Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NJË PËRURIM MADHËSHTOR
Publikuar më 17 maj, 2019 në orën 19:26 ( ) Prof. Bedri Tahiri | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sot, në një atmosferë të ngrohtë shoqërore, miqësore e familjare, në sallën solemne të Gjimnazit “Eqrem Çabej” në Vushtrri, e cila mezi i zinte dashamirët e fjalës së bukur shqipe, u bë një përurim madhështor i librit poetik “ZËNKË NIMFASH” të autores, EJONË HASANI, gjimnaziste maturante e kësaj vatre edukativo-arsimore.

Fjala ime
NGAZËLLIME VASHËRIE

E nderuara autore e librit që sot po e përurojmë!
Të dashur nxënës, kolegë, drejtor e zv. drejtor, mysafirë, krijues e artdashës, udhëheqës komunalë, arsimorë e kulturorë!
Të respektuar të pranishëm!
Parandjenja ime, që, nxënësja Ejonë Hasani, ka talent për t’u bërë poete, më doli e saktë, ashtu siç më kishte dalë edhe për shumë pena të tjera, para saj. Këtë e mbështesja në thënien profetike popullore: Dita e mirë shihet në mëngjes! Zelli dhe përkushtimi i saj poetik është manifestuar herët, duke u shpërfaqur në libra e revista shkollore, e, veçmas, në konkurset letrare, duke rrëmbyer edhe çmimet kryesore.
Mirëpo, sivjet, në të ikur nga Gjimnazi ynë, ku dha maksimumin në të gjithë lëmenjtë, në mësime e në aktivitete, shpërtheu rrëmbyeshëm, si dallgë e detit të trazuar, duke na dhuruar librin, me një titull simbolik e paksa provokues “ZËNKË NIMFASH”.
Kjo penë premtuese, që në librin e parë, me sukses ka përmbushur detyrimin ndaj lexuesve kureshtarë dhe, me vargjet e fuqishme e përplot frymëzim, duke kalëruar shfrenueshëm, me krahët e Pegazit mitik, nëpër kohë dhe hapësirë, na jep garanci të fortë për një të ardhme edhe më të sigurt drejt majave të perandorisë së parajsës, të quajtur LETËRSI!
Libri poetik “ZËNKË NIMFASH”, është një portë dritëdhënëse që rrezaton frymë lirike, optimiste e ngazëlluese për jetën, për dashurinë, për librin, për stinët dhe bukuritë natyrore, për diturinë, për dëshmorët, për gjuhën, për historinë, për sfidat e përditshmërisë, por mbi të gjitha për synimet e rinisë sonë drejt ardhmërisë...
Mosha e adoleshencës, përkundër ca vështirësive hileqare, horizontet e mendësisë i ka të hapura, që, mu si bleta punëtore, të shëtis lule me lule, duke mbledhur nektarin e lumturisë së jetës, për të na ëmbëlsuar me shijen e mjaltit. E tillë është edhe vasha me ëndrra të mëdha, Ejonë Hasani, që më vargjet e saj të bukura e erëmira, na i mbush zemrat me ngazëllim e përdëllim qetësues.
Se liria është më e shtrenjtë se jeta, e ka kuptuar edhe poetja e re, e cila, krahas tematikës së lehtë të moshës së saj, preokupohet edhe me ato më seriozet, me luftën e me liribërësit. Kështu, të poezia Dëshmorëve, ajo shkruan:

Jetën atdheut ia falët,
Edhe zemrën plot mirësi,
Luftën asnjëherë s’e ndalët,
Për t’na sjellë të shtrenjtën liri.

Nëse Gjergji ynë i madh, kur u kthye në Krujë, luftëtarëve dhe popullit liridashës, iu drejtua më fjalët, tashmë si thënie profetike: Lirinë nuk ua solla po e gjeta midis jush!, poetja, paksa me një dozë hakërrimi, bazuar në përditshmërinë tonë kaotike, shkruan:
Rrudhat e shkëmbinjve sikur vajtojnë,
Presin dikë, ashtu si të gjithë ne,
Lirinë, jo, këtu nuk e gjete,
Atë ti na e solle, gjeneral Skëderbe!

Imagjinatën e saj të padjallëzuar e ngacmon edhe një plagë e jonë e pashërueshme, mërgimi, andaj, vargjet e saj duhet mbajtur si vath në vesh, sepse bartin një amanet brezash:

Zgjohu Kosovë!
Akoma ç’po pret?
Guri i rendë peshon në vend të vet!

Kjo poete e talentuar nuk kursen vargje për margaritarë e as për mësimin e mësuesit, e në veçanti për Mësonjëtoren e parë shqipe, për këtë shenjë të shenjtë, duke thënë:

Mos harroni të kaluarën,
Mbani vesh, ju o shqiptarë;
E bukura Korҫë e serenatave
Hapi Mësonjëtoren tonë të parë!

Tashmë dihet, poezia meditative, zakonisht u shkon poetëve më në moshë, por, ja që edhe kjo fillestare, me imagjinatën e saj të bujshme, kalon ato caqe dhe gjen fuqinë e të përjetshmes. Kështu, te poezia “Zenkë nimfash”, emrin e së cilës e ka marrë edhe libri, po tjerash shprehet:

Lëvizin degët përhumbshëm, si të ishin në faj
Një melodi ogurzezë kap vesh i pastërvitur,
Përmallshëm era shkrehet në vaj-
Nimfat sonte qenkan grindur!

Tekefundit, të gjitha krijimet e kësaj përmbledhjeje, që, në fakt, paraqesin një mozaik të mrekullueshëm, një larushi ngjyrash të purpurta ylberore, shikuar hollë e hollë, përbëjnë një tërësi harmonike, kompozicionale e përmbajtjesore, të cilat, fund e krye, i përshkon një pe i mëndafshtë, si ai i Arianës mitologjike, lajtmotivi: Dashuria për jetën dhe ardhmërinë! Kjo, madje, tejkalon edhe mbi besëtytnitë eventuale që, edhe mund t’i mjegullojnë shumë ëndrra vashërie, dhe, të poezia “Ah, këto bestytëni” , gjykon me maturinë e një urtaku me përvojë, duke dhënë një porosi të qartë për brezat e ardhmërisë:
Rrugën vazhdoje e filxhanin mos e përmbys,
Para teje le të thyhen një milion, ose vetëm një pasqyrë,
Se atë që të ndodh, e kontrollon veҫ ti,
E nesërmja nuk përlyhet me të maces ngjyrë!
Ejonë, rrugë të mbarë, për në Mbretërinë e Luleve!

Vushtrri, 17 maj 2019

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Bedri Tahiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 322 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi