Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mbledhja e Fondit Qendror të Kosovës në Gjermani!-Kahl am Main 10. 03. 2019
Publikuar më 17 mars, 2019 në orën 22:04 ( ) Faridin Tafallari | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në fillim të fjalësë ish-kryetarit i Komisionit Qendror të 3% për Gjermani, para fillimit të Mbledhjes, me nje minut heshtje heshtje u nderua ish antarin e Komisionit të 3% për Gjermani Rustem Broqin! Fjala e z. Pjetër Coli,

Angazhimi i aktiviteteve në tri nivelet (qendror, i landeve dhe vendbanimeve) gjatë periudhës së paraluftës në Gjermani ishte ai, për të gjitha institucionet dhe populli i Kosovës. Plus-minus i këtyre aktivistëve ishte rreth 3200 i shpërndarë në gjithë teritorin e Gjermanisë si në lindje ashtu në perendim, gjithandej ku gjendej mërgata shqiptare, jo vetëm kosovës, por edhe nga trojet tjera shqiptare që kishin gadishmërinë për ta ndihmuar popullin e kosovës dhe institucionet paralele shqiptare nga ky vend, të dala që nga 2 Korriku 1990, kur delegatët shqiptarë të kuvendit të Kosovës e shpallën pavarsinë. Puna vazhddoi deri në mbarimin e Luftës së fundit më 1999.

Organizimi, vullneti,entuziazmi, gadishmërria por edhe rezultati ishin të tilla, që për historin e mërgatës shqiptare deri më atëhere ishin të pa njohura. E gjithë kjo vinte kryesisht për mërgatën tonë në Gjermani dhe Zvicër si bartset kryesore të këtij aktiviteti, por duke mos lënë pa cekur edhe përpjekjet e aktivistëve në shtetet tjera. Pas një distance kohore dhe një restospektive besoj se flasim edhe në emërin tuaj, kemi vrejtuar disa lëshime që i kemi bërë gjatë aktivitetit dhe pas tij. Burimi i këtyre lëshimeve ka qenë besimi i tepruar i joni ndaj institucioneve, partive politike dhe individuale që i udhheqnin këto. Mos e ban o Zot të ketë nevojë që e gjithë kjo të përsëritet, jemi të sigurt që ato lëshime nuk do i përsëritim.
Si njohës të mirë të rrethanave te mërgata jonnë në Gjermani, mund me përgjegjësi të konstatojm, se tensionimet nëmes bartësëve të institucioneve dhe partive plitike kanë reflektuar në ato masa, sa shumë e mbledhur e mjeteve nga ne në Gjermani ka mund të jetë, së paku dy fishi më e lart.
Ne jemi të vetdijshëm se në bazë të Ligjeve germane kemi qenë si Shoqatë joqeveritare dhe si e tillë e liruar nga tatimi. Për formalitetet ligjore dhe gjendjen permanente të xhiroollogarisë Komisioni asnjëherë nuk ka, pasur informata e mos të flasim për dedikimin dhe shpërndarjen e mjeteve të grumbulluara. Kjo është bërë siq u cek këtu, për shkak të besimit që e kemi pasur në institucionet tona. Për këto mjete pas luftës është folë dhe është shkruar gjithçka e më shumë në kontekstin negativ se sa pozitiv, saqë neve si bartës të kësaj pune, një kohë kemi hezituar të flasim për 3%-shin edhe pse të pastër si loti e të shtrydhur si limoni në çdo aspekt. Shkurt e shqip e kemi ndjenjën që jemi vetëm të shfrytzuar dhe të hedhur në rrugë. Ky qëndrim vërehet tek të gjitha organet e shtetit deri më sot. Unë flas këtu për neve si aktivist, por ndjenjën e mos përfilljes, injorimit dhe shfrytzimit e ka po thuaj se egjithë mërgata jonë, e cila e përbën më tepër se gjysmën e banorëve të Kosovës. Kjo mërgatë dërgon sot në Kosovë vetëm pëmes institucioneve të ndryshme financiare më shumë se 760.000.000 Euro në vit, pa të cilat banorët residentë nuk do të mbijetonin. Ne si aktiviste të asaj kohe dhe mërgata e konsiderojm veten si shtyllë kryesor financiare për çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës. edhe pse bash askushi nga kompetentet drei më sot as një mirënjphje publike nuk pati për këtë kategori. Injorim në çdo hap ndjejmë duke filluar nga Gjermania e deri në Kosovë. Janë emruar ambasadore, konzujë etj, njerzëzit, të cilët nuk i kemi njohur fare edhe pse këtu në Gjermaini jetonin. Njerz që në një demonstrat në Gjermani apo kudo qoftë në perendim nuk kanë marrë pjesë dhe as një fond të Kosovës në Gjermani një Markë nuk e kanë dhënë.. Janë emruar ministra të diasporës të cilët as një gjuhë të huaj nuk e zotronin dhe gjatë jetës së tyre asnjë lidhshmëri me diasporën nuk e kanë pasur. Dikujt mund t'i duken gjëra të tepruara, por jo, janë të gjitha të sakta. Nga këta ambasadore e konzujë në Gjermani komplet aktivitetet janë injouar pas luftës. Në festat e shtetit janë ftuar vetëm ata, tëcilët në periudhën e paraluftës në Gjermani futur veshët në dheqeshni me neve që vraponim ditë e natë. Njohim njerëz me emer dhe mbiemër, që ambasadori ja jep ftesën me dhjetë ftesa për festën e 28-Nëntorit dhe i thotë shpërndajau atyre që ta merr mendja, kurse asnjë anëtar i këtij Komisioni p.sh. kurr ftesë nuk ka marr për raste festive të shtetit tonë.
Thjeshtë thën në skene kane dalur një plejade e re që lidhje me organizim dhe aktivitetin e paraluftës nuk kishin. Barsit e institucioneve të atëhershëme të gjithë kishin rroga, aktivistët punonin pa asfar kompensimesh. Disa nga ne mendonim se me organizimin tonë do merret p.sh. Akademia e Shkencave dhe ta shënoje ndoshta si një solidaritet shembullor për libra shkollor me qëllim që gjeneratave të reja t'u shërbeje si udhërrëfyes për për mosndajlen e solidaritetit tek populli ynë.
Në fund aktivistët e këtij Fondi janë maksimalisht të interesuar, sa i përket keqpërdorimit eventual të këtyre mjeteve, të grumbulluara për çlirimin e Kosovës, të konstatohet e vërteta. Kemi përshtypjen se organet hetuese nuk e kanë marrë seriozisht zbulimin e keqpërdoruesëve eventual të këtij Fondi dhe nxjerrjen e tyre para organeve të drejtësisë. Këto mjete janë grumbulluar nga shumë njerz që edhe vetë ata ishin raste sociale në Gjermani

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 497 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi