Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Autorë shqiptarë prezantohen në Javën e Integrimit në Vjenë
Publikuar më 13 maj, 2019 në orën 00:53 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në një ambient të bukur të “Der Kunstraum”, në qendër të Vjenës, mes artit të pikturave të mrekullueshme bashkë me atë letrar dhe tingujt e harfës luajtur nga
Veronica Klavzor u mbajt orë letrare artistike. Ajo u organizua nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri në kuadër të Javës së Integrimit në Vjenë, ku autorët prezantuan veprat e përkthyera në gjermanisht dhe lexuan prej tyre.
I pranishëm ishte gjithashtu Roland Bimo, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Austri. Tani e disa kohë në aktivitet letrare aq me vlerë mungojnë përfaqësuesit e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri. Në emër të nikoqirit, përshëndeti Hubert Thurnhoffer, pronari i galerisë “Der Kunstraum’’, ai e falënderoi organizatorin për bashkëpunimin dhe tha se galeria e tij e artit ka qëllim ndërtimin e urave kulturore mes kombeve. Programi i drejtua me shije në të dy gjuhët nga Kaltrina Durmishi.

Mbrëmjen e hapi Anton Marku, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri. Ai i përshëndeti të pranishmit dhe mes tjerash tha: “Qëllimi i Lidhjes sonë është që me aktivitet tona të sjellin më shumë vepra letrare të krijuesve nga diaspora të përkthyera për lexues, para se gjithash atij vendor.” Ai dha një historik të shkurtër rreth aktiviteteve të Lidhjes.
Dr. Kurt Gostentschnigg, albanolog, foli rreth veprave të përkthyera prej tij të autorëve Hazir Mehmeti, Besim Xhelili dhe Mërgim Osmani. Rreth poezive të Besim Xhelilit mes tjerash shtoi: “Poezia e Besim Xhelilit mund të kuptohet sipas dy konteksteve: së pari sipas kontekstit të biografisë së autorit dhe shoqërisë dhe së dyti interpretimin e veprës sipas frymëzimit të dalë nga zemra. Tek poezia e Besimit kuptimi vjen nga muza e frymëzimit, gjegjësisht nga fuqia e shpirtit dhe zemrës“. Ai lexoi disa poezi në gjermanisht nga libri “Sy të pafajshëm” (,,Unschuldige Augen’’) të përkthyer na ai, kurse në shqip nga ky libër lexoi Marsela Xhaferaj.
Prof. Peter Paul Wiplinger, shkrimtar i njohur austriak shkroi parafjalën e veprës “Kohëthyerja” (,,Zertrümmerung der Zeit’’) të autorit Hazir Mehmeti, nga e cila mes tjerash tha: “Është një art të shkruari në frymën e kohës dhe të letërsisë. E bazuar natyrisht në trashëgiminë e mënyrës së të rrëfyerit të traditës së letërsisë shqiptare, por arti i të shprehurit dhe kultura gjuhësore e Hazir Mehmetit janë shumë afër realitetit. Këtu rrëfen një autor, histori të thjeshta, në një gjuhë "të thjeshtë", të qartë. Pikërisht për këtë, kjo mënyrë të rrëfyeri ka stil dhe kualitet. Prandaj libri është një urë letrare lidhëse ndërmjet dy botëve: botës së vjetrës dhe asaj të re si dhe të kulturave të tyre; por edhe ndërmjet së kaluarës dhe së sotmes; ndërmjet atdheut dhe mërgimit. Dhe para së gjithash një lidhje ndërmjet Autorit dhe lexuesit.” (përkthimi në shqip nga Shpresa Musaj). Elona Kamberi lexoi pjesë nga tregimi “E ftuara” në gjermanisht nga përmbledhja “Kohëthyerja” e autorit Hazir Mehmeti. Kjo vepër u botua nga P.E.N- Klubi Austriak i njohur, redaktor i librit është Dr. Helmut Niederle, kryetar i klubit.
Poetja e njohur polake e cila jeton në Austri, Marzanna Danek, lexoi disa poezi nga përmbledhja e saj e fundit në gjuhën gjermane. Përndryshe, Marzanna ka fituar disa çmime të larta në vendlindjen e saj dhe në Austri.
Ishte një mbrëmje e bukur arti e cila lidh shpirtërisht artdashësit nga kombe e gjuhë të ndryshme që jetojnë e krijojnë në Austri.
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri ka bërë emër në afirmimin e krijuesve shqiptarë që jetojnë në Austri. Janë ndërtuar ura miqësie arti, e më shumë se aq, me klube e shoqata kulturore të shumta në Austri. Ka bërë miq të shumtë nga radhët e krijuesve vendor pa të cilët nuk do mund të kishte kaq shumë fryte puna e Lidhjes nën drejtimin e veprimtarëve drejtues të zellshëm. Tani ka raporte të afërta bashkëpunimi me P.E.N –Klubin austriak rreth të cilit veprojnë mijëra krijues kombesh të ndryshme në Austri e më gjerë. PEN- është edhe botues (për herë të parë) i disa veprave të autorëve shqiptarë në Austri.
Vet Java e Integrimit në Vjenë flet mbi afirmimin e krijimtarisë letrare shqiptare në hapësirat e pa njohura deri tani gjermanofolëse.
Shumë nga aktivitetet letrare u mbështetën nga donatorë artdashës dhe konkursi letrar, vite më parë, nga Ministria e Diasporës. Ura me e fuqishme e njohjes dhe komunikimit me të tjerët është fjala e artit, kjo nuk na mungon, andaj kërkohet mbështetje akoma më e fuqishme e Lidhjes në botimin e veprave me vlera të mirëfillta.

Vjenë, 10 maj 2019

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 290 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi