Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shqiptarët e duan bashkimin, politika jo!
Publikuar më 08 qershor, 2019 në orën 22:02 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mirëpo, Baton Haxhiu ka deklaruar të kundërtën: “Unë mendoj se e kam arritur ditën që të shoh se shqiptarët nuk e duan bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. E kam fjalën edhe për shqiptarët në Kosovë edhe për ata në Shqipëri”. (https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1100505/baton-haxhiu-shqiptaret-nuk-e-duan-bashkimin-kombetar-berlini-nuk-e-rrezoi-ndryshimin-e-kufijve/

Rrenë qoftë kjo farë parulle antishqiptare kundër bashkimit kombëtar, sepse fajtorë kryesorë për mosbashkimin kombëtar nuk janë shqiptarët, POR VETË POLITIKA DITORE E ARGATSHTISË ANTISHQIPTARE me larotë dhe me hyzmeqarët e saj (1990-2019), që janë bërë më të rrezikshëm, më të dëmshëm dhe më të paparashikuar, duke provokuar, duke kundërshtuar dhe duke mohuar idenë dhe kërkesën e drejtë dhe të ligjshme për bashkimin gjithëkombëtar shqiptar.

Se shqiptarët nuk janë kundër bashkimit kombëtar, por politika ditore zyrtare me “bishtat” e saj nuk e duan bashkimin. Këtë e vërteton, edhe ky vlerësim i ambasadorit amerikan Christopher Hill : “I worked in Albania and later when I was talking with Kosovo negotiators, one thing I realized better than others; Albania did not want to become a country with Kosovo; I understood that there were two countries with their own future. I never was worried as other foreigners on the creation of the Greater Albania.” (Voice of America, October 3, 2016).

Pra, nuk janë shqiptarët kundër bashkimi, POR politika dhe propaganda zyrtare shqiptare me “trabantët” e abonuar-suflerë të saj, është ajo, e cila qe 30 vjet (nuk ka pasur guximin, as mendjen e as vizionin), asnjëherë nuk e ka bërë çështje para bashkësisë ndërkombëtare zgjidhjen e problemit kolonial shqiptar në Ballkan. Shkolonizimi i të cilëve, automatikisht do të nënkuptonte të drejtën e vetëvendosjes dhe të bashkimit kombëtar brenda Shqipërisë Etnike. Kjo është e vërteta e pakundërshtueshme, Jo përrallat propagandistike antibashkim kombëtar të pazargjinjve të amalgamës së aleancës sllavo-bizantine në Ballkan.

Duke qenë se qe 3 dekada merrem me temën “bashkimi kombëtar”, mirëpo, duhet pranuar faktin se, ende nuk kam ndeshur në argumente dhe në prova të dokumentuara se “shqiptarët nuk e duan bashkimin”. KJO është shpifje! Kjo është “rrenë për hava”! Kjo është tradhti mbi tradhti”, si thoshte dikur patrioti demokrat shqiptar Avni Rrustemi.

Prandaj, të gjithë ata që flasin dhe shkruajnë kuturu se gjoja “shqiptarët nuk e duan bashkimin”, shpërfaqin mendimet e tyre perverse, miope dhe sakat, duke i ngatërruar me ndjenjat e tyre të sëmura të psikologjisë dhe të interesave personale, klanore, partiake politike dhe të agjentuarave të huaja kolonialiste dhe imperialiste sllavo-bizantine që kanë depërtuar thellë në hapësirat e Shqipërisë etnike, të cilat me projjektet strategjike dhe gjeopolitike të shteteve të tyre sponosruese qe 30 vjet kanë rekrutuar poliagjentë kuislingë shqipfolës, të cilët në format më perfide të ushtrimit të veprimtarisë së tyre subversive qoftë në pushtet, qoftë jashtë pushteti, duke përfshirë edhe masmedia të ndryshme, në vijimësi PRODHOJNË HELM, gënjeshtra, shpifje, intriga, provokime, shantazhe se gjoja “shqiptarët nuk e duan bashkimin kombëtar”!?

Kjo është rrena më e madhe dhe më e turpshme, që po u bëhet shqiptarëve nga matrapazët agjenturorë të serbëve, të grekëve, të malazezëve, të rusëve, të maqedonëve etj. Vetëm për vetëm që të fitojnë besimin dhe simpatinë, SI DHE NDONJË ASHT PËR TA LËPIRË nga metropolet kolonialiste dhe imperialiste sllave në Ballkan.

Pra, roli atyre që po shpifin dhe po propagandojnë rrejshëm se gjoja “shqiptarët nuk e duan bashkimin”, është PËRÇARJA dhe KONFRONTIMI deri në vëllavrasje të shqiptarëve, sepse kjo është rruga më e shkurtër dhe më e leverdishme, që të pengohet çdo përpjekje dhe çdo veprim i shqiptarëve për të realizuar aspiratën e tyre shumëshekullore të bashkimit kombëtar dhe të Shqipërisë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 198 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi