Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Jovanoviq dhe Tucoviq kundër ultranacionalizmit të hekurt serbomadh
Publikuar më 04 qershor, 2019 në orën 14:51 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Çedomir Jovanoviq : “ Duam paqe, nuk duam territor…Kosova është e humbur”.

Ky apel progresiv dhe civilizues evropian, drejtuar direkt presidentit serb Aleksandar Vuçiq në kuvendin e Serbisë, i “la pa tekst” edhe deputetët ultranacionalistë të fashistit Vojisal Sheshel, si dhe shkaktoi debat të gjerë jo vetëm brenda kuvendit, por edhe në masmediat serbe, të cilat “me pompë” si dikur gazeta nacionalshoviniste proqevritare “Politika” e regjimit të Nikola Pashiqit (1904-1926), e pritën në “thikë” Apelin paqësor të kryetarit të Partisë Demokratike Liberale të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, duke e shantazhuar, ofenduar, poshtëruar, fajësuar si tradhtar të popullit serb, si dhe duke e kërcënuar “me vdekje” gjoja se “Kosova është Serbi”.

-Eh, kjo është paranoja kolektive serbe, që me shekuj ushqehet dhe jeton me gënjeshtra, me shpifje, me falsifikime dhe me mashtrime se gjoja “Kosova është serbe”. –Këtë që e pohojnë dhe po mbrojnë sot, edhe qeveria, edhe akademia, edhe kisha, edhe masmediat serbe!?

Mirëpo, e vërteta është në anën e Çedomir Jovanoviqit, sepse Serbia e as serbët nuk kanë humbur kurrfarë Kosove, por vetëm një koloni të huaj qindravjeçare (1912-1999). Këtë të vërtetë, duhet ta dinë të gjithë serbët, sepse nuk mund të humbet diçka që nuk është e jotja. –Kosova kurrë nuk ka qenë “pronë” e ligjshme e Serbisë, as me hartën e Kongresit të Berlinit (1878), por këtë e ka pushtuar, aneksuar dhe kolonizuar me gjenocid më vonë, në saje të vendimeve të padrejta të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës (1913).

Ashtu sikurse dikur Tucoviqin, sot, e injoruan dhe e kërcënuan edhe Çedomir Jovanoviqin (2019)!

-Ultranacionalistët, të mashtruarit, të indoktrinuarit dhe të manipuluarit serbë, qe më se një shekull jetojnë me gënjeshtrën si “parim” dhe si “patriotizëm” nacional dhe shtetëror tyre, duke vrarë dhe masakruar shqiptarët, me qëllim të tjetërsimit të tokave dhe të shtëpive të tyre, e injoruan dhe anatemuan keq, edhe Tucoiviqin(1914) , edhe Javanoviqin (2019), duke i quajtur dhe nxirë si “mercenarë shqiptarë” etj., vetëm pse serbëve dhe regjimeve kolonialiste, hegjemoniste dhe militariste pushtuese serbe ua pasqyruan të vërtetën se me shqiptarët, duhet jetuar në fqinjësi të mirë dhe në paqe, jo duke i vrarë, masakruar, shpërngulur nga trojet e tyre dhe, duke ua grabitur tokat, shtëpitë dhe pasuritë e tyre.

*** Dimitrije Tucoviq (kryetar i Partisë Socialdemokratike të Serbisë): “ Derisa serbët të mos e kuptojnë se ndodhen në truallin e huaj, kurrë nuk do të kenë marrëdhënie të mira dhe, as paqe me shqiptarët” (1914).

Fatkeqësisht, këtë vlerësim të qëndrueshëm të socialdemokratit Dimitrije Tucoviq, serbomëdhnjtë as në qeveritë, as në akademinë, as në kishën, as në univeristetin serb nuk e pranuan dot, nuk e pranojnë as sot(2019), pas kryerjes së gjenocidit të fundit ndaj shqiptarërve në Kosovë, ku masakruan dhe vranë mbi 13 mijë shqiptarë (1989-1999), sepse serbët që nga fëmijëria janë të manipuluar nga gënjeshtrat dhe nga shpifjet e Kishës Ortodokse Serbe, se gjoja shqiptarët “janë armiku më i madh dhe më i përbetuar i serbëve”. Mirëpo, historia dhe praktika e derisotme shekullore e Serbisë (1877-2019) ka provuar të kundërtën – SHFAROSJEN SISTEMATIKE INSTITUCIONALE TË SHQIPTARËVE DHE PUSHTIMIN E TERRITOREVE INDIGJENE TË TYRE. Kjo është paranoja psikopatalogjike e tyre, nga cila nuk janë shëruar as sot (2019), pas kryerjes së 3 gjenocideve të fundit kundër Kroacisë, kundër Bosnjës (pjesës së populluar me myslimanë boshnjakë) dhe kundër Kosovës së Shqipërisë etnike (1989-1999).

Shtrohet pyetja e logjikshme, pse serbët gjatë koherencës së tyre historike gjithmonë kanë qenë të prirur që në vend të paqes, të përdorin luftën, terrorin, masakrat dhe gjenocidin kolonial ndaj shqiptarëve, sepse Kisha serbe së bashku me mësuesit, me profesorët, me liderët politikë, me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Serbe, që nga fëmijëria serbët i kanë “edukuar”, arsimuar, indoktrinuar dhe gënjyer se “Kosova është djepi dhe koka e Serbisë”.

Ky është fataliteti dhe tragjedia e serbëve, të cilët me shekuj besojnë në mënyrë fanatike dhe të verbër se “Kosova është e Serbisë” dhe, në emër të këtij besimi të rremë shteti, kisha dhe kuazishkenca serbe, ata gjeneratë pas gjenrate kanë zbatuar urdhrat e Kishës Ortodokse Serbe dhe të shtetit të tyre, që t’i shfarosin shqiptarët dhe t’u grabisin tokat e tyre stërgjyshore pellazgo-ilire (XIX, XX ).

Këtë paranojë kolektive serbe, e shpejgon dhe e qartëson katërcipërisht, edhe ky konkluzion vlerësues shekncor i akademikut, i shkencëtarit dhe i patriotit të shquar Mark Krasniqi, duke nënvizuar se: “ Serbia gjithmonë është e kthyer me ftytyrë dhe me mend kah e kaluara, kah mesjeta, e jo kah e ardhmja drejt shekullit XXI. Ajo jeton gjithmonë me një palë mend, me ëndrra dhe me iluzione ekspansioniste, si në të kaluarën, si sot, megjithëse bota ka ndryshuar rrënjësisht në çdo aspect. Sikur të mbështetshim në të kaluarën historike, për të future në dorë atë që kemi pasur dikur, do të bëhej rrëmujë e hatashme në botë: Spanja, POrtugalia, Anglia, do të merrnin Amerikën, Anglia një pjesë tjetër të madhe të botës, Italia, Gjermania dhe disa vende të tjera të Evropës, përsëri do të sundonin viste të ndryshme në Afrikë dhe në Azi, madje, edhe Belgjika do të sundonte kolonitë e veta që ishin dikur 80 herë më të mëdha se sipërfaqja e sotme e saj. Do të kthehej edhe Perandoria Greke, Romake dhe shteti Ilir i dikurshëm që nga Venediku deri në Selanik. Sipas logjikës së sëmurë serbe mbi ‘të drejtat historike’, Turqia sot do të duhej të sundonte mbarë vendet ballkanike, pra, edhe Serbinë, ku ka sunduar rreth 500 vjet…” (Mark Kransiqi, Kosova Sot: 1992: 12).

Për t’u distancuar nga terrori dhe nga luftërat e derisotme kolonialiste dhe gjenocidale të Serbisë ndaj shqiptarëve, e vetmja formë humane, morale, e ligjshme dhe demorkatike, është PAQJA RACIONALE, jo vazhdimi i luftërave dhe i pretendimeve territoriale të Serbisë ndaj territoreve të Shqipërisë etnike.

Çedomir Jovanoviq është shpëtimi i Serbisë!

-Ka kaluar koha, që me metoda dhe me mjete të politikave të vjetra të spastrimit etnik, t’i akuzojmë viktimat shqiptare të krimeve serbe. Kështu, për zgjidhjen e problemit të Kosovës, Çedomir Jovanoviq iu drejtua t presidentit serb, Aleksandar Vuçiq: “Me të gjitha kufizimet dhe me të gjitha gabimet e bëra, jepi, bëhu ai, që të gjithë të tjerët nuk kanë qenë si ti, sepse neve na duhet paqja, jo territori. Kosova është humbur. Do të doja që të gjeni diçka në Kishë, që do të sillte paqe për popullin tonë të egërsuar, por nuk ka të tillë. Do të doja që, edhe në Akademinë tonë të Shkencave, të gjeni diç, ku ka njerëz të guximshëm, por, edhe atje nuk do të gjeni të tillë. Atëherë, ju lutem më tregoni se çfarë mund të bëj unë, në mënyrë që populli ynë dhe fëmijët tanë të gjejnë paqe dhe lumturi. Ne, në Kosovë mund ta marrim atë që nuk e kemi pasur kurrë-PAQEN ME SHQIPTARËT. Mirëpo, paraprakisht ne duhet ta gjejmë paqen me vetëveten. (Jovanović: Treba nam mir, ne teritorija).

Me të drejtë, për t’i shpëtuar serbët dhe popujt e tjerë të Ballkanit, si dhe Evropën nga agresionet dhe nga luftërat gjenocidale eventuale të regjimeve militariste dhe policore serbe, demokrati lieral serb Çedomir Jovanoviq do paqe e pajtim me shqiptarët sikurse dikur që apelonte shtetin dhe kishën serbe, Dimitrije Tucoviq. Mirëpo, edhe në këtë shekull (XXI) Serbia vazhdon me pretnedimet e saj territoriale në dëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë etnike (Kosova, Presheva, Bujanoci, Medvegja, Novi Pazari).

“ Ne na duhet paqja me shqiptarët, jo territori”
(Çedomir Jovanoviq)

Shumë tezë e drejtë, e qëlluar dhe e pranuar jo vetëm për Serbinë dhe për Kosovën, por për gjithë Ballkanin.

Prandaj, edhe politika progresive demorkatike serbe, edhe politika demokratike paqësore shqiptare, Bashkimi Evropian, NATO, OSBE, OKB dhe Amerika, duhet të nxitojnë, që ta mbështesin pa asnjë reserve opsionin paqësor të kryeliderit demokrat liberal serb, Çedomir Jovanoviq, si dhe forcat politike në Serbi, që e mbështesin këtë, sepse me Vuçiqa, me Daçiqa dhe me Bërnabiqa, dyshohet se do të arrihet PAQJA e propozuar nga proevropiani paqësor Çedomir Jovanoviq në Kuvendin e Serbisë, më 27 maj 2019.

Nuk ka asnjë dyshim se opsioni paqësor i Çedomir Jovanoviqit, është i pranueshëm, është racionalizëm, revolucionarizëm, humanizëm, kjo është politikë paqësore e demokratike dhe, kjo është drejtësi, që shpie drejt pajtimit të popullit serb dhe atij shqiptar, duke zgjidhur përgjithmonë konfliktin shekullor për shkak të aneksimit dhe të kolonizimit të territoreve shqiptare dhe të Shqipërisë etnike nga ana e Serbisë hegjemoniste, gjenocidale dhe militariste (1878-2019).

Ka ardhur koha e fundit, që as shteti, as kisha, as akademia e as serbët të mos i mbyllin sytë para “ndjelljeve” të reja të kobshme, që po përgatit regjimi i “trojkës” Vuçiq-Daçiq-Bërnabiq për ta shembur shtetin e ri të pavarur të Kosovës, sepse kjo kurrë më nuk do të jetë pronë koloniale e Serbisë (1912-1999).

Prandaj, si kisha, akademia, ashtu edhe lidershipi politik shtetëror i Beogradit, duhet t’i mbështetin idetë dhe opsionet progresive paqësore dhe demokratike, që sa më parë ta njohin Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, sepse kjo, pa dyshim, do të ishte edhe në interesin nacional dhe shtetëror të Serbisë, jo vetëm të Kosovës.

Vetëm një opsion i tillë demorkatik dhe paqësor Serbisë, do t’i ndihmonte që të shkëputej përjetësisht nga strategjia kolonialiste, hegjemoniste dhe gjenocidale ndaj shqiptarëve dhe territoreve të tyre autoktone në Ballkan.

Ky do të ishte progresi dhe fitorja reale e politikës nacionale dhe shtetërore të Serbisë, që do të garantonte hapjen e një kaptine të re të historisë së marrëdhënieve serbo-shqiptare në Ballkan. Dhe, vërtet, ky do të ishte çelësi për arritjen e paqes, të pajtimit dhe të bashkëpunimit të frytshëm normal dhe reciprok ndërfqinjësor mes dy popujve historikisht të armiqësuar si shkak dhe pasojë e politikës kolonialiste dhe gjenocidale pushtuese të Serbisë (1877- 2019).

Serbia mund të hyjë në BE, vetëm nëse e njeh Republikën e Kosovës (17 shkurt 2008)

Këtë të vërtetë realiste e pohoi, edhe liberali demokrat serb, Çedomir Jovanoviq në fjalimin e tij në seancën e Kuvendit të Serbisë, bërë më 27 maj 2019, ku temë qendrore kishte “zgjidhjen e problemit të Kosovës”.

Së fundi, ia vlen të theksojmë se, sikur Serbia, të paktën që nga përfundimi i luftërave ballkanike (1912-1914) e deri më sot (2019) të kishte pasur shkencëtarë, liderë politikë dhe klerikë me mendje të mbledhur racionale, humane, etike, objektive, të drejtë, demokratë dhe patriotë si Dimitirije Tucoviqin dhe Çedomir Jovanoviqin sigurisht se konflikti shekullor mes serbëve dhe shqiptare, do të ishte zgjidhur qysh para një shekulli, kur Tucoviqi me librin e tij monumental historik “Serbia dhe Shqipëria” (2014 qeverisë radikale serbe të kryeministrit Nikola Pashiq ia hapi “sytë me gisht”, që të braktiste strategjinë politike, diplomatike, propagandistike dhe luftarake për shfarosjen e shqiptarëve, për pushtimin, për kolonizimin dhe për aneksimiin e territoreve autoktone shqiptare dhe të Shqipërisë etnike në Ballkan (1878-1919).

Mirëpo, ultranacionalistët fashistë dhe kolonialist, kurrë nuk e kanë braktisur luftën e tyre pushtuese dhe gjenocidale ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë etnike. Këtë e provon edhe statusi momental i Preshevës, i Bujanocit, i Medvegjes dhe i Novi Pazarit të gjitha këto territore legjitime të Vilajetit të Kosovës.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 246 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi