Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“Shqipëria e Madhe”, Stalini dhe Mao Ce Duni!?
Publikuar më 14 prill, 2019 në orën 00:36 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

Sipas mendjes së sëmurë psikopatologjike të kriminelit të dënuar nga Tribunali i Hagës, Nikola Shainoviq (ish-kryeministër i Slobodan Milosheviqit) për krime të gjenocidit serb në Kosovë, “edhe Stalini, edhe Mao Ce Duni, edhe William Walker e kanë ndihmuar dhe mbështetur projektin e Shqipërisë së Madhe”!?

Me gjithë këtë shpifje më të re iracionale, absurde dhe skandaloze të kriminelit Nikola Shainoviq, kjo nuk mund ta rehabilitojë e as amnistojë politikën gjenocidale dhe fashiste të regjimit të Slobodan Milosheviqit e as të Nikola Shainoviqit, se gjoja Masakra e Reçakut (15 janar 1999) “ishte fabrikim” i vetë shqiptarëve dhe i Williams Walker-it.

Edhe Masakra e Reçakut përbën krim gjenocidi të Serbisë dhe të serbëve në Kosovë

-Edhe pas vujatjes së burgut 13-vjeçar të Hagës, ish-kryeministri serb i qeverisë së ashtuqujatur Republika Federale Jugosllave (Serbia dhe Mali i Zi, 1992-2006), Nikola Shainoviq nuk është penduar se ka urdhëruar, ka planifikuar, ka mbështetur, ka diktuar dhe ka urdhëruar kryerjen e krimeve të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë (1998-1999).

-Lind pyetja, sa ia vlen që sot Prishtina zyrtare të vazhdojë dialogun me Beogradin zyrtar, kur si Nikola Shainoviq, si presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ashtu edhe ministri serb në qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijeviq botërisht deklarojnë se Masakra e Reçakut “
ishte një fabrikim i shqiptarëve dhe i William Walker-it”!?

Pikërtisht, edhe ky qëndrim antihuman antishqiptar i Nikola Shainoviqit (sot anëtar në Kryesinë e SPS-it të Slobodan Milosheviqit-Ivica Daçiqit), është treguesi më karakteristik se çdo marrëveshje e re mes Beogradit dhe Prishtinës, do të jetë me “bisht të gjatë” për shqiptarët dhe për Kosovën, sepse liderët serbë qoftë aktivë, qoftë në pension (politikanë, ushtarakë, policë, diplomatë etj), janë të pakorrigjueshëm, duke qenë se fare nuk janë penduar për krimet e bëra ndaj mbi 12 mijë shqiptarë në Kosovës (1989-1999).

Nikola Shainoviq në vend se t’u kërkojë falje shqiptarëve për krimet e bëra, ai sërish i akuzon!

Mirëpo, pavarësisht nga ajo se çfarë gënjen dhe shpif, edhe sot në liri (2015-2019) ish-krimineli dhe i dënuari i Tribunalit të Hagës, Nikola Shainoviq i akuzon shqiptarët se gjoja “ Natën, shqiptarët i kanë sjellë të vdekurit në Reçak” (“Albanci su mrtve tokom NOĆI donosili u RAČAK”! (https://naslovi.net/2017-05-13/kurir/nikola-sainovic-otkrio-albanci-su-mrtve-tokom-noci-donosili-u-racak/19986614).

Mirëpo, e vërteta është provuar ndryshe nga Tribunali i Hagës, i cili për shkak të organizimit, të planifikimit, të involvimit, të dirgjimit, të bashkërendimit, të bashkëpjesëmarrjes direkte, të urdhërit të politikës së lartë qeveritare të Nikola Shainoviqit dhe të Slobodan Milosheviqit me gjeneralët e ushtrisë dhe të policisë serbe, është kryer jo vetëm Masakra e Reçakut, por të gjitha krimet, vrasjet, masakrat e tmerrshme masive anembanë Kosovës, si dhe zhevndosja dhe deportimi me dhunë dhe me terror i mbi 1 milion shqiptarëve civilë nga Kosova(1998-1999).

Pra, si mund t’u besohet Aleksandar Vuçiqit(president) Ivica Daçiqit (ministër i Jashtëm) dhe Ana Bërnabiqit(kryeministre) për të lidhur ndonjë marrëveshje me Serbinë për normalizimin e marrëdhënive mes Beogradit dhe Prishtinës, kur këta nuk pranojnë fajin për kryerjen e krimeve të gjenocidit serb në Kosovë (1998-1999), por i akuzojnë viktimat shqiptare, ashtu sikurse ish-kryeministri serb Nikola Shainoviq.

Pra, sa ia vlen të dialogojmë me liderët e lartë zyrtarë të Serbisë, kur edhe këta, edhe sot mbështetin kriminelin Nikola Shainoviq, i cili është dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, për shkak se ka luajtur rolin e urdhëruesit, e koordinuesit dhe e planifikuesit të ekspeditave dhe të operacioneve ndëshkuese policore, paramilitare dhe ushtarake serbe për masakrimin dhe për deportimin e shqiptarëve nga Kosova, me qëllim të ndryshimit të strukturës demografike në Kosovë.

Edhe pse Nikola Shainoviq ( i dënuar me 18 vjet burg nga Tribunali i Hagës për krimet e luftës kundër shqiptarëve në Kosovë), tani , në liri që nga 27 gusht 2015. Dy vjet më pas, pikërisht më 13 maj 2017, me rastin e shënimit të 17-vjetorit të bombardimve 78-ditëshe të NATO-s kundër Serbisë dhe Malit të Zi, me paturpësi dhe pa u penduar fare për kryerjen e krimeve të gjenocidit në Kosovë (1998-1999) deklaroi se “ Natën, shqiptarët i kanë sjellë të vdekurit në Reçak” (“Albanci su mrtve tokom NOĆI donosili u RAČAK”!?

Mëpastaj, me qëllim të justifikimit dhe të aminsitimit të politikës gjenocidale dhe kolonialiste të Serbisë, krimineli Nikola Shainoviq me paturpësi dhe pa asnjë argument valid orvatet ta “baltosë”, duke e akuzuar në tym, edhe shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili ka meritat më të mëdha historike, humane dhe njerëzore, që me kohë reagoi kundër masakrës së Reçakat, të kryer nga njësitet vrastare serbe, duke sensibilizuar të gjithë faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtare (OKB, NATO, BE) si dhe shtetin vet (presidentin Bill Clinton dhe sekretaren Madeleine Aulbright) se në Reçak të komunës së Shtimes kishte ndodhur masakra ndaj 45 shqiptarëve civilë të pafajshëm, të cilët i kishin ekzekutuar forcat serbe.

Mirëpo, kjo e vërtetë e vretë edhe sot, pas 20 vitesh, vret gjeologun e Borit (marionetë e regjimit vrastar të Slobodan Milosheviqit), Nikola Shainoviq, sepse vetë ishte njëri nga urdhëruesit dhe “arkitektët” e gjenocidit në Kosovë. Prandaj, edhe pas vuajtjes së burgut në Hagë dhe në Suedi, për t’i fshehur krimet ee veta dhe të Serbisë në Kosovë, edhe sot gënjen dhe shpif të pavërteta kundër shqiptarëve dhe kundër Walkerit se gjoja ky, “William Walker ka qenë dhe mbetet një kontraktor i rëndësishëm për projektin e Shqipërisë së Madhe, e cila ka funksionuar që nga Lidhja e Prizrenit. Ajo u mbështet gjatë Luftës së Parë Botërore dhe, gjithashtu mbështetej nga Stalini dhe nga Mao Ce Duni. Mirëpo, ky projekt bëhet i realizueshëm vetëm pas hyrjes së Amerikës si fuqi dominuese në këto hapësira.” (https://naslovi.net/2017-05-13/kurir/nikola-sainovic-otkrio-albanci-su-mrtve-tokom-noci-donosili-u-racak/19986614 ).

Ja, krimineli Nikola Shainoviq me profesion gjeolog sa merr vesh në politikë si “pula në telefon”, i cili veç viktimave shqiptare në Kosovë, ky injorant dhe shpifës del prej “teme”, duke mohuar krimin gjenocidal të Masakrës së Reçakut (ku me 15 janar 1999, me urdhrin e tij masakrohen 45 civilë shqiptarë) verbërisht dhe idiotikisht, pa asnjë argument akuzon William Walkerin (ish-shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, 1998-1999), duke e quajtur si mbështetës kryesor për realizimin e “projektit Shqipëria e Madhe”?!

Kjo shpifje e gjeologut-diletantit politik të Borit, Nikola Shainoviq, “ustah” i projektimit dhe i hapjes së varrezave masive për mbi 12.000 mijë viktima të pafajshme shqiptare të gjenocidit serb, në vend se të jetë autokritik dhe t’u kërkojë falje familjeve të viktimave shqiptare, ai kritikon Walkerin, kritikon Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878), kritikon Stalinin, Kritikon Mao Ce Dunin për “mbështetjen e Shqipërisë së Madhe”, edhe pse as Kina e as Bashkimi Sovjetik, asnjëherë në historinë, në politikën, në diplomacinë dhe në plaltfomën e tyre të sistemit socialist-komunist nuk kanë debatuar, nuk kanë deklaruar dhe, asnjëherë nuk kanë kërkuar nga Jugosllavia e Titos, që ta njihte atëfarë projekti të “Velika Albanija” të autorit Nikola Shainoviq, i cili pas vuajtjes së burgut 13-vjeçar, të shqiptuar nga Gjykata Ndërmbëtare e Hagës së OKB-së për Dënimin e Krimeve të Luftës në Hapësirat e RSFJ-së, tash në liri, gërvallet nga Dedinja e “trashëguar” nga kryekrimineli Slobodan Milosheviq, duke ndryshuar tezat se gjoja për masakrat e gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999), ku bandat kriminale terroriste dhe fashiste (ushtria, paramilitarët, policia, të krijuara, të mbështetura dhe të ndërsyera nga politika dhe propaganda e regjimit vrastar të Slobodan Milosheviqit), që kanë vrarë dhe masakruar mbi 12.000 shqiptarë, nuk qenkanë fajtore, por “terroristët shqiuptarë, Lidhja e Prizrenit, Lufta e Parë Botërore, Stalini, Mao Ce Duni, William Walker, NATO dhe Amerika”!?

Të gjithë këta faktorë të apsotrofuar në mënyrën më të rafinuar dhe perfide të propagandës dhe politikës gënjeshtare dhe shpifëse serbomadhe të kriminelit Nikola Shainoviq ia tejkalon edhe propagandas shpifëse fashiste të Gebelesit, të Hitlerit dhe të Benito Musolinit, SEPSE: (1) As Lidhja e Prizrenit (1878), (2) As Lufta e Parë Botërore (1914-1918), (3) As Enveri, as Stalini, as Mao Ce Duni, (4) As William Walker, (5) As Amerika, as (6) NATO-ja e as Evropa Perëndimore, në asnjë etapë historike (shek: XIX, XX, XXI) nuk kanë qenë të involvuara, të konfrontuara e as të armiqësuara mes tyre gjoja për ta mbështetur njëfarë projekti të imagjinuar dhe të falsifikuar serbomadh, të ashtuquajtur “Velika Albanija” në favorin e shqiptarëve në Ballkan.

Ky projekt “Velika Albanija” është pjellë e Serbisë së Madhe (Velika Srbija), e cila, jo më pak se tre shekuj (XIX, XX dhe XXI) e ka përdorur dhe zbatuar si armën më të fuqishme dhe më të justifikueshme për shfarosjen e kombit shqiptar, me qëllim të ankesimit dhe të kolonizimit të territoreve të tyre etnike stërgjyshore, me qëllim të qartë për ta krijuar Serbinë e Madhe, e cila edhe sot jeton e paprekshme, edhe nga Kina, edhe nga Rusia, edhe nga Perëndimi.

Mirëpo, derisa Velika Srbija nuk decentralizoihet dhe nuk rajonizohet sipas Kartës Evropiane dhe strategjisë integryuese të BE-së, kjo gjithnjë, do të merret me shpifjet, me intrigat dhe me sulmet e vazhdueshme kundër Shqipërisë Etnike, duke e quajtur “Velika Albanija”, dhe duke i akuzuar shqiptarët si “terroristë” dhe si “pushtues” të territoreve të huaja për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”.

Pikërisht, duke u bazuar në një startegji të tillë të trilluar etiketuese dhe fajësuese, me qëllim të rizgjerimit të kufijve territorialë të Serbisë së Madhe, Beogradi zyrtar, i ndihmuar nga Akademia, nga Kisha nga Universiteti, nga ushtria, nga policia dhe nga paramilitarët, zhvilluan 3 gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).

Pra, derisa politika, propaganda, shkenca, kisha dhe masmediat serbe të shërbehen me parullat e rreme propagandistike: “Velika Albanija” dhe “Velika Hrvatska”, edhe shqiptarët, edhe kroatët, duhet të mbajnë parasysh faktin se lufta me Serbinë e Madhe ka ngelur e hapur dhe, për çdo moment mund të shpërthejë, duke i fajësuar shqiptarët dhe kroatët si shkaktarë të tyre.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 230 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi