Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Veprimtaritë mbajnë gjallë historinë tonë
Publikuar më 03 maj, 2019 në orën 06:30 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
( Në kuadrin 75 - vjetorit të çlirimit të atdheut)

Një nga veprimtaritë e zhvilluara këto ditë në qytetin bregdetar të qytetit Durrës, ishte ajo e Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut e cila u zhvillua në një ambjent komod e mbreslënës. Kjo organizatë shoqërore e atdhetare po bën një punë të dobishme për ruajtjen e transmetimin e vlerave patriotike e atdhetare për te brezat më të reja. Raportin e analizës së punës një veieçare e mbajti kryetari i kësaj organizate z. Edmond Agolli. Kjo organizatë veprimtarinë e saj atdhetare e ka shtrirë në gjithë hapësirën e dy bashkive, atë të qytetit Durrës e të qytetit Shijak. Në këtë takim pune pjesëmarrësit ishin jo vetën nga qyteti Durrës, por të pranishëm aty ishin nga gjithë organizatat duke filluar nga Ishmi, Manza e Shikjaku.

Gjithashtu, në këtë veprimtari pune analitike merrte pjesë edhe Dailan Buxholi, Sekretar i Përgjithshëm të LANÇ. Në këtë takim, u mbajt një minut heshjtje në nderim të dëshmorëve e të pasardhsëve të tyre, të cilët janë ndarë nga jeta!
Si nga raporti i mbajtur, ashtu edhe nga diskutimet të cilat ishin të shumta, dolën në pah puna e bërë deri tani nga organizatat që zhvillojnë veprimtaritë e tyre atdhetare në rrang bashkie. Eventet janë të shumta të kësaj organizate, duke ruajtur vlerat atdhetare, pasyrimin e tyre me vlera të reja të harruara nga koha, përkujtimore të datave historike, siç ishte veprimtaria përkujtimore e 7 prillit 2019, e cila u organizua në qytetin e Durrësit me rastin e rezistencës të popullit shqiptar kundër fashizmit Italian më 7 prill 1939 etj. Në raport u theksua që bashkëpunimi midis Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve veprimtaria e saj duhet të shtrihet në gjithë shkollat si në ato 9 vjeçare, po ashtu edhe të mesme, që vleat atdhetare të përvetësohen e njihen nga brezat e rinj. Një shqetësim i kësaj organizate ishte ruajtja e relikeve e armëve të Luftës Parë e Dytë Botërore në Mauzoleumin e qytetit të Durrësit, i cili është një nga muzet e rrallë në ballkan e më gjerë. Për vlerat atikteturore të këtij muzeu kanë dhënë vlerësimet edhe të huajt si Francezët e Italianët, kur kanë bërë vizitat e tyre tek ky Mauzoleum. Projekti i ri i paraqitur para disa vitesh për rikonstrukturuar e shtuar edhe një kat tjetër ka mbetur në letër. Si rrjedhojë e ngushtimit të hapësirës në këtë muze, relike të luftës, por edhe disa buste të dëshmorëve rrinë në disa hapësira jo të përshtatshme.

U kërkua nga ky takim, që bashkia Durrës, sektori i Kulturës si në bashkitë e prefekturë, të investohet në riparimin e shkallëve egzistuese me mermer të kuq e bardhë, dhe diku aty në ambjentin egzistues të vendosen bustet e 6 dëshmorëve. Një detyrë e kësaj organizate ishte edhe për ngritjen e një muzeu në Porto Romane, sepse aty është një pjesë e historiës e popullit tonë në shekuj. Kjo do ja shtonte edhe më shumë vlerat historike qytetit të durrësit, por edhe do tërhiqte më shumë vizitorë të huaj në njohjen e hitorisë sonë për gjatë shekujve në lidhje edhe me popujt e tjerë, si ballkanas e perndimorë. Një tjetër aspekt njohja e vlerave që ka muzeu entografik ’’A. Moisiu’’ nga brezat e rinj, apo vizitorët nga vendet e tjera të cilët i pret me kënaqësi qyteti ynë turistik me histori e kulturë të lashtë. Durrësi ka mjaftë hapësira publike nga ku mund të vendosen shumë buste të dëshmorëve të atdhut. Ligji ri që është miratuar nga qeveria për statusin e dëshmorëve, jep hapësirë për njohjen edhe të atyre të cilët në rrethana të ndryshme kanë dhënë jetën e tyre për atdheun.

Në këtë takim foli edhe Dailan Buxholi. Në fund të takimit u bënë pranime të reja të pasardhësve të familjeve të Dëshmorëve të Atdheut. Gjatë mbledhjes u bënë mjaft sugjerime, por edhe detyra të cilat u përfshinë në planin e punëns kalendarik që do zbatohen në muajt e ardhshëm të vitit 2019, që është viti i 75 vjetorit të çlirimit të atdhut. Organizata Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut, ka një bashkëpunim të ngusht e parësor me degën e Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të qytetit Durrës, të cilët me shkrimet e tyre pasqyrojnë tek revista ‘’Pavdekësia’’ veprimtaritë që zhvillon shoqata.

Xhevahir Cirongu
Durrës 21 Prill 2019

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 488 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi