobodan Milosheviq ka humbur të gjitha betejat dhe luftërat agresive dhe gjenocidale në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovës (1989-1999).

Madje, Daçiq ka harruar më kryesoren se Kosova nuk është më “koloni autonome” e Serbisë kolonialiste, por shtet i pavarur dhe sovran, që ka të gjitha institucionet përkatëse të saj, duke përfshirë edhe policinë edhe ushtrinë e vet.
Gjithashtu, Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka harruar se Kosova ende është nën mbrojtjen e trupave të NATO-s, të cilat nuk do të lejojnë asnjë ndërhyrje ushtarake të jashtme, qoftë ajo edhe e ushtrisë së Serbisë së Ivicia Daçiqit, por do të reagojë në mbrotjen e sigurisë, të rendit, të Kushtetutës dhe të tërësisë territorial të Republikës së Kosovës.

E gjithë kjo dëshmon faktin se Kosova nuk është më një Tabelë shahu vetëm me “figura të bardha” për Serbinë, që kur t’i “teket” të hidhet në Kosovë pa kurrfarë pengese, pa i tejkaluar edhe “figurat e zeza” të kundërshtarit-Kosovës, e cila që nga viti 2008 as de fakto e as dejure nuk është plaçkë koloniale e Serbisë, por shtet i pavarur dhe sovran, cili në rast agresioni të Serbisë, do t’i përgjigjet me kundërmasat e ligjshme të mbrojtjes së territorit dhe të popullit të tij, ashtu siç parashikon Kushtetuta e Republikës së Kosovës (15 qershor 2008), si dhe duke u bazuar në Nenin 2, pika 4 e Kartës së Bashkuar sipas të cilit ndalohet çdo luftë agresive, çdo kërcënim me forcë (sikurse po kërcënojnë me deklaratat e tyre politike kërcënuese presidenti Aleksandar Vuçiq, nënkryeministri dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin të Serbisë se Beogradi do të ndërhyjë ushtarakisht në pjesën veriore të Kosovës, nëse qeveria e Kosovës vendos riintegrimin e saj ligjor dhe kushtetues në tërësinë e sovranitetit territorial të Republikës së Kosovës) ose përdorimin e forcës kundër tërësisë territoriale ose kundër pavarësisë politike të cilitdo shtet qoftë apo në çfardo forme qoftë, sepse këto janë në shpërputhje të plotë me objektivat dhe me parimet e Kombeve të Bashkuara.

Kosova që nga Konferenca e Rambujesë (mars 1999) e deri më sot (2019) parktikisht ka dëshmuar se nuk do luftë, por paqe me Serbinë. Mirëpo, Beogradi zrytar ende nuk është i gatshëm e as i vullnetshëm, që përfundimisht të përshëndetet me ish-koloninë e saj 100-vjeçare, duke e njohur si shtet të pavarur dhe sovran brenda ufijtve ekzistues të saj. Ky është problemi me të cilin, edhe sot, në kohë paqeje po merret edhe BE-ja, edhe Amerika, duke kërkuar që Kosova dhe Serbia të gjejnë ndonjë modus mirëkuptimi për arritjen e një kompromisi paqësor për normalizimin e marrëdhënive mes tyre.

Prandaj, çfarëdo përpjekje ushtarake e Serbisë që të ndërhyjë në veriun, në jugun, në lindjen apo në perëndimin territorial të Kosovës, ajo do të trajtohet dhe sanksionohet agresion direkt ndaj Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.
Në këtë vështrim, veç reagimit ushtarak mbrojtës të Kosovës, agresioni ushtarak i Serbisë, do të ndëshkohej edhe nga bashkësia ndërkombëtare: OKB-ja, BE-ja dhe NATO-ja, ashtu sikurse dikur që u ndëshkuan 3 agresionet gjenocidale të Serbisë së Slobodan MIlosheviqit (1989-1999).

Kërcënimet me ndërhyrje ushtarake të Serbisë në veriun e Kosovës, shqiptarët duhet t’i marin shumë seriozisht!

Edhe pse ne nuk duam luftë me Serbinë, por si duket, në bazë të delaratave kërcënuese të drejtuesve të saj më të lartë shtetërorë siç janë presidenti Aleksandar Vuçiq, ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin dhe së fundi, edhe nënkryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçqiq, Beogradi zrytar po përgatitet për luftë kundër Kosovës. Këtë e provon edhe kjo deklaratë e Ivicia Daçiqit se gjoja “nëse policia dhe ushtria e Kosovës shfaqen në veriun e saj, Serbia do të ndërhyjë ushtarakisht për t’i marrë në mbrojtje serbët”!?

Kjo është gënjeshtër e rafnuar për t’i manipuluar dhe viktimizuar serbët në Kosovë, si dhe për t’i mashtruar faktorët ndërkombëtarë (Amerikën, OKB-në, BE-në dhe NATO-n), me qëllim që, në sy të botës të “jusitifikojnë” agresionin e drejtpërdrejtë luftarak kundër shtetit të pavarur të Kosovës. Kjo strategji dhe taktikë kamufluese dhe improvizuese e Serbisë kolonialiste, është e vjetër që nga Kongresi i Berlinit (1878), kur Serbia pati filluar gjenocidin e saj për spastrimin etnik të shqiptarëve që nga Nishi deri në Lumë, në Tropojë dhe në Durrës, duke u “jusitfikuar” para Evropës dhe para botës se shqiptarët “ishin pushtues të tokave serbe, dhe se ata ishin të parët, që me çetat e tyre invaduese të armatosura nga Shqipëria Veriore hidheshin dhe sulmonin, vrisnin serbët dhe ua zaptonin shtëpitë dhe tokat e tyre serbe”.

Fatkeqësisht, kjo ishte gënjeshtra dhe akuza më madhe shpifëse që u bëhej shqiptarëve te Fuqitë e Mëdha të Evropës (1878, e edhe sot, më 2019 të shekullit XXI) se shqiptarët në Kosovë, në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë janë “ardhacakë të ngulitur në territoret e Serbisë”. Kështu, me shekuj rrenë shkenca, akademia dhe kasha ortodokse serbe.

Mirëpo, sot në shekullin XXI, Evropa demokratike dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të bijnë viktimë e rrenave dhe të propagandës shekullore antishqiptare të Serbisë (1878-2019) se gjoja shqiptarët nuk janë popull autokton në Kosovë, në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë! Për më tepër Evropa e sotme Perëndimore nuk duhet të lejojë Serbinë, që ta ndajë-copëtojë territorin e Kosovës, në emër të normalizimit të marrëdhënive me Kosovën, sepse ajo nuk ka asnjë pëllëmbë territor të saj në Kosovë përpos minoritetit të saj kolon dhe të kishave e manastireve të saj, të cilat kolonët serbë i kanë rindërtuar mbi themelet e dikurshme të kishave shqiptare, të cilat sot i konsiderojnë si “pronë e historike dhe legjitime e tyre”. Mirëpo, kjo është gënjeshtër dhe trillim i historisë falsifikatore, i shtetit dhe i politikës së kishës serbe, që me shekuj, e, edhe sot në shekullin XXI e përdorin si “argument” gjoja për ta “provuar të vërtetën” e tyre se gjoja “Kosova është djepi dhe zemra e shtetit dhe e kulturës serbe”.

Pikërisht, duke u ushqyer me gënjejshtra dhe me falsifikime të tilla propagandistike antishqiptare, sot, edhe presidenti Aleksandar Vuçiq, nënkryeministri dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin duan ta “bindin” Amerikën, BE-në, NATO-n, OKB-n dhe OSBE-në, si dhe gjithë botën se “Kosova është Serbe”!?
Prandaj, edhe kjo “garniturë” drejtuese e Serbisë, ashtu sikurse të gjitha regjimet e tjera shekullore serbe, pa asnjë turp dhe pa asnjë argument valid pohojnë para botës se “nuk tërhiqemi nga veriu i Kosovës, sepse është pjesë e territorit të Serbisë”. Për këtë qëllim kanë sajuar edhe Dialogun e Brukselit (2011-2019), me shpresë se do t’i ndihmojë BE-ja për shkëputjen e kësaj pjese të territorit të Kosovës.

Këtë objektiv të politikës hegjemoniste dhe neokolonialiste të Serbisë, tandemi Vuçiq-Daçiq-Thaçi-Rama po orvatën ta realizojnë përmes skenarit politik të tyre, duke i “korigjuar” ose duke i “shkëmbyer” kufijtë territorialë mes Kosovës dhe Serbisë.
Të gjithë këta liderë politikë janë të bindur se do të “ndezë” kjo formulë e tyre për copëtimin e territorit të Kosovës, me të mbyllur Dialogu “historik” i Brukselit ndërmjet palëve negociouese serbo-shqiptare të Beogradit dhe të Prishtinës.

Në rast dështimi, në emër të “mbrojtjes së minoritetit serb” (kinse për shkak të rrezikimit nga sulmi i forcave të policisië dhe të sigurisë së Kosovës), Ivica Daçiq, Alekasandar Vulin dhe Aleksandar Vuçiq përmes deklaratave të tyre politiko-propagandistike, tanimë kanë paraljmëruarë se Srbia veriun e Kosovës, do ta mbrojë me ndërhyrje ushtarake, në rast se qeveria e Kosovës vendos rikthimin e sundimit të ligjit dhe të Kushtetutës në atë pjesë legjitime, legale dhe kushtetuese të saj.

Mirëpo, një ndërhyrje e tillë eventuale nga ana Serbisë, do të kualifikohej dhe sankasionohej AGRESION DIREKT ndaj Republikës së Kosovës, i cili, në asnjë mënyrë nuk ka për qëllim mbrojtjen e serbëve në veri dhe, në asnjë pjesë të Kosovës, por PUSHTIMIN dhe RIKOLONIZIMIN E TERRITORIT TË KOSOVËS, si dhe ushtrimin e terrorit, të shtypjes dhe të spastrimit etnik të shqiptarëve, ashtu sikurse edhe gjatë viteve (1989-1999).

Mirëpo, ne nuk duam luftë me Serbinë, por vetëm paqe, bashkëpunim dhe reciprocitet ndërshtetëror, ashtu siç parashikojnë dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkaura, Kreu I, Neni 1, paragrafi 2, ku thuhet: “ Të zhvillojmë ndërmjet shteteve marrëdhënie miqësore të mbështetura në respektimin e parimit të barazisë së të drejtave të popujve dhe të së drejtës së tyre për vetëvendosje dhe të marrin çdo masë tjetër që mund të forcojë paqen në botë.” (Karta e Kombeve të Bashkuara, 1987, f.11).

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 283 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi