Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Raportet nderfetare ne Prizren
Publikuar më 15 prill, 2019 në orën 00:58 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
(I thuaj diturisë ti je motra ime, gjykimin quaje vëlla. – Fjalë e urtë Biblike).

Shumë sociologë, teolog dhe studiues janë munduar të japin sqarime se çfarë është në të vërtetë toleranca fetare. Sociologët dhe historianët tolerancën fetare e shohin si “Bashkëjetesë apo Harmoni fetare”. Etnologët dhe studiuesit tolerancën fetare e shohin si një Konvergjencë Ndërfetare. Disa të tjerë mendojnë që toleranca fetare nënkupton mirëkuptim, respekt dhe mbi të gjitha dashuri hyjnore. Toleranca fetare e popullit shqiptarë mbështetet në vetëdijen kombëtare, në faktin se të gjithë shqiptarët janë të një gjaku, gjuhe, kombësie, dhe mbi të gjitha kanë një traditë dhe origjinë të përbashkët. Vlen të theksohet çështja se populli shqiptarë me 3 besime: –
1. Ortodoks, 2. Katolike, dhe 3. Myslimane kanë luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e vlerave morale, tolerancës dhe harmonisë fetare në historinë e popujve të Ballkanit.

Shqiptarët pavarësisht konfeksionit të tyre fetarë (Katolik apo msyliman), gjithmonë i kanë shërbyer interesave kombëtare. Poashtu, vetë ekzistenca e objekteve fetare (Kishave, xhamive, teqeve) simbolizon traditën, kulturën dhe harmoninë tonë kombëtare. Shembujt më të mirë të tolerancës fetare në vendin tonë kanë luajtur edhe klerik dhe shkrimtarë të Rilindjes sonë kombëtare. Ndër ta ishte edhe shkrimtari Sami Frashëri, ku ndër të tjera thekson: “Mos vështroni besë e fe, muslimanë dhe katolikë, ortodoksë, gjithë shqiptarë sa janë dhe tek janë, janë vëllezër. T’ecim të dlirë n’udhë të Perëndisë, n’udhët të drejtësisë…në mes të shqiptarëve të vërtetë s’ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër të gjithë: janë një trup, një mendje, një qëllim, një besë!”. Toleranca dhe barazia njerëzore padyshim janë fryt i njohjes hyjnore në formën e saj të dëlirë. Zoti na ka pajisur qëllimisht me njohuri Hyjnore, në mënyrë që të kuptojmë vetveten dhe rolin tonë në shoqërinë njerëzore, dhe si rrjedhojë e kësaj të zhvillojmë marrëdhënie njerëzore të bazuara në tolerancë dhe në barazi. Populli shqiptarë falë predikimit të drejtë të klerikëve fetarë, që herët i kishin kuptuar këto fakte të rëndësishme Hyjnore, duke e zbatuar fenë si vlerë shpirtërore dhe jo si element përçarës. Prandaj tradita e tolerancës ndërfetare tek shqiptarët nuk është diçka e formuar në kohën moderne, por është një traditë që vjen nga thellësia shumë shekullore.

PRIZRENI, QYTET I VLERAVE SOCIO-EKONOMIKE, KLUTURORE, MORALE DHE INTELEKTUALE

Siç mësojmë edhe nga Shkrimet e Shenjta, Zoti i krijoi njerëzit sipas shëmbëlltyrës së tij. Sipas tij (Zotit), njeriu është element zotërues në tokë, ku përmes frymës së shenjtë arrin të dallojë të mirën dhe të keqen. Qysh nga fillimi e deri në kohët moderne, njerëzit kanë arritur të ndërtojnë tempuj fetarë (Kisha, Xhamia), për hirë të dashurisë dhe nderëshmërisë që kishin ndaj Zotit, dhe vazhduan të jetojnë të lumtur mes vete. Pothuajse, ky bashkëpunim ka qenë fryt i harmonisë fetare edhe në qytetin tonë – Prizrenin. Si njëri ndër vendet më me ndikim në historinë tonë kombëtare, Prizreni përveç vlerave morale, kulturore, dhe intelektuale ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në aspektin fetar. Raportet e mira ndërfetare kanë ndikuar edhe më shumë në aspektin social në këtë trevë.
Bashkëpunmi i ndërsjellë mes bashkësive fetare, martesat mes këtyre bashkësive, tregojnë qartë raportet dhe karakterin harmonik në Prizren. Shembulli më i mirë që përshkruan harmoninë fetare në Prizren është ky: Nuk mund ta quajmë Hyjin, zotin e të gjithë njerëzve, nëse nuk pranojmë të sillemi si vëllezër ndaj njerëzve që janë të krijuar në përngjasim me Hyjin.
Në kohën tonë kur gjinia njerëzore njësohet çdo ditë e më shumë dhe rritet ndërvarësia mes popujve të ndryshëm. Në fakt popujt e ndryshëm përbëjnë një bashkësi të vetme. Ata kanë një zanafillë të vetme, meqë Zoti ka bërë që krejt gjinia njerëzore të banojë në të gjithë tokën, me një qëllim: Të ketë Paqe, Harmoni dhe mbi të gjitha Dashuri mes vete, gjithmonë duke u bazuar në Shkrimet e Shenjta, që janë fjala e Zotit në Tokë. Pikërisht për të diskutuar këtë temë, “Toleranca dhe bashkëjetesa fetare në Prizren” na vjen Barcamp Prizreni i rradhës, i organizuar nga OJQ THY. BarCamp Prizren është një ngjarje joformale që përkrahet nga komuniteti dhe në mes tjerash i jep shumë rëndësi debatit interaktiv ndërmjet folësit dhe pjesëmarrësve.
Ky eveniment ka për qëllim t’i motivoj pjesëmarrësit që të marrin pjesë në një epokë të re të lidershipit dhe të nisin ndryshime pozitive në shoqëri. Me integrimin e biznesit, teknologjisë dhe temave sociale në një vend, këto ngjarje joformale ofrojnë vendin ideal për ndarje të ideve, zgjerim dhe krijim të lidhjeve të reja shoqërore. Gjatë edicioneve të kaluara, BarCamp Prizren ka arritur të sjellë pranë jush folës eminent me tema inovative dhe ka krijuar një komunitet që nxitë vlera të mira dhe ide kreative mes qytetarëve të Prizrenit. Edhe këtë edicion tentojmë ta vazhdojmë këtë duke diskutuar për “Toleranca dhe bashkëjetesa fetare në Prizren”, ku përfaqësuesë të feve të ndryshme do të na flasin për tolerancën, respektin dhe pranimin e vlerave të ndryshme shpirtërore, besimeve dhe praktikave fetare që mund të jenë ndryshe nga ato tonat.

Argjira Ukimeri

Prizren, 2019

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 544 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi