Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KA ZOT QË DIN SHQIP
Publikuar më 05 qershor, 2019 në orën 22:36 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Iku muaji i Ramazanit.
U festua edhe festa e Bajramit.
Më i lehtë Bajrami se sa Ramazani, prandaj për Bajram rritët numri i besimtarëve.
Edhe mundë të ket pasur pakë devotshmëri.
Në shumicë edhe njëri edhe tjetri u shrytëzuan për të bërë politikë.
Edhe është e kuptueshme, gadi normale, në rrethana kur gjithçka është e politizuar.
Politikë bëjnë edhe patitë politike, duke marrë pjesë në mënyrë të organizuar nëpër varrime e ngushllime, duke mos e lëshuar rastin për pakë fjalim politik.

Edhe në vizitat e pushte-tarëve e parti-ashëve në studiot e klerikëve fetar, të cilët gjithë kohën, në emër të fesë u shërbejnë politikave të huaja, e një ditë ua lëmojnë bishtin e pushtetarëve.
Politikë është bërë dhe bëhet edhe në varrezat e dëshmorëve, ku për ta shtuar ritmin e ngazllimit politik e partiak, është kënduar e kërcyer gjithë natën me tupana mbi varreza, gadi duke prishë ekuilibrin emocional të familjarëve të tyre.
Bota e civilizuar, herojtë e dëshmorët i përkujton me akte të shkurta, në akademi përkujtimore, recitale, refren koral, ndezje qirinjësh, vendosje kurorash ose lule të fereskëta mbi varre.
Për pjesën tjetër kujdesët historia.
Nderin më të madhë politikanët dëshmorëve ua bëjnë duke bërë politika zvillimore për atëdheun, kombin e mirëqenjen e qytetarëve, për të cilët ata kanë rënë. Prandaj ata festojnë krishtëlindjet, pashkët, bëjnë vorrimet e shprehin ngushllime pa politikë.
Shkenca e njeh ligjin biologjik të kompenzimit!
Rrjedhimisht pranohët fenomeni filozofik i teorisë komenzatore!
Politikanët e partitë politike duke mos qenë në gjendje,as për së afërmi të realizojnë përgjegjsitë që kan marrë, as përball dëshmorëve, as përball qytetarëve, sidomos kur e ndiejn erën e zhgjedhjeve, ose para festave fetare, i vejnë në lëvizje hijet e tyre të turbullta, shërbëtor të sotëm, e hyzmetqar të rexhimit të kaluar komunist.
Disa ish mësues, administrator spotrelesh, e puntor në zyrat e vendit, injorant të pa merituar, të emruar vetëm mbi bazën përshtatshmërisë ideopolitike të sistemit komunisht jugosllav, që deri dje, për qejf të tutorit e kan sha edhe djellin edhe zotin, sot i kan përvjelë e këmishat e bardha, me terleme –tentenë- në kokë, duke marrë “avdes” në vende publike, sikur nuk kan ujë në shtëpi, duke u sjellur e pështjellur gjithë ditën në oborr e rreth gjamive, duke e bërë të devotshmin, bëjnë argatin e pushtetarit, liderit ose të partisë politik.
Dhe cilit pushtet, cilit lider, cilës parti?
Atyre që vodhën e stërvodhën deri në rraskapitje pasuritë e këti populli?
Atyre që i morrën fabrikat me çmimin e një maqine, që veglat e maqinerit i shitën për skrrap?
Ata që rrënuan fabrika pët të ndërtuar lagje banimi?
Ata që në vendin me popullsi më të dendur në Europë, ku në tregun e lirë, qmimi i tokës është i njejtë me ate në Gjermani, e kan privatizuar me 16 e me 19 euro për ar?
Janë këta, të cilët para njëzet viesh nuk kishin as traktor në oborr, e sot janë milioner!
E dimë shum mirë që as prindërit e tyre, as këta vet nuk kanë qenë, as nuk janë aksioner në Mercedes, BMV e as në GeneralMotors.
Këta e sollën këtë popull në shkopin e lypsarit, ose në refugjat të pa adresë.
Pra, e bënë për “vitra”, që pastaj me ndihmën e argatërve me terleme-tentenë- ti japin një darkë në iftarin publik, në asfaltin me pluhur, në stilin Nepal- Kabul, ose natën e Bajramit ti shprëndajnë ndihma në pako me vlerë qesharake 20 ose 30 euro.
Që ironia ti kaloj të gjitha viat e ekufirit të kodeksit moral, kjo bëhët në prani të kamerave televizive,dhe me plot foto e video në rrjetet sociale.
Shmë respekt për njerëz fisnik e të mirë, për ata që kanë shpirtë human që janë të devotshëm për drejtësi hynore të Zotit dhe të vërtetën njerzore. Por, si mund ti nderosh ata të cilët kan bërë një jetë mëkate me bashkëkombasit e tyre, dhe mendojnë të shpërlahën me një iftar në asfalt, ose me një pako ushqimore, që me zor e mbulon një drekë modeste.
Demagogët të cilët përdorin varfërinë të cilën vet e krijuan, dhe islamin politik të cilin vetë e lejuan, dhe servilët e tyre me terleme-tentenë- po e urojnë njëri tjetrin për Bajramin e po luten për ramazanin që as e kan axhëruar.
Për Ha-ir Bajramin, A’llahu ta baft Ka-Bull ramazanin!
Unë ju them që: Aty ku jetojnë shqiptarët nuk ka A’llah, as Ha-ir as Ka-bull!
Ka Zot që din shqip!

Dr. MUHAMET ALIU

FERIZAJ

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 434 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi