Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shqiptarët, gjithmonë në luftë për të mbrojtur dhe fituar të drejtat e tyre
Publikuar më 17 prill, 2019 në orën 18:36 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shqiptarët lindin të lirë dhe lindin shqiptarë, por gjatë gjithë jetës dhe historisë së tyre u është dashur gjithmonë që të luftojnë vazhdimisht dhe pandërprerë për lirinë dhe për shqiptarinë, për kombin dhe për shtetin shqiptar.
Luftë nuk do të thotë vetëm luftë e armatosur me armë, nuk do të thotë vetem luftë e armatosur mes shtetesh dhe luftë e armatosur civile.

Luftë do të thotë edhe politikë, edhe diplomaci, edhe përpjekje e përballje paqësore për më shumë liri, për më shumë të drejta, për më shumë demokraci e drejtësi.
Luftë do të thotë edhe luftë politike e diplomatike kundër armikut e rrezikut shovinist, diversionist dhe të qëllimeve të armiqve të shqiptarëve kundër shtetit dhe kombit shqiptar.
Luftë do të thotë edhe cdo përpjekje e shqiptarëve kudo në botë për mbrojtjen e trojeve dhe të pakicave kombëtare shqiptare që jetojnë në trojet e tyre, akoma nën kolonizmin e shteteve fqinje tona.
Lufta jonë ekziston dhe do të ekzistojë deri sa të zgjidhet përfundimisht problemi i pazgjidhur kombëtar shqiptar, Bashkimi i Shqipërisë, bashkimi i shqiptarëve në një shtet të vetëm.
Luftë do të thotë se ka gjithmonë, luftë si përpjekje e pandërprerë për konsolidimin e pavarësisë dhe shtetit, dhe luftë e përpjekje për progresin, zhvillimin e mirëqënien.
Ndërprerja e këtyre përpjekjeve do të thotë prapambetje dhe moszhvillim; ndërsa pengimi dhe bllokimi i progresit e zhvillimit do të ishte korrupsion dhe tradhëti prej atyre të cilëve shqiptarëve u vijnë pengesat,bllokimi, shqetësimet, fatkeqësitë, eksodi dhe të këqijat e tjera të cilat lëvizin dhe e shtyjnë shoqërinë në kahun e regresit.
Përderisa shqiptarët janë dhe kanë në kufij të tyre armiq dhe shtete armiqësore, të cilët, vazhdojnë që të kenë synime e qëllime antishqiptare; shtete dhe popuj të cilët kanë urrejtje fanatizmi, racore, etnike dhe fetare kundër shqiptarëve, si dhe shtete të cilat kanë pretendime shoviniste territoriale, atëhere ne jemi në luftë dhe në konflikt me ta, luftë e cila imponohet prej armiqve të shqiptarëvë.
Lufta jonë është e drejta jonë për t’u mbrojtur dhe për të marrë e fituar të drejtat tona.
Përderisa fqinjët e shqiptarëve kanë nën sundimin kolonial të tyre troje dhe popullsi shqiptare; përderisa ata mbajnë të zaptuara dhe të pushtuara troje shqiptare si dhe shtypin dhe diskriminojnë popullsinë shqiptare, shtypin liritë dhe të drejtat e tyre kombëtare, atëhere shqiptarët janë në konflikt dhe në luftë me këto shtete.
Pabesisë, shovinizmit, politikës së destabilitetit, diversionizmit, lobimeve, fondeve të hapura e sekrete që shpenzojnë si Serbia dhe Greqia kundër shqiptarëve dhe për kauzat e tyre antishqiptare, shqiptarët duhet t’I kundëvihen atyre me një seriozitet, me angazhim dhe vigjilencë maksimale.
Dhe nuk është e mjaftueshme vetëm antarësia e Shqipërisë dhe së shpejti edhe e Kosovës në NATO, nuk është kjo gjithcka dhe si e vetmja zgjidhje dhe siguri, por duhet që shqiptarët dhe dy shtetet shqiptare të armatosen me armët më moderne dhe të fuqizohen ushtarakisht, sepse Serbia dhe Greqia njohin dhe i frikësohen vetëm forcës.
Të dyja këto shtete kanë bërë krime, genocide dhe pastrim etnik të shqiptarëve, vetëm se shqiptarët kanë qenë të pa organizuar, të papërgatitur por sidomos pse kanë qenë të tradhëtuar nga europianët dhe të pa armatosur.
Shqiptarët duhet të armatosen, pasi dhe përderisa si Greqia që është në NATO, ashtu edhe Serbia që nuk është antare e saj, të dyja janë shtete militariste, të mbi armatosura, dhe të dyja, janë kur vjen puna dhe mbeten gjithnjë mes tyre aleatë të deklaruar kundër shqiptarëve, kundër Shqipërisë dhe kundër Kosovës.
Prandaj duhet të nxjerrim mësim nga historia, mësim i cili ëshë ky: armiqtë e shqiptarëve janë dhe mbeten po ata që kanë qenë, dhe kundër tyre na duhet uniteti ynë kombëtar, vigjilenca politike, diplomatike dhe sidomos armatosja dhe fuqizimi ynë luftarak, si dhe na duhet besnikëria jonë ndaj aleatëve tanë të mëdhenj strategjik.
Edhe me Europën shqiptarët janë në “konflikt”, përderisa ajo u ka borxh të madh të pashlyer shqiptarëve.
Ajo ëhtë kasapi që bëri batërdinë me popullsinë dhe me trojet shqiptare.
Europa është autorja e tragjedisë dhe e gjymtimit të shqiptarëve dhe të trojeve të tyre.
Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, Europa vazhdon akoma edhe sot të mëkatojë kundër shqiptarëve.
Ajo padrejtësisht, dhe hapur antishqiptarisht, i mban shqiptarët jasht BE-së.
E megjithëatë shqiptarët më shumë se të gjitha kombet e shtetet e tjera të Ballkanit janë më proeuropianë, dhe dëshirojnë më shumë se ata antarësimin në BE
Dhe sikur të mos mjaftonin vetëm këto, shqiptarët fatkeqësisht janë edhe në një “luftë” tjetër, në luftë kundër padrejtësisë, kundër krimit, korrupsionit, kundër mashtrimeve, kundër hajdutërisë dhe kundër tradhëtisë së klasës apo elitës së keqe politike të tyre.
Shqiptarët janë në “luftë” edhe me padrejtësinë, vetëgjyqësinë dhe me korrupsionin e sistemit të drejtësisë dhe të politikës, janë në përballje me padrejtësitë dhe me varfërinë e me papunësinë.
Shqiptarët janë në përpjekje të pandërprerë, pra edhe për lirinë, për drejtësinë, për demokracinë dhe për ndërtimin e shtetit ligjor, betejë të cilën shqiptarët duhet ta fitojnë vetë, urgjentisht, paqësisht dhe demokratikisht.
Armiqtë e shqiptarëve gjithnjë kanë ndihmuar, ndërhyrë, përkrahur dhe u ka interesuar që politika dhe politikanët shqiptarë në qeverisje e pushtet të vijnë ata që janë të këqinj, të lig, injorantë, të papërgjegjshëm kombëtarisht dhe egoist e të interesuar vetëm për interesa personale, sepse të tillët dhe korrupsioni i tyre janë më pranë dhe u shërbejnë kauzave antishqiptare të armiqve të shqiptarëve.
Prandaj duhet kujdes, vigjilencë dhe VETTING i rreptë ndaj atyre të cilët kërkojnë pushtet, dhe ndaj atyre që populli i voton dhe ua beson pushtetin, parlamentin, qeverinë dhe drejtësinë.
Duhet gjithmonë vigjilencë dhe VETTING për t’ua pamundësuar besimin, pushtetin, qeverisjen, drejtësinë, politikën dhe diplomacinë mashtruesve e keqbërësve publikë e kombëtarë; për të mos ua bërë të mundur dhe as besuar pushtetin, shtetin dhe drejtësinë atyre individëve të pa traditë, të pa edukatë, të pa trashëgimi e të pa ndjesi kombëtare; dhe as injorantëve, egoistëve dhe interesaxhinjve të cilët nuk e kanë për asgjë që për interesa personale edhe të bëjnë tradhëtinë.

Skënder Sadri KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 302 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi