Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kur qesh, se nuk qan dot
Publikuar më 16 prill, 2019 në orën 21:23 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
"Peshku" i madh- libër me fejtone nga THOMA GOGA
(ese)

Humori është aftësia që ke për të shkaktuar të qeshura dhe për të zbavitur njerëzit e tjerë. Këtë lloj aftësie nuk e ka kushdo. Dikush që e çmon humorin dhe ndjesitë e mira që vinë prej një humori të këndshëm apo me"kripë", ka thënë:-Një ditë pa të qeshura, është një ditë e shkretë.
Zakonisht, psikologët që merren me studime, thonë që njerëzit e humorit shquhen për mendje intelegjente.

Dhe kur po flas për humorin, nuk po konsumoj fjalë si në hava, por konkrentisht flas për një autor si THOMA GOGA që humorin e ka si në"ADN" e tij dhe ka një humor sa shpotitës, aq dhe me"kripë".
Sapo mbarova së lexuari librin e tij me fejtone"Peshku" i madh, dhe aq më rri e qeshura pranë, sa nuk rri dot pa thënë dy fjalë.
* * *
Fejtonet tek "Peshku" i madh, kanë sa larminë, aq dhe shpotinë. Autori i bie pragut që të dëgjojë dera dhe, kur thotë populli, të vretë me pambuk. Nëse humori është gjallëri apo qetësues mbi dhëmbjen, autori sikur e rrëmben këtë"dhëmbje stresante", e merr në duarët e veta dhe duket se ta heqë ty nga supet. Temat që trajton, janë të ndryshme, por kudo, në çdo çap, është ajo"hija" e humorit. Tek i lexon një nga një fejtonet që ka përmbledhur në këtë libër, arrin në një përfundim konstant: lëvrohen tema të shtrira gjatë në kohë, se autori, tërë jetës, ka qenë ngacmuar nga ngjarje që kanë lënë mbresa dhe ai, alturist dhe largpamës në të njëjtë kohë, ka dashur që të ndodhnin ndryshe apo atje, ku nuk ka mundur t'i ndryshojë, ka "shpuar me bodecin e ri" duke rëmuar në një kohë tjetër. Me sa vë re (dhe është sy e veshë), ca gjëra vazhdojnë ashtu siç ka qenë. Duke qenë vet shkrimtar, autori e di mirë se sa e mundimshme është rruga e çdo krijuesi që, nga krijimi e deri tek botimi i një libri. Mjafton, të lexosh fejtonin"Ç'të gjeti, o NAIM BEJ?!" dhe shikon se sa e gjatë dhe e mundimshme është të botosh qoftë dhe një libër.
Patrick Modian, shkrimtar nobelist,-thotë:- Një shkrimtar,si çdo artist, ka qenë i lidhur ngusht me kohën, kur ka jetuar, aq sa ai nuk mund t'i shpëtonte dot asaj, se ajëri që thith, është "ajëri i kohës" dhe këtë e shpreh në veprën e tij.
Kështu ka ndodhur dhe me THOMA GOGËN. "Ajëri që ka thithur" pasqyrohet dhe tek vepra e tij. Pothuajse dy të tretat e fejtoneve, janë përjetime të cilat, si artist i penës, ka ditur t'i "zografisë" me ato batutat"qesh e ngjesh" të denja për numra estradash dhe, nëse nuk buçasin sot nëpër skena, nuk është faji i autorit, po i "tranzicionit" që"vrau", veç tjerash, edhe humorin.
Sa bukur do tingëllonte në skenë ajo batuat e marangozit, me përgjegjësin e kulturës:- A nuk e lë atë punën si përgjejgjës kulture dhe të vish si ndihmës tek unë? Do fitosh më shumë!!!
* * *
THOMA GOGA, është vëzhgues skrupuloz, dhe gjithmonë me penën e tij, godit aty ku shoqëria ndjen dhëmbje: për arsye subjekitve apo dhe objektive. Ka gjakftohtësinë e një njeriu luajal dhe nuk di t'i shkelë synë as të fortit diku, në surdinë, por as pushtetit. Për të "Babalet", "Ventingu","Testimet" janë dukuri që në një mënyrë apo tjetër, gjatë rrugës së gjatë të tranzicionit, sa të bëjnë për të qeshur,aq të bëjnë dhe për të qarë. ISAAK ASIMOV (1920-1992) ka shkruar dikur: "Jeta është e këndshme, por tranzicioni është i mundimshëm".
Po si mund të mos qeshësh, kur lexon:" Te stani i ÇEÇOS gjeta këtë letër ku ishte derdhur ca shëllirë dhije." E mandej, historia me Babalen; me "ventingun", me "testimet", me "votimet" janë, siç thotë autori diku:" merre me lëng se mishi u mbarua". Veç një gjë duhet fiksuar. THOMA GOGA nuk bën shkrime me porosi apo për të qenë brenda. Në gjithë shkrimet, është një opozitar sa luajal dhe aq i pandreqshëm. E shpreh qëndrimin e tij me një batutë apo një shprehje, se" sipas vendit e bën kuvendin", por "bodecin" e ka të mprehtë dhe nuk ka rëndësi, nëse këtë"lloj bodeci" e ka ÇOMEJA apo ÇEÇOJA, ai në libër është gati të falë dhe shpirtin e tij, vetëm e vetëm për ta bërë pak lexuesin më pak të stresuar që, dhe kur nuk i del, me"qeshje" sikur i tepron.
Kur i shikoj fjetonet e tij një për një, them:- Sa të drejtë paska pasur,ZHAN POL SARTËR, që thotë:"Fjalët janë pistoleta të mbushura". Ja, të tillë janë dhe fejtonet e THOMA GOGËS: godisin prapësitë; korrupsionin; paaftësitë dhe akraballëqet e pushtetit.
Si të thuash, ai e ka krijuar botën e tij në gjininë e humorit dhe kaq nuk është pak. "Të krijosh botën tënde, në secilën prej arteve,- thotë GEORGIA O KEEFE,- është trimëri.". Epo trimëria nuk ka brirë. Në llogoren e tij të humorit, THOMA GOGA, çan me guxim dhe pa ia bërë bef syri as majtas dhe as djathtas.
Pyetjes së tij hipotetike që se mos një personazh njeh veten dhe është krejt rastësi, dua që t'i kundërvihem pak: ÇEÇOT dhe ÇOMET janë o vet autori, ose bashkë të njohurit e tij. GUSTAV FLAUBERIN e pyetën diku:- Kush është kjo "Madam Bovari" dhe ai, pa u lëkundur fare, tha:- Zonja Bovari jam unë! Edhe TOLSTOI i madh tha: "Anna Karenina jam unë!!! Dhe siç duket KONTI I MADH, aq u obsesua nga kjo thënie që, sado nuk u hodh mbi rrota e trenit si heroina e tij, u nda nga jeta në vagonin e një treni.
* * *
THOMA GOGA që bën të tjerët për të qeshur, mos kujtoni se është aq"punëterezi". Sado që ka gjallëruar një komunitet të tërë, me punën si DREJTOR në PALLATIN E KULTURËS në ROSKOVEC, është për të ardhur keq, se, ndonjëherë, lihet në"hije", se dikujt i bën hije. Unë që po shkruaj, nuk shkruaj me apriori, por di se si buçet ky "pallat" nga tubimet, nga promovimet e librave; nga jubiletë apo nga "risi" të vdekura që janë të pranishme sot e kësaj dite dhe i kanë dhënë një "fytyrë" tjetër dhe një imazh po tjetër krejt komunitetit, ku THOMA GOGA ka aksesin e vet.
Duket ndodh me të ajo thënia me vlerë aksiome e MARGARIT GARDUA që thotë:" Ne nuk i ndihmojmë kurrë ata njerëz që na zbavisin, sado që, kushedi sa herë buzëqeshim, me punën e tyre!".
Dhe po e mbyll me një thënie të ZHAN POL SARTËR (i vetmi në botë që i nxori gjuhën çmimit "NOBEL") që thotë: "Njeriu është ai ç'ka bën". Dhe THOMA GOGA jo vetëm di ç'ka bën, por e bën mirë. Ndaj i ngrohtë urimi im: "Shkrofsh libra të tjera, me "qesh e ngjesh" se janë si ballsam mbi plagët e pambyllura në këtë tranzicion made in maraton!

Përparim Hysi

Tiranë, 15 prill 2019

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 260 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi