Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KFOR-I DEMANTOI PROPAGANDËN DEZINFORMUESE SERBE TË BEOGRADIT
Publikuar më 09 prill, 2019 në orën 00:43 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Baromteri diplomatik

Ngase më 4 prill 2019, Mitrovica e Veriut nuk ishte invaduar nga trupat e ushtrisë së Shqipërisë, ashtu siç gënjeu, shpifi dhe provokoi politika dhe propaganda zrytare e Beogradit me anë të masmediave të saj në Serbi se “Ushtria Shqiptare kishte hyrë në Veriun e Mitrovicës. Këtë fushatë masmediale të rreme dhe provokuese ndër të parët e përgënjeshtroi KFOR-i perms Komunikatës zyrtare të tij, se në Mitrovicën e Veriut nuk kishte shkelur këmba e Ushtrisë Shqiptare të Shqipërisë, por ishte bërë një vizitë protokollare e 4 ushtarëve të Shqipërisë në kuadrin e zhjvillimit të aktiviteteve të KFOR-it në Kosovë.

1.
Pikërisht, më 4 prill 2019 qarqet politiko-propagandistike dhe masmediat serbe të Beogradit dezinformuan opinionin vendor dhe ndërkombëtar se gjoja “në Mitrovicën Veriore kishte hyrë ushtria shqiptare”, me qëllim që t’i frikësonte serbët e atjeshëm dhe t’i nxiste për të kërkuar ndërhyrjen e trupave ushtarake dhe policore serbe për mbrojtjen e tyre nga “ushtria invaduese” shqiptare !

Mirëpo, e vërteta ishte krejtësisht ndryshe siç njohtoi KFOR-i në Komunikatën e vet zyrtare se “Prania e ushtarëve shqiptarë në Mitrovicën Veriore nuk ishte kurrfarë provokimi, por një aktivitet i përbashkët i NATO-s, duke qenë se ushtarët shqiptarë janë pjesë e NATO-s. Ndaj, prania e 4 oficerëve shqiptarë nuk do të duhej ta befasonte askë, sepse Shqipëria është anëtare e NATO-s qe 10 vjet. Përveç kësaj, gjithashtu,duhet të jetë e ditur se Shqipëria i kontribuon misionit të KFOR-it. Në këto aktivitete të përbashkëta marrin pjesë oficerët e shteteve të ndryshme të NATO-s, duke përshirë edhe Shqipërinë. Këto akivitete përbëhen edhe nga vizita vendeve të ndryshme në Kosovë, duke pëfshirë edhe Mitrovicën dhe pjesët e tjera në veri... për shkak të përhapjes së thashethemeve të papërgjegjshme dhe të provokimit të shqetësimeve të pabaza në mesin e popullatës. Mirëpo, KFOR-i pohon se situata në veri, si dhe në mbarë Kosovën, është absolutisht nën kontroll dhe se nuk ka tregues apo dëshmi për trazira apo për dhunë të mundshme. KFOR-i vazhdon të jetë i paanshëm sipas mandatit të dhënë nga OKB-ja për të mbrojtur të gjithë njerëzit në Kosovë. -Secili duhet të ndihet më i sigurt, kur KFOR-i zhvillon ushtrime dhe lëvizje në Kosovë". ((https://www.blic.rs/vesti/politika/kfor-albanski-vojnici-na-severu-kosova-i-metohije-su-deo-nato-a-ne-provokacija/01wj4vn

2.
Mitrovica, Kosova, Shqpëria dhe tërë Ballkani, duhet të frikësohen nga ushtria e Serbisë, JO nga Ushtria e Shqipërisë, sepse është nën “ombrellën” e NATO-s


Sepse edhe sipas socialdemokratit serb Dimitrije Tucoviq, ish-oficer dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i ushtrisë serbe në luftërat e saj pushtuese dhe gjenopcidale kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, (1912-1914/) me të drejtë shkroi me dhjetra libra kundër terrorit dhe gjenocidit kolonial të qeverisë ultranacionaliste të kryeministrit Nikola Pashiq (miku dhe mbështetësi më besnik i Ahmet Zogut, të cilin me ushtrinë e tij invaduese serbo-ruse e solli në krye të Shqipërisë në vitin 1924).

*** Dimitrije Tucoviq: “Ushtria serbe ka profesion vrasjen, therjen, djegjen dhe shfarosjen e shqiptarëve të pambrojtur” (1914)

Këtë rrezik e paralajmëron politika propagandistike e regjimit të Beogradit përmes masmediave serbe, duke frikësuar serbët në Mitrovicën veriore, se gjoja shqiptarët së shpejti do të ndërmarrin ndonjë aksion sulmues kundër tyre.

Gjithashtu, këtë rrezik potencial e paralajmëron edhe strategjia pushtuese neokolonialiste e Beogradit, i cili në bashkëpunim me Moskën, si dhe me miqtë e partnered e tyre prosllavë me ngulmë po orvatet që Kosovës t’ia shkëputë veriun e saj, ku janë “barrikaduar” mbi 40.000 mijë serbë, që shumica prej tyre janë kolonë të rinj, të cilët kurrë nuk kanë jetuar në atë pjesë të Kosovës, por aty janë vendosur në vitin 1999 pas mbarimit të luftës.

Ushtria e Shqiprisë nuk hyri në Mitrovicën Veriore, por ishin vetëm 4 ushtarë në uniformat e Ushtrisë Shqiptare, të cilët të shoqëruar nga pjesëtarët e KFOR-it vizituan Mitrovicën veriore. Kjo ishte e tëra. Jo kurrfarë “invadimi” i Ushtrisë Shqiptare në Mitrovicën veriore, ashtu siç dezinformaun qarqet politike zyrtare dhe propaganda e masmediave serbe të Beogradit. Me një fjalë, nuk ishte kurrfarë ndërhyrje e Ushtrisë Shqiptare, por thjesht një sheti e 4 ushtarëve të Shqipërisë në kuadrin e vizitës që i bën KFOR-it.

Ndaj, as serbët e veriut, as të jugut, as të lindjes e as të perëndimit të Kosovës, të mos frikësohen nga Ushtria Shqiptare, sepse kjo nuk është okupatore sikurse ushtria e Serbisë (1878-1999).

Prandaj, as serbët në Kosovë dhe as popujt e tjerë të vendeve fqinje të Shqipërisë le të flenë rehat dhe pa kurrfarë druajtjeje se deri më sot (2019), kurrënjëherë Ushtria Shqiptare nuk ka shkelur në territore të huaja të vendeve fqinje si ushtri pushtuese, ashtu sikurse Ushtria e Serbisë, e cila që nga viti 1878 dhe deri më 1999 dhjetra e qindra herë me çizmen e saj çetniko-fashiste, terroriste dhe pushtuese të përgjkashme ka shkelur dhe ka okupuar territoret e Shqipërisë Etnike, duke vrarë, masakruar dhe shpërngulur me miliona shqiptarë nga shtëpitë dhe nga tokat e tyre autoktone që nga Nishi… deri në Lumë, në Durrës, në Elbasan dhe në Shkodër.

Pra, jo vetëm shqiptarët, por edhe popujt e tjerë fqinjë, duhet frikësuar Ushtrisë Serbe, sepse kjo që nga shekulli XIX, XX, e edhe sot në shekullin XXI karakterizohet si ushtri e rrezikshme invaduese e territoreve, e vendeve dhe e popujve të saj fqinjë siç janë Kroacia, Bosnja, Hungaria, Bullgaria dhe Shqipëria.

Ushtria serbe ishte pushtuese dhe gjenocidale, edhe në dekadën e fundme të shekullit XX (1989-1999), kur okupoi dhe e dogji Kosovën shqiptare, duke e shndërruar në shkrum e hi; duke vrarë, terrorizuar dhe masakruar mbi 12000 mijë shqiptarë; duke dhunuar mbi 20000 mijë femra shqiptare; duke shpërngulur mbi 1 milion shqiptar, si dhe duke vjedhur dhe plaçkitur pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme të shqiptarëve. Me një fjalë, ky ishte kulmi i kryerjes së krimeve të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve dhe Kosovës së Shqipërisë Etnike (1989-1999).

3.
Në historinë e derisotme të Ballkanit, Ushtria Shqiptare asnjëherë nuk ka bërë agresion ndaj vendeve fqinje!


-Ndërkaq, ushtria serbe qëkur Kongresi i Berlinit (1878) e njohu Serbinë dhe deri në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore (1945), si dhe më pas në dekadën e fundme të shekullit XX(1990-1999) njihet si ushtri invaduese famëkeqe fashiste dhe gjenocidale ndaj vendeve dhe popujve fqinjë (kroatë, hungarezë, myslimanë boshnjakë dhe shqiptarë). Këtë e probuan edhe 3 gjenocidet dhe agresionet pushtuese të saj kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).

Pra, historikisht është e njohur dhe e dokumentuar se luftërat agresive dhe gjenocidale të Serbisë sidomos kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike i kanë ndihmuar dhe bekuar si Kisha Ortodokse Serbe, ashtu edhe shteti së bashku me masmediat, publicistikën dhe me kuazishkencën e tyre serbe, sepse në vijimësinë historike të gjitha këto kanë për detyrë kombëtare dhe shtetërore, që t’i shpifin, t’i fajësojnë dhe t’i akuzojnë shqiptarët si “terroristë” dhe si “grabitës” të territoreve të Serbisë.

Kështu, duke gënjyer, duke shpifur dhe duke falsifikuar në mënyrën kakofonike dhe simfonike (kishë+shtet+shkencë) me shekuj kanë arritur për të manipuuar dhe mashtruar si opinion publik të brendshë, ashtu edhe atë evropian dhe gjithë ndërkombëtar se gjoja shgqiptarët “janë armiq të rrezikshëm” edhe për Ballkanin, edhe për Evropën.

Një propaganda e tillë falsifikatore gjithëserbe bëri që Beogradi dhe Kisha Ortodokse Serbe jo vetëm t’i mashtrojnë qarqet politike, diplomatike dhe shkencore ndërkombëtare, por, njëkohësisht ia arriti që në mënyrën më të shpërfytyruar dhe të falsifikuar të shkruante edhe historinë e shqiptarëve në Ballkan!
Kësi shembulli absurd dhe paradoksal nuk mund të gjendet askund në botë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 342 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi