Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Lufta e njerëzisë me djallëzinë
Publikuar më 12 prill, 2019 në orën 23:17 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Dielli me ngrohtësinë e tij rrezaton dhe ngrohë shpirtërat dhe trupat e mërdhirë të cilët në ecje e sipër ballafaqohen, përplasën e luftojnë me ngricat, acarin dhe të ftohurin e madh që herë-herë kërcasin edhe dhëmbët e ju dridhet lekura. Lufta e Diellit për të mos e harruar qiellin ballafaqohet shpeshherë me ringjalljen e jetës karshi shpirtrave të humbur që lëvizin në panteonin qiellor. Pa u ballafaquar me shpejtësinë e yjve polarë të cilët ndriçojnë shpirtrat e djegur që kaluan veshtirësinë dhe rrugën e tyre prej dritë jetës e deri tek dritë vdekja.

Përsiatjet e diellit pa u ballafaquar me tokën se dita-ditës është duke u larguar nga toka për shkak të sjelljës së tokës ndaj diellit janë duke vërshuar edhe lotët e qiellit. Lotët e qiellit nuk janë vetëm pikat e shiut apo fluskat e borës por është edhe gjëmimi i shpirtërave të pakënaqur me veprimin e njërëzisë së sotme. Po njerëzia pse u tret dhe ku ka mbetur?! Edhe ajo ballafaqohet me marrëzinë. Lufta në mes të njerëzisë dhe marrëzisë sot është duke u zhvilluar. Ecjakët e njerëzorës sot janë rralluar kurse ato të marrëzisë janë rritur. Pra, marrëzitë janë duke u ujitur me ujin satanikë të mefistofilit i cili në panteonin e diellit është duke i luftuar planetët e qiellit.

Njerëzia dhe njerëzorja janë dy botëra dhe një kufi i madh që i ndanë në mes vete.E ky kufi e ka emrin djallëzi. Sikur mos të ishte djallëzorja njerëzorja do të arrinte shkëlqimin e merituar. Shkëlqimi i njerëzorës është duke u venitur dita-ditës.Këtë shkëlqim është duke e prishur dhe shkatërruar djallëzorja. Po rendi i ri botëror dhe koha e internetit është duke e bërë të vetën.Një pyetje që sot e mundon çdo shqiptarë është fakti se ku gjindemi ne shqiptarët sot? Sa jemi duke e respektuar orientimin e njerëzorës dhe sa jemi duke shkuar kah orientimi i djallëzorës?

Derisa jemi duke lozur me diellin pa e parë vajtimin e qiellit, që shpeshherë afër mbështjellësit të trurit të njeriut krijohet një lloj i dhjamit që mbulon shtresën e trurit. E ky mbulim shpeshherë është treguar i pamëshirshëm sepse është orientuarë kah djallëzorja.

Mungesa e njerëzorës sot është duke na kushtuar shumë. Edhe lotët e diellit edhe vajtimi i qiellit nuk munden të na ndihmojnë ne shqiptarëve nëse ne nuk kujdesemi për vetvetën. Kujdesi për vetvetën nuk e nënkupton atë egon personale që te krijojmë një rreth viciozë me një gëzhojë të metalët, ku nuk mund të depërtoj asnjë përson tjetër përveç rrethit të ngushtë dhe përfitusve plangprishës.

Por kujdesi për vetvehtën ka një diapazon më të gjerë të mendimit. Ai është kujdesi për shtetin dhe kombin shqiptarë. E kujdesin për kombin dhe atdheun mund ta bëjnë vetëm idealistët. Të tjerët do t´i regjistroj historia si tregtar flamujsh.

Nue Oroshi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 157 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi