Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shqiptarët dhe UÇK-ja janë çlirimtarë, kurse serbët terroristë, sepse vranë mbi 12 mijë shqiptarë në Kosovë (1998-1999)
Publikuar më 15 prill, 2019 në orën 01:04 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

Mirëpo, Ivan Teodosijeviq, ministër i shkarkuar nga qeveria e Kosovës, shqiptarët dhe UÇK-në i quajti “terroristë”, duke shpifur, akuzuar dhe gënjyer se “Masakra e Reçakut është vepër e fabrikuar” nga William Walker (ish-shef i OSBE-së në Kosovë, 1998-1999).

Kjo gënjeshtër dhe kjo akuzë e paqëndrueshme e ish-ministrit serb Ivan Teodosijeviq ka për qëllim jusitifikimin e kryerjes së masakrave dhe të krimeve të gjenocidit serb dhe të Serbisë në Kosovë (1989-1999).

Edhe Teodosijeviq racist sikurse Nikola Shainoviq

Krahas ministrit të shkarkuar nga qeveria e Kosovës, Ivan Teodosijeviq, Masakrën e Reçakut (15 janar 1999) e mohon edhe fantazia paranoide e kriminelit të dënuar me 18 vjet burg nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë, Nikola Shainoviq (ish-kryeministër i qeverisë së Serbisë së Slobodan Milosheviqit), i cili së bashku me gjeneralin e policisë serbe në Kosovë, Sreten Llukiq ishin “regjisorët” dhe urdhëruesit kryesorë të Maskarës së Reçakut. Ndërkaq, tash, në liri, më 2019, krimineli Shainoviq ka deklaruar për mediat serbe se; vetë shqiptarët gjatë natës kishin sjellë të vdekurit në Reçak”(Albanci tokom noci mrtve su donosili u Racak)!?

Mirëpo, ky kriminel me dëmkë ka “harruar” se derisa çetnikët terroristë kanë vrarë 45 civilë shqiptarë të Reçakut, tërë kohën ka qenë në kontakt, duke zhvilluar bisedën telefenonike me gjeneralin e policisë Sreten Llukiq, të cilët janë orvatur që me çdo kusht ta fshehin këtë masakër në sy të opinionit ndërkombëtar. Mirëpo, siç shkruan Jeffrey Smith për gazetën “The Irish Times” të datës 29 janar 1999, thuhet se “Sulmi i Reçakut që solli vdekjen e 45 shqiptarëve civilë u bë me urdhrin e zyrtarëve të lartë serbë të Beogradit, të cilët pastaj, sipas përgjimeve telefonike të qeverive perëndimore, tentuan që ta fshihnin në mënyrë të orkestruar atë”.

Së këndejmi Masakrën tragjike të Reçakut të datës 15 janar të vitit 1999, ku barbarisht nga forcat terrriste serbe u ekzekutuan 45 civilë shqiptarë të këtij fshati të komunës së Shtimes, sot e mohojnë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke pohuar se “Masakra e Reçakut ishte një fabrikim i William Walker-it“.

Këtë gënjeshtër të ndyrë të Vuçiqit e fuqizoi dhe e justifiki, edhe Ivan Teodosijeviq, minister në qeverinë e Republikës së Kosovës, cili në Zveçan, më 9 prill 2019, me rastin e përkujtimit të 20-vjetorit të bombardimit të Serbisë nga NATO-ja, dha këtë deklaratë skandaloze, shpifarake, antinjerëzore, amorale dhe antihumane krejtësisht të rreme se gjoja “Arsyeja për agresion në shtetin tonë ka qenë e ashtëquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi. Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi. Për këtë, sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiakë të mirë serbë dhe policë në vendin e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtëquajtur paqësor në Kosovë e Metohi”. (https://indeksonline.net/skandaloze-ministri-i-qeverise-se-kosoves-i-quan-shqiptaret-terroriste-recaku-thote-se-eshte-masaker-e-trilluar/).

Kryeministri Ramush Haradinaj veproi ligjërisht, mirë ia bëri ministrit racist serb Ivan Teodosijeviq!

Për shkak të deklaratës me përmbajtje dhe me mesazh racist, diskriminues, të rremë , shipifës, ofendues dhe akuzues ndaj shqiptarëve, duke i quajtur “terroristë” dhe “gjakpirës”, si dhe Walkerin “gënjeshtar” dhe “fabrikues” të Masakrës së Reçakut, kryeministri i qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj me plotë drejtë mori këtë vendim të ligjshëm dhe kushtetues për largimin e ministrit Ivan Teodosijeviq nga Qeveria e Kosovës, ku thuhet:

“Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviqit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë. “ http://www.panorama.com.al/shqiptaret-gjakpires-e-terroriste-kryeministri-shkarkon-urgjent-ministrin/).

Kush nuk e njeh shtetin e Kosovës, le të vete në Serbi!

Prandaj, është e logjikshme që serbët e Kosovës të mendojnë me kokën e vet për të mirën dhe për ardhmërinë e vet, duke e njohur shtetin e Kosovës (ashtu siç e njohin qeverinë, kuvendin, institucionet dhe organet e tjera ku punojnë dhe marrin rroga të “majme” nga 1 mijë e 2 mijë euro), duke koekzistuar dhe bashkëpunuar me shqiptarët, jo me kokën e Beogradit për të keqen e Kosovës, sepse populli dhe shteti i Kosovës nuk do të lejojnë zhbërjen e Republikës së pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008).

Këtë fakt, duhet ta kenë të qartë të gjithë serbët e Kosovës dhe të Serbisë. Ndryshe, do të jenë të pashmangshme luftërat në Ballkan, ku do të involvohen të gjitha vendet e Ballkanit si dhe fuqitë e mëdha evropiane dhe botërore. Kjo do të ishte një tragjedi e ripërsëritur dhe e përgjkashme për popujt e armiqësuar të Ballkanit. Mirëpo, çmimin më të madh do ta paguante shkaktari i një katastrofe të tillë me përmasa botërore, ashtu si ndodhi me rastin e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore (1914-1918), shkaktar kryesor i së cilës ishte vetë Serbia e atentatorit terrorist serb Gavrilo Princip dhe e gjeneralkolonelit serb të Beogradit, Dragan Dimitrijeviqit ( Apis), që për shkak të aktit terrorist të organizatës sekrete terroriste serbe “Dora e Zezë” e Beogradit vranë Franc Ferdinandin në Sarajevë, më 28 qershor 1914 me motivacion se Austro-Hungaria me shtetet e Evropës Perëndimore dhe me Amerikën do ta parandalonin formimin e një shteti të madh gjithësllav Danubian në Evropën Lindore.

Në qeverinë dhe në kuvendin e Kosovës, të punojnë ata që e njohin shtetin e pavarur të Kosovës, jo minuesit dhe armiqtë e brendshëm, pavarësisht se kush janë ata, që po luftojnë ta përmbysin Republikën e Kosovës

Të gjithë ata serbë, që shqiptarët dhe UÇK-në i quajnë “terroristë”, dhe Amerikën e NATO-n pushtues të Serbisë, sipas ligjeve përkatëse dhe sipas Kushtetës së Kosovës nuk kanë asnjë të drejtë të punojnë qoftë edhe si korrierë apo pastrues në Qeverinë dhe në Kuvendin e Kosovës, lëre më të jenë ministra, zëvendësministra dhe deputetë.

Prandaj, jo vetëm Ivan Teodosijeviq, por të gjithë ata serbë që nuk e njohin Republikën e Kosovës, vlerat e luftës së UÇK-së, vlerat dhe kontributin historik të NATO-s dhe të Amerikës për shpëtimin e mbi 2 milionë e gjysmë të shqiptarëve dhe për çlirimin e Kosovës nga gjenocidi serb, nuk kanë të drejtë morale, ligjore e as kushtetuese, që të jenë ministra e as deputetë të Kosovës

Pra, ligjërisht askush nuk mund të punojë në qeverinë, në parlamentin, në presidencën, në ushtrinë apo në policinë e Kosovës (qofshin ata edhe pastrues apo korrierë) nëse nuk e njohin shtetin e pavarur dhe vlerat e luftës revolucionare çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së, si dhe ata, të cilët e ofendojnë aleatët dhe miqtë tanë Amerikën dhe NATO-n, duke i quajtur “okupatorë” të Serbisë.

Anadaj, duhet ta kenë të qartë si 1+1 që bëjnë 2 të gjithë ata serbë a shqipfolës që i shpifin dhe i shantazhojnë perosnalitetet amerikane siç janë ish-presidenti Bill Clinton, ish-sekretarja e Deparamentit Shtetëror Amerikan, Medeleine Albright, Wesley Clark, Richard Holbrooke dhe William Walker, ish-presidenti George W. Bush dhe ish-sekretarja e shtetit, Condoleeza Rice etj., si dhe perosnalitetet britanike, kyeministrin Tony Blair dhe sekretarin e Jashtëm Robin Cook etj., të cilët kanë meritat kryesore historike, politike, diplomatike dhe ushtarake për çlirimin dhe për pavarësimin e Kosovë nga Serbia kolonialiste gjenocidale, se nuk do të kenë vend as në qeverinë, as në presidencën, as në kuevndin, as në ushtrinë e as në policinë e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, duhet ta kenë të qartë të gjithë ata serbë ose shqipfolës, që për mbrojtjen e interesave kolonialiste dhe pushtuese të Serbisë, nuk e njohin shtetin e pavarur të Kosovës, por i shpifin dhe i ofendojnë viktimat shqiptare të terrorit, të masakrave dhe të gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999), nuk kanë kurrfarë të drejte morale e as ligjjore, që të jenë ministra apo zëvendësministra (as korrierë e as pastrues) në qeverinë e Kosovës, pavarësisht se kush e drejton atë Ramush Haradinaj apo Albin Kurti etj.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 1 vizitorë
Lexuar: 231 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi