Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Është fyerje për intelektin njerëzor që të kërkohet drejtësi te krimi, te korrupsioni dhe te injoranca e Drejtësisë
Publikuar më 20 mars, 2019 në orën 21:51 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Po të pyesësh të gjithë ata të cilët kanë pasur dhe që kanë kërkuar drejtësi te gjykatat shqiptare habitesh se cfarë faktesh e akuzash dëgjohen prej tyre për përvojat e hidhura, kriminale, korruptive dhe antiligjore që u janë bërë nga vendimmarrjet gjyqësore kriminale në Shqipëri.
Dhe kjo vertetohet me faktin se përse mbi 90% e shqiptarëve nuk besojnë te drejtësia shqiptare, dhe se prej padrejtësive politike, ekonomike por kryesisht,e theksoj se kryesisht, prej padrejtësive dhe prej krimeve gjyqësore, prej pasigurive juridike dhe ekonomike rinia shqiptare është e dyta në botë e cila kërkon që të largohet nga Shqipëria.

Pra, drejtësia shqiptare ua ka bërë të padurueshme jetën shqiptarëve, të cilët kërkojnë dhe në rastin më të parë që u krijohet mundësia të largohen nga Shqipëria, sikur Shqpëria të jetë në luftë civile, sepse prej luftës civile dhe prej terrorit largohen njerëzit nga shteti e atdheu i tyre kaq shumë dhe kaq masivisht sic largohen akoma ende edhe sot, edhe nga Shqipëria.
Argumentimin e këtij konstatimi real të këtij titulli shkrimi vazhdojmë ta bëjmë me faktin se: Drejtësia shqiptare është dhe funksionon akoma si një drejtësi e kriminalizuar, e korruptuar, arrogante dhe tejet e papërgjegjshme dhe injorante ashtu sikurse është edhe politika shqiptare në tërësinë e saj.
Si i tillë ky sistem drejtësie e ka falimentuar shtetin, shoqërinë dhe demokracinë në Shqipëri, dhe kjo drejtësi është shkaku kryesor që Shqipëria prej 30 vitesh mbeti e pa zhvilluar dhe e pa emancipuar demokratikisht, civilizisht, juridikisht dhe e pa integruar në Bashkimin Europian.
Dhe po si e tillë, dhe prandaj edhe kjo drejtësia në Shqipëri është shqetësim, traumë e fatkeqësi shumë e madhe për shtetin, për individin, për shoqërinë dhe për kombin shqiptar.
Pothuajse të gjithë ata që kanë pasur punë dhe që kanë kërkuar të drejtën te drejtësia shqiptare kanë pësuar depresion, stres dhe e kanë ndjerë veten jo vetëm të zhgënjyer por edhe të poshtëruar nga injoranca, krimi dhe korrupsioni, antihumanizmi dhe ligësia, nga amoraliteti dhe antiligjshmëria e gjyqtareve dhe prokurorëve shqiptarë.
Është një ofendim jashtzakonisht i madh për arësyen dhe intelektin njerëzor që t’u drejtohet organeve të tilla të drejtësisë shqiptare për të kërkuar drejtësi prej tyre, dhe se shumë e shumë shqiptarë tashmë i janë drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Është ofendim i madh për intelektin njerëzor të kërkojë drejtësi te kjo farë drejtësie, e cila është shumë më keq madje se sa sikur të kërkosh drejtësi prej kriminelit, të kërkosh ndihmë prej hajdutit që të ka vjedhur; sikur të kërkosh leksion dhe dituri prej budallait dhe të paditurit, sikur të kërkosh dritë në errësirë, sikur të kërkosh moral prej të pamoralshmit. Kjo sepse vetëm dituri, moral, humanizëm, ndjesi dhe përgjegjshmëri nuk kanë, dhe nuk gjen, dhe as nuk ke pse kërkon te drejtesia shqiptare, as te prokuroret dhe as te gjyqtarët shqiptarë.
Prandaj me të drejtë konstatuan edhe Shtetet e BE-së dhe sidomos SHBA të cilat ndërhynë për reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, dhe me shumë e shumë vështirësi dhe vetëm me presion ushtruar prej tyre u miratua edhe VETTING-u, duke e detyruar me presion politikën shqiptare e cila e ka pjellur këtë drejtësi.
Që është ofezë e rëndë për intelektin njerëzor drejtësia shqiptare për këtë do të ishte e mjaftueshme vetëm të shikohen ato emisione televizive, ato programe të tyre të cilat tregojnë me zë, me sjellje e me figurë sjelljet, veprimet dhe vendimmarrjet skandaloze të gjyqtarëve e prokurorëve shqiptarë, si shëmbuj kampionë të paturpësisë dhe të marrëzive të paprecedenta antiligjore, harbutërie, korrupsioni, krimi, shantazhi, arrogance dhe amoraliteti e deri edhe imoraliteti seksual.
Dhe që është ofendim dhe fyerje e rëndë për arësyen e shëndoshë njerëzore, për demokracinë dhe për shtetin shqiptar kjo drejtësi, ky sistem drejtësie e verteton edhe fakti se SHBA –të, aleati dhe miku strategjik i shqiptarëve, reformën e VETTING-ut gjyqësor në Shqipëri e quajtën si Reforma jetike për shqiptarët. Por këtë reformë, kundër saj ishte dhe vazhdon të jetë ende edhe drejtësia, edhe politika dhe politikanët shqiptarë të cilët bëjnë të gjitha përpjekjet, përdorin të gjitha metodat e mashtrimeve, të hipokrizive dhe të spekulimeve demokratike për ta penguar sa të mundin zbatimin e VETTING-ut.

Skënder Sadri KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 316 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi