Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NJË DRAME POETIKE ME VAZHDIME TË PANUMËRTA
Publikuar më 17 prill, 2019 në orën 23:11 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në vend të recensionit

Kur e lexova për herë të parë librin poetik apo thënë më mirë, të vërtetat në librin me poezi ”Lora” bashkë me kërkesën që t’a rregulloja teknikisht, me gjithë përpjekjet që të mos më ngacmonin emocionet, nuk u ndjeva edhe aq pa to.
- E para, sepse para se ta takoja fizikisht dhe njihja për së afërmi, kisha dëgjuar dhe e kisha njohur vite më parë punën dhe angazhimin e tij prej intelektuali, poeti e atdhetari, autorin e librit, Prof. Asllan Lan Qyqallen
- E dyta, sepse autori e ka dashur dhe vazhdon ta dojë punën, të cilën e ka bërë dhe vazhdon ta bëj me kompetencë, dhe, unë si lexues ta lexoja, t’i sistemoja të gjitha ato poezi për një personazh aq më peshë intelektuale e që autori e përshkruan bindshëm, pa komplekse, në mënyrë sa të sinqertë aq edhe të drejtpërdrejt gjithë rriten dhe bëmat e saj sa intelektuale po aq edhe profesionale.
- E treta, dhe kryesorja se autori i veprës poetike “Lora” është bashkëpersonazh me personazhin kryesor të kësaj vepre.

Autori në këtë vepër poetike mendon, sugjeron e koncepton ndryshe nga të tjerët, jo pse ai është poet, por se ngjarjet i paraqet ashtu siç i ka përjetuar me kryepersonazhin e veprës (ndoshta dikush edhe mund ta konceptoi ndryshe). Ai në mënyrë brilante i paraqet rrjedhat e jetës, duke i shtruar ato në formë poetike.

Tani duke e njohur kryepersonazhin e veprës, duke e njohur edhe autorin e këtij libri poetik, duke u njohur edhe me produktin letrar të tij, u ndjeva edhe vetë pjesë e këtij rrëfimi poetik që doemos kërkonte një baraspeshë jo në kuptimin e logjikës se thjesht, por në kuptimin e një bote shpirtërore, që ndrynë e herë-herë shpërthen duke mos e anashkaluar edhe të mirën edhe të ligat që i kishte parashtruar koha e së kaluarës. Sëkendejmi brenda këtij rrëfimi poetik, bota shpirtërore nuk ishte gjë e lehtë të kapërdihej në një shekull me gjithë errësirën, hijet, turbullirat e vetëtimat që herë-herë lëshonin rreze e që më shumë të mërdhinin e që vetëm ndërgjegjja nuk ishte lehtë të përthekohej.
.
Në stinët kur kryepersonazhi, njëkohësisht edhe autori i këtij libri poetik, ruan largësinë e nevojshme të një periudhe me të sotmen e të ndodhurën, ai mbetet pjesë e një tërësie që e ruan atë dhe e le si gjurmë në një përmasë historike në letërsinë tonë. Gjithë kjo po mi ngjan një labirinthi, që fundin e errësuar të tij fillon ta ndritë një rreze e ngrohtë dielli, kushedi sa vite e dekada më parë.

Libri poetik “Lora” e autorit Lan Qyqalla, tani së fundi e përkthyer edhe në gjuhën frënge, rrëfen të vërtetat në formën poetike, megjithatë tregon një pjekuri në të gjitha zhanret e krijimtarisë letrare. Kjo, ndoshta pse autori kishte hezituar disa vite të shkruante atë që e ka bërë sot, por edhe për faktin se gjithçka është marr nga përvoja dhe përjetimi jetësor i tij.

Ky rrëfim, pavarësisht zhanrit teorik e stilistik të poezisë, mund të quhet vepër letrare në të cilën gjejmë dramën, dhe tragjedinë brenda shumë ngjarjeve duke filluar nga kryepersonazhi i moshës së re e deri të koha e po të njëjtit personazh në kohën e tashme. Sa përshkruhen detajet e jashtme, papritmas ndërhyn ndërtimi i profilit të personazhit, ndërtimi i pranisë së papranishme është një shkathtësi dhe mjeshtri e rrallë poetike në të njëjtën kohë. Libri poetik “Lora”, duket si një ringjallje, si një tingëllimë elegjiake dhe i terë rrëfimi poetik lidhet me kryepersonazhin dhe për udhët e jetës që nuk ishin aq të lehta.

Duke e lexuar librin “Lora” lexuesi gjënë dhe sheh pikërisht personazhin që është jo vetëm shembull i modelit jetësor, por është një interpretim i të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes. Shkurt është një skenar i një drame poetike me vazhdime të panumërta.
Si lexues i paralexuesve ndihem i veçantë që kuptova tematikën e veçantë siç është e veçantë edhe vet jeta e kryepersonazhit më vlera të larta ideore, intelektuale, patriotike e atdhetare...

Dibran Fylli, regjisor

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 248 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi