Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė dėshmorėt po syrgjynosen edhe pėr sė vdekuri
Publikuar më 15 maj, 2019 nė orėn 00:40 ( Para 5 ditė e 2 orėve ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Muaji Maj pėr shqiptarėt e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės ėshtė muaji i kujtimit tė tė rėnėve nė rrugėn e pėrpjekjes pėr ēlirim dhe bashkim me Kosovėn. Klasa politike e Luginės sė Preshevės nuk shprehė as interesimin mė tė vogėl pėr tė organizuar nė mėnyrė institucionale, akademitė pėrkujtimore as edhe pas dy dekadave. Shqiptarizmi ėshtė njė filozofi multidisiplinare pėr tė mundur qė ta zbėrthejmė dhe ta konvertojmė nė numra konkret tė ditėve tė sodit, e si duket pėr shumicėn absolute tė lidershipit nė Luginė tė Preshevės dhe njė pjesė tė konsiderueshme tė intelektualėve tė kėsaj treve shqiptare ėshtė ende njė skizmė.

Kujtimi i dėshmorėve tek ne shqiptarėt e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės mė shumė po merr konotacion personal tė “heroizmit” tė tė gjallėve, se sa zbėrthim i heroizmit e kujtimit mbi tė rėnėt, shpesh herė edhe me konotacione tė ngjyrimeve politike, si: Ky apo Ai dėshmorė i takon kėti krahu-subjekti apo ati subjekti politik, kėti apo ati grupi tė caktuar dhe disa herė edhe familjeve tė caktuara.
Rikujtimi i tė kaluarės mbi atė tė historisė sė njė figure heroike, duke anashkaluar arealin mė tė gjerė tė zhvillimit tė ngjarjeve gjatė asaj kohe, nė vete ngėrthen lidhjen e vazhdimėsisė qė ndjejmė me tė kaluarėn tonė historike, jo edhe shpesh herė triumfuese sidomos pėr ne shqiptarėt. Kjo qasje jo shumė transcendentale po bėnė qė brezave tė rinj dhe ne qė po e jetojmė kėtė kohė mė shumė po rrekemi pas figurave duke “hyjnizuar” njė figurė tė caktuar historike, shpesh herė edhe tė personaliteteve qė po janė bashkėkohanikė nė ditėt e sodit qė po jetojnė me ne, e qė nė thelb ngjarjet e ndodhura tė asaj periudhe historike nuk po elaborohen e zbardhen ashtu siē kanė qenė, pavarėsisht rrethanave se a ishin nė dobi apo nė dėm tė historisė sė popullit shqiptar. Ky mentalitet izolacionist nga disa tė ashtuquajtur “kompetent” pėr tė organizuar dhe rikujtuar figurat e ndritshme tė kombit shqiptar, qė me dashje po dėmton heroizmin e dėshmorėve tė kombit nė kėtė rast edhe tė pėrafrimit dhe njohjes nga brezat e rinj pėr tė kaluarėn tonė historike.
Si organizator tė kėtyre akademive kanė mbetur persona “tė thirrur ” nė emėr tė luftės sė UĒPMB-sė. Kėta tė ashtuquajtur organizator me ēdo kusht mundohen ta mbajnė monopolin e fjalės, dhe ndajnė mirėnjohje njerėzve qė i shkojnė pėr shtati interesave tė tyre e qė nuk kanė tė pėrbashkėt asgjė me dėshmorėt e vlerate kombėtare. Kėta mė sė paku meritojnė ti organizojnė kėto manifestime e akademi pėrkujtimore pėr shumė arsye: sepse nė rend tė parė po tė ishin gjallė dėshmorėt e kombit do ti ndiheshin tė turpėruar qė nga kėta persona tė rikujtoheshin, pasi qė deri mė tani as edhe njė herė nuk kanė bėrė pėrpjekje minimale drejt jetėsimit tė rrugės sė tyre dhe as qė kanė qenė bashkėluftėtar. Pastaj, po ky grup klanor dirigjohen nga shteti serb dhe janė nė linjė tė drejtpėrdrejt me politikėn e shtetit serb e nė dėm tė ēėshtjes shqiptare sa qė veprimtaria e tyre kurrė nuk i ka penguar shtetit serb. Dhe, jo vetėm kaq. Disa persona po nga kėto grupe klanore e kėto Shoqata mbajnė edhe pozita tjera politike nė kuadėr tė strukturave tė qeverisjes lokale si formė e satisfaksionit qė i ka dhėnė Serbia vetėm e vetėm qė tė heshtin dhe tė minimizojnė veprimtarinė kombėtare tė atyre pak dėshmorėve tė kombit qė kanė rėnė gjatė luftės sė vitit 2000-2001. Ėshtė e dhimbshme qė nė akademitė pėrkujtimore tė dėshmorėve ka aq pak pjesėmarrės tė qytetarėve, sa qė tė dhimbset shembėlltyra e dėshmorėve e qė tė bėn tė mendosh qė edhe mė mirė mos ti mbajmė kėto akademi e manifestime me kėtė lloj garniture organizatorėsh, dhe kėtė qytetari pasive qė mė shumė ēmojnė njė koncert nga njė kėngėtare serbe kur vjen nė Preshevė, apo ardhjen e Dudicit pėr tė shpėrla trurin me dogma religjioze, se sa shenjtorėt tanė-Dėshmorėt! Kjo tė bėn tė ndjesh nevojėn pėr atė grushtin e fortė tė “Recitalit tė Malėsorit” tė Migjenit, kjo ka tė bėj nė rend tė parė sė kush i organizon kėto akademi dhe qytetarėt duhet vlerėsuar mirė, qė duhet ndaluar dhe hequr mundėsinė qė jo ēdo kush tė “vetėthirren” nė vlera tė luftės dhe tė bėjnė organizime tė tilla. Dėshmorėt edhe sė vdekuri fizikisht po syrgjynosen sipas tekeve tė disa (mupistėve) bashkėpunėtorėve tė Serbisė. Pėr tė shkuar edhe tek ajo mė e hidhura se disa nga personat udhėheqės, konkretisht organizatorėt e Manifestimit pėrkujtimor nė Rahovicė tė Preshevės janė bashkėpunėtorė tė drejtpėrdrejt tė shtetit serb sė paku tri dekada.
Ėshtė dėshpėruese qė deri mė tani pse akoma nuk ėshtė realizuar njė projekt memorial. Ku janė ato Shoqata e Shoqėri Civile e Institucione Lokale qė sė paku pran Kalasė sė Preshevės tė ngrihet njė memorial pėrkujtimor, pėr nder tė heronjve tė rėnė, pasi qė nė shikim tė parė nėn rrezet e diellit dhe nėn hijen e hėnės vetėm nė kėtė mėnyrė sadopak do tė flasė sakrifica e heronjve tė rėnė. Pasi vetėm ajo faqe e lartėsisė sė malit tė Kalasė sė mbi Preshevės do tė ishte vetė historia dhe faqja mė e pastėr e krenarisė sonė shqiptare, dhe mbi tė gjitha nė atė memorial tė gjithė dėshmorėt tė vendosen nė formė tė plisit me kokėn nga Kosova, sepse vdiqėn me zemrėn plot Kosovė e plot Shqipėri!

Valon Jashari

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 43 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Serbia nuk deshi zgjidhje paqėsore, por luftė...
E shtunė, 18 maj 2019 - 23:30
Barometri diplomatik *** (A) Serbia pati refuzuar tezėn e Ibrahim Rugovės, qė ta njihte Kosovėn si Republikė qoftė federale a konfederale. *** (B) S...
Kush zgjedh, populli apo kryetari!?
E shtunė, 18 maj 2019 - 23:23
Po bėhet shumė zhurmė pėr zgjedhjet lokale. Nuk e kuptoj se ēfarė kanė parasyshė, kjo parapolitikė, kur thuhet termi ”Zgjedhje”. Kė do zgjedh populli? Popu...
A e pat krye...?
E shtunė, 18 maj 2019 - 23:13
Flora Brovina, kur i hyni kėsaj pune me fotografinė, nuk di a ka pas krye, po pėrsheshin e ka hangar krejt. Dita e djeshme, e sotmja dhe e nesėrmja mbase ...
Nė kthetrat e Prontomafisė (4)
E premtė, 17 maj 2019 - 19:39
Gozhdimi i Sadri Ramabajės nė Kryqin e Shikut Sadri Ramabaja ėshtė njė personalitet i njohur i Lėvizjes Kombėtare tė Kosovės, njėri prej zėrave mė tė ar...
Vuēiqi me njohjen e Kosovės drejt Ēmimit Nobė...
E enjtė, 16 maj 2019 - 16:10
Barometri diplomatik *** Parisi, shansi i par֝ė historik, qė Serbia tė zgjedhė paqen, jo luftėn me shqiptarėt nė Ballkan Pėr ta arritur njė...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2019 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi