Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PO HABITEM E PO MË MËRZISIN TEJ MASE DISA KALEMXHINJ NË FB!!!....!
Publikuar më 20 mars, 2019 në orën 21:46 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Si Anëtar Nderi i “Shoqatës Çamëria Kosovë” e përshëndes kryetarin z.Nexhmi Muqiqi dhe kryesinë për ato informime, që po i publikon! Sepse, ne, duhet të dimë se, ku dhe nga po shkojmë!? Ndaj nuk ka mëshirë dhe as tolerancë ndaj tradhëtisë dhe tradhëtarëve, që po i zbulon dhe po i saktëson me fakte. Nuk ka falje ndaj cilido qoftë! Për ata, kurrësesi nuk ka mëshirë, as falje, por vetëm dënim...!!!

Dua të ju përgjigjem disa sharlatanëve qyqarë e frikacakë, që, ose frigojnë nga shkjau ose ndoshta e quajnë kulturë nënshtrimin e tyre ndaj çetnikëve serbosllavë apo atij grekoman!? Ata, që të kanë vrarë, dhunuar e të kanë larguar me dhunë nga trualli i shtëpisë tënde, nuk kanë tjetër emër, pos kriminelë!!!
Habitem dhe pyes veten, a thua kjo kategori njerzish të ’’ditur’ e quajnë kulturë këtë, që po ndodhë?! A ç’është në pyetje me këta tipa“intelektualë-lesha”, sahan e by...lëpirsa të armikut, me këta të vetëquajtur të kulturuar e intelektualë të mirëfilltë!!? Ore mendoni e i vini gishtin kokës dhe thoni fjalë të mençura e me vend, se dilni edhe si përfaqësues nëpër emisione të ndryshme të mediave, ku përfaqësoni një popull që, me shumë e shumë sakrifica ka arritur lirinë e fituar me gjak!!!

Por dua që, të më kuptoni ju shqiptarë me gjak shqiptari, se, i kam bërë disa vite në mërgim dhe kam pasur fatin të rrija me shumë e shumë bashkatdhetarë nga të gjitha trojet shqiptare. Në të gjitha ato vite kam pasur kontakte nëpër aktivitetet, që janë zhvilluar nga mërgimtarët tanë në Mërgim, ndaj kam arritur t’i kuptoj shumë mirë shqiptarët në mendjet e veprimet e tyre, nga më të mirat, por mjerisht edhe nga më të këqijat...Pra e kam një përvojë të gjatë dhe paksa edhe më ndryshe nga të tjerët. Gjatë takimeve dhe bisedave, kam takuar burra të fortë e atdhetarë me besë shqiptari dhe intelektualë, njerëz të penës e të pushkës...me të cilët kam bashkëvepruar për çështjen e madhe mbarëshqiptare, për BASHKIMIN KOMBËTAR të trojeve tona të okupuara nga armiqtë tanë shekullor! Përpjekjet dhe qëllimi ynë ka qenë që, të luftonim për tu bashkuar me shtetin amë Shqipërinë etnike! Kam fituar dije e mësime e në veçanti se, si duhet dhe ç’duhet bërë për atdheun që, të fitoj pavarësinë dhe të bashkohet me vendin amë! Kam kujtime të mira! Isha shumë i lumtur që rrija me njerëzit e kombit tim edhe jashtë atdheut, ku kam dhënë kontributin tim pa kursyer asgjë e edhe me shokë për çlirimin e vendit tim nga armiku okupator serbojugosllave!
Këto kontakte edhe ma kanë lehtësuar jetën e mërgimit se, nuk janë pak të kalosh 46 vite jetë në Gjermani!? Pra kontaktet me bashkatdhetarët e mi ma kanë lehtësuar sado pak dhimbjen dhe mallin e madh, që kisha për vendlindjen time, Struzhën e dashur, në buzë maleve dhe bjeshkëve të Sharrit, me një natyrë të mrekullueshme, larg qytetit tim të dashur dhe shumë të dëshiruar, PRIZRENIT të bukur, qytetit historik të Lidhjes Shqipëtare të Prizrenit...

Kaluan shumë dekada dhe më në fund erdhi koha e vendi im u çlirua nga okupatori sundimtar, me shumë luftëra e sakrifica, vuajtje e gjakderdhje nga armiqët tanë serbojugosllave, që kishin pushtuar më se gjysmën e trojeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Po këto troje, të shkëputura nga trungu i Shqipërisë Natyrale mbetën përsëri jashtë saj!?...Në mërgimin e hidhur gëzoheshim kur i takonim bashkatdhetarët nga cilido vend që kishin ardhë. Me ata u bëmë vëllezër se, e flisnim një gjuhë dhe i takonim një KOMBI! Bisedat si zakonisht i fillonim rregullisht të lidhura me vendlindjen dhe, shumica e dinim se, ne nuk ishim jugosllavë, nuk kishim asgjë nuk kishin të përbashkëta, që na lidhte me jugosllavët, por ishim të okupuar dhe nën çizmen e shkjaut na mbanin me dhunë!?...Por, ajo, që ishte më e keqja, kishte prej tyre që, flisnin shqip por ishin në krahun e armikut sllave dhe e mbronin një gjë, që nuk ishte e tyre!? Kjo na brengoste shumë, sepse nuk i bashkonte as gjuha, as kultura e as tradita, bash asgjë!?...Për këto është punuar shumë e shumë, për t’i bindur e kthyer në rrugën e mbarë se, ne jemi shqiptarë dhe asgjë nuk kemi të përbashkët me jugosllavët!!!Por ata nuk kishin guxim ta thyenin akullin e frikës dhe kjo na therrte në zemër! Kemi pasur shokë të mirë, atdhetarë të përkushtuar, burra e gra sokolesha, por, mjerisht, kemi pasur edhe shumë pisa, që i shërbenin shkjaut...! Edhe pse nuk e dinin ta flisnin mirë gjuhën e tyre, shkonin nëpër ambasada e konsullata të serbojugosllavëve dhe e spiunonin njeriun e gjakut të tyre, për interesa të shkjaut e në dëm të shqiptarit. E kjo, për fatin e keq, ka zgjatur edhe para dhe gjatë demonstratave të Pranverës së Kuqe të vitit 1981...Kanë vazhduar edhe gjatë luftës e, edhe tash e dy dekada janë akoma me armikun shokë e miq!? E këta turpi i mbuloftë për së gjalli!!!..

Euuu sa keq u bë! Edhe në luftë u vranë e u masakruan, u therën e u prenë edhe nëpër dhoma gjumi e gjithandej dhe numri i të vrarëve shkon deri 15.000.... 1500 rezultojnë të zhdukur, ku familjet e atyre të vrarëve e të zhdukurve nuk e dinë as varrin ku e kanë që, t’i vizitojnë!...
Tash, merre me mend, akoma ka prej atyre gjakshprishurëve, prej atyre kriminelëve, që ka qenë bashkëpunëtorë të armikut! Sepse, ata spiunë e tradhëtarë u liruan edhe pas luftës’’si pela pa fre’’, si e thotë populli dhe, ende sot i bëjnë këto veprime me vetëdije!? Ne i shohim, i dimë... dhe heshtim! Kjo nuk ka kurrfarë arsyetimi!? Bile kjo është çmenduri për ne, sepse, të tillët, janë edhe nëpër vende kyçe në qeveri e në pushtet dhe të gjithë i njohim se s’kanë as fytyrë e turp e as gjak shqiptari... Dhe përsëri ata vazhdojnë miqësinë me këta horra...e atyre duhet treguar burgu dhe burgje të rënda!!! Por mjerisht kjo nuk ndodhi..!?.
Sot po dëgjojmë edhe zëra të lloj lloj pisave, ku gjen shkrimet nëpër shkaravinat e tyre se, unë jam shqiptar e ti je kosovar, apo maqedon, serb a çam!!!
O ju, o kalemxhinj të mjerë! Mos harroni se, jemi vëllezër që të gjithë dhe e flasim një gjuhë, kemi një Flamur, jemi shqiptarë të një gjaku, o cmirëzinj! Kudo, kudo, ku flitet shqip, është tokë SHQIPTARE, është SHQIPËRI!!! Ti ndalim me forcë këto ndarje armiqsore në dëm të kombit e trojeve tona etnike, në dëm të SHQIPTARISË!!!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 1 vizitorë
Lexuar: 398 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi