Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PËRSE JANË HARRUAR VEPRIMTARËT, ATDHETARËT E DEVOTSHËM TË MËRGATËS?!
Publikuar më 07 qershor, 2019 në orën 23:30 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
NUK DI SI MUND TË KUPTOHET, APO SI TË ARSYETOHET LENJA NË HESHTJE E GJITHË ASAJ VEPRIMTARIE E MËRGATËS ME DEKADA E DEKADA, DERI NË DITËN E ÇLIRIMIT...TË HARROHET NGA KËTA, KRERËT TANË, QË ASNJËHERË NUK I KUJTUAN GJITHË ATA AKTIVISTË, VEPRIMTARË TË DALLUAR TË MËRGATËS...!

A nuk ështe mëkat sikur, edhe ne, shokët e të njëjtit ideal, bashkëveprimtarët dhe bashkudhëtarët e tyre, t’i lemë në heshtje e t’i harrojmë shokët tanë, siç ka ndodhur dhe po ndodh me disa të tjerë! Më vjen e rëndë ta them, po kjo do më dukej ’’tradhëti’’ ndaj tyre!! Nga të gjithë ne, ish shokët e tyre, që jemi ende në jetë, kjo kurrë nuk duhet të ndodhte. Në veçanti e kam fjalën për të kujtuar ata shokë, që sot nuk janë më në mesin tonë, për ata aktivistë të dalluar që, aq shumë bënë për këtë liri të atdheut pa kursyer asgjë. Ndaj kurrë nuk po mund të pajtohem me këta pushtetarët e krerët tanë, që sot, me plot kuptimin e fjalës, e kanë ’’okupuar’’ shtetin e Kosovës së pavarur, që nga presidenti, kryeministri, kryeparlamentari, deputetët, ministrat etj, që kujtohen vetëm kur ju konvenon, për interesat e tyre, me fjalë të përgjithshme që, diaspora krahu ynë i fortë !!! Pushtat pushtetarë nga komandantë e luftëtarë të luftës për çlirim, mbas lufte, zunë postet dhe për njëzet vjet rresht u sulën për pasurimin e vetes e të familjarëve të vet. E zhagitën kët popull të vuajtur, duke e rrejt ditën për diell, jo kjo, jo ajo, jo dreqi e i biri,...do arrihet kjo, do marrim ket, t’i japim ket, se do marrim at..!!!.E kështu njëzet vjet rresht pushtat tanë pushtetarë fjalë vetëm fjalë!? Presin e përcjellin ‘’miqtë’’ tanë ndërkombëtarë, ku edhe këta ‘’fjalë e vetëm fjalë e ‘’gurin në trastë’’! E populli i varfëruar pret një ditë të mirë po kur?!?
Po rinia e vendit tim?! Pa punë e pa të ardhme, pa asnjë perspektivë! Me sytë nga vendet e botës... Më dhimset rinia sot! Vitet e rinisë së gjeneratës sime ishin vitet më të lumtura të jetës! Vite plot jetë e plot ëndërra, vite të përpjekjeve e sakrificave për të ardhur deri te liria e pavarësia e atdheut...Atë botë edhe ne e morrëm rrugën e mërgimit, e lamë vendlindjen, por të detyruar nga rregjimi i urryer serb!? Larg atdheut, por me mendje e zemer në Kosovë. Edhe atje të rinj ishim, punonim me ndershmëri në punët më të rënda, pa u lodhur, por se harruam kurrë idealin e shenjtë të lirisë e Bashkimit Kombëtar. Ndaj u bashkuam, u betuam së bashku dhe luftuam së bashku në rrugën e lavdishme drejt lirisë!!!...
Shokët e mi, bashkëveprimtarët e devotshëm me të cilët u betuam së bashku se do ta mbronim idealin e shenjtë me gjakun dhe jetën, i qëndruam besnik këtij ideali! Së bashku ngritëm zërin në ato vite të stuhishme në qytetet e Perëndimit, në demonstratat e fuqishme, për t’i treguar botës mbarë, që shqiptarët e Kosovës luftojnë për të drejtat e tyre legjitime, që populli shqiptar po përjetonte një gjenocid të egër serbosllav!!! Dhe atë me banderrolla në duar, me mbishkrimet ‘’Kosova Republikë’’, si në shi e si në borë ne marshonim me orë të tëra... Parullat ishin ’’POSHTË ARMIKU OKUPATOR- KOSOVA REPUBLIK’’ O ME HATËR O ME LUFTË’’, Por për fat të keq edhe atëhere kishte nga ata, që ishin me Titon e neve na qeshnin, duke na quajtur ’’budallenj’’, që po vraponim nga një qytet në tjetrin dhe, ata, si sehirxhinj kurrë nuk e besonin fitoren tonë, pra se një ditë Kosova do të bëhej Republikë, shtet më vete!... Po përpjekjet e sakrificat e shokëve të mi, e bashkëluftëtarëve, e bashkëveprimtarëve të mi e bënë realitet ëndërrën tonë të madhe, LIRINË DHE PAVARËSINË E KOSOVËS!!! Andaj ata nuk mund të kujtohen e të përkujtohen nga këta pushtetarë,që kurrë se kanë ditë se ç’është BETIMI i luftëtarit besnik për komb e atdhe, betimi për t’i shërbyer në mënyrë sublime, me ndershmëri e devotshmëri atdheut e kombit tënd! Ata të pafytyrë e kanë shkelur me këmbë betimin e luftës së UÇK-së! Kanë shkelur mbi gjakun e derdhur për këtë Kosovë, mbi gjakun e shokëve të tyre! Po buka e këtij populli do tu zejë sytë një ditë, do t’i vrasi për së gjalli!..
Kam shkruar për shokët e mi veprimtarë, por do vazhdoj ende të shkruaj deri sa të frymoj. Kurrë nuk mund t’i ndaj nga jeta ime veprimtare NDAJ NË PËRVJETORIN E J AHIR JAHIRIT NGA SLIVOVA E FERIZAJIT, SELIM KOCI POLAC-DRENAS, SEFIDIN TAFALLARI STRUZHË-PRIZREN, ZYMER KRYEZIU-OPOJË PRIZREN, HYZRI REKAJ-NOREDIME-FERIZAJ, MEJDI REXHA KORISH-PRIZREN, RRUSTEM MAHMUTAJ (FLAMURTARI) PEJË-LYBENIQ, ALI ADEMI-ISH ME PUNË NË HAMBURG DHE SHUMË TË TJERË, QË NUK DI A JENË GJALLË A KANË SHKUAR NGA KJO JETË, i kujtoj me mall, me respekt të madh për atë kontribut të çmuar që dhanë, pa kursyer asgjë nga vetja!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 198 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi