Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Serioziteti i coftë
Publikuar më 20 mars, 2019 në orën 21:43 ( ) Bekim Rexhepi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Akuzat për krim dhe korrupsion janë zile të heshtura për gjykatat tona dhe ato ndërkombëtare, avazi i keq vazhdon dhe bëhet më vështirë, më i padurueshëm për qytetaret e Kosovës, të cilët presin momentin që të ikin nga atdheu që s’të jap bukë e nder, aty ku shkelet çdo kontratë sociale, vallë si mund t ‘ia bëhet ndryshe?!. Në sytë e ndërkombëtarëve zhvillohet krimi dhe korrupsioni, e pak edhe nga ta edhe sfidohen, fusin hundët në kokainën shqiptare.

Punësimet e fundit të akraballëkut nëpër institucionet e shtetit përbën kupolën e krimit të organizuar brenda shtetit, që nga presidenti, kryeministri, kuvendari, ministrat, deputetët dhe kryetaret e partive kanë punësuar dhe për këtë nuk kemi dorëheqje të moralshme sepse nuk kanë moral. Si do ta përkufizonit këtë kulturë politike në Kosovë, ku elita politike e rehaton vetveten ngadalë duke zgjedh njerëzit e saj të caktuar në vendet kyçe të shtetit, në mënyrë që më pastaj kundërshtaret politik nuk do të mund ti prishin terezinë as edhe atëherë kur në të gjitha vendimmarrjet politike shfaqet absurdi. Punësohen baba, nëna, djali, çika, motra, vëllai, halla, tezja, axha, miku, dhëndri, kunata, miqtë e deri tek farefisi, e veç populli mbetet si gjithë në bisht t’sorrës. Në këtë gjendje përkufizimi më adekuat është se: politikani mbetet mbeturina më e madhe, e cila riciklohet në të njëjtën vlerë për tregun aktual që mbase duhet të braktiset domosdoshmërish, sepse të krijon kancer në ardhmëri.

Autoriteti shtetëror me qëllim favorizon disa grupe të vogla dhe të caktuara në kurriz të tjerëve dhe të shumicës, madje i stimulon këto grupe të vogla që të mund ti krijojnë elitat korruptive e kriminale që të mund të godas të tjerët, e veçmas në radhën e shumicës inferiore të cilat shihen vetëm si burime për ta. Ky lloj imazhi afrikan vazhdon edhe në qeverinë e aktuale të Kosovës, sepse politika e korrupsionit dhe krimit nuk filloj pas pavarësisë, ajo u rishfaq edhe më herët, edhe gjatë luftës u pastruan fondet për çlirim dhe u vranë njerëz që kishin të bënin me fondet. Akuzat për krim dhe korrupsion janë zile të heshtura për gjykatat tona dhe ato ndërkombëtare, avazi i keq vazhdon dhe bëhet më vështirë, më i padurueshëm për qytetaret e Kosovës, të cilët presin momentin që të ikin nga atdheu që s’të jap bukë e nder, aty ku shkelet çdo kontratë sociale, vallë si mund t ‘ia bëhet ndryshe?!. Në sytë e ndërkombëtarëve zhvillohet krimi dhe korrupsioni, e pak edhe nga ta edhe sfidohen, fusin hundët në kokainën shqiptare.

Qytetaret e Kosovës tani e kanë të qartë se shteti i shpresë së tyre nuk u krijua, ishte i rrem mundi i komandantëve politik që atdheu të jetë i lirë dhe i drejtë, i barabartë në zhvillim e në demokraci. Shteti u zgjua në ëndrrën e krimit dhe të hajnisë, ëndrra e keqe vazhdon, derisa serioziteti i coftë shfaqet si lugat politik në sytë e qytetarit të Kosovës dhe kaq mjerisht.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Bekim Rexhepi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 230 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi