21 PANAIRET E TURPIT |
Publikuar më 16 qershor, 2019 në orën 21:28 ( ) |
Tafil Duraku | Kulturë | |
|
|
UDHA E “LIBRIT” QË ÇON NË UDB!
Panairet e librit, çuditërisht, pas luftës së lavdishme të UÇK-së, u organizuan vetëm nga UDB-a dhe KOS-i shqiptaro-titist (“komunist” e “demokrat”), me bij e me bija të tyre. Dhe, kjo dukuri e shëmtuar, më e shëmtuara që mund t’i ndodhë një populli, tregon qartë se lufta e tij e lavdishme, sikurse gjatë gjithë historisë së hidhur të shqiptarëve (hiq Luftën e Gjergjit dhe LNÇ), edhe këtë herë, falë “prijësve” të tyre paci(t)fistë dhe “luftëtarëve” të radhëve të para të tyre, “shqiptarë” e “patriotë”, ka shkuar për lesh të zi(!)…
Rafiniteti heshtako-sherrak me të cilin u organizuan dhe u mbajtën të gjitha panairet e derisotme, i kalon të gjithë kufijtë e njerëzores dhe të kombëtares “shqiptare” në krye! Madje, kryeneçësia e tyre (e “udhëheqësve shqiptarë”), e sëmurë, kronike, e tregon qartë shkallën e “kombëtaritetit” dhe të “shqiptarizmës” së tyre, skajshmërisht “patriotike” e “kombëtare”(Sic!)… Po, ne, nuk luftuam që t’i kemi ata e këta në pushtet, as këtë gjendje, as kategoritë e tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë” në krye, e, edhe më pak t’u bëjmë kërkesa e lutje a t’u përulemi që të mund ta marrim ndonjë punë a projekt të nivelit kombëtar a më tej…
Kulimoklanoriteti dhe kulturoklanoriteti i kanë (para)caktuar objektivat e tyre “kosovare” e “kosovariste”, në tërësinë e tyre “patriotike” e “kombëtare”, antishqiptare, sipas motos: “Unë kam qenë në pushtetin antishqiptar të Titos e të Fadil Hoxhë Titos dhe do të jem edhe në këtë të UÇK-së dhe pas saj(!) dhe do të krijojmë “institucione kosovariste”, “gjuhë kosovarishte”, “kulturë kosovarishte”… dhe gjithçka tjetër, sepse, i kemi ‘institucionet tona të institucionalistëve tanë të viteve të ’90-ta’ dhe do të bëjmë gjithë çka duam, paci(t)fistçe e shqiptaro-titistçe…(!)
Kjo gjendje, e kulmuar prej atyre “institucioneve ‘patriotike’ e ‘kombëtare’ të viteve ‘90”, e ka dhënë “Akadaminë e Shkencave (Shkelmave)” të LDK-së, pardon, të LDK-së së “Shkelmave të Kosovës” që shqelmon gjithçka shqiptare, madje, kulmin “shkencor” e ka arritur me “Fjalorin Enciklopedik Kosovar”, të parin e këtij lloji të fjalorëve antishqiptarë, ku është krijuar një paraprakësi e shëmtuar dhe e çuditshme “akademike”, prej të cilit janë përjashtuar, pa asnjë kërkimfalje, të gjithë autorët shqiptarë që nuk pajtohen me politikat e tyre “patriotike” e “kombëtare”, “kosovare” e “kosovariste”, gjithsesi, “akademike”, “patriotike” e “kombëtare”, jugokomuniste e shqiptaro-titiste!...
Por, kjo shkallë dhe ky nivel “patriotizmi” e “kombëtarizmi” shqiptaro-titist e ka zhvendosur vëmendjen e popullit shqiptar në Tiranë, me moton “shihni se ç‘po ndodhë atje(!), ne jemi më të mirë dhe më të zotët, se na ka mësuar e ushtruar Tito të punojmë e të veprojmë vetëm kundër shqiptarëve, e, pse sot dhe tash të mos e hedhim gurin atje e ta fshehim dorën tonë “patriotike” e “shqiptare”, në emër të “bashkimit të atdheut”!...”(?Sic!) Dhe, fatkeqësisht, Tirana e ka hëngër karremin e mbushur me para të pista shqiptaro-titistësh dhe këlyshët e atyre shqiptaro-titistëve i bën këshilltarë dhe i thërret nëpër debate publike…, që është kulmi i turpit, sepse, shqiptarëve të Kosovës së trepushtuar shqiptare u dhëmbin sytë e koka kur shohin matrapazë dhe poshërsi të tilla “shqiptare”(Sic!)
Prandaj, nuk është çudi se të gjitha panairet e librit i ka udhëhequr UDB-a dhe KOS-i shqiptaro-titist, i konvertuar nga “komunist” në “demokrat”, që ka krijuar përplasje mes botuesve dhe përçarje në radhët e kulturës shqiptare, me “kulturën kosovare”, të cilën (të dytën, pra) e përfaqësojnë vetëm UDB-asho – KOS-istë letrarë e letraxhinj shqiptaro-titistë dhe aleatë të maskuar të tyre, “atdhetarë” e “shqiptarë” të mëdhenj e të njohur!!!…
Pabarazia shekullore në këtë fushë të dijes po i tregon përditë e më shumë turinjtë dhe dhëmbët e saj “patriotikë” e “kombëtarë”.
Për “mbarëvajtjen” e panaireve të librit dhe “mirëorganizimin” e tyre kemi shkruar disa herë radhazi dhe askush s’u kujtua t’i thërrasë dhe t’i pyes botuesit shqiptarë për hallet e tyre, madje, shumica e botuesve të rinj shqiptarë nuk gëzojnë asnjë të drejtë e as përkrahje nga institucioni përkatës i kult(sh)urës “kosovariste”, i cili, tash e 21 panaire po i stimulon qarqet më “patritoike” e më “shqiptare”, ato qarqe që i ka stimuluar sistemi “komunist” i Boegradit dhe ai I Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës e Metohisë”, tash “demokratik”, i “Republikës së Kosovës”, dhe, parë në thellësi çështjen, popullin shqiptar po e vret buka (vota) e vet po shqiptaro-titiste në shumicë, sepse, ora e tyre ka ngelur te shqiptaro-titizmi “patriotik” e “kombëtar”, antishqiptar!...
Hiç botuesit shqiptarë të Shqipërisë londëriane, botuesit e tjerë (shumica) janë ata që e kanë “kullotur” atavën e livadheve shqiptare, dikur, në emër të Ndërmarrjes Botuese – Edicionit “Rilindja”, e po e kullosin edhe sot, vetëm se kanë ndërruar emra botuesish e firmash “patriotike” e “kombëtare”, të cilët i mbështetë Ministria “patriotike” e “kombëtare” e njësojësisë mendore e filozofike, që nisë në vazhdimësi me filozofinë e tredhjen së mizave dhe përfundon me mjeljen (mbledhjen) e parave të shqiptarëve. Madje, botuesit “patriotë” e “shqiptarë” janë përfaqësues të vetëm të gjithçkaje që ka të bëjë me “kulturën” ‘patriotike’ e ‘kombëtare’ të socrealizmit jugosllav e shqiptaro-titist, ata e këta e përfaqësojnë kulturën “shqiptare” në të gjitha panairet ndërkombëtare dhe s’i dhënë mundësi as hapësirë asnjë botuesi tjetër të jetë pjesëmarrës as i panaireve vendore shqiptare, e lëre më rajonale e ndërkombëtare…
Dhe, kjo është ajo udha e sigurt e “librit” që çon në UDB(Sic!)…
Vetë mënyra e organizimit të panaireve të derisotme është dëshmia më e mirë e krimit dhe korrupsionit të organizuar kulturor e ministror shqiptaro-titist të të vetëquajturës ose të të ashtuquajturës “Shoqata e Botuesve të Kosovës”, e cila shoqatë nuk ka asgjë të përbashkët më rregullat që duhet ta drejtojnë çdo shoqatë a lidhje botuesish kombëtarë e shoqërorë. “Shoqata e Botuesve të Kosovës” është organizatë kriminale që manipulon tash e 21 panaire me projektet e Ministrisë së Kult(sh)urës dhe me tagrapagesat e qytetarëve shqiptarë të “Republikës së Kosovës” për organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre! Po, lopëve me u qitë tallë dy herë nuk e hanë më e lëre më që shqiptarëve u shitet “shqiptarizëm” e “patriotizëm” tash e 21 panaire, madje, për promovimin e “vlerave” të socrealizmit jugosllav e shqiptaro-titist të “komunistëve” letrarë e letraxhinj, “demokratë” të “Republikës së Kosovës”…(!)
Bile që t’u kujtojmë lexuesve se në datën 8 qershor 2019, diku rreth mesdite, derisa po shkonim në Panairin e Librit (me ish-profesorin tim), disa huliganë fjaloseshin në shkallët që çonin në platonë e Pallatit të Rinisë, dhe, deri sa ne u ngjitëm kryeshkallëve plasi grushtimi mes dy grupimeve “patriotike” e “shqiptare”, teksa dëgjonim një zë gruaje t’u thoshte me përbuzje fëmijëve të saj: “Filmoni, filmoni shpejt, he, zoti i marroftë, po a s’patën ku tjetër, vetëm, pos në sy të librit, ku i sheh e gjithë bota!”…
Ne, me profesorin, vazhduam udhën tonë drejt stendave të panairit, dhe u ndalëm te stenda e “Akademisë së Shkencave(Shkelmave) dhe Arteve të Kosovës” (pasi u ndal profesori, se, unë, nuk dua as ta shoh e as t’ia dëgjoj emrin asaj dege “kosovariste” të Beogradit) dhe derisa shikonim e çuditeshim me “Fjalorin Enciklopedik Kosovar”, dy-tre prej grushtuesve hynë brenda asaj stende “akademikësh” dhe dy femrat që punonin aty i dëgjuam tek i pyesin: “Çka u ba?”… “Trimat” nuk flisnin fare vetëm i tregonin njëri-tjetrit krahët e përgjakur para turmës së vizitorëve… Kur kërceu si një karcell organizatori a bashkëorganizatori i përhershëm i panaireve “patriotike” e “kombëtare” dhe iu drejtua të njofshmëve të tij me fjalët: “Çka u ba kështu?...” dhe “trimat” sërish heshtën, duke e shikuar me sy të zgurdulluar masën e vizitorëve që qeshte me ta si me arusha të malit!... Turpi mbetët turp, që gjithmonë po e shoqëron “librin” shqiptaro-titist e “kosovarist” dhe udhën e “tij” që vazhdimisht (e krijuar me hile e me bërryla!)po çon prej UDB-e në UDB dhe shqiptarëve po ua humbë me KOS!...
Këtë situatë dhe gjendje të mjerueshme, jo vetëm me librin dhe jo vetëm me panairet, e kanë sjellë dhe po e mbajnë gjallë matrapazët “komunistë” e “demokratë” shqiptaro-titistë (bërrylaxhinj të njohur), me të zgjdhurit e tyre enkas, për ta ruajtur pushtetin në çdo sistem “patriotik” e “shqiptar”, e, edhe në këtë të pasluftës së lavdishme të UÇK-së…, me të gjitha “institucionet e institucionalistëve tanë të viteve të ’90-ta!”… Llaçumisht!...
Por, shqiptarët që ndajnë mendjen t’i vizitojnë panairet e “librit” që çojnë në UDB dhe KOS, patjetër, duhet të tregohen të kujdesshëm, para se ta hanë ndonjë grusht a plumb prej argatëve të UDB-ashëve e të KOS-istëve (“atdhetarë”) që angazhohen për “mbarëvajtjen” e panaireve “patriotike” e “kombëtare”, që po përfitojnë kolektivisht, UDB-asho – KOS-istçe, prej çdo lloj leshi që po e bëjnë tash e dy dekada me MK dhe jo vetëm me panairet e “librit” që çon në UDB dhe shqiptarëve ua humbë me KOS!...
Burojë, 11 Qershor, 2019
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
457 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|