Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Xhevahir Cirongu - Poezi
Publikuar më 09 qershor, 2019 në orën 20:24 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
.














Vetmia e lypsit

Vraponin si të çmendura gjethet e asaj vjeshte
Të verdha si dylli ato ishin bërë,
Rrugëve të asfaltuara, vraponin nga vetmia
Drejt tyre zgjat krahë e duart një lypsar.

Mbi një mur të vjetër buzë asaj rruge
Varur qëndronte i vetmuar një kungulleshë;
Heshtjen seç ja theu atë ditë vjeshte
Zëri i lypsarit e gjethet e asaj vjeshte.

Puiza e erës së ftohtë lypsarit seç i flet
Në pritje të një kalimtari të hapë kuletë;
I puthte gjethet e verdha ashtu pa përtesë
T’i jepnin një kacidhe, lypsarit të shkret.

Vetmia seç ndaloi, po, po atë ditë vërtet
Tek ajo kungulleshë që varur ishte në mur;
Dhe tek gurët e murit ngarkuar me myshqe
Me ato bisedoi e me puthjet i falinin jetë.

Tek ajo kungulleshë varur atje në mur
Me sytë e përdalë nga varfëria pa yjet,
Drejt tyre zgjaste gjymtyrët e duarve,
Aty lypsari i gjorë një ditë vërtet u tret.

Durrës, 17 Maj 2019

Gurë margaritarë
(motiv folklorik)

Si buqet moj lule mali
Këngës seç ja merr thëllëza,
Vashëzo s’të merr gjumi
Në fytyrë të ndriçon hëna.

Gushës varur zinxhir gjerdani
Zbardhon balli si flok ‘bore,
Flokët e gjata ngjyrë ari
Dashuritë mbledh në shami dore.

Moj thëllëzë që rri te shkëmbi
Aty ku natën bën gjumë,
Ëndrrat i ktheve në këngë
Prisje që të vija unë.

Lumja ti që ja the këngës
Tek burimi gurë margaritarë,
Pritëm aty i the hënës
Lotët gushës të ishin tharë.

Durrës, 24 Mars 2019

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 254 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi