Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Pushka e ndryshkur e Bali Katravellës
Publikuar më 15 qershor, 2019 në orën 18:49 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mësuesi e filozofi global, Nastradini, e kishte rrahur një ditë gomarin e tij.
Një kalimtar e pyet: Pse po e rrah?
Nastradini: Sepse nuk po shkon rrugës…
Kalimtari: Po gomar është…
Nastradini: E di, por ani se është gomar, pse po di të shkojë ner udhë e nuk po shkon bile mbi udhë, sepse, në këtë rast, do të dilte më lehtë në rrugën e Zotit…

1.
Kështu disi është puna me Hashim Thaçin, alias Bali Katravellën e ditëve tona, i cili, kudo që po i jipet rasti, flet dhe bën atë që është në kundërshtim flagrant me mandatin e tij dhe me interesat jetike të Kosovës. Në këtë vijë, ai po kërkon hardallisht që Lugina e Preshevës, siç e quan ai me terma serbe Kosovën Lindore, t’i bashkohet Kosovës.

Por njerëzit me mbamendje minimale e dijnë se, ka 20 vjet, që Hashim Thaçi nuk e ka përmendur asnjëherë asnjërën nga 3 komunat e Kosovës Lindore, madje as atëherë kur xhandarmëria serbe terrorizonte sistematikisht shqiptarët, duke ua thyer edhe djepat me fëmijë në gjumë, duke i arrestuar, torturuar e dënuar kot së koti vetëm pse janë shqiptarë…
Nuk e ka hapur gojën dhe nuk ka protestuar as një herë të vetme kundër as një forme të diskriminimit e të nëpërkëmjes që u bëhet kosovëlindorëve orë e çast dhe në të gjitha mënyrat. Siç di Serbia më!

Nuk e ka çelur gojën asnjëherë, kur, veçanërisht prej pas Luftës e këtej, me truke administrative po shlyhen me mijëra shqiptarë të Medvegjës sidomos por edhe të Preshevës e Bujanocit, nga regjistrat civil, duke ua mohuar e duke ua ndaluar vendlindjet. Duke shlyer çdo shenjë e çdo shënim për ta dhe pronën e tyre.

Për turpin tonë, asnjë shtetar shqiptar nuk e ka ngritur zërin as një herë të vetme për këtë formë diabolike të pastrimit etnik.

Por pse ky zgjim i vonuar i Bali Katravellës? Çka është kjo ngutje që t’i thërrasë, kohë e pa kohë, përfaqësuesit e Kosovës Lindore dhe t’u premtojë atyre male me lisa e fusha me lule, në fakt të tallet me ndjenjat dhe vuajtjet e tyre nën çizmën serbe… ?
Përgjigjja është e thjeshtë, së pari për të dërguar mesazhe se nuk ka hequr dorë nga ideja për copëtimin e vendit dhe së dyti, meqë është zënë me kërpesh për dore duke bërë pazare me territoret e Kosovës, tash, për të larë m… me sh…, përpiqet që një veprimtari antikushtetuese e antishqiptare ta paraqesë si një përpjekje patriotike…
Kot fare, sepse të gjithë po e njohin lojën e tij të tejdukshme. Një mfshefaçok i fëmijës lazdran midis livadhit.

2.
Hashim Thaçit nuk do t’i thoshin Bali Katravella, sikur të mos shkonte tepër larg me marrëzinë e tij pushtetore: Tash, poashtu hardallisht, e ka marrë ne dorë flamurin e bashkimit kombëtar! Duke avancuar kështu me ‘patriotizmin’ e tij banal, ai po kërkon edhe ‘bashkimin’ e Kosovës me Shqipërinë! Para një muaji, në ato sorollatjet e tija nëpër Ballkan, Balia kishte shkruar në fejsbukun e tij të budalltë, sikur t’i kishte dalur gjumi 50 vjet pasi e ka bërë nëna: “Sapo kalova pikën kufitare në Morinë, e cila ndan padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë. Kufi ky i vendosur jashtë vullnetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë dhe përgjithmonë.“

Bali Katravella vend e pa vend përdor termin: agjenda ime! Në fakt ajo frazë marroke, në kundërshtim me kushtetutën, me mendatin e tij kushtetues, janë agjendë e Serbisë. Sepse i jep material të freskët Vuçiqit e Daçiqit të shkruajnë letra gjithandej nëpër botë se: ja, shqiptarët po duan të krijojnë Shqipërinë e madhe, ndërsa Dodikut i hap udhën për shpartallimin e Bosnje e Hercegovinës… Me këso veprimesh e me këso sjelljesh Balia i ka vënë seriozisht në pikëpyetje dy vendime jetike për vendin: atë për Shpalljen e Pavarësisë dhe atë të GjND-së përmes të cilit Kosova përligjet ndërkombëtarisht si shtet sovran e i pavarur.

Në qarqet paraintelektuale, ku vegjeton Bali Katravella dhe shpura e tij, këtë gomarllëk politik ai përpiqet ta shesë si politikë të hollë se gjoja po i dërgon mesazhe Evropës se ‘nëse ju nuk na pranoni, ne do të bëhemi bashkë!’
Kush po u bëka bashkë? Edi Rama e Hashim Thaçi? Thuase Evropa nuk e ditka se këta pushtetarë sharlatanë nuk kanë arritur ta bëjnë të qëndrueshme as tregtinë e patatave mes dy vendeve e lëre më diçka tjetër! Kësaj i thonë ta nxjerrësh nga zgafella pushkën e ndryshkur e bosh, e cila më së shumti e frikëson atë që e ka në dorë.

Për të mos ua hëngër hakun, si Thaçi, si Rama, kanë qenë të sukseshëm vetëm në një gjë; t’i bëjnë të dy vendet tona të tilla çfarë janë sa që të rinj e të vjetër memzi presin rastin e parë për të ikur jashtë, sa më shpejtë e sa më larg.

3.
Bali Katravella, gjatë karrierës së tij, shpeshherë ka qenë konsekuent në një pikë: ta thotë mu atë që nuk do të duhej ta thoshte dhe ta bëjë pikërisht atë që nuk do të duhej ta bënte. Tani ai po hedh kopilisht e gjithandej në etër batutat e tij për ‘bashkim kombëtar’ për të torpeduar ashiqare përpjekjet e krahut atdhetar në institucionet e Kosovës që seriozisht mëton ta mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.
Ndërsa kur flet për Kosovën Lindore, gjithmonë djallëzisht e papërgjegjshëm, Balia nuk çanë kaptinën se çfarë dëmesh i shkakton popullsisë shqiptare atje që me gjithë shpirt qëndron e përpiqet të mbijetojë në trojet e veta.

Mesazhi i një kryetari apo shtetari të përgjegjshëm, por edhe mesazhi i të gjithë atyre që e duan Kosovën Lindore, i atyre që u dhemb zemra për të dhe i përjetojnë vuajtjet e saj shpirtërisht do të duhej të ishte:

- Mos i braktisni votrat tuaja!
- Mos ua ktheni shpinën trojeve që ua kanë lënë të parët!
- Mos u besoni politikanëve renegatë për të cilët nuk ka asgjë të shenjtë në këtë botë veç kolltukut e pushtetit!
- Luftoni, ekskluzivisht me mjete legale, për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave tuaja, sepse do të vijnë ditë më të mira edhe për ju!
- Kosova do të çohet në këmbë patjetër, do t’i çojë cubat ku e kanë vendin, dhe do t’ju mbrojë sistematikisht pa bërë kurrë pazare me tokat, me jetët dhe familjet tuaja!

Xhafer Shatri
Qershor 12, 2019

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 205 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi