Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
VDES MIKU I MADH I SHQIPTARËVE, DIPLOMATI AUSTRIAK, ALBERT ROHAN
Publikuar më 06 qershor, 2019 në orën 20:23 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në moshën 83 vjeçare Vdes diplomati i lartë austriak Albert Rohan. Ai ishte sekretar gjeneral në Ministrinë e punëve të jashtme dhe një varg detyrash të nivelit ndërkombëtar duke dhënë kontribut pozitiv në rrjedhat e politikës globale. “Albert Rohan, që në vitet 1990 si diplomat me ndikim është përqendruar në politikën e Ballkanit drejtë perspektives evropiane, si rajon me interesa strategjike për Austrinë”, tha ministri i punëve të jashtme të Austrisë. Me vdekjen e Albert Rohanit, Austria humbë një diplomat profili të lartë dhe është dhembje e madhe për gjithë diplomacinë austriake dhe ndërkombëtare.

Albert Rohan u lind në qytezën e Melkut në Austrinë e Ulët. Studioi shkencat juridike në Universitetin e Vjenës dhe në Kolegjin Evropian të Brizhit në Belgjikë. Në vitin 1963 u angazhua në shërbim të lartë diplomatik, mes tjerash ambasador në Beograd e pastaj në Londër. Në vitin 1977, Rohan do të drejton kabinetin e Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara Kurt Waldheim në New York. Rohan, në vazhdimësi merr detyra diplomatike të nivelit të lartë, mes tjerash ambasador i Austrisë në Buenos Aires, kurse në vitin 1996 caktohet sekretar gjeneral në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë. Në angazhimet e Kombeve të Bashkuara rreth zgjedhjes së statutit të Kosovës, do emërohet nënkryetar i Marti Ahtisarit, ku luan rol me rëndësi në përgatitjen e draftit për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, i cili plan u tregua i suksesshëm në zgjedhjen e krizës në rajon. Albert Rohan ishte kryetar i Shoqërisë Austriake-Amerikane. Në vitin 2001 u dekorua me “Yllin e Argjend për Merita ndaj Republikës së Austrisë”. Në vitin 2002 boton librin e tij “Diplomati në Rrethet e Politikës Botërore. Takime, sugjerime, njohuri”.

Rohan dhe shqipatarët

Që herët, Abert Rohan, ishte i pranishëm me qëndrimin e tij prej diplomati realist ndaj problemeve në Ballkan dhe veçanërisht ndaj atij të Kosovës, kurse pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës ishte vazhdimisht i angazhuar në realizimin e planit për të cilin kishte dhënë ndihmë të madhe. Qëndrimi i tij rreth Kosovës ishte me rëndësi jetike, në momentin jetik për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ndikimi i tij ishte i madh në qarqet vendore e ndërkombëtare, andaj njohja e pavarësisë së Kosovës nga Austria ndër shtetet e para nuk ishte e rastësishme. Mbështetja e Austrisë në momentet më vendimtare për kombin shqiptar u përsërit edhe një herë ngjashëm me vitin 1912 kur Monarkia Austro-Hungareze mbështeti fuqishëm pavarësinë e Shqipërisë dhe mbrojti aq sa mundi tërësinë e tokave shqiptare.
Albert Rohan ishte i pranishëm në të gjitha manifestimet shënjuese në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri. Që në ditën e hapjes së Ambasadës së Kosovës në shkurt të vitit 2009 duke vazhduar deri në ditët e fundit të jetës së tij. Ai duket qartë se u gëzohej arritjeve të shtetit të Kosovës, por kishte edhe shqetësime në rrjedhat negative në vend. Ai ishte i pranishëm në shumë konferenca, tryeza e takime diplomatike të organizuara nga Ambasada e Repulikës së Kosovës në Austri. Ambasadorët e Kosovës në vazhdimësi e vlerësonin shumë kontributin e tij, praninë e tij. Ishte e zakonshme prania e tij në të gjitha aktivitet e organizuara nga Ambasada e Kosovës. Nuk mund ta mendonim se ai nuk do ishte i pranishëm edhe pse nuk mbante fjalime të gjata, ai fliste atje ku duhej, në kuçin e vendimeve.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Sabri Kiqmari, në vitin 2009 do deklaron: “Ambasadori Albert Rohan ka luajtur rol të dorës së parë në rrjedhën bisedimeve për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Austria i njeh rrjedhat në Kosovë. Këtu u zhvilluan edhe bisedimet që tani janë materializuar me planin e presidentit Ahtizari me pavarësinë e Kosovës. Këtu dominon një klimë e orientim tepër miqësor e dashamirës në veçanti tek Ministria e Jashtme, ndaj Kosovës dhe jam i bindur se Austria do ta thellojë këtë mbështetje permanente për qytetarët e Kosovës të cilat do të jetë shumë të rëndësishme për vendin.”

Miku ynë i madh Albert Rohan!
Ne shqiptarët me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur që Ti nuk jeton më. Vepra e juaj prej njeriu të drejtë në dobi të paqes do jeton ndër breza. Falënderimi e respekti ndaj veprës dhe emrit tuaj do jeton gjithmonë!
Pusho i qetë në dheun e bekuar!

Vjenë

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 644 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi