Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
GËZIM I PAPËRSHKRUAR I AMBASADORIT KOSNETT
Publikuar më 11 qershor, 2019 në orën 00:22 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Parë zhvillimet aktuale dhe çështjet në zhvillim e sipër, konsiderojmë se ka ardhur koha t’i qartësojmë raportet tona me miqtë dhe “miqtë” tanë rajonalë, evropianë e ndërkombëtarë, sepse, qëndrimet e tyre miqësore e edhe “miqësore” kanë marrë përmasa tjera kahesh, drejtimesh e zhvillimesh. Po, ku është baza e “rrëshqitjes” së tyre, në vazhdimësinë e tyre kundë UÇK-së dhe kundër veteranëve e luftëtarëve të saj…

Me qëndrimet personale që ka shfaqur Ambasadori i SHBA, z. Kosnett, kohëve të fundit, për çka kemi shkruar edhe më herët, sikur po e tregon qartë dhe në heshtje “diplomatike” burimin e tij nga i merr të dhënat për njerëzit e UÇK-së…
Kosnett-i, sipas deklaratave të tij publike bërë nga Ambasada e SHBA në Prishtinë, ka dalë hapur kundër UÇK-së dhe kundër veteranëve, luftëtarëve dhe komandantëve të saj…

Nga buron gjithë ai gëzim i Kosnett-it, të cilin e shfaqë publikisht, kur goditet pas shpine UÇK-ja dhe luftëtarët më eminentë të saj, kur thotë, citojmë: “I kënaqur të shoh mediat duke folur për një kriminel tjetër të luftës, i emëruar në detyrë. Shkarkimet do të vënë në pah respektimin e ligji”… (Mediat elektronike të Kosovës, 7 Qershor, 2019)

Dhe, këtu do ta pyesim publikisht Ambasadorin Kosnett: A mund të respektohet ligji që është i njëanshëm dhe kur gjithmonë godet luftëtarët e lirisë, pas shpine, me direktiva të ish-Lidhjes së Komunistëve të “Kosovës e Metohisë”, alias, të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) të Ibrahim Rugovës?...

Z. Ambasador, ne e dimë se farën “shqiptare” të UDB-së dhe të KOS-it, në të gjitha kontinentet dhe në SHBA, e ka mbjellur LKJ-ja, alias, LDK-ja e “Presidentit” Ibrahim Rugova dhe me këto që po u jepni zë ju, si Ambasador i SHBA në Prishtinë, nuk janë asgjë tjetër vetëm gëzime që njësoj u gëzohet Beogradi dhe Prishtina e LDK-së së Isëmutit!...

Dhe, z. Ambasador i SHBA, ato media që lëvdoni dhe shpërbleni ju në “Republikën e Kosovës” janë media të ish-regjimit antishqiptar të Titos e të Milosheviçit, prandaj, kur flisni dhe deklaroheni publikisht, për hir të SHBA dhe emrit të tyre që gëzojnë tek shqiptarët, duhet të jeni më të matur, sepse, ne e dimë nga vijnë të gjitha erërat e këqija dhe nga vjen çdo erë e keqe antishqiptare…

Nse shtrohet pyetja në këtë rast: A po i zbaton Kosnett projektet dhe direktivat “shqiptare” të LDK-së? Përgjigjja më e saktë është, se: Kosnett po u gëzohet direktivave të LDK-së që po e godasin pas shpine UÇK-në shqiptare dhe luftën e saj për Liri e Bashkim Kombëtar.

Vërehet nga deklarata se gëzimi i Kosnett-it për shkarkimin e gj-lejtënant Sylejman Selimit, dhe ndërsyemja kundër Komandat Remit, është i papërshkrueshëm dhe sikur ngërthen në vete gëzimin pot ë papërshkruar të LDK-së dhe të Beogradit e të “miqve” të popullit shqiptar…
Prandaj, nuk mund të mos u jemi mirënjohës për sinqeritetin tuaj që po e tregoni botërisht se jeni bërë pjesë e stafit jugokomunist të LDK-së “komuniste” e “demokratike”, që po ju fut në “miqësi” të fortë me shqiptarët dhe me Shqipërinë e shqiptarëve…

Është koha të përmbaheni, bile, edhe fort, z. Ambasador, sepse, nuk ka hije që të bini në gracka të tilla “patriotike” e “kombëtare” të LDK-së së “Presidentit” hist(e)orik Ibrahim Rugova dhe aleatëve të tij jugokomunist e shqiptaro-titist, sot!... Dhe, këto sjellje e ky gëzim janë dyfish më të këqija e më të rënda për juve, kur bëhen në emër të Ambasadës së SHBA në Prishtinë, që shqiptarët e çmojnë si miken e tyre të sinqertë dhe të veçantë!...

Burojë, më 10 Qershor, 2019

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 245 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi