Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ti ike nëna shamibardhë!
Publikuar më 02 prill, 2019 në orën 17:07 ( ) Mehmet Bislimi | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Para pak dite nënë Nurije Hoxha, nëna Nia, nëna me zemër të madhe e me shami të bardhë, nën e Edmond dhe Xhavit Hoxhës na e dha lamtumirën.

Nënë Nurija, si edhe shumë nëna tona që kanë vuajtur aq shumë por që nuk janë dorëzuar asnjëherë, as atëherë kur edhe gurit do t’i pëlciste zemra!
Nëna Nie kishte lindur e rritur dy djem luaj e shtatë vajza si zana mali të cilët së bashku me babë Hysniun i ngritën e shkolluan.

Në një kohë kur dikush duhej ta thoshte, ta mbronte dhe ta kërkonte të vërtetën e madhe për këtë tokë, të kërkonte lirinë e bashkim kombëtarë, në rend të parë ishin këta; bijtë e nënave tona zemër e shamibardha, ishin bijtë më të devotshëm që atdheut i dhanë rininë, gjymtyrët dhe shpirtin e tyre fisnik! Në vitin 1981, Xhavit Hoxha me shokë si: Ismail Haradinaj, Hasan Ukëhaxha, Jashar Salihu, Drita Shkurta Kuqi- Kastrati, Dinë Ahmeti, Avdulla Hasan Meta, Muhamet Haklaj e shumë të tjerë anë e kënd Kosovës, iu përgjigjen zërit të atdheut flakë për flakë. Nënat tona, si edhe nën Nia, vuan peshën e gurin të Kosovës mbi zemrën e tyre të madhe për të fshehur thellë vuajtjet e shpirtit dhe plagët e zemrës për më të dashurit e tyre që po ia falnin Kosovës. Ato, nuk u dhanë kurrë, nuk u qanë kurrë, nuk u mposhtën kurrë, nuk u zmbrapsen kurrë, lotin në faqet e tyre nuk e pamë kurrë. Me net e ditë në pritje të shkëndijave të para që do të ndizen në agun e parë për liri të atdheut... e kush më i pari se biri i nënës Nie, i nënës shamibardhe, flamurtari i Ushtrisë çlirimtare të Kosovë, biri i nënës së madhe, Edmond Hoxha me shokët Zahirin, Hakifin e mia të tjerë, bijtë të nëna tona zemërmëdha e shamibardha që lotin nuk ua pa kush në sy!

Nëna Nie, u mbajt e fortë edhe atëherë kur Edmondin ia fali Kosovës, si gjithmonë e qetë e bujare, me dorën e saj të butë, shtrirë mbi gjoksin e Kosovës, po miklonte plagët e tokës, po kujtonte lojën e birit të saj, lojën e fëmijërisë e fshehur po fshinte lotët me cepin e shamisë!
Ne u takuam, dhe dinjitetshëm u përkulem para juve. Qëndrimi juaj na bëri më krenar, me të fuqishëm dhe më të vendosur, Ky qëndrim i pa tundur i nënave, baballarëve, motrave, nuseve... bëri që lufta jonë çlirimtare të triumfo mbi pushtuesin gjakatarë, bëri që Edmondi me shokë të jenë flamurtar të lirës sonë!

Nënë Nije, t’i nuk u dorëzove as atëherë kur Gjeneral Edmondi doli ta priste të vëllain Xhavitin shtrirë në arkivol, doli ta priste se po i vinte fluturim nga qielli, se e kishte marrë malli për trojet e veta! Shpirti i Edit, i qëndroi gatitur të vëllait në kullën e Junikut të lashtë, të prerë e djegur deri në asht. “Mirë se erdhi vëlla, ka shumë kohë që s’te kam pa, po të pret nëna Nie, me shami të bardhë në kokë, po të pret në këmbe, po të pret pa derdhur lot, sa rëndë na goditi ky mort!”... bjeshkët ulëritën, zemrat sa nuk na pëlcitën, dy bijtë e nën lokes në gjirin e tokës janë prehur të qetë në përqafim të lirisë, bijtë e Junikut, bijtë e Shqipnisë!...

Prehu e qetë nëna jonë e madhe, nëna shami e zemërbardhe, nënë që atdheut gjithçka i ke falë!
Lamtumirë e urta nëna Nie, nëna shamibardhë!

Zvicër, 02.04.2019

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mehmet Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 332 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi