KAZINOJA E FATIT DHE E VDEKJES |
Publikuar më 19 prill, 2019 në orën 18:16 ( ) |
Beqir Elshani | Të ndryshme | |
|
|
Në vitet shtatëdhjeta punoja në bibliotekën, ndaj me kolektivin e ShLP-së në Prishtinë kam vizituar pallatin e madh të kazinos Montekarlo, qytet në Monako. Kazinoja gjendet në maje të kodrës shkëmbore po ashtu në qytetin e monarkisë, Monte Karlo. Ky qytet shkëmbor shihet nga të gjitha anët, si nga ana e detit Azur, ashtu edhe nga ana veriore, ku shtrihet qyteti i madh bregdetar, Nisa. Atje gjendej banka e lojës dhe luhej bixhoz, disa njerëz fitonin, disa humbnin; prandaj këtyre të fundit nuk u mbetej zgjidhje tjetër, pos të bënin vetëvrasje duke u hedhur prej majës së shkëmbit në detin e thellë të Azurit. Flitej se disa prej tyre, kur humbnin pasurinë dhe shtëpinë, në hipotekë futnin edhe nusen ose bijën e tyre të vetme.
Ndryshe me kapitalistët në Montekarlo, që linin peng pasurinë dhe gruan apo bijën, pushtetarët shqipfolës të Kosovës në ish-Jugosllavi lënin peng popullin e madh shqiptar dhe Kosovën e mjerë nën këmbët e fashizmit të egër serbosllav, tani me rroba socialiste. Një turist kishte pyetur pse ky qytet atraktiv ndodhet në maje të kodrës bregdetar dhe jo në rrafshin e Nisës, konferencieri tregoi se Monte Karlo me Kazinon e saj tradicionale që shihet në të gjitha anët, është një atraksion që i tërheqë vizitorët e shumtë, jo për të parë Nisën e bukur nga maja e kështjellës, por për të provuar fatin në rrotën e madhe të lotarisë. Prandaj ata njerëz që humbin në lojërat e fatit në kazino, nuk u mbetet tjetër, pos të kërcejnë nga tarraca e shkëmbit në detin Azur. Kuptohet se për t’u ngjitur në kështjellën Monte Karlo duhet paguar taksin, kurse për të kërcyer pingul në detin Azur është pa pagesë.
Ndryshe me francezët fatkeq që pas humbjes së parave “fluturojnë” në detin Azur, një polic shqiptar kishte qenë vizitor i shpeshtë në kazinon e Therandës, atje provonte fatin për fitimin e parave të mëdha. Për fat të keq kishte ndodhur e kundërta, në vend se polici të fitonte një shumë parash, kishte humbur tërë pasurinë. Harrova të theksoj se lojërat e fatit, alkoolizmi dhe narkomania janë të fisme, ashtu siç janë kafshët grabitqarë: ujku, ariu dhe dhelpra. Nuk ka asnjë dyshim se kazinoja njeriun e bën të varur me lojërat e fatit, harrojnë gruan me gjithë fëmijët. Për fatkeqësinë më të madhe, rreshteri i Policisë së Kosovës, Shefki Spahiu, kishte harruar detyrën e shenjtë policore për mbrojtjen e jetës së njerëzve dhe pasurinë kombëtare, prandaj më 17 mars 2019 herët në agim, me këngën e parë të gjelave, vret punëtorin e kazinos - Jatmir Aliajn. Siç dihet synimi i polic Spahiut ka qenë grabitja e parave të shumta, që një kohë të gjatë ka “inkasuar” në të, tani është detyruar që me anën maskës të tërheq paratë. Flitet se banorët therandasë nuk kanë besuar që polici të ketë gisht në vrasjen e punëtorit në vendin e punës, mirëpo e vërteta tronditëse që lëndon zemrat e banorëve, doli në shesh. Do të na dhimbsej rreshter Spahiu po të vritej në mbrojtjen e pasurisë shtetërore, ngjashëm siç u vra Izet Demaj në Istog. Të them të drejtën, kur im bir veshi rrobat e Policisë së Kosovës, jam gëzuar, tani më dhëmbin sytë kur e shoh në oborr të shtëpisë, sepse në vend se policët të mbrojnë njerëzit dhe pasurinë kombëtare, ata plaçkitin, korruptojnë, shkelin rregullat e komunikacionit, dhunojnë nxënëset dhe vrasin njerëz të pafajshëm. Me të drejtë dyshohet edhe në vrasjen mjekut para diplomimit dhe aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astritit Dehari, në maj të vitit 2016 në burgun e Prizrenit. Prandaj derisa vrasësi nuk zbulohet, shkaktarë të vrasjes mbeten organet shtetërore të Kosovës. Është dashur të kalonin 25 vjet që më në fund oficeri francez, Alfred Drajfusi, i dënuar me burg të përjetshëm, të lirohet i pafajshëm, ngjashëm do të mbetet të zbardhet edhe vrasja enigmatike e aktivistit të Vetëvendosjes nga organet e drejtësisë.
Nuk thonë kot “qeni i keq e sjell ujkun në vathë”, prandaj edhe qeveria e keqe e sjell vrasësin te dera. Po shprehem kështu, sepse Kosova ende nuk është shëruar nga plagët dhe pasojat e rënda të luftës së përgjakshme që një kohë të gjatë i ka shkaktuar fashizmi serb, siç është masakrimi i popullit shqiptar dhe shkatërrimi i mbarë ekonomisë së Kosovës. Mbi të gjitha, Kosovës i duhet emancipimi popullit dhe hapja e vendeve të punës, me anën e rindërtimit të vendit dhe ngritjen e fabrikave. Prandaj Kosova ende nuk i ka kushtet për hapjen e kazinos dhe për aktivitetin e turpshëm të homoseksualëve. Kosova nuk mund të ecë paralel me shtetet e Europës perëndimore, kazinot e të cilëve kanë mbrojtjen e vetjake të armatosur, dhe asnjë polic nuk guxon të futet si në bahçe të babës, siç ndodhi në kazinon e Therandës. Prandaj Qeveria e Kosovës duhet të merret me perspektivën e rinisë, në mënyrë që të pengohet largimi prej vendlindjes në drejtim të Europës perëndimore. Kur është fjala për mbylljen e kazinove në mbarë Kosovën, Qeveria Serbe jo vetëm që nuk ka të drejtë të ndërhyj në punët e brendshme të Kosovës, por duhet përshëndetur vendimin për ndalimin veprimtarisë së lojërave të fatit. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë Federative asnjë fabrikë dhe institucion në Serbi nuk u shkatërrua, por vazhduan veprimtarinë e tyre tradicionale, përkundrazi në Kosovë asnjë fabrikë e ngritur nuk mbeti në këmbë, të gjitha i shkrumboi Serbia kriminale.
Suedi, 19. 04. 2019
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
482 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Duam Përgjegjësi |
E mart, 23 mars 2021 - 21:08 Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le... |
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ... |
E diel, 21 mars 2021 - 15:45 40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit
Poliklinika 3L, hist... |
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q... |
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04 JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA... |
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE... |
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01 Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda!
Profesorin e nderuar, pata fatin që t... |
më shumë nga - Të ndryshme » |
|
|
|
|
|