Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Demokracia në Shqipëri – “produkt” fallco e skarco
Publikuar më 15 qershor, 2019 në orën 18:43 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pse ka rezultuar demokracia shqiptare në një produkt skarco dhe fallco.
Demokracia e cila fshihet dhe maskohet pas fjalës demokraci por qe vepron e bën antidemokracinë është demokraci fallco; dhe demokracia e cila prishet nga antiligji, krimi, papërgjegjshmëria, tradhëtia, mashtrimi dhe nga korrupsioni kjo është demokraci e prishur, pra demokraci skarco. Demokracinë kur e mposht korrupsioni, hajdutëria, krimi dhe pandershmëria e politikës aty nuk ka demokraci.

A nuk është kështu dhe e tillë demokracia në Shqipëri?
Një “meritë” të madhe në këtë fallcitet dhe skarcitet demokratik, për këtë demokraci të prishur dhe të korruptuar, të gënjeshtërt dhe fallco ka edhe BE-ja, e cila më shumë ka qenë e interesuar për një farë stabilokracie në Shqipëri, të një qëndrueshmërie politike edhe pse kjo stabilokaraci edhe vinte nga mosplotësimi i kritereve dhe standardeve demokratike; edhe poqese stabilokracia në Shqipëri të vinte edhe nga autokracia, krimi e korrupsioni.

Demokracia në Shqipëri ka dështuar në këtë tranzicion 30 vjecar.
Ajo rezultoi si një produkt politik i kriminalizuar dhe i korrupruar që ka gjeneruar apo prodhuar krim elektoral me vjedhje e blerje votash; me manipulim zgjedhjesh dhe rezultatesh; me mashtrime e gënjeshtra fantastike.
Demokracia në Shqipëri ka funksionuar si regjim politik autokratik dhe ka prodhuar paqëndrueshmëri politike të pandërprerë.
Demokracia shqiptare ka prodhuar qeverisje, pushtet dhe drejtësi të korruptuara,të kriminalizuara, të papërgjegjshme, hajdute dhe antipublike.Demokracia në Shqipëri në këto 30 vite nuk tregoi vlera por antivlera.
Demokracia në Shqipëri ka dështuar sepse ajo nuk ngriti dhe nuk ndërtoi shtetin demokratik dhe ligjor me parime e standarte moderne.
Pluralizmi me mbi 100 e ca parti politike në Shqipëri rezulton të jetë një fasadë demokratike mashtruese, qëllimi i të cilave ka qenë vetëm përfitimi politik personal i krerëve të këtyre organizatave politike që shumica e tyre si parti nuk kanë as zyra dhe as antarë, por shumica e partive politike ekzistojnë si fantazma politike, që përfitojnë lëmosha nga shërbimi dhe servilizmi i tyre ndaj pushtetit.
Edhe shoqatat civile apo ato që quhen OJQ nuk janë gjë tjetër përvecse organizata fantazmë që manipulohen dhe shfrytëzohen nga bajraktarët parazitë të tyre të cilët u lëpihen qeverive dhe politikës për të pëfituar thërrime nga krimi, korrupsioni dhe hajdutëria.

Po kështu, ashtu sikurse janë partickat politike ashtu janë pra edhe OJQ-të të ashtuquajturat organizata joqeveritare por që realisht janë zgjatime dhe shërbesa qeveritare, të korrupsionit dhe të hajdutërisë së tyre, prej të cilave marrin ndonjë lëmoshë.
Edhe mediat në Shqipëri janë, sillen e shërbejnë si media të shitura, servile dhe mercenare të pushtetit e të parasë.
Dhe kulmi i dështimit të demokracisë në Shqipëri janë drejtësia,prokuroria dhe gjykatat shqiptare, pra sistemi kriminal e korruptiv i drejtësisë politike në Shqipëri.
Pra, demokracia e cila prodhon dështim, korrupsion, krim, papërgjegjshmëri, vjedhje dhe destabilitet, ajo vetë, pra demokracia, është një dështim dhe produkt falso-demokratik.Demokraci falso do të thotë që në dukje, në reklamë, në predikime është si pluraliste, e lirë, europiane; demokraci moderne në dukje me institucione dhe me pushtete të pavarura, në dukje se ka media të lira dhe gjyqësor të pavarur.
Pra merita më e madhe që kanë pasur në këtë tranzicion politika dhe politikanët shqiptarë është mjeshtria e madhe e tyre si profesorë të mashtrimit me demokracinë, si mashtrues publik me demokracinë, por sidomos si manipulatorë, spekulantë dhe si falsifikatorë të demokracisë.
Që demokracia në Shqipëri është skarcitet dhe dështim, këtë e verteton edhe realiteti i sotëm, tani në vitin 2019, ku Shqipëria sot është në një krizë të thellë demokratike, krizë e cila ka ardhur si pasojë e krizave politike dhe gjithinstitucionale, kjo vlen edhe si një vertetim edhe i këtij titulli të këtij shkrimi.
Fatkeqësisht, një tip-model i tillë demokracie rezulton edhe në Kosovë.

Skënder Sadri KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 86 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi