Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Në Bruksel (ndoshta) do të arrihet ndonjë marrëveshje, por zgjidhje përfundimtare JO!
Publikuar më 15 mars, 2019 në orën 23:46 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

**** Mirëpo, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mendon ndryshe: “Nëse vazhdon dialogu, Serbia do të detyrohet që ta njohë Kosovën”. (https://www.kosova-sot.info/lajme/363153/thacinesevazhdondialoguserbiadotedetyrohetqetanjohekosoven/).

JO vetëm presidenti Hashim Thaçi, por të gjithë hashimët e Kosovës dhe të Shqipërisë Etnike, duhet ta dinë të vërtetën se, edhe nëse Veriu i jepet Serbisë, edhe nëse Serbia e njeh Kosovën, konflikti ndëretnik kolonial serbo-shqiptar edhe më tej do të mbetet “sarkofag bërthamor” i hapur, përkatësisht i pazgjidhur!

Ky është problemi, i cili të përkujton një thënie popullore “hip se të vrava, zbrit se të vrava”. Atëherë, pse t’i jepet Serbisë veriu i Kosovës, kur të gjithë serbët e saj, “Kosovën e quajnë Serbi”!?

Prandaj, nuk do të ishte punë e mençur që të vazhdohet dialogu me Serbinë në Bruksel, pa e detyruar Beogradin që paraprakisht de fakto dhe de jure ta njihte Kosovën. Ky duhet të jetë kushti parësor i qeverisë së Kosovës për të hyrë në ndonjë dialog me Serbinë. Mirëpo, nëse Serbia e njeh Kosovën, atëherë nënkuptohet se vazhdimi i Dalogut të Brukselit nuk do të kishte kurrfarë kuptimi politik e as diplomatik.

Për shkak të dështimit 9-vjeçar të Dialogut të Brukselit (2011-2019), tani Serbia po kërkon ndihmë nga BE-ja, nga OKB-ja, nga Rusia etj, që ky dialog të mbyllet sa më parë me një kompromosi politik, që Serbia të paktën të fitonte territorin verior të Kosovës ( katër komuna, “Trepçenë” dhe “Gazivaodën” si asete me vlerë të paçmueshme ekonomike) në shkëmbim me territorin e Preshevës.

Po supozojmë se një shkëmbim i tillë mund të jetë bazë e qëndrueshme për arritjen e një marrëveshjeje paqësore mes Beogradit dhe Prishtinës.

Pra, edhe njëherë po ritheksojmë se ky është vetëm një supozim spekulues politik me karakter hipotetik. Në këtë kontekst, shtrohet kjo pyetje: Pas nënshkrimit eventual të Marrëveshjeje paqësore mes palës serbe të Beogradit dhe asaj shqiptare të Kosovës në Bruksel, a do të thotë zgjidhjen përfundimtare dhe të përgjithmonshme të konfliktit kolonial shekullur mes Serbisë dhe Kosovës, sepse me këtë rast Serbia do të fitonte “Trepçen” dhe “Ujmanin”, kurse Kosova vetëm Preshevën?

Kjo është pyetja, që liderët politikë shtetërorë të Kosovës, duhet t’i japin përgjigjen e saktë dhe të kualifikuar si në aspektin historik, gjeopolitik, gjeostrategjik, gjeoekonomik, ashtu edhe në atë juridik të së drejtës ndërkombëtare (gjithnjë duke mbajtur parasysh të drejtën e vetëvendosjes), pa u “karrabythur” me spekulimet e koncepteve eklektike të politikës ditore mashtruese, tradhtuese dhe nënshtruese interesave të huaja antikombëtare dhe antishtetërore.

Përgjigjja

Edhe nëse Serbisë i jepet veriu i Kosovës së pasur me ‘Trepçen” dhe me liqenin e “Ujmanit”, ashtu siç po kërkoon garnitura udhëheqëse e Serbisë (Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vulin), dyshohet se këta do të ndiheshin të kënaqur dhe të qetësuar vetëm me këtë përfitim territorial (ndonëse për Kosovën, do të ishte fatal ngaqë do të humbiste ekonomikisht dhe territorialisht) ngase pa kaluar “24 orë”, do të kërkonin edhe Graçanicën, Pejën (duke u thirrur në Patrikanën), Deçanin (duke u thirrur në Manastirin e Deçanit), Prizrenin, Rahovecin, Shtërpcen, Ranillugun, Kllokotin, Parteshin, Priulluzhën, Kamenicën …etj.). Me një fjalë, edhe pas marrjes së veriu të Kosovës, Beogradi do të vazhdonte me pretendimet territoriale, me politikën kolonialiste dhe hegjemoniste, duke konsideruar Kosovën si “pronë të vetën” edhe në kuptimin historik, edhe në atë legal.

Pra, çfarëdo lloji Marrëveshje politike, e përfunduar në Bruksel mes palëve negociuese dhe me ndërmjetësimin e përfaqësues së BE-së, Federica Mogherini; në Berlin, në Uashington, madje qoftë e nënshkruar edhe nga fuqitë evropiane dhe botërërse si garantuese të saj, ajo do të ketë karakter të përkohshëm, të brishtë dhe të paqëndrueshëm, sepse Serbia nuk do të heqë dorë nga kolonia e saj e dikurshme, duke qenë se sipas politikës mitomane dhe gënjeshtrave shekullore, si dhe të luftërave gjenocidale gjatë shekujve (XVIII, XIX dhe XX), Serbia dhe serbët Kosovën e konsiderojnë “krahinë serbe”. Kështu thotë edhe Kushtetuta në fuqi e Serbisë (2006).
Ky është problemi kolonial serb (1912-1999), që hëpërhë nuk ka superfuqi botërore e as fuqi evropiane, që mund ta zgjidhë përfundimisht mes Serbisë dhe Kosovës.

(Ndoshta) arritje kompromisi PO, por zgjidhje të konfliktit kolonial JO!

Siç theksuam më sipër, të mos harrojmë faktin se, edhe sikur Serbisë t’i jepet veriu i Kosovës për arritjen e ndonjë Marrëveshjeje paqësore me palën negociuese shqiptare të Prishtinës në Bruksel, kjo nuk do të mjaftohet vetëm me territorin verior, por ndërkohë do të kërkojë edhe rikolonizimin e pjesëve të tjera të territorit të Kosovës, të banauara nga enklavat serbe, duke u mbështetur në recidivat e vjetër të historisë dhe të politikës falsifikatore me përmbajtje shfarosëse të shqiptarëve dhe të aneksimit të gjithë territorit të Kosovës.

-Atëherë, prapë lind pyetja, çfarë rëndësie dhe çfarë peshe do të ketë për paqen rajonale ballkanike, lidhja e ndonjë Marrëveshjeje në Bruksel, kur ajo nuk mund të jetë kurrfarë garancie për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo do të kërkojë përthithjen e krejt territorit të Kosovës (Graçanicë, Ranillugë, Kllokot, Partesh, Kamenicë, Shtërpce, Pejë, Prizren, Deçan, Deviq, Prilluzhë, Miloshevë, Gazimestan, Lipjan etj.), ku janë ngritur kisha, manastire dhe sakrale të tjera serbe, se gjoja këto sipas legjendave dhe miteve të trilluara përbëjnë identitetin nacional, religjioz, kulturor, territorial dhe shtetëror të Serbisë. Mbi këtë “bazë” të historiografisë dhe të politikës falsifikatore të shtetit dhe të kishës ortodokse serbe, pas okupimit të veriut, Beogradi zyrtar do të vazhdojë me rianeksimin, me rikolonizimin dhe me riserbizimin e pjesëve të tjera të populluara me kolonët serbë në Kosovë.

Kjo do të thotë se, me gjithë arritjen e ndonjë Marrëveshjeje paqësore eventuale në Bruksel më 2019 mes palës serbe dhe asaj shqiptare të Kosovës, dyshohet se do të krijohet ndonjë paqe dhe mirëbesim i qëndrueshëm dhe afatgjatë mes Serbisë dhe Kosovës, duke qenë se konflikti kolonial shekullor serb do të mbetet i pazgjidhur si rrjedhojë e logjikës së sëmurë të etnocentrizmit dhe të kolonializmit gjenocidal serb (XVIII, XIX, XX).

Fatkeqësisht, kjo politikë psikopatologjike raciste dhe ekspansioniste antishqiptare me shekuj ka dëshmuar se “shpifja”, “dhuna”, “terrori”, “gjenocidi”, “gënjeshtra” janë mjetet dhe instrumentet kryesore operacionale të doktrinës politike dhe religjioze të “ patriotimzit nacioanl” serb për spastrimin etnik dhe për shfarosjen e shqiptarëve nga territoret e tyre etnike indigjene të Shqipërisë Etnike (1878- 1999).

Pikërisht, kjo është konstanta historike , politike dhe relizgjioze, e formuluar dhe e praktikuar si “parim i përhershëm” politik, shkencor dhe religjioz për shfarosjen e shqiptarëve dhe për grabitjen e territoreve të tyre etnike në Ballkan.

Kjo politikë religjioze raciste dhe fashistoide e gabuar ka ndodhur dhe, në mënyrë koherente është përsërtiur dhe praktikuar gjatë shekujve të kaluar, si dhe zjarri i saj është aktiv, edhe sot nën hirin e infektimit dhe të autodestruktivitetit gjithëserb për shkak se , siç ka vlerësuar ish-akademikët serbë: (1) “Stevan Dedijer, duke pohuar se vizioni shovinist i politikës hegjemoniste serbe mendon se serbët duhet t’i sundojnë të gjithë popujt e tjerë në Jugosllavi, për ta bërë Jugosllavinë ashtu siç e kanë bërë Kosovën-NJË SHTET POLICOR”; (2) Miqa Popoviq, i cili thotë se:” Serbët nuk janë njerëz të mësuar me demokraci, kështu që kanë nevojë të shkollohen shumë në këtë fushë…Populli serb është i prirur të mendojë shumë për vetveten më mire se ç’është nevoja dhe se ç’është e lejueshme… Serbët me gjithë mend janë të bindur dhe besojnë se edhe vetë Zoti është serb”. ( Citate të cituara sipas akademikut Mark Krasniqi në “Kosova Sot-Referat i paraqitur në Senatin Belg”, 1992, f.24.).

Lidhur me këtë psikopatologji të serbëve në funksion të mohimit dhe të shkatërrimit të identitetit të qenies shqiptare në Ballkan, rezulton edhe ky konkluzionin aksiomatik i Akademikut të ndjerë, shkencëtarit dhe patriotit Mark Krasniqi, i cili thotë se “Serbët, para së gjithash, mendojnë se fati i popullit shqiptar, duhet të jetë në duar të tyre dhe se viset e tij historike dhe etnike, duhet të jenë prone e tyre…” (Mark Krasniqi, po aty, f.24-25).

Sa më sipër, prapë shtrohet pyeja se kush mund të jenë ata faktorë evropianë dhe ndërkombëtarë, që mund ta zgjidhin problemin kolonial shekullor mes Serbisë dhe shqiptarëve në Kosovë, në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë(1878-2019) ?
Përgjigja, askush! – Po, atëherë, cila do të jetë zgjidhja, që do të mund të mbyllte përgjithmonë problemin kolonial shekullor mes Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht Shqipërisë?

Përgjigjja, vetëm vetë Serbia mund të zgjidhë këtë problem, askush tjetër!

-Ashtu, si ka ditur dhe si ka mundur ta krijojë këtë problem ndëretnik dhe ndërterritorial me shqiptarët, tani ka ardhur koha e fundit, që vetë ta gjejë fillin e zgjidhjes së tij sa më parë të jetë e mundur, sepse kjo , para së gjithash, do të jetë në interesin e saj nacional dhe shtetëror, si dhe të paqes, të sigurisë, të bashkëpunimit dhe të qëndrueshmërisë në Ballkan.

Pra, për t’u pajtuar dhe për të jetuar në harmoni dhe në paqe të qëndrueshme, si dhe për të pasur bashkëpunim dhe marrëdhënie reciproke normale dhe miqësore me shqiptarët, SHTETI, KISHA dhe AKADEMIA e SERBISË (SI LEVË UNIKE PARËSORE), duhet të ulen rreth një “TYEZE TË PËRBASHKËT” dhe të hartojnë ndaj shteteve fqinje, e pikësëpari Strategjinë Nacionale Antikolonialiste, Progresive Demokratike dhe Koekzistencialiste ndaj shteteve fqinje, pikërisht ndaj shqiptarëve , të cilëve edhe sot u kanë borxh territoret etnike, të kolonizuara dhe të aneksuara me forcë dhe me gjenocid (1878-2019), po qe se nuk duan luftëra, konflikte dhe mosmarrëveshje me shqiptarët dhe me Shqipërinë.

Pra, ÇELËSI i ZGJIDHJES SË PROBLEMIT KOLONIAL ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht Shqipërisë, është në Beograd, në mendjen, në ndërjegjën, në shpirtin, në nderin, në drejtësinë, në humanizmin dhe në demokracinë (nëse këto vlera nuk kanë përfunduar në sarkofagun e Slobodan Milosheviqit në Pozhaervc, më 2006) e SHTETIT, E AKADEMISË DHE TË KISHËS ORTODOKSE SERBE.

Këto tri institucione më të larta të kombit serb kanë fuqinë, përgjegjësinë dhe të drejtën e ligjshme, që të ndërtojnë një kaptinë të re të historisë, të politikës, të koekzistencës dhe të paqes serbe ndaj popujve dhe shteteve fqinje në Ballkan, duke e varrosur përgjithmonë Projektin anacional, hegjemonist, kolonialist dhe gjenocidal të Serbisë së Madhe (1844).

Pa dyshim se SHTETI, AKADEMIA dhe KISHA SERBE, duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët për reviozinimin e politikës kolonialiste, raciste, ekspansioniste dhe gjenocidale ndaj shqiptarëve dhe ndaj Shqipërisë në Ballkan.
Vetem kjo formë e diskursit të ri politik, antikolonial, demokratik, progresiv dhe paqësor e Serbisë, do ta shpëtonte popullin serb nga autodestruktiviteti, nga jotoleranca, nga urrejtja, nga armiqësia dhe nga luftimi i popujve të tjerë joserbë në Ballkan.

(1) Roli i Kishës Ortodokse Serbe

Duke qenëse historikisht, Kisha Ortodokse Serbe ka luajtur rolin në krijimin e shtetit të Serbisë, kjo është fakor vendimtar, që mund të ndikojë në ndryshimin e kursit të derisotëm të politikës kolonialiste dhe hegjemoniste të Serbisë (1878-2019).
Pra, për të arritur këtë objektiv me peshë të paçmuar, pikësëpari për interesin jetik dhe për fatin e popullit serb në Ballkan, Kisha Ortodokse Serbe e ka për detyrë që me mësimet e saj ta edukojë dhe ta bindë popullin serb se shqiptarët nuk janë armiq të serbëve, por vetëm fqinjë në shtëpitë dhe në tokat e tyre stërgjyshore pelllazgo-ilire-shqiptare.

Me një fjalë, Kisha Ortodokse Serbe e ka për detyrë, që të mos i indoktrinojë fëmijët, studentët dhe rininë serbe se gjoja “ shqiptarët janë armiq të serbëve” dhe se gjoja “shqiptarët ua kanë grabitur tokat e tyre të shenjta”. Përkundrazi, e vërteta historike dhe faktike, thotë se serbët janë ata që me luftëra, me shpërngulje sistematike dhe me gjenocid i kanë vrarë, masakruar dhe shfarosur shqiptarët dhe ua kanë pushtuar dhe koloniizuar tokat e tyre. Këtë e dëshmoi edhe gjenocidi i fundmë i Serbisë në Kosovë (1989-1999), ku forcat çetniko-fasjiste barbare paramilitarem, policore dhe militare vranë mbi 12.000 mijë shqiptarë; përdhunuan mbi 2000 mijë femra shqiptare; shpërngulën mbi 1 milion shqiptarë, si dhe ua plaçkitën të gjithë pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme dhe, së fundi ia futën flakën shtëpive, duke e djegur gjithë Kosovën, vetëm për të “dëshmuar” para Evropës dhe para botës se gjoja “Kosova është Serbi”. Kjo parullë e rreme e KOS-it, e shtetit dhe e akademisë serbe, duhet të varroset nga vetë forcat progresive, demorkatike dhe paqësore serbe.

Ndryshe, derisa kjo shpifje dhe gënjeshtër shekullore të “mbijetojë” në mendjen, në shpiritin dhe në veprën negative urrjetëse dhe armiqësore të serbëve ndaj shqiptarëve si“akt patriotizmi” dhe si “parim i përhershëm i politikës serbe, duke krijuar dhe jusitifikuar gënjeshtrën si formë inventive të inteligjencës natyrale serbe” (siç ka shkruar ish-akademiku i ndjerës serb Dobrica Qosiq në romanin e tij “Seobe”, citat i situar nga Mark Krasniqi, “Kosova Sot”, 2002, f.25), asnjë MARRËVESHJE PAQËSORE serbo-shqiptare, e lidhur qoftë në Bruksel (2019), qoftë në Berlin, në Londër apo në Uashington etj., nuk do të ketë kurrfarë efekti juridiko-ligjor dhe politik për t’i pajtuar serbët dhe shqiptarët në Ballkan.

(2) Roli i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Serbe të Beogadit

Duke e ndjekur shembullin pozitiv të Kishës Ortodokse Serbe (nëse kjo ka hequr dorë nga përzierja në politikën shtetërore, në Akademinë e Shkencave dhe në Universitetin e Serbisë, si dhe në propagandën e masmediave informative dhe publicistike serbe në Ballkjan) për zgjidhjen e problemit kolonial me shqiptarët, atëherë edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve Serbe, në vend të Memorandumit famëkeq të vitit 1986 për shfarosjen e popujve joserbë, si dhe për grabtijen e territoreve të tyre me agresion dhe me gjenocid (1989-1999), duhet të nxjerrë një Platformë të Re Nacionale Antikolonialiste, Progresive Demokratike dhe Koekzistenciale ndaj shteteve fqinje, pikërisht ndaj shqiptarëve dhe ndaj territoreve të Shqipërisë Etnike.

Mirëfilli, miratimi i një Paltforme të këtillë, do të parandalonte erozionin e veprave kuazishekncore, të pamfleteve, të publicistikës, të politikës propagandistike me përmbajtje armiqësore, urrrjetëse, raciste, fashiste dhe gjenocidale, me mesazh të saktë historik dhe politik, se shqiptarët janë NJË KOMB, që ka histori, flamur, abetare, kulturë, gjuhë, tradita, gjak dhe territor të përbashkët që quhet SHQIPËRIA ETNIKE.
Pra, si Kisha, si Shteti, ashtu edhe Akademia serbe me verimtarinë e tyre publicistike e shkencore, duhet t’I bindin fëmijët, nxënësit, studentët, mësuesit, profesorët, klerkët dhe akademikët se shqiptarët nuk janë emigrantë e as migrantë qoftë në Kosovë, në Preshevë, në Bujanoc e Medvegjë, por popull autokton në trojet e tyre stërgjyshore.

Këtë të vërtetë historike dhe faktike, do të duhej ta mësonin fëmijët dhe rinia serbe nga klerikët, nga mësuesit, nga profesorët, nga akademikët, nga shkenca, nga publicistika dhe nga propaganda e masmediave serbe, në mënyrë që të mos bëhen armiq dhe vrasës të shqiptarëve, ashtu sikurse në shekujt e kaluar (XVIII, XIX, XX) të historisë së përgjakshme serbo-shqiptare.

(3) Roli i shtetit serb

Krahas Kishës dhe Akademisë, nëse këto kanë ndryshuar kursin e politikës së tyre destruktive shumëshekullore ndaj shqiptarëve dhe ndaj Kosovës, atëherë edhe shteti, duhet të vegjetojë objektivisht dhe realisht për të mbyllur konfliktin kolonial shekullor me Kosovën, përkatësisht me Shqipërinë, pavarësisht se cilët janë dejtuesit e sotëm të shtetit të Serbisë, sepse derisa kryepatriarku serb Irinej deklaron se “Kosova është koka e Serbisë, trupi i ndarë i së cilës nuk mund të jetojë pa të”, atëherë realisht nuk mund të ketë kurrfarë dialogu ose multidialogu paqësore mes Beogadit dhe Prishtinës, pavarësisht nga interesimi, kontributi dhe ofrimi i shërbimeve të vullnetit të mirë të BE-së, të Amerikës, të NAT-s dhe të OKB-së, që të arrihet ndonjë marrëveshje gjithëpërfshirëse paqëse në kuadrin e Dialogut të Berlinit (2019).

Në këtë vështrim, shteti-Serbia së bashku me kishën dhe me akademinë serbe, patjetër, do të duhej të ndërtonte Platformën e re të strategjisë politike nacionale dhe shtetërore, me qëllim që politika e re serbe, të “shkurorëzohej” nga recidivat kancerogjenë të kolonializimit dhe të neokolonializmit të Serbisë së Madhe ndaj Shqipërisë dhe ndaj shteteve të tjera fqinje në Ballkan. Pa dyshim se, një politikë e këtillë e re serbe me përmbajtje realiste, të drejtë, demokratike dhe paqësore, do ta shpëtonte popullin serb nga të gjitha tragjeditë e deritashme të shkaktuara ndaj popujve të tjerë fqinjë në Ballkan, pikësëpari ndaj popullit shqiptar.

Çelësi i zgjidhjes së konflitktit kolonial serbo-shqiptar është në Beograd, Serbia e ka fjalën kryesore, askush tjetër.

Pra, nëse lidershipi i qeverisë serbe së bashku me Kishën Ordtodokse Serbe dhe me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Serbe, tanimë kanë hatruar një PLATFORMË të Re Nacionale Antikolonialiste, Progresive Demokratike, Koekzistenciale dhe Paqësore ndaj popujve dhe ndaj shteteve fqinje, pikërisht ndaj shqiptarëve dhe ndaj territoreve të Shqipërisë Etnike, atëherë nuk ekziston nevoja të vazhdohet kurrfarë Dialogu as në Bruksel e as gjetkë, por pa vajtur askund, Beogradi ta njohë zyrtarisht de fakto dhe de jure Republikën e Kosovës!

Kjo do të ishte Marrëveshja historike paqësore e pajtimit të popullit serb dhe shqiptar në Ballkan.

Nryshe, vazhdimi i Dialogut të dështuar në Bruksel (2011-2019), është vetëm humbje kohe, vetëm mashtrim, kush, kujt do t’ia “hedhë”. Kjo do të thotë nuk ka ZGJIDHJE TË KONFLIKTTIT KOLONIAL SHEKULLOR SERBO-SHQIPTAR NË BALLKAN.

Prandaj as pala negociuese e Kosovës e as faktorët e tjerë ndërkombëtarë të involvuar në Dialogun e Brukselit, nuk duhet të nxitojnë fare, që të ballafaqhen me “fromulat” dhe me “skenarët” e politikës dhe të diplomacisë serbe të Beogradit, të cilat paralajmërojnë arritjen e një kompromisi të keq politik-shkëmbimin e territorit, kur Kosova do të humbiste veriun e saj me gjithë “Trepçen” dhe “Ujëmanin”.

Fundja, nëse në Bruksel, do të arrihet ndonjë marrëveshje mes Beogradirt dhe Prishtinës, ajo, në asnjë formë nuk zgjidh problemin kolonial shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, por do të mebetet “i konservuar” sikruse këtu e 100 vjet më parë.

Përkundrazi, do ta bëjë edhe më të mprehtë sikurse “sarkofagun bërthmaor” të Centralit Çernobilit të Rusisë, për të cilin nuk mund të garantojë askush, se nuk mund të shpërthejë brenda “100 vitesh”, edhe pse që nga shpërthimi i tij më 1986, është hermetizuar dhe konservuar me betonarme të çeliktë, që mos shkaktojë ndonjë katastrofë bërthamore në përmasa botërore.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 224 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi